Kulturë
Ireshtansi: Pjesë nga repertori institucional
E shtune, 13.11.2010, 07:53 PM
Pjesë nga repertori institucional
Shkruan: Ireshtansi
Drejtori i qendrës për punë sociale tashmë e kishte vendosur. Do të dërgonte Armend Lekën në burgun për të mitur sepse nuk kishte kohë e as nerva të merrej më me të.
Ai bile këtë veprim e gjykonte të vonuar, sepse siq thoshte edhe vetë, disa njerëz dhe burgu janë bërë për njëri tjetrin, dhe ata herët a vonë do të bashkoheshin. Prandaj më mirë sot se nesër, thoshte me vete, tek po ecte rrugës për në stacionin policor ku së bashku me një patrullë do të kryente atë që kishte vendosur, madje i kishte dhënë dhe vulë.
-Për Armend Lekën e ke fjalën, e pyeti polici që rrinte në pritje të palëve.
-Po,po, për atë.
-Dhe do ta qosh në burg?!
-Sigurisht, u përgjigj drejtori, tashmë e kam vendosur.
-Më fal që po ta them, por për të dërguar dikënd në burg duhet vendimi I gjykatës, apo jo?.
Drejtori e shikoi, dhe një re neverie erdh e iu ndal në fytyrë, por sakaq edhe iu shpërnda. Deshi t’I jepte një përgjigje të nxehtë, por ndërroi mendje duke arsyetuar se tjetri e tha këtë thjesht nga padija, prandaj me vetëdëshirë e shpërndau renë e neverisë dhe I tha që për këtë s’ishte fare nevoja. Ai ishte jurist dhe këto gjëra I dinte mirë.
-Por sidoqoftë, vazhdoi, kontaktoje shefin e policisë se për atë kam ardhur.
Shefi I policisë I cili gjithashtu kishte mbaruar juridikun dhe dinte mirë ligjet e partisë, e priti në zyrë ku drejtori I foli në hollësi lidhur me vendimin që kishte marrë e për ndihmën që priste të merrte nga policia.
-Kam përgadiur vetë të gjithë dokumentacionin, I tha. Edhe nënën e tij e kam informuar.
Në këto e sipër nxori dokumentacionin që e kishte përgaditur dhe e vendosi mbi tavolinë.
Shefi i policisë e mori, e shfletoi, gjithçka ishte në rregull.
-Sa mendon se duhet të rrijë në burg ai?, e pyeti.
-Unë mendoj se dy vjet mjaftojnë.
-Unë mendoj tha shefi I policisë, I cili e njihte Armendin, sepse kishin pasur disa herë punë me të, që më mirë t’I jepnim katër vjet, pasi që për dy vjet vështirë se do t’mbushet mend.
-Shiko, tha drejtori, edhe unë e kam menduar këtë, megjithatë si fillim mendoj t’I japim dy, e pastaj nëse nuk përmirësohet I shtojmë edhe dy të tjera, thjesht ia vazhdojmë…
-Mirë shumë, u pajtua shefi I policisë me këtë konstatim. Ai përgaditi edhe një shkresë nga policia që do t’ia bashkangjiste lëndës pastaj thirri një patrullë policie të cilës I dha detyrën të shkojnë e ta marrin Armendin të cilin mandej bashkë me drejtorin e qendrës do ta dërgonin në burgun e Lipjanit.
Dhe, pas gjysëm ore, dy policë së bashku me Armendin e imët gjashtëmbëdhjet vjeqar e me drejtorin e qendrës për punë sociale u nisën për në Lipjan.
Armendi pyeti drejtorin se ku po e qonin.
- E di ti ku po t’qojmë, iu përgjij ai
-Jo, unë nuk e di, ia ktheu Armendi dhe toni i tij prej fëmije u duk se u bë më burrëror. U duk se ai shkoi deri në kufijtë e këmbënguljes që ia lejonte mosha e tij.
-Po të qojmë në burg, pse ku mendove, i tha drejtori të cilit nuk i pëlqeu toni i këtij mistreci. Dhe mos mi prek telat se ta shtova ndonjë vit, tha me vete.
Armendi u mendua një copë herë. Për të nuk ishte hera e parë që përballej me institucionet. Kishte dalë edhe para gjykatësit, I cili I kishte përmendur edhe burgun, por vetëm si kërcënim. Aty ai e kishte kuptuar, se qoftë puna për burg këtë do ta vendoste gjykatësi.
-Gjykatësi nuk më ka thënë se do të shkojë në burg, tha ai.
-Mor’ po ti do t’rehatohesh aty ku je apo si e ke punën, I tha drejtori dhe u kthye me tërë trupin kah ai. Drejtori, megjithëse ishte I ri në këtë punë, ai kishte kryer shkollën, ashtu siq e kishte kryer, dhe siq thoshte edhe vetë, I dinte këto punë me rrënjë e me degë.
- Pse nuk kemi vendim të gjykatës?, pyeti I habitur polici që voziste.
-Kemi gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ky vendim që thua ti s’na hynë fare në punë.
-Unë mendoj zoti drejtor, vazhdoi llafin polici, se pikërisht ky vendim na hynë në punë, prandaj nëse nuk e kemi, unë them të kthehemi e të mos e bëjmë rrugën kot.
-Shiko, unë për këtë kam biseduar edhe me eprorin tuaj prandaj këtë muhabet e shoh vetëm sa për të bërë muhabet. Ne kemi gjithë dokumentacionin e nevojshëm, kështu që ky diskutim është I panevojshëm.
-Mirë, mirë, ti e di këtë punë, por unë them se mos po bëhëmi gazi i botës, aq më keq gazi i burgut, tha polici dhe me kaq u mbyll kjo bisedë. Drejtori rrudhi sytë në shenjë neverie por nuk tha asgjë. Kjo bisedë profesionale e bërë me njerëz joprofesionist I dukej krejt e pakuptimt. Ata vazhduan bisedën për gjëra të tjera derisa mbërritën në burgun për të mitur.
Në ambientet e burgut hynë të gjithë bashkë. Pyetën për zyrën e pranimit dhe u drejtuan për atje.Në këtë zyrë I priti një burrë rreth të katërdhjetave I cili u ofroi të gjithëve nga një karrige. Pyeti për kundërvajtësin sa për të hapur muhabet dhe drejtori I shpjegoi gjatë e gjerë për djalin problamatik dhe përfundoi se burgu kishte mbetur si zgjidhje e fundit. Edhe zyrtari I pranimit u shtirë se I vinte keq dhe në fjalë e sipër instiktivisht zgjati dorën për të marrë dokumentacionin. E shikoi njëherë, pastaj e shikoi përsëri.
-Më duket se nuk ma dhatë vendimin e gjykatës, tha ai, I bindur se ata e kishin por që nga ndonjë pakujdesi e vogël kishin harruar t’ia jepnin.
-Jo,jo, nuk kemi vendim të gjykatës, u përgjigj drejtori, por aty ke vendimin e qendrës për punë sociale dhe atë të policisë. Te dyja I ke me vula, përfundoi ai.
Zyrtari I pranimit e shikoi me habi. Gjatë këtyre viteve atij kurrë nuk I kishte ndodhur diçka e tillë. Kush janë këta, mendoi. Mos po e tallnin?!
-Zotrinjë, foli pas një çasti përmbajtjeje, këtu nuk hynë kush pa vendim të gjykatës, ju lutem shumë.
-Si?!, u habit drejtori. Ti ke gjithë dokumentacionin e nevojshëm, të shkruar e të vulosur.Pastaj edhe ne insitucione jemi, si gjykata…
-Zotëri, unë këtu duhet ta shënoj numrin e lëndës të ardhur nga gjykata, duhet të arkivohet vendimi I gjykatës, këto rregulla s’I kam bërë unë…
-Mor’ I nderuar, unë po të them që ke gjithë dokumentacionin e nevojshëm, pastaj ke edhe pëlqimin e prindit, ti me këtë mbulohesh.
-Po po, të gjitha janë, vetëm se duhet edhe vendimi I gjykatës, madje vëtëm ai na duhet,se për të tjerat, bëjmë edhe pa to, tha zyrtari I pranimit I cili akoma dyshonte në seriozitetin e tyre.
- Mirë atëherë, meqë ti këmbngul do të ta sjell nesër vendimin e gjykatës, kështu që ti do ta kompletosh lëndën, të cilën e ke të kompletuar që tani, ia ktheu drejtori I cili kishte filluar të dyshonte thellësisht në profesionalizmin e këtij njeriu.
- Mirë atëherë, kur ta sjellësh vendimin sille dhe këtë djalin dhe çdo gjë do t’jetë në rregull, tha zyrtari.
Drejtori e provoi edhe pak që ta bindtte se ai po gabonte por kur pa që zyrtari nuk po lëkundej kërkoi të takohej me shefin e tij. Zyrtari I pranimit e përcolli deri tek shefi, I cili ia tha të njëjtat fjalë, si të kish dëgjuar bisedën e tyre e tani I mbante anën vartësit të tij. Ky qenka më I padijshëm se ai tjetri, tha me vete drejtori për shefin.
-Hë më, t’lumt ne për juve, tha ai me zë të lart dhe doli nga zyra duke tundur kokën.
- Janë mbushur institucionet me analfabet, u tha policëve të cilët e ndoqën pas
Njëri polic e mori Armendin dhe e shoqëroi tek vetura e policisë.Drejtori tashmë ishte ulur aty,gjithë nerva.
-Shiko, si na qeshin gardianët, I tha kolegut, u bëmë vërtet gazi I burgut.
Të dy qeshën.
-E pamë edhe këtë, Ia ktheu tjetri dhe hipën në veturë.