E premte, 20.09.2024, 06:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Redan Bushati: Viktima e dashurisë së gabuar, por jo ajo e Teodor Drajzerit

E marte, 05.04.2011, 07:58 PM


Viktima e dashurisë së gabuar, por jo ajo e Teodor Drajzerit

 

Nga Redan BUSHATI

 

          Ka kohë që emocionet, ndjenjat, imagjinata dhe fantazia janë larguar. Janë larguar aq larg sa për të thënë që nuk janë më pranë meje, mundet edhe përjetësisht. Në dukje, pasi u bashkuam Unë dhe Ti, e dikur “tre metra mbi qiell”, sot çdo gjë po venitet, edhe pse arsye nuk ka. Shkëndija vezulluese e tetorit të dy viteve më parë është më larg se kurrë ndonjëherë.

          I famshmi muaj maj në të katërtën ditë të tij njohi një “binjakëzim” të çuditshëm polesh, diametrikisht të kundërt në thelb. Nga njëra anë ndershmëri, pastërti, sinqeritet, kulturë, emancipim, zhvillim, besnikëri dhe seriozitet e nga krahu tjetër përmbledhja totale mban emrin: MASHTRIM. Një mashtrim sa i frikshëm aq edhe i tmerrshëm. Një tmerrshmëri që vjen si rezultat i mungesës së qasjeve konceptuale shoqërore.

          Sot, edhe pse shumë syresh dinë që ka diçka, një si tip ngërçi mes këtij binjakëzimi, edhe pse shumë prej tyre mendojnë se ka një lloj konflikti. E vërteta nuk është kështu. Mungesa e sinqeritetit, besnikërisë, dashurisë, miqësisë apo edhe vetflijimit për gjënë më të shtrenjtë ka shkaktuar pikërisht këtë gjendje, ku Unë dhe Ti asnjëherë më “tre metra mbi qiell”, atje ku dikur jetonim ne. Dhe sa e çuditshme! Pasi dora e saj e butë mori këtë libër si dhuratë, akoma pas shumë muajsh nuk e kishte lexuar. Mos do të thoshte se ishte armike e librit apo mos vallë nuk kishte as ndjenjat më të vobegta të një dashurie sublime?!

          Nga një provincë e largët, sa i takon emancipimit, kulturës dhe zhvillimit socio-edukativ, tashmë ndodhet në kryqëzimin më të madh të “trafikut” të djepit të kulturës. E kjo jo për nivelin që gëzon, por drejtimin që ngjarjet morrën. Jo se donte, por se doja. Doja që ndjenja, arsyeja dhe motivi i jetës së përbashkët të ecte krahpërkrah njëri-tjetrit, e jo të ndodhte e kundërta. Një e kundërt e mbartur, pikërisht nga një dashuri që nuk arriti asnjëherë të jetë reciproke. Sa e çuditshme jeta! Shpesh harrojmë se jemi të përkohshëm në këtë jetë. Shpesh harrojmë se të mbash mbi supe vlerat më të larta morale është mund, por krenari. E ndërsa të kesh veshur pektun e imoralitetit individual, nuk ka nevojë për mund. Megjithëse edhe kjo ka mundin e vet, pikërisht pjesëmarrjen e trupit në një akt të turpshëm instiktiv që ndot çdo normë morale të shenjtë. Dhe si për ironi të fatit dëshmohet qartë para teje, gjoja si para një budallai që “virgjëria ishte e jotja”. Sa qesharake për të qenë e vërtetë. Edhe nëse po, kjo nuk do të thotë që çdo veprim i paskëtajmë është brenda kornizave morale apo me pak fjalë, atyre tradicionale shqiptare.

          Së fundi, ky ishte një moment i vagullimtë, por që sinqeriteti ishte i madh. Nëse shërben si romancë, mund të jetë edhe pjesë e juaj. E nëse jo, lexoni edhe një eksperiencë më shumë ku pikërisht një shembull tjetër i viktimës së një dashurie të gabuar paraqitet para jush, por ndryshe nga ai që përshkruan Teodor Drajzer. Kësaj rradhe kemi ndryshim polesh…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora