Kulturë
Pal Sokoli: Vullkan dashurie
E hene, 14.02.2011, 07:48 PM
Pal Sokoli
VULLKAN DASHURIE
Mbi buzët skuqura shkrumb e valë
i digjej vullkan ne mollëza buzëqeshja e parë.
Shtrihej si rreze me diell praruar
mbi zëmrën time të përvëluar .
Me pushtoj me trupin e saj të bardhë
rraptimën e gjoksit me vuri mbi ballë.
U përqafuam pa thëne asnjë fjalë
U puqen zëmrat kurrë pa u ndalë.
Na zuri agu,dhe dielli i vluar
Pranë zemrave tona,vullkan të shuar.
IDILË E PIKTURUAR
Me duar te lehta me përkëdhelë ngadalë
diçka e panjohur e shtyu të ndalë
i rrahu zemra vullkan me vrull
ma mori dorën ta ndjej dhe unë
diçka e panjohur me shtyu te ndalë
mbetem te shtangur në një pistë për start
si pikturë mbetem te dy te ndalë
pikturë me emrin ”dashuria e parë”.
SI PERENDI
Si meteor mbi oqean
u shua mbi mua me puthjen e parë
u drodha i tëri dhe mora valë
tsunam u bëra e hëngra të gjallë
dy të dashuruar një dashuri
me engjëllroje si perëndi.
Siç bie një pikë ujë, mbi gurin valë
me buzët zjarr me puthi ne ballë
lëshua ngadalë si fëmija i uritur
mi mori buzët me gjuhë të zharitur
i mora belin e hollë si ngjalë
me rrëshqiti dora ne veg (z)en e parë
u mbuluam se bashku me dashuri
engjujroje, na mbajtën në gji.