Faleminderit
Përparim Hysi: Meditim për Kadarenë
E premte, 14.01.2011, 07:59 PM
Meditim për Kadarenë
(esse)
"... dhe fajin e ka Volteri.."
V.Hygo
Nga Përparim Hysi
Këtë radhë,në këtë meditim timin,po bëj me"faj",Profesor Thanas Gjikën se ai,qe i pari,që hapi siparin,me një shkrim (për mua shumë të qëlluar),për Kadarenë. E them që në fillim,me figurën e Kadaresë si shkrimtar është në sinkron të plotë,thënia popullore:pema që ka kokrra qëllohet me shkop.Dhe është për të çuditur vetëm për një gjë,se,sado që pranohet që Kadare është SHKRIMTARI MË I MADH në gjithë historinë e Letërsisë Shqipe,prapë se prapë,edhe ky shkrimtar zë dhe anatemohet;merret nëpër gojë duke i vënë për fat të keq llooj-lloj epitetesh (trivale këto e dashakeqe),deri në "poet oborri",ka kënduar për diktatorin,ka qenë "zvëndës"i Nexhmies e lloj vogëlima meskinësh që,sipas meje,kërkojnë të vënë qiqrat në hell. Lëshohen në piskama ulëritëse,ndonjëherë,disi dhe të tramaksur se mos o Zot,ndodh ndonjë e pabërë:-Se mos ata të Stokholmit i japin çmimin Nobel?!!! Ndaluni,-bërtasin në kor kukuvajkash,- ndalni!Mosni!Se nuk e dini.Ismaili ka qenë komunist!!!-Ka punue bash tek Nexhmia!-i mshon zërit një tjetër.Dhe shumë zhurmë për asgjë.Jo se ata të "Stokholmit" mbajtën dorën nga këta lloj sherretësh,por... le t'i përqasemi pak nga pak së vërtetës për Ismailin si shkrimtar,por dhe si njeri.
***
Për këdo që njeh Letërsinë Shqipe është një gjë e qartë:Kadare është një përjashtim.Rrëmben përmbi të gjithë dhe këtë nuk e them unë (as që e mohoj dashurinë për Kadarenë si shkrimtar),por këtë e tregon ballafaqimi letrar me botën.I vetmi është lauruar me sa e sa çmime,disa o vetëm shumë të "kripura",si.Man Booker apo "Princi Asturias" e të tjera e të tjera.Është dekoruar nga Presidenti francez,me tituj honorofikë, të shkallës së lartë dhe është anëtar i një akademie.Dhe këto gjëra Ismail Kadare,i ka arritur me penën e tij dhe jo me"ndërhyrjen dashamire" të simaptizantëve apo kundërshtarëve të tij. Pyetja që vë në siklet një grup krijuesish e lexuesish është kjo:-A është Kadare disident?Kësaj pyetjeje-kaq të "vështirë"- Kadare i është përgjigjur vet:-Jo.Unë nuk jam disident dhe nuk kam pretendime për t'u qujatur i tillë. Relativisht.Kadare,ka të drejtë.Por,po u fute në imtësi,në gjithë atë "maratonë letrare" drejt së cilës ai ka vrapuar me një çap maratonomaku,unë them se ka vënd për korregjim.Në këtë mes,unë jam me shumicën:Kadare,në shumicën e veprave të tij,ka dalë nga"rruga e Zotit",pra ka dalë nga rruga që kish përcaktuar partia.Ai nuk qe trenist që lokomotivën e tij ta ngiste mbi shinat e partisë.Pra,grazhdi socilaist,po të shprehem kështu,me kashtërat,e gëzhutat.marrë hua nga "mullarët sovjetikë",qenë pak si të patretshëm për një stomak qibar si Kadare.Dhe ai qe i ndërgjegjshëm për rugën që ndiqte.A nuk qe Kadare,Dritëroi,Fatos Arapi,Agim Shehu apo dhe ndonjë tjetër,që në një nga pleniumet për letërsinëe artet,bëritën:-Mjaft,ne do të shkojmë me një rrugë tjetër.Atëherë ndodhi dhe ajo novatorja në raaport me konservatoren.Po të mos kish bërë këtë Kadare atëherë as 27 vjeç,letërsia jonë do të kish mbetur,fotokopje e imitimve,mamjuneske e lëtërsisë së madhe sovjetike,ku himnizohej njeriu i ri,punëtori,fshatari dhe,paksa,ore fare pak:intelektuali.Ky,intelektuali,po të mos kishte testën e partisë,gjithmonë do qe i rrrezikshëm.Pa referenca të shumta,pa Kadarenë dhe të tjerët pas tij, ne do recitonim vetëm"...lërojnë së bashku.njëzet pënd qe/Ashtu,Myzeqe!...Dhe si poet ai,së pari"shkeli mbi tempujt",erdhi me një risi.Me një varg modern dhe duke sjellë mesazhe.E ndoqën të tjerët? jJo.Gjatë kësaj kohe shkruanin shumë poetë e prozatorë,por që të gjithë,en bloc,bënin kujdes që"ena e sossrealizmit"mos të thyhej.Heroi duhet të ishte me testë.Sa do ish i bukur romani"Komisari Memo" . vetëm me Komanndantin RRapo.RRapoja është një figurë pikante që ,mjerisht,"laturizet" me një "komisar".Kadareja befason.Shkruan "Gjeneralin...",shkruan "Kështjella",shkruan tregime dhe"haron apo bën sikur harron" për heroin socilaist.Epo kjo nuk qenka disidencë?Pse mos duhet të pëllas:-jam disident.Jo.Disidenca nuk ka brirë.Kushdo e sheh atë përmjet rreshtave.Përmjet replikave.Mos po flas me superlativa?Jo.Aspak.Është një realitet që bën mu.Unë mund të vazhdoja me të tjera e me të tjera,por nuk është se nuk dihen.Nuk duan që të shihen.Pse"Shkëlqimi she rënia e sh.Zylo" ia zbardh faqen Drtëroit të madh?A nuk tregon se ai,Dritëroi,që ,prej natyre,është babaxhan nga shpirti,nuk e ndjente mirë veten në atë "Shtrat të Prokustit".Jam i ndërgjegjshëm se do më marrin si një marrok që ma ka marrë mëndjen dhe ma ka bërë përshesh Kadareja.Jo.Aspak.Deri tani jam aq i kthiellët sa të shfaq,pa ma bërë syri tërr,mendimet e mia.Dhe mos kujtoni se e marrë Kadarenë për qiellor.Jo.Aspak.Ai,për mua dhe për lexuesin,është i bukur se është tokësor.Ka të mirat dhe ka të metat e tij.Si çdo i gjallë.Unë,në këtë meditim timin (ndoshta shkrimi im i funndit që flas për të,se,ku ta dish,se ç'ndodh në një moshë si kjo imja),nuk do lë pa përmëndeur dhe këto të meta që kam vënë re tek Kadareja.
***
Ka një perosnazh(jurist i kohës së mbretit Zog),tek "Lumi i vdekur",një epope e madhe në prozë e të pavdekshmit Jakov Xoxa,që thotë:"Asgjë të ligë,çdo gjë me ligj".Po e perifrazoj:kur shkruaj për Kadarenë dua të jem sa më objektiv:ashtu siç thekson dhe Piro Loli,Kadare është përfaqësuesi.Është Cezari që duhet të marrë çfarë i takon Cezarit.Për mua,Kadare e ka kaluar Rubikonin dhe për të marrë ç'i takon Cezarit,i mungon veç Nobeli.Tani le t'i heqim petët lakrorit dhe të shohim seç "lakra " ka brënda.Dashamirët e tij,e kalojnë si lehtë Kadarenë si poet.seç ka shkruar,- thonë, ca poezi,jo për partinë,jo për Stalinin,për Enverin..dhe aq.E vërteta lakuriqe është kjo:Kadare ka qenë poet shumë i mirë dhe proza shqiptare na ka marrë një poet.Poemën më të bukur në letërsinë Shqipe e ka shkruar Kadare dhe ajo ka titullin "Shqiponjat fluturojnë lart".Nuk gjen poemë(lirike apo epike) ku figurat stlistike mënd hedhin valle. Autori,Kadare,edhe nëse atë kohë në nuk ka qenë komunist,ka skalitur një poemë monument,ku bash Enver Hoxha ngrihet në peidestal.Po dhe komunistët.Dhe ka ndodhur në vitn 1966,kur dhe është laururar me Çmimin e Republikës.Dhe në poezi,po të jetë për mendimin tim,poemthi për "Pashallarët e kuq" nuk lë vënd për ekuivoke:veçon dhe evokon Enver Hoxhën.Të njëjtën punë provoi dhe poeti i bukur lushnjar Faslli Haliti duke shkruar"Dielli dhe rrëketë",por e çuan që të hapte"rrëke" andej nga Plyku dhe iu ndalua që të shkruante.Po pse ka ndodhur kështu?Kadare,para se të jetë krijues,është njeri.Pa është dhe familjar.Kur ke famijle,grua dhe ca më shumë fëmijë,të ikën apo të paksohet burrëria.Ai e dinte që Qikllopi s'kishte veç një sy;përkundrazi ai përgjonte i shumëfishuar në çdo qelizë të jetës.Patjetër,dhe në letërsi dhe në arte.Tek Kadare ai shihte talentin,por dhe rrezikun.Kadareja (menjëherë pas "gjeneralit") u amplifikua,u përkthye dhe kineastë apo shoqëriëri filmike italo-franko- gjerman,shpejtuan që ta filmonin.Qe një si bum.Qikllopi që deri atëherë kish kryqëzuar njerëz të artit dhe letërsisë,nuk e kish për gjë që të kryqëzonte dhe një më tepër.Dhe ndaj Kadare shkroi për të,në poezi dhe pas poezisë edhe tek"Dimri i vetmisë së madhe",që,me vërejtejet"kruciale"tëdiktatorit u kthye në "Dimri i madh".Unë nuk hyj në grupin e atyre njerëzve se Enveri mund ta hante sapunin për djathë,qoft dhe në letëresi.Me shkollë të mbaruar apo të mbaruar,qe provuar që kudo vulën e vinte ai.Qe ai,Qiklopi që mënd burgosi Xhevahir Spahiun për një poezi ekzistencialiste.Qe Qiklopi që i vuri kryq dramës së Minush Jeros dhe çoi pas hekurave Luarasin e Co...Qe Qiklopi,po thashë sipas rradhës.Dashakeqët e Kadaresë kapen pas këtyre fakteve se duan të shohinn tek Kadareja heroin; le të sakrifikohej,qoft dhe familjarisht,se ashtu do ta donim.Pra,vdis,pa të dua.Për fat të mirë,të Kadaresë dhe për gjithë Letërsinë Shqiptare,nuk është ai "heroi romantik dhe epik,njëherësh,Kola Brenjon i nobelistit Romen Roland që,kur xhandarët i bëjnë presion që të dorëzohet se i kanë marrë gruan dhe djalin,ai u përjgigjet:-Nuk dorëzohem,jo.Gruan.Po unë gjej tjetër grua.Dhe sa për djalë,"hallatet" i kam me vete,dhe unë bëj prapë". Jo.Është,me të vërtetë,fat që Kadareja nuk bëhet i tillë.Dhe në kor:po ku është disidenca?Mos ngatërroni njerinë dhe skrimtarin.Dhe bukur e thotë Agron Tufa"... kur të kalojnë (ta zëmë 1000 vjet apo më shumë) lexuesit nuk do pyesin a ishte hero Kadare,ama librat e tij do lexohen me të njëtën kërshëri që lexohet dhe sot.Dr.Agron Tufës i kërkoj ndjesë veç për një gjë që fjalët e tij i kam cituar me afërssi.Dhe për të mos u zgjatur.pse çfarë kujtojnë"sherramanët" nuk e pa Kadareja që disidenti më i bukur dhe më i madh në letërsinë shqipe,poeti,Trifon Xhagjika e pagoi me kokë disidencën e tij.Se qe Xhagjika që bërtiti.-Atdheu është lakuriq.Dhe pas tij dhe Vangjel Lesho...dhe Fadil Kokomani,për të vazhduar me më të rinjtë Genc Leka e Vilson Blloshmi.Ca më keq e pësoi Havzi Nelaj.Dhe mos kujtoni se këta martirë dhe disidentë të bukur i vrau drejtësia.Jo.Aspak.Urdhërat vini nga kupola.Dhe Kadare e dinte mirë.Nuk mund të zgjaste qafën nën hanxhar.Dhe lozte përmjet fjalës.Aty,nën rreshta,kishte kumte.Koncerti në fund të dimrirt,me Liu,Shao,Shen e Co... qenë aty,pas bllokut.Dhe gjatë gjithë kohës Kadare qe nën trysni.Ai i duhej partisë,Enverit dhe shtetit për të"çarë klonin" e vetizolimit.Pra i lipsej Kadareja,po nuk i dhimbsej.Dokumentet e kohës janë të lexueshme.Por,sado që qe nën trysni e suverjim,ai me veprën e tij,pothuaj,e kish vënë poshtë shtetin.Dhe ja provat:
***
"Poeti i oborrit",Kadare,me që qe "dashamir i partisë dhe pushtetit",u dërgua në prodhim:për t'u edukuar në gjirin e klasës punëtore,në Berat njëherë dhe,mandej,në "përpjsëtim të drejtë me dashurinë që kishte partia për të",e dërguan në fshatin "Agim" në zonë e Libofshës.në Fier."Dashamirë"mbani shënim"oborri i Enver Hoxhës kish lënë"bllokun" dhe kish reshperuar në Myzeqe.Por,sado që e dërguan për t'u "edukuar",ai e kish çarë "klonin" e urrjetjes së partisë.Dhe,sado që nukshkroi një rresht për "njeriun e ri të fashtit",Atë e donte gjithë rinia e fshatit që kish përpirë librat e tij.Kjo qe arsyeja që këtij të"dënuari",i vendosën në dhomën e vetë të vetmin televizor që kishte kooperativa.Kryetari(i ndjeri,Zoi Grëmi);sado që qe komunist,e vuri "gazin" e tij në dispozicion të Kadaresë.Dhe informacionte shkonin e vinin. Por kulmi i gjithë kësaj"dashurie" qe,kur me gërma korsive,u shkruajt e zezë mbi të bardhë."dezertoi Kadare!".Dhe,sado që"dezertoi",Kadare mbeti në libra.Partia-shtet nuk guxoi ta hiqte.Ai e kish vënë poshtë shtetin Ah,çfarë "oborrtari!!!".Kur debatova me anëtaren e Byrosë Politike,të "famshmen" Lenka Çuko,që"pse e mbajmë këtë"dezertor" nëpër libra/Përgjijgja qe e menjëhershme.-E duan të rinjtë! Doni më për Belulin?
***
Kur them që Kadare nuk është qiellor apo alien,mbështetem edhe në ca veprime që,për fat të keq,as unë dhe asnjë dashamir i tij,nuk e pëlqen.Nuk më pëlqen,që një shkrimtar kaq i madh,krenaria e kombit bie rob i mëndësive të vogla,si polemika me Rexhep Qosen,një far mllefi për Trebeshinën.Por,sodoqoftë,ai ka një penë që të bën për vete dhe,pothuaj,e ka ngritur monumentin e përjetësisë në letërsinë shqiptare,po se po,po dhe në atë të përbotshmen.Historiksisht,është paksa fatkeq se është nga një vënd i vogël dhe vepra e tij nuk është e shkruar në anglisht.Dy faktorë që kanë kondicionuar deri tani mosmarrjen e Nobelit.E sa për ata që çirren se ka qenë komunsitë,për fat të mirë,në Stokholëm nuk pyesin në je i majtë apo i djathtë.Sa ke kontribuar në letërsi.Ky është kriteri se,sa për dijeni,i majtë ka qenë Neruda,Dario Fo,Markesi dhe Varga,po kjo nuk e ika penguar që ta marrin Nobelin.Për mos përmëndur mëkomnistin.Shollohovin. Më 28 janar Kadare mbush plot 75-vjet.Jo vetëm i uroj jetë të gjatë,por shpresoj që Nobeli sivjet të jetë shqiptar.
12 janar 2011