Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Vasil Qesari

| E diele, 10.04.2011, 07:22 PM |


Vasil Qesari ka lindur në Vlorë dhe ka kryer studimet e larta në fakultetin Histori – Filologji ( dega gjuhë – letërsi ). Për shumë vite ka punuar si korrespondent i Radio – Televizionit Shqiptar në Vlorë. Në janar të vitit 1997, krijoi kanalin e parë televiziv lokal të pavarur në Shqipëri, të quajtur Teleblu. Aktualisht jeton në Francë dhe punon si gazetar - reporter në kanalin televiziv francez FRANCE 3. Prej vitesh është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë Francezë si dhe veprimtar i organizatave të njohura “Reporters sans frontière” e “Amnistie International “. Mbas botimit, në mars 2000 nga Toena, të librit “44 ditët e Teleblusë”, autori paraqitet më pas para lexuesit me librin e tij të dytë “Post – scriptum për diktaturën”, gjithashtu ka botuar librin ''Misteri Montekristo''.

 

Dy fjale...

 

...Keto vargje jane shkruar para me teper se 30 vjetesh, ne Shqiperi, ne terrin e jetes totalitare. Ato jane ruajtur ne fshehtesi dhe sekret te plote e i prezantohen per here te pare lexuesit. ( Ne se, gjate periudhes se sistemit stalinist, autori i tyre do te guxonte t'i bente te njohura ato, qofte edhe ne nje rreth teper te ngushte, ai rrezikonte nje denim prej 8 gjer 10 vjetesh burg. Nuk kane qene te paket te rinjte e asaj kohe qe perfunduan ne te tilla rrethana tragjike ). Keto poezi jane shkruar naten prandaj edhe une i kam quajtur ato Lulet e Nates. Lulet e Dites, aso kohe shkruheshin prej poeteve zyrtare e ato ishin aleate te Mashtrimit. Kurse poezite e mia kishin te benin me Naten e krijesat e saj: enderrat, trishtimin, makthet, friken e terrorin. Kesisoj, keto vargje, ne nje fare menyre, jane shprehje e Poezise se Heshtjes. Ato jane jo vetem pengu e trishtimi por edhe zeri e klithma e saj. Ishte pikerisht kjo arsyeja, pse aso kohe, heshtja u be Kisha ime e poezite e mia Altari i saj, ku une vija per cdo nate vazot me Lulet e mia te Nates. Keto vjersha, te cilat jane shkeputur nga nje vellim i plote e me i gjere, nuk e kane pare kurre driten e diellit. Ato jane kenduar naten, pa ze e ne heshtje. Ato kane qene te destinuara vetem per syte, veshet e mendjen e nje individi. Eshte hera e pare qe ato dalin perfundimisht nga heshtja. Ja pse, autori, pikerisht tani u thote atyre: "Mirese lindet e rruge te mbare!". Ky urim vlen njekohesisht edhe per vete ate, i cili edhe pse i polli nga shpirti, ka kohe qe i ruan brenda tij ashtu si kanguri foshnen ne marsup...

 

Simbad Detari (Vasil Qesari)

 

 

VARGJE GRI...

 

Ketu ditet

jane te shkreta

gri e rruget pa njerez.

Ketu shtepia ime eshte gri

e gurret e saj te ftohte si blloqe akulli

Edhe catia eshte gri si qielli

me re i nentorit...

Ketu gjithecka eshte gri,

edhe shtepite, edhe njerezit

edhe shpirti...

 

Vlore ( 1971 )

 

 

LULE NIKOTINE

 

Mbi dheun e vazos ku rritet nje kaktus ekstravagant

sonte shtypa plot dhjete cigare te pira pergjysem.

Kaktusi im, fodull e koketrashe, mblodhi buzet

kur pa te mbijne rreth tij ca lule të verdha nikotine.

Une qesha.

Ne fytyren time u vyshken rrudhat e merzise...

 

Vlore ( 1973 )

 

 

SI DIOGJENI ME KANDIL

 

Diten e Naten,

kur qesh e kur merzitem,

si kafshet ripertypese

bluaj ne mendjen time

Ushqimin e Djeshem:

- kujtimet, dashurite, enderrat...

E nis te kerkoj mes tyre,

si Diogjeni me kandil,

mos gjej nje fije Shprese.

 

Tirane ( 1969 )

 

 

PORTRETI IM

 

Merzitja e Dhimja perbejne hirin

e zjarrit tim qe flakeron prej kohesh,

te syve te mi me bisht ( kujtim nga nena )

plot drite, dhemshuri dhe kuriozitet...

Te kesaj goje qe pi vetem ujin e shqetesimit,

te profilit tim te konsumuar nga erozioni i

varferise, lodhjes e trishtimit,

te dhembeve te rralle, gure te gjymtuar

nga myshku i pafjalesise,

te flokeve te djegur nga dielli medhetar,

te trupit tim te paket nga trashegimnia,

femijnia e varfer, ushqimi e letargjia.

Per pak kohe c'do te mbetet nga gjithe kjo?

Pergjigjja eshte e lemerishme, o shpirti im!

Asgje, veçse nje skice e zbehte qe harrohet,

humbet e vdes ne vetmi.

E qe koha - kjo plake e neveriteshme-

çdo dite e fshin me leckat e saj te felliqura.

Megjithate, o plake shtrige,

ti nuk do te fshish nga e imja memorie

ato qe ishin Deshira dhe Mendimi im!...

 

Backe - Skrapar ( 1971 )

 

 

REVOLTE

 

Revolte!

Gjer kur do qendrosh ne heshtje

ashtu si vullkani qe pret termetin te bucase?

Revolte, gjer kur do qendrosh ne pranga,

e burgosur per gjithnje?

Revolte?!

Gjer kur do te mbetesh revolte?

Durimi me nuk pret,

ngrehu revolte!

 

Tirane ( 1970 )

 

 

MES QINDRA KUJTIMESH

 

Mes qindra kujtimesh

qe memoria ime e lodhur kerkon

Mendoj me te lartin, sublimin.

E shpesh i bej pyetje vehtes:

Kujtim te tille a ka?

Ne momente te tilla,

koshienca ime kap

vetem fragmente dhembjesh,

merzitjesh

e trishtimi...

 

 

O DHIMBJE USHQIM M'U BEFSH !

 

O dhimbje qe prej shpirtit buron,

Djall i verdhe veshur me roben e merzise,

Pse zemren e mendjen m'a pushton?

Ushqim m'u befsh!... Pa ty s'mund te rroj...

 

 

ILUZION

 

O zemer, mos u genje!

Jo!.. Jo!...

Prit pakez dhe e drejta

do fitoje!

Mos beso, jo! Se djalli, krahet e engjellit

valvit ne ere...

Mos u genje, zemra ime, jo!

E ti, o mendje, mos u turbullo...

Prit... Rete do ikin,

bryma do te zbrese

e dielli nefund do ndriçoje...

 

Tirane ( 1969 )

 

 

PA TITULL

 

Me pelqen te rroj ne nje bote capkene

ku njerezit te dashurojne pa frike.

Zemra te mos dritherohet e dimrit pluvial

shi trendafilash te bjere ...

 

( 1969 )

 

 

SPLEEN SHTATORI

 

Cdo mbremje, ne koken time te dhembur

Qe ne mijra mendime lengon,

nje gjarper jeshil pik-pik helmin derdh.

Cdo dite,

në koken time te rende si pesha e Atllasit

nje dare shtrengon fort

e dhimbjet me tam-tame ne nje farke m'i çon.

Kerkon ajo dare koken e gjarperit te prese,

kerkon ajo vare koken e gjarperit te shtype.

Por gjarperi mbetet i gjalle e tam-tamet gjemojne

si jehona kembanash qe ndjellin llahtari...

 

( 1970 )

 

 

PA TITULL

 

Edhe dielli mund te ftohet

e akujt te mbulojne gjithcka.

Dhe vjollcat mos te celin,

vera mos te vije me.

Por jo, jo, syte e tu nuk do te vdesin kurre !...

 

( 1970 )

 

 

NATE E BARDHE

 

Nate. Jashte bie bore...

Natyra si piktore surealiste

skicon peisazhe të frikeshme.

Ftohtesia e qiellit puth token

e pemet te tkurrura nga ngrica

levizin gjymtyret e tyre te sakatosura

duke thirrur:

-Pak diell! Pak diell se vdiqem!

Bardhesia qendron e varur kudo,

ne fusha, male e horizont,

si carcafet e nderur ne muret e spitaleve

te semundjeve infektive.

E une s'arrij te fle.

E bardhe per mua kjo nate

si qindra te tjera.

Dhimbja e zemres me bezdis ne kraheror.

Nje qenje e padukeshme e mizore

Perdite ben te vdese diçka perbrenda ...

 

Backe - Skrapar ( 1972 )

 

 

LETRA E NENES

 

Si nje nina-nana e harruar nga femijnia

se largu me erdhi letra jote, nene !

Letra jote e pare, sa shume e kam pritur...

Nene e dashur!

Shkrimi yt si hieroglifet egjiptiane

ka me teper dashuri se Kleopatra per Qezarin.

Ti shkruan pa pike e presje si dekadentet,

po ne letren tende ka me teper dhembshuri

sa gjithe bota e tyre e vogel si lajthi.

"Te puth ne syte e bukur !" -shkruan ti

e une mendohem e them me vehte:

"Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!".

Falemiderit, neneza ime,

te tille gezim s'kam ndjere kurre !

( Edhe kur e dashura me shkroi

me shkrimin e saj te rralle,

te shumeprituren leter te pare ).

 

Backe - Skrapar ( 1971)

 

 

MJAFT ME !

 

Mjaft me

me kotesine e ketyre diteve

pa kufi mes drites dhe erresirës!

Mjaft me

me kete balte te neveriteshme

ne shuajt e kepuceve, duar e fytyre !

Mjaft me

me kete ushqim anemik e te paket

te denje per katerkembshit pa arsye!

Mjaft me

me shoqerine e padeshiruar

të Merzitjes,Trishtimit e Revoltes!

Mjaft më

me ftohtesine e ketij vendi

e cila te shtyn reumatizmin e shpirtit!

Mjaft me

me kete ferr polar

qe zemrat ngrin si blloqe te kuq akulli!...

 

Backe - Skrapar ( 1971 )