E diele, 28.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Elmaze Grainca

E marte, 02.11.2010, 09:40 PM


Elmaze Grainca

 

I vogli i madhi populli im

 

Furtunat ecin e fryejnë mbi ty

i madhi,i vogli populli im

un rri në gjumë ,s`të shoh me sy

më mirë e fjetun se në çmendinë.

 

Furtunat sjellin shi me mallkim

i sjellin vitet pa asnjë kuptim

i sjellin stinët plot me mashtrim

i madhi i vogli populli im.

 

Marsi me gjak gjak per shqipëtarë

prilli i thyer se i thyer vjen

në maj me lule i mbushim varret

nëntori dhunshëm mashtrimin bjen.

 

Po ti i vogli i madhi im

rrudhesh e rrudhesh në pambarim

ndërrimi stinëve të vjen me shqetësim

ti përsëri pret me durim.

 

Në këtë pritje gjithë jetën tende

vdesin të lindurit në agim

ti përsëri mbi unë-at e çmendur

krijon e nuk vdes -i madhi im.

 

Gjashtëdhjetë e tetën e bëra-unë

unë- ishin mbushur plotë tribunat

po iku moti gjashtëdhjetë e teta

ç`sollën e ç`bartën a thua furtunat?

 

Tetëdhetë e njëshin e bëra   Unë

ushtojnë tribunat edhe në sheshe

po koha iku e u tret në shkumë

vështirë lexohen ato rrebeshe.

 

Lufta filloi në male e qytete

ti i vogli ,i madhi im

po nuk e di ku humbe e u trete

vlerat e luftës i merr një-Unë.

 

Po.

Luftën e bëra -Unë

e me Unë-tani u mbush gjithë bota

nuk pati vend t`i zinte unat

as nëpër librat   për anekdota.

 

Që s`bëri asgjë ,kush vallë mbeti

mbete i madhi ,i vogli im

prandaj kur sot këcënohet Kosova

te ti përsëri kërkohet shpëtim.

 

Tash të gjithë unat grinden mes vete

dhe përsëri flasin kush do lshojë kolltukun

e kush do të ulet në atë të shkretë

ta ngrohë veten ta mbushë grushtin.

 

Kosova mbetet prona jote

i dashuri ,i vogli populli im

ku jeta zhvillohet me halle e derte

e askush hallin nuk ia din.

 

Askush s`ka vdekur nga uria

ështe fraza qesharake qe çarkullon

kur palindur vdesin fëmija

kush e çanë kokën e kush beson.

 

Kush rri nën dardhë,hanë dardha

flasin Unat me krenari

po se edhe rrënjët ja merr me vete

kjo nuk ka ndodhë në asnjë histori.

 

Fabrikat tona tash janë shitore

ku shitet ushqim per qen e gomar

e ti i vokgli i madhi im

nuk do të kesh shansë as për t`i parë.

 

Në tokën tënde erërat ngatërruan

ngatërroi e mori në thua bota

për ty nuk mbeti vend as për gjumë

më mirë që nuk sheh ëndërra të kota.

 

Sot kur diçka në sharrë hasi gozhda

unat u shkrinë e u shëndërruan në-Ti

po ti i vogli i madhi im

përsëri mbetesh në stuhi.

 

Tash kur Kosova jeton në mes rrymash

që e përplasin në katër anë

ti do të jesh UNë

ti do të jesh -Ti

i madhi i vogli populli im.

 

Mjer unë për ty

mjer ti për mua

sot mbetur vërtetë pa fuqi

si t`i kalojmë sot të gjitha furtunat

Që unat i krijuan e ikën e shkuan...?!

 

 

Njeri

 

Emer i zhveshur nga kuptimi yt

qenie e pa perballueshme para sfidave

lakuriq para etikes e moralit

njeri-bote e pamundur per definim.

 

Njeri -me kete emer te kerkoj

e ti nuk je askund deri ne kete shteg

e ti me del mashtrim i veshur

une dua perseri te besoj qe je.

 

Njeri krijese e pangopur

per miresine -harrese

bota nuk u krijua prej teje

as nuk mund ta shkaterrosh.

 

njeri je a nuk je

une te kerkoj

me te gjitha ngjyrat e koheve je mbeshtjellur

po nuk mund ta kesh bukurine e ylberit...

 

Vdis njeri qe te krijohet njeriu

e jeta ta kete kuptimin e saj

e globi te jetoje ne qetesi

te linde njeriu-njeri

 

 

Ti je i gjalle

 (Kushtuar deshmorit te kombit Ali Ivaja)

 

Kosova mbeshtjelle me re te zeza

Ngelfatur e kishte Serbia –shtriga plake

Shqiptari ne terr po ecte neper breza

E toka kerkonte ,nuk ngopej me gjak.

 

Ditet e mbushura plot me tortura

Burgjet   stermbushur me rini

Grushtin Serbise bashke me shoket

Ia   dha trimi Ali.

 

Ne   kazamatet e Serbise

Ti dhe kushtrimin e lirise

Mu ne lulen e femijerise

Ne lufte per Kosoven e lire u nise.

 

E nuk te mposhten as me torturat

Ti femije ishe ,po qendrove si burrat

E kur arrite ne lule te rinise

Pushken barot ia   ktheve Sebise.

 

Ne   gjirin e Ushtrishe Clirimtare te Kosoves

Hyre si ylli ne gjithesi

I dhe driten atdheut   te te pareve

Qe femijet te rriten ne liri.

 

Sot   nena nuk qane o trim per ty

Se e di qe ti u martove

E nusja jote e ka emrin liri

Dhe jeni te perjetshmit e kesaj toke.

 

 

Të uriturit e shekullit

 

Pranvera erdhi shterrpë

pa lule lendinave

rrugës deri këtu vjelur i paskan

Matahari shijon aromën e tyre.

Pranvera erdhi shterrpë

arave iu shua gjelbërimi

kostarët në gjumë

thellë i vu mashtri.

Me zemra të plasura

me trupa të ngrirë

ndërtojnë pranverë

vonë...krejt vonë

të uriturit e shekullit.

E pranvera e zemëruar vjen

e zemëruar ikë

a ka ,a s`ka pranverë

kush e sheh

kush e di?!

Të uriturit e shekullit

mbesim ne me tokat pjellore

mbesin ne me tokat e arit

mbesim ne mallkimi i të parit...

 

 

Lene te behet Kosova

 

Ecët verbërisht

kah rruga e pashtruar

vetë vutë ndalesat

e dheu nëpër këmbë u mbështoll.

Tek mullinjtë që kurrë bukë s`ju dhanë

mos shpejtoni

lene Kosova të bëhet e tëra

lutuni për vete.

Në tokën tonë ka lutje

edhe nga bibla

edhe nga kurani

të shejta janë.

lutuni

e mos prekni në kujtimet

se hijet vuajnë   në burgjet e kohëve

e nuk vdesin

se gjaku nuk humbet

por fjala se gjen dot...

Mos u ngritni mbi muret e gjakut

se na vërboni neve

po syve tuaj drita s`ju kthehet kurrë

as mos shpresoni.

Lene

lene të bëhet Kosova

mos i zgjoni mallkimet

se qielli do të rrëzohet!

 

 

Përvoja jetësore

 

 

Krijo vepra te mira qe e ardhmja te vie e qetë.

 

Jeto me nderë që kurrë të mos i frikësohesh të ardhmes.

 

Ndihmo gjithmonë,por kujdes kujt i kushtohesh.

 

Mbi veten shkel vetëm kur është në pyetje atdheu,por kurrë per individin.

 

Kur të gjykosh ,njihe më parë veten dhe mundësitë  tua.

 

Ata që punojnë nuk kanë kohë për grindje,por duhet të kenë kujdes vazhdimisht nga papunëtorët.

 

Puna mendore ngritë në univers.

 

Puna fizike shëron trupin.

 

 

Çdo njeri ka vlera te çmueshme mbrenda vetes,nëse ato mbrohen dhe orientohen drejt,bota do të jetojë në paqe te plotë.

 

Edhe krimineli nuk do te ishte kriminel   sikur në çastin e eskalimit,afer do ta kishte nje dore qe do ta orientonte pozitivisht.

 

Zoti nuk krijon krijesa të kqia.

 

Nuk dinë çka është zoti,ata që në kisha e xhamia çdo ditë luten për mëkatet e bëra.

 

Zoti është vetëm një dhe nuk ndan ne fe dhe ngjyra.

 

Fëmijët janë krijesa të shenjta dhe si të tillë flijohen vazhdimisht për shoqerinë.

 

Fëmijët i rritë dhe i mbronë dashuria,po rrallë ju ofrohet në masën e duhur.

 

Fëmijët janë krijesa më të pasterta se uji.

 

Kur gabon nga padituria,ferrin e përjeton vetë në këtë jetë.

 

Kur gabon me vetëdije,ferrin tënd e përjetojnë edhe brezat që vinë pas.

 

Sikur botën ta udhëheqnin fëmijet,njerëzia do të lulëzonte dhe kurrë nuk do te ndodhnin katastrofa.

 

Sikur botën ta udheheqnin fëmijët,ushtrite e botes do te mbesin pa detyra.

 

Politikajt janë krijesa që shkatërrojnë njerëzinë.

 

Politikajt edhe nëse nuk lindin,djalli do ti krijoje patjeter.

 

Lene jetën të ecë në rrjedhën e vet dhe kujdes të mos turbullohet lumi i saj.

 

Gjeja me e vështire në jetë e cila kërkon sakrifica ne vazhdimesi,është të jetosh jeten si njeri.

 

Jeta e jetuar me nderë është gjëja më e shtrenjtë në botë.

 

E keqja duhet te luftohet me të gjitha forcat edhe nëse llogarit ne vdekje.

 

Femrat e krijojne boten dhe vetëm ato dine t`a shkaterrojnë.

 

Fëmijët jane viktima të pafajshme të këtij shekulli.

 

Kriminelët frikën e mbulojne me krim.

 

Femrat nga pamundesia për të qenë naive(se vetëm ashtu mund të jetojnë më së miri),mund të çmenden.

 

Mençuria e përdorur në vendin e duhur,kur shoqeria është e padrejtë,të shpie në çmendinë.

 

Naivët jetojne jetën e robit.

 

Laviret jetojnë jetën e princeshave.

 

Te ndërgjegjshmit nuk kanë vend në shoqerinë e elitave...

 

Për pushtetin as urrejtje as dashuri-mundohu.

 

Asnjë pushtet nuk është i drejt,prandaj e ka këtë emer.

 

Puno dhe vepro per të arsimuar-kjo është sakrificë mbi sakrificat.

 

Ruaje emrin tënd e mos lejo që të tjerët ta shkruajne se në asnjë

mënyrë nuk do të jetë ai   i verteti.

 

Rruga për të arritur deri te paraja ,kalon nëpër kanalizimet e botës e ata që e kanë zgjedhur këtë rrugeë,janë të privuar nga çdo ndjenjë

dhe shqisë.

 

Rruga drejt lirisë është e shtruar me lule,ata që e preferojne këte rruge,falin gjakun që luleve t`ju falin jetë.

 

Duhet te kesh nje shpirt te çeliktë, për tu dalë përpara njerëzve që humbin drejtimin dhe marrin vetitë e kafshës.

 

Duhet të kesh vullnet të çeliktë,per ta ruajtur ndërgjegjien te pastërt dhe identitetin njerëzor të paprekur.

 

Edhe në rrugët pa shtigje hapen shtigjet.

 

Rruga jetësore është e gjate,sado qe jeta të jetë e shkurtër.

 

Që tu dhurosh jetë njerëzve,ruaje dhe ndërtoje jetën tënde.

 

Në jetën tënde hynë shume njerëz:ata që vjedhin nga ti,ata që marrin prej teje,ata që te shkatërrrojnë ty dhe patjeter edhe njerëzit e mirë.

 

Thjeshtësia i bën njerëzit të mëdhenj.

 

Pendesa pas gabimit të përsëritur duhet të jetë e pavlerë.

 

Një shoqërie i vie fundi,atëherë kur shkatërrohet morali i saj.

 

Servilët janë shtresa më e rrezikshme në shoqërinë njerëzore.

 

Njerëzit janë të paktë në këtë botë,por ata që janë njerëz ,janë

krijesa madhështore.

 

 

Kur të gjykosh të tjerët,veten vendose në vendin e të paditurit.

 

Kurrë mos u kënaq me fatkeqësinë e tjetrit.

 

Mos jep lëmoshë,por puno që të zhduket varfëria.

 

Sa më lart në shtresat e shoqërisë,je më i zhgënjyer.

 

Kur përballesh me të pamundurën në mbrojtje të drejtësisë,është më mirë të mos egzistosh.

 

E vërteta gjithmonë vret.

 

E vërteta është e mbrapsht në këtë shekull,pët të shkuarën ende nuk është thënë.

Kur lexohet historia që shkruhet sot,të bën të mos i besosh as një libri që i takon së kaluarës.

 

Nëse nuk e njeh mjeshtrinë e gënjeshtrës,largohu nga ata qe quhen njerëz.

 

Ata që posedojnë shqisën e gjashte,janë njerëz të çmendur spse e parandjejnë realitetin njerëzor.

 

Jeta sido që të jetë e ka kuptimin e saj.

 

Në jetë gjërat që humbin nuk duhet kërkuar,por duhet krijuar gjëra të reja që duhet të kenë patjeter një vlerë më të mirë.

 

Në jetë ka shumë rënie,por ngritjet pas tyre janë gjithnjë e më të fuqishme.

 

Jeta është torturë ,kur njeriu nuk bën asgjë për të nesermën.

 

 

 

Nëse nuk ke hapsirë t`a ndertosh jetën,ndërtoje ate mbrenda vetes,atëherë do të ndjesh se je më i fuqishëm se cdo pengesë.

 

Të jesh Ti në çdo çast,don të thotë ke ngadhnjyer mbi të gjitha stuhitë e jetes.

 

Njerëzit e mëdhenj dhe të shejtit për njerëzimin ishin të çmendur.

 

Kur njerëzimi arrin ta çmojë vetëveten,padrejtësia nuk do të ketë vend në globin tokësor.

Egoizmi shkatërron personalitetin e të ndodhesh në mes të egoistëve ti nuk je më ,nuk egziston.

 

Interesi nuk e lindi njeriun,por njeriu e krijon   ate,prandaj ka njerëz që kurrë nuk kanë ditur të krijojnë interes dhe gjithmonë kan qenë viktimat.

 

Të jetosh drejt,don të thotë të mos egzistosh fare.

 

Vendi ku takohen njerëzit e sinqertë është vakumi.

 

Po lëndove një të moshuar,ke lënduar gjysmë jete,po lëndove nje fëmijë ke shkatërruar një ardhmëri.

 

Të rriturit kërkoja çelësin e te fëmija gjeje vetë.

 

Kurre mos kërko diçka që nuk ke dhëne,ate që e jep do te sillet cdoherë rreth teje.

 

çdo gje blehet me para,vetem koha e ka çmimin e pa arritshem,po e humbe njëhereme nuk e gjen dot.

 

çdo njeri e ka kohen ne dispozicion,po nuk e perfilli ajo din t`i hakmirret.

 

Nëse don qe bota te jete park me lule,leri femijet t`i ëndërrojnë ëndërrat e tyre.

 

Po vure njollë mbi fëmijët,as ne varr s`do te jeshë i qete.

 

Dashuritë e sinqerta lindin ne fëmijeri,vdesin ne adoleshence ,e te të rriturit,fjala dashuri don te thote genjeshter dhe interes.

 

Te jesh mësues i mire,çdo dite duhet te kthehesh në femijeri,po harrove kthimin dije se ke deshtuar.

 

T`i kuptosh të çmendurit,është sakrificë.

 

T`i kuptosh të uriturit është punë e lehtë.

 

T`i kuptosh të pangopurit është njerëzore.

 

Kur nuk e kupton veten nuk mund t`a kuptosh askend.

 

Kur vritet një njeri pushon së jetuari një qnie njerëzore,kur vritet një dashuri pushon së jetuari jeta.

 

Jeta kapercehet edhe me hiq,por nuk jetohet.

 

Jeta është përpjekje e që ecë në dy kanale :njera për të realizuar gjëra të mira dhe vështirë të arritshme dhe tjetra   për të realizuar qëllime të kqia dhe tmerrësisht të fuqishme.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora