Shtesë » Historia
Dialogjet e Alise me intelektualet ne '90
E premte, 11.01.2008, 06:54 PM
Nga Shekulli
Çfarë tha Ramiz Alia për ngjarjet në vitin 1990-të.
Pas ngjarjeve të Rumanisë si i shihnit ju ngjarjet në Shqipëri?
![]() |
Ramiz Alia |
Komenti për ngjarjet në Shkodër dhe Kavajë
A kishit informacione ju se situata po precipitonte për keq pas këtyre dy ngjarjeve në Shkodër dhe Kavajë?
Nuk ka dyshim se disa të dhëna siç ishin këto dy ngjarje apo disa pakënaqësi, dhe disa artikuj të shkruar nga disa intelektualë si artikulli i Ylli Popës apo edhe ai i Ismail Kadaresë, Sali Berisha etj. Megjithatë asnjëri nga këta nuk propozonte që të ndryshonte sistemi, por kritika dhe vërejtje për çështje të veçanta bëheshin. Kjo tregonte që duhet të lëviznim në këtë drejtim dhe ndryshimet ishin bërë të domosdoshme. Dua të theksoj se ndryshimet në Shqipëri kishin të bënin me faktorin e jashtëm. Domethënë ishte e interesuar bota perëndimore. Pra Amerika, dhe shtetet e tjera të Evropës ishin të interesuara që socializmi të përmbysej në vendet e lindjes, ashtu siç ishin të interesuara edhe për ndryshimet në Shqipëri që mbeti vetëm. Pra dominoja e fundit do të binte dhe ato po punonin në këtë drejtim.
Pjesë nga fjala në Kombinatin e autotraktorëve po në vitin 1990-të
"Si të mos indinjohemi kur propaganda Jugosllave përpiqet të gjejë dhe të nxisë elementë antikombëtare për t'i shfrytëzuar për qëllimet e veta. Unë para tre ditësh dëgjova thirrjen "Sllobodan, o Sllobodan çliro popullin Shkodran". Harrojnë kokat e nxehta të shovinizmit serb thënien e urtë dhe të vjetër të Shkodrës loke, se, "Nuk tundet Taraboshi nga era".
Episodi i parë
Djali i ri i vrarë në korrik
Berisha- Unë mendoj që para se të vazhdojmë....
Alia:- E vërteta....
Berisha- Ja unë po jap një shembull. U dha komunikata për ngjarjet e 2 Korrikut. Pati plagosje të lehtë. Tjetri, 16-vjeçari ishte duke vdekur në spitalin numër dy dhe siç dihet vdiq. I bënte roje ambasada Gjermane dy ditë resht. Tashti, thuaj sa të dush ti atij personelit tim që s'pati apo pati plagosje të lehta. Që këtu .....
Alia: -Dale ti prit, kush ishte ai që u plagos rëndë?
Berisha: -Unë s'u mora të them të drejtën.
Aliaj: - Jo, po dale ti meqë po e thua, na u përgjigj.
Berisha: - Një nga ata.
Alia: Kush ishte ai që u plagos, ku u plagos?
Berisha: - Nuk e di.
Alia: - E po kur se di, si e thua pastaj. Ti po na dezinformon ne.
Berisha: - Pse?
Aliaj: - Po sepse nuk po na e thua. Na e thuaj. Sali, Sali, po dale more Sali. Ti po ngrihesh me një tezë të drejtë. Informacioni duhet të jetë i drejtë. Kështu? Bukur. Atëherë bëje dhe ti të drejtë. Ti thua që ky djalë ishte kështu. E para e punës ai djalë nuk ju erdhi atë ditë në spital, sepse e di këtë çështje mirë. Ai djalë u plagos kur hyri makina me vrull, çau murin e ambasadës, një makinë, dhe një njeri atje, polici qëlloi. Bukur? Qartë është. Por ai djalë ka ndenjur tre ditë në ambasadën gjermane dhe pas tri ditësh erdhi në spital. E kupton? Po them që kështu është historia. Kur u dha komunikata ai djali ishte brenda në ambasadë dhe nuk kishte ardhur ende në spital. Në qoftë se duam të themi atë që ishte.
Berisha: - Jo dakord, dakord, por puna është se duhet të jemi...
Aliaj: - Ja pra unë jam dakord me ty në parim që duhet të jemi të saktë, por nuk duhet t'i bëjmë të pasakta atëherë ato që janë të sakta. Në qoftë se duam saktësi duhet t'i themi saktë gjërat.
Dhimitër Shuteriqi:-Këtu ka një gjë shoku Ramiz.
Aliaj- Berishës - Si?
Berisha: - Nuk mund të thuhet kjo që ka ndodhur kështu.
Aliaj: -U tha që u plagosën njerëz. Çfarë duhet të thoshim tjetër ne.
Dhimitër Shuteriqi: -Këtu ka një të metë për mua, duhet një konsekuencë në informacion. Këtë ngjarje spitali, nuk e njohu kështu. Ja doktori nuk e njohu kështu dhe unë nuk e kam njohur kështu. Në qoftë se ngjau ndryshe edhe krijoi një disinformacion të këtillë duhet të ishim ne konsekuentë, ose t'i përgjigjeshim me informacionin tonë më vonë, sepse më vonë ngjau dezinformimi. E menjëhershme të ishte dhe përgjigja. Pra t'i përgjigjeshim flakë për flakë.
Berisha: -Unë jam në spitalin me numër 1, por njeriu që punon aty thotë që djali ka ardhur menjëherë.
Alia: Kur menjëherë? Ka ardhur në datën 4 të korrikut, ngjarja ka ndodhur në 2 korrik. Ai djali ka hyrë në ambasadën gjermane në 2 korrik.
Episodi i dytë
Berisha ngre si problem ngjarjet ne Kavajë
Berisha:- Shoku Ramiz, dy informacione, që duhet të jetë kompletim i informacionit të armikut. Në qoftë se si japim ne, informacionet duke filluar dhe nga Komiteti Qendror, po i japin mediat e huaja.
Alia: - Jo nuk është e vërtetë. Në qoftë se ti i beson atyre që thonë radiot e huaja kjo është puna jote.
Berisha: -Jo më fal, shoku Ramiz unë nuk them se është e vërtetë, por ata po dezinformojnë. Unë prandaj e shtrova që në fillim çështjen e informacionit të vërtetë. Këtu në këtë Komitet Qendror filtron informacioni i saktë dhe i vërtetë. Prandaj ne duhet të jemi shumë vigjilent...
Aliaj:- Dale, dale. E para nuk është e goditur fjala kompeticion, sepse nuk bëmë ndonjë garë për informacion. E dyta përsa i përket KQ, ai u mblodh në datën x dhe në darkë, jo të nesërmen, por në darkë u dha njoftimi dhe u dha fjalimi që mbajta unë në Pleniumin e Komitetit Qendror për Arsimin. Të nesërmen, u diskutuan probleme të tjera dhe u dha materiale për pleniumin. Prandajnuk pati asnjë kompeticion dhe nuk pati....
Berisha:- Unë e kisha fjalën për informacionin si informacion shoku Ramiz. Unë po jap një shembull tjetër...
Aliaj: Jo atë që kape thashë unë.
Berisha: Për ngjarjet e Kavajës nuk është thënë asnjë fjalë. Ne s'dimë asgjë, vetëm sa kemi marrë vesh rrugëve kështu...
Aliaj: Për Kavajën, po, nuk është thënë asgjë, shumë e drejtë.
Debati Kadare-Alia për pluralizmin
Dëshmia 1
Ismail Kadare
Lidhur me këtë pluralizmin që shtruat këtu, që unë se kam të qartë shumë nga ana juridike statusin e pluralizmit
Ramiz Alia
Shiko, pluralizëm, status, e di që ç'ke me të ti. Çdo me thënë se ditke ti? Të ma thotë ndonjë tjetër që se di mirë, por të ma thuash ti?
Ismail Kadare
Ose më mirë kuptohet me këtë fjalë te ne
Ramiz Alia
Ç'kuptohet, kuptohet që përveç Partisë së Punës së Shqipërisë të ketë edhe një parti tjetër, demokrate, republikane, një parti liberale, një parti të gjelbër, ja kjo është.
Ismail Kadare
Ky është një problem shumë i vështirë për t'u trajtuar aktualisht, sepse këtu ka dhe shumë ngarkesë politike
Ramiz Alia
Ngarkesë politike ka dhe ky është i tëri politik. Tashi, që ta përmbledh unë, unë mendoj që ky problem është tepër delikat dhe ne nuk duhet të pranojmë pluriparticizmin. Si t'i bësh dredha e qysh t'i bësh dredha propagandës jashtë duhet menduar dhe duhet reflektuar. Për çfarë arsye? Çështja nuk është, të kuptohemi, ka disa njerëz që thonë, nuk është ndonjë gjë, kupton, ku ka parti që mund t'i bëjë ballë partisë sonë.Kështu është, nuk ka parti që t'i bëjë ballë partisë sonë. Por, kupton, ajo që po ngul këmbën, reaksioni në këtë çështje, ngul këmbë që e di se kjo është e çara e para e madhe në unitetin kombëtar. Unë mendoj, problemi i unitetit kombëtarë, sidomos për ne, për kushtet tona politike në të cilat ndodhemi, është një problem shumë i madh. Por, edhe për çështjen e pushtetit. Të jeni të bindur, se hapja i këtij shtegu është sulmi i parë ballë për ballë për likuidimin e pushtetit popullor, qoftë ekoligjist, qoftë liberal, qoftë ç'të doni.
Berisha: Mëlër të them dy tre gjëra shkurt shoku Ramiz. Shokëve të organeve të punëve të brendshme vetëm një mesazh të tillë, që çdo rrahje e paligjshme dhe që të themi të vërtetën kanë qenë aq të shumta, unë shihja çdo ditë njerëz të stacioni i autobusit, çdo ditë policia do të mbante njerëz, i kapte, i keqtrajtonin, ndonjëherë burra edhe më të pashëm e më të veshur më mirë se unë. Po unë vetëm kaq dua t'ju them që çdo rrahje e paligjshme është rrahje për ne, për të gjithë ne. E ndiej veten edhe të fyer, që ata në mënyrë kaq të shpeshtë dhe frekuente, të thyejnë urdhra dhe ligjin. Për mendimin tim, ju e keni hapur shumë drejtë, që problemi është poshtë kësaj, është e vërtetë, është në bazë. Por ama, veprimi i mekanizimit kryesor është ngjallja e mosbesimit për atë çka bën partia. Partia ka bërë shumë edhe po të marrësh masa që janë marrë nga janari deri tani, janë shumë para psikologjisë së përgjithshme shoqërore të Shqipërisë. I rrahën ata djemtë për të marrë pasaportën, i rrahën. Ata duhet të dënoheshin. Unë them që një komision hetimor, publikisht, për këtë probleme që ka shqetësuar shumë, për të dhënë përgjigje dhe dënimet e duhura ata që kanë tejkaluar kompetencat, është në dinjitetin e shoqërisë sonë. E dyta, kisha një problem lidhur me... Shokët e folën problemin e informacionit, mirë është që të informohemi nga partia. Së fundi, kam një problem vetë për partinë. Partia ka bërë shumë ndryshime gjatë gjithë këtyre muajve. Partia duhet të ndryshojë vetën e vet në disa aspekte, në disa gjëra. P.sh., mendimin, unë e konsideroj të domosdoshme pluralizmin e mendimit
Ramiz Alia
Pluralizmin e mendimit apo pluralizmin partiak?
Sali Berisha
Jo, pluralizmin partiak nuk them se është...
Alia
Do ta shtroja një çikë, çmendim keni ju?
Berisha
Jo më fal..
Alia
Jo, do ta thosha një cikë kështu unë, sikur të hapnin edhe ca probleme të tilla
mendimit
Sali Berisha
Ndoshta edhe ligji që e sanksionon
Ramiz Alia
Cili?
Sali Berisha:
Ligji që sanksionon rolin e vet, ligji që e shpall forcë udhëheqëse, tek Kushtetuta e kam fjalën
Ramiz Alia:
Po mirë, po the ligji?
Sali Berisha:
Tek kushtetuta e kam fjalën
Ramiz Alia:
E mora vesh unë ku e ke fjalën ti, po the që mohohet roli udhëheqës, të kuptohemi, asgjë nuk vendosim ne. Por, ajo presupozon të kesh parti të tjera. D.m.th, ti je me ketë?
Sali Berisha:
Për stadin aktual, ky popull nuk është përgatitur
Ramiz Alia:
Mos e shiko tek çështja e përgatitjes. Ti je një kirurg, kur fut thikën ti e di çdo gjesh
Sidoqoftë, nëse do të pranosh një tezë, duhet të shikosh fundin
Sali Berisha:
Por, që të mos jetë e sanksionuar në Kushtetutë, unë jam dakord.
Dialogu për Kosovën
Ramizi: Kosovarët duhet të na pyesin
Ramiz Alia-Berishës:
Çështja e Kosovës është një çështje më vete dhe duhet te kemi kujdes. Dhe unë e ti, që veçanërisht jemi shumë pro kosovarë, jemi pak kosovarë. Hë? Do kujdes pak. Çështja e Kosovës është tepër komplikuar. Edhe mendimet për Kosovën dhe kosovarët janë shumë ashtu, për shembull, një burrë kosovar që lexova diku, thotë në Nju Jork: "Shqipëria duhet të shtrojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit". Unë mendoj që po të udhëhiqemi nga ato mendime, ne do të biem pre e provokacionit, të rrezikshme, sepse kosovari para se ta thotë atë duhet ta bisedojë me ne, dhe kur nuk begenis ta bisedojë me ne dhe thotë atje, do të thotë është provokator. Kushdo qoftë ai, për mua s'ka rëndësi.
Sali Berisha:
Por....
Ramiz Alia:
Më fal, më fal. Jo, jo, jo, duhet të jemi dhe ne një çikë..., sepse është bërë si modë kjo Kosova. Duhet të ndjekim mentalitetin e tyre. Vajti Mark Krasniqi, që e njohim ne dhe e kemi mik, po bën pajtimin kombëtar në Amerikë. Meqë po bëjmë pajtimin e gjaqeve, hajt bëjmë pajtimin e gjaqeve dhe në Amerikë. Pajtim me ballistë, kupton? Me Xhaferr Devën?
-Jehona e takimit me intelektualët
Në datën 28 gusht 1990 ish-Sigurimi i shtetit përgatit një raport prej 13 faqe, ku flitet se si është pritur takimi i Alisë me intelektualët.
Spartak Ngjela, i dënuar, shprehet:
Takimi i sekretarit të parë të partisë me intelektualët nuk dha asgjë konkrete. Ajo ishte krejt një eufori fals e mbushur me shqetësime. Kështu do të mbarojnë të gjitha diktatorët.
Fadil Paçrami, i dënuar, shprehet:
Edhe Marksi nuk ka bërë pjesë në ndonjë parti. Tërë ata që kanë shkruar vepra të mëdha, kanë kaluar në rrugën e vështirësive të persekucionit, pastaj presim me padurim që të bëhet ajo e dashit, siç thotë populli, dhe të mprehim thikat.
Fatos Lubonja, i dënuar, shprehet:
Këtu nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm partiak. Tek ne presidenti është dhe sekretar i parë i komitetit qendror dhe kryekomandant. Kjo nuk shkon