E hene, 29.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe – E

E diele, 25.07.2010, 09:44 PM


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

E

 

 

 

EC

              18965.BËN ECË E JAKË dikush  fr.fol., meton.- shkon e vjen shpesh, shumë herë a vazhdimisht dikush në një vend, vete e kthehet prapa në një vend të kufizuar (me përsëritje të shpeshta) dikush, sillet, endet rrotull sa andej-këtej dikush, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë dikush (shumë herë). (VDE-GA  f. 198). S.shih sin: vjen (sa) andej këndej (këtej) dikush

18966.EC E EJA fr.ndf.-1a..duke u endur .herë nga një anë, herë nga ana tjetër, duke u endur sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, duke u endur herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër.1b. duke u endur pa ndonjë  drejtim a qëllim të caktuar, duke u endur kot, kot së koti. (TASE f. 184). S.shih sin: andej e këndej (andej-këndej, andej-këtej)

            18967.EC E JAKË fr.ndf.- 1a..duke u endur herë nga një anë, herë nga ana tjetër, duke u endur sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, duke u endur herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër.1b. duke u endur pa ndonjë  drejtim a qëllim të caktuar, duke u endur kot, kot së koti. (TASE f. 66, JTH-ÇFGJSH f. 43). S.shih sin: andej e këndej (andej-këndej, andej-këtej)

            *18968.ECË E JAKË fr.em.,met.-1a. endje,ecje pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, endje,ecje kot, kot së koti, endje, ecje e kotë.- Taksidari dhe kryetari i komunës i dërgonin në gjyq dhe gjykatësit i mundonin fshatarët me ecë e jakë. (SS-A f. 14).1b. vajtje e ardhje e shpeshtë (në një vend), vajtje e ardhje e përsëritur disa a shumë herë në një vend (të kufizuar), hyrje e dalje shpesh a vazhdimisht (në një vend), shkuarje e dalje shpesh, vazhdimisht (në një vend).  (BQ-DSH). S. shih sin : çap e jakë

              *18969.ËSHTË EC E NGEC diçka fr.fol.,me-ton. - nuk përparon vazhdimisht, gjithnjë diçka, duke përparuar shënon edhe ngecje diçka.-Jeta ime, siç e di, ka qenë ec e ngec. (MI-SHT f. 136).

ECEJAKE-T

            *18970.BËN ECEJAKE dikush fr.fol.,fj.- shkon e vjen shpesh, shumë herë a vazhdimisht dikush në një vend, vete e kthehet prapa në një vend të kufizuar (me përsëritje të shpeshta) dikush, sillet, endet rrotull sa andej-këtej dikush, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë dikush (shumë herë). (VK-II f. 167). – Djemuria e Darsinit bënte ecejake plot potere shpërfillëse e ngacmuese për këto, sikur mezi priste sa të fillonte një shfaqje me karagjozin  në perde. (TL-PK f. 235). Aty ai nis e lëkundet, bën ecejake me këmbët si kërcij lejleku. (TL-PD f. 89). Fytyrat  i kishin si të mpira, bënin ecejake pa pushim dhe kthenin  kokat me rrëmbim. (EK-NJLV f. 145). Ajo zuri të bëjë ecejake  nëpër dhomë, me kurriz të kthyer nga ajo, ndërsa vajza ndihej  e pushtuar  nga mendimet. (NAJORG te : KD, 22 dhjetor 2001 f. VII). S.shih sin: vjen (sa) andej këndej (këtej) dikush

ECJ/E-A

            18971.BËN ECJE dikush fr.fol.,fj.- ecën dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bën çap (çapa) dikush

 *18972.ECJE E JAKJE fr.em.,fj.-1a. endje ,ecje herë nga një anë, herë nga ana tjetër, endje,ecje sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, endje,ecje herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër.-Në rrymat e shpejta të ndryshimeve cilësore, në të gjitha sferat e veprimtarisë së shoqërisë shqiptare, në këtë lëvizje kaotike të mendimeve e të ideve, është e kuptueshme se do të ketë ecje e jakje, rryma e kundërrryma, lëvizje përpara e kthim prapa, por edhe zhvendosje anësore. (HAMU-N f. 155).1b. endje,ecje pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, endje,ecje kot, kot së koti, endje,ecje e kotë.1c. vajtje e ardhje e shpeshtë (në një vend), vajtje e ardhje, ecje e përsëritur disa a shumë herë në një vend (të kufizuar), hyrje e dalje shpesh a vazhdimisht (në një vend), shkuarje e dalje  shpesh, vazhdimisht (në një vend).  (BQ-DSH).S. shih sin : çap e jakë

            *18973.ECJE PËRPARA fr.em.,fj.- përparim, mbrothësi.-Është i angazhuar për të krijuar kushtet për ndalimin  e kësaj dhune të tmerrshme dhe ecjen përpara. (EB,IM,BZ te : B, 7.09. 1998 f. 2). Ndjehet përherë e më shumë ankthi i ecjes përpara për t’ u barazuar  me modelet e letërsive të mëdha perëndimore. (EKO-KE f. 42).

            *18974.VIHET NË ECJE dikush  fr.fol., fj.- fillon të ecë dikush, ecën dikush.-Pasi morën vendim shkëmbyen ca fjalë me buzën në gaz dhe u vunë në ecje. (N-5 f. 89). S. shih sin : bën çap (çapa) dikush

ED-I

            *18975.I FIKUR EDIT fr.mb.,fj.- i etur, etshëm shumë, pa masë.-U ndal  thnegla në buzë të një kroi/e fikur edit/ për të pirë/uji u tund jashta zakonit. (NDM-V f. 181). S. i kallur eti; me buzë (mushkëri) të djegura

            *18976.KA ED (për ujë etj.) dikush fr.fol., fj.-etet, etohet, etshohet,eçtohet (për ujë etj.)  dikush, nuk ka pirë gjë një kohë të gjatë,  ka ngelur pa pirë gjë një kohë të gjatë, dëshiron, gjakon të pijë ( ujë, lëng etj.) dikush.- Ed nuk kishte. (RSI-VZ f. 130). S.  i hipën etja dikujt; ka  et (etje) dikush ; e kap etja dikë; e merr etja dikë;  e rrok eti dikë; I teret fyti dikujt;i thahet fyti (gryka , gurmazi) dikujt; i vjen et dikujt; e zë edi (etja) dikë

            *18977.E ZË EDI dikë fr.fol.,fj.- etet ,eto-het, etshohet,eçtohet dikush.- E kur të zë edi/ ndër përroje pi. (NDM-V f. 26). S. shih sin: ka ed dikush

EDUKAT/Ë-A

            18977a.EDUKATË FIZIKE fr.em.,fj.- lëndë mësimore që zhvillohet në shkollë për t’ i formuar nxënësit e studentët  nga ana fizike, për t’ I bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. (FGJSSH f. 414).

            18977b.EDUKATË MORALE-POLI-

TIKE fr.em.,fj.- lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike. (FGJSSH f. 414).  

            *18978.MERR EDUKATË  dikush  fr. fol., fj.-edukohet dikush.-Naum Veqilharxhi hedh idenë  se është e nevojshme që të gjithë  të kenë të drejtë  të marrin edukatë e mësim. (M.I.-NV f. 74).  S. shih sin: merr arsim dikush

EDUKIM-I

              18978a.EDUKIM FIZIK fr.em., fj.-  fizkulturë. (FGJSSH f. 478). S. shih sin:  kulturë fizike

            *18979.MERR EDUKIM dikush fr.fol., fj.- edukohet dikush.- Nga këta pishtarë të dijes Xhemajli mori arsimim e edukim të shëndoshë. (TESEL-GJP f. 55). S. shih sin: merr arsim dikush

EDH-I shm. EDHA-T

            18980.BËHET SI EDH I SHTIMË dikush fr. fol.,met.,krah.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, bie shumë, mjaft nga shëndeti dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69, SUAH-FPTSHPG-III f. 71, MAH-FSHRR f. 44). S.shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush

            18981.BËN SI EDHI KUR LËPIN GJOLLËN dikush fr.fol.,iron.,krah.- shtiret sikur nuk di, sikur  është fillestar, i papërvojë (në një punë etj.) dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69).

              18982.BIE SI EDHI NË DËRRASË dikush fr.fol., met.-bie në kushte shumë të mira jete dikush, bie në mes të të gjitha të mirave dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: bie si ariu në mjaltë dikush

            18983.EDHI SHKON PAS DHIE, EDHI  SHKON GJITHMONË PAS DHISË (SË ËMËS)      fr.fol.,proverb.- fëmija më tepër është i dhënë  pas së ëmbës. (ALSI te: Leka nr. 5/ 1930 f. 114, KOKA te: Leka nr. 4/ 1931 f. 114, VODE-THD f. 83)

            18984.ËSHTË SI EDHI NË DËRRASË  dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- është në kushte shumë të mira jete, është në mes të të mirave, është në gjendje fare të mirë jetësore a  ekonomike dikush. (JTH-K f. 150). S.shih sin : është si bleta në hoje dikush

            18985.ËSHTË SI EDH I SHTIMË (I SHTIRË)  dikush  fr.fol.,ftill.,krah.-1.  është shumë i dobët, është i tretur, thatim dikush.  S. shih sin : i duken brinjët dikujt.2. është  dështak në çdo punë dikush,  nuk është në gjendje të bëjë diçka dikush. 3. struket këndeve, qosheve si i trembur dikush, rri i strukur e i mbledhur nga frika dikush. (JTH-FFGJSH f. 265). S.  shih sin :  rri në bisht të sofrës dikush

            18986.GJUHET (HIDHET) SI EDHI NË DËRRASË dikush fr.fol.,krah.- nuk përmbahet dot nga gëzimi dikush, gëzohet shumë, pa masë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69). S. shih sin: i qesh lulja e ballit dikujt

            18987.KAPËRCEN SI EDHI NË DË-RRASË dikush   fr.fol.,ftill.,krah.- kalon, kapërcen  si është më së miri, më së bukuri dikush, kalon shumë mirë, shumë bukur dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: kalon si beg dikush

            *18988.KËRCEN SI EDH dikush  fr.fol., ftill., krah.- hidhet e kërcen andej e këndej (nga gëzimi) dikush.-Tërë natën,Dylit iu shti në ëndërr një rrafsh magjik, nëpër të cilin njerëzit kërcenin e lodronin si edhat. (ASH-KB f. 46). S. kërcen si lepur dikush; lodron si edh dikush

            *.18989.LODRON SI EDH dikush fr.fol., ftill.,krah.- hidhet e kërcen andej e këndej (nga gëzimi) dikush.-Tërë natën,Dylit iu shti në ëndërr një rrafsh magjik, nëpër të cilin njerëzit kërcenin e lodronin si edhat. (ASH-KB f. 46). S. shih sin: kërcen si edh dikush 

            *18990.MBAHET SI EDHI NË DË-RRASË dikush  fr.fol.,krah.- mbahet, trajtohet me  kujdes, interes të veçantë  dikush,  nderohet në mënyrë të veçantë  dikush, mbahet me nderime të veçanta, me kujdes të veçantë  dikush, mbahet,  trajtohet shumë mirë (si mos më mirë) dikush, mbahet me të gjitha të mirat  dikush, mbahet  mirë e si është më mirë  dikush. – Asnjëherë s’ kishte prekur punë me dorë e mbahej si edhi në dërrasë. (S.I.-D f. 63).

            *18991.E MBAN SI EDHIN NË DËRRASË dikë dikush fr.fol.,ftill.- tregon kujdes, interes të veçantë për dikë dikush, kujdeset shumë për dikë dikush, e mban me të gjitha të mirat dikë dikush,  e nderon në mënyrë të veçantë dikë dikush, e mban me nderime të veçanta, me kujdes të veçantë  dikë dikush, e mban, e trajton shumë mirë (si mos më mirë) dikë dikush , e mban mirë e si është më mirë dikë dikush. (ALSI te : Leka nr. 8-9/ 1938 f. 400, AXH-FR f. 194, AXH-VIII f. 173, AXH-XXVIII f. 142, FGJSSH f. 415, NABA-EY f. 144).- Shqipta-rët në Kosovë i mbanin serbët  si edhin në dërrasë,e këta s’ ishin mësuar ta shihnin shqiptarin të shkolluar e të zotin e vetvetes, por vetëm nën këmbë të tyre. (KSY-SHZ f. 30). S.shih sin: e mban si bukë (si bukën) me qiqër dikë dikush

            18992.E MËSON EDHI DHINË fr.pro-verb., iron.- e mëson dikë dikush që di më mirë a më shumë se ai nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, do ta mësojë i vogli të madhin. (VD-FTSH  f. 81). S. shih sin : eja (hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të tregoj arat (kufijtë, vreshtin)

            18993.I QETH EDHAT dikush fr.fol., iron.- është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (JTH-FFGJSH f. 265).S. shih sin: s’ të jep  barin e zgjebes  dikush

            *18994.RRITET SI EDHI NË DË-RRASË dikush fr.fol.,ftill.,krah.- rritet me të gjitha të mirat dikush, rritet në mes të të mirave dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69).-Mjerë ai që rritet si edhi në dërrasë. (FUSH f. 899). S. shih sin: rritet me ajkë koritash  dikush

            18995.RRON SI EDHI NË DËRRASË dikush  fr.fol.,ftill.- jeton, rron pa halle, pa brenga dikush, jeton, rron në mes të të mirave dikush, jeton, rron në kushte të mira jete dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin:   jeton si delja në maj  dikush

            18996.SI EDH fr.mb.,krah.- i shpejtë, i zhdërvjellët, i shkathët. (BQ-DSH).

            18997.SI  EDHI NË DËRRASË fr,ndf., krah.- në kushte shumë të mira jete, me të gjitha të mirat, në mes të të mirave,në gjendje të mirë jetësore, në gjendje të mirë shëndetësore a ekonomike. (BQ-DSH). S. shih sin :  si derri  gjetkëz

            18998.VETËM EDHI SHKON PAS DHISË fr.proverb.,iron.-secili duhet të mbështetet në vetvete, në forcat vetanake, secili duhet të jetë zot i vetes, i  vetvetes . (PETZE-FSHFRR f. 69). S. kali i mirë e shin vetë vrahun

EDHE

            18999. EDHE NË …fr.lidh.- përdoret  kur tregojmë se diçkapra prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë. (FGJSSH f. 415). S. shih  sin: edhe në qoftë se…

            18999a.EDHE  PSE fr. lidh.- përdoret për të lidhur fjali të varura lejore me fjalinë kryesore (p. sh.  Edhe pse  e dinte , nuk e tregoi).  (FGJSSH f.415,  1563)..-Dy televizionet tjera jo vetëm që nuk u solidarizuan dhe dënuan aktin, por bile shkuan aq larg, sa që njëri nga ta kontestoi, pa pikë ngurrimi,që policia ta ketë rrahur kolegun e tij të televizionit rival, edhe pse vetë nuk kishte qenë në vendngjarje. (IMU te: ERE, 18 tetor 2003 f. 11). Lexuesi  do të gjykojë më tej për vlerat e këtij libri, edhe pse në dukje që në herën e parë vihet re  mënyra origjinale e rrëfimit. (DHUNAM te: KD, 20 dhjetor 2003 f. 31). Të dyja i frikohen humbjes së zgjedhësve ... edhe pse deklarohet se do të bisedohet për çështje praktike. (ARMU te: ERE, 31 maj 2003 f. 8). Edhe pse je aq  shumë e frikësuar, mua të drojturit para tymit që s’ e shoh dhe erës së shkrumbit, më ke dhënë  një çikë forcë. (SO-TRR f. 89).Edhe pse kjo nismë  duket e largët për t’ u hedhur në diskutim... në një të ardhme jo shumë të largët do të marrë udhë institucionale. (BET te: ERE, 29 mars 2003 f.3). Puna s’ u shkonte mbarë edhe pse punonin ditë e natë ! (RSHE-RR f. 12). Edhe pse ishte myezin, edhe pse kishte atë kovaçhanë e atë arë prapa shtëpisë, Mistos iu duk i rënë nga dynjallëku. (SS-Z f. 324). S. edhe sepse ; me gjithë që ; me gjithë  se ; sado  që ;  vërtet që…

            19000.EDHE NË QOFTË SE…fr. lidh.- edhe po qe se…, edhe në…, edhe sikur…përdoret kur tregojmë se diçka prapë-seprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë, përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore me kuptimin” edhe po të”. (FGJSSH f. 415, 1616, 1751). S. edhe në…; edhe po qe se…; edhe  po të; edhe sikur

            19001.EDHE PO QE SE…fr.lidh.- për-doret  kur tregojmë se diçka  prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë. (FGJSSH f. 415). S. shih  sin: edhe në qoftë se…

            *19002.EDHE PO TË… fr.lidh.- përdo-ret  kur tregojmë se diçka  prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë, përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore me kuptimin” edhe po qe se”. (FGJSSH f. 1751).-Edhe po të përmbusheshin njëqind për qind të gjitha obligi-met, mjetet e grumbulluara do të mbulonin vetëm  65  për qind të  nevojave. (ALCEN te: B, 18 dhjetor  1995 f. 5). S. shih  sin: edhe në qoftë se…

            19003.EDHE SEPSE  fr.lidh- përdoret në krye të një fjalie të varur lejore, që tregon se, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme, nuk mund të ndalohet kryerja e veprimit të shprehur në fjalinë kryesore. (p. sh. Edhe pse kishte shumë punë, u tregua i gatshëm t’ i ndihmonte). (FGJSSH f. 1742-3). S. shih sin: edhe pse

            *19004.EDHE SIKUR ... fr.lidh.-  përdoret  kur tregojmë se diçka prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë, përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore me kuptimin” edhe po të”. (p.sh.: Edhe sikur të vonohet, do ta presim. Edhe sikur të bjerë shi, do të dalim të punojmë). (FGJSSH f. 415, 1751). - Edhe sikur koqe yshyri të mos shtie brenda në hambar, prapë se prapë bukën e gojës do ta kishte. (JX-N f. 148). Do të kthehesha me ju po, edhe sikur të isha nisur pa zbardhur dita. (HS-KS f. 227). S. shih sin : edhe në qoftë se…

EFEKT-I shm.EFEKTE-T

               *19005..(E) ARRIN EFEKTIN dikush fr.fol.,fj.-arrin veprim, ndikim, rezultat dikush.- Psikologu bëri një lëvizje si të rreptë trupi. Provokimi i tij  s’ e kishte arritur efektin që kishte pritur. (SO-TRR f. 57).  Jo ,imzot, si duket në mua amnezia ka vepruar dhe e ka arritur efektin. (BM te: R, 22.XII. 1984 f. 14).

            *19006.BËN EFEKT diçka a dikush, (E) BËN EFEKTIN diçka a dikush  fr.fol.,fj.-bën ndikim, veprim diçka a dikush (në diçka a dikë) , ndikon, vepron diçka a dikush  (në diçka a dikë).  (VK-II f. 39, 858, SKDO f. 466, FIA f. 112, IST f. 387).- Fjalët e saj ishin fërshëllyer gjithë indinjatë nga gaforrasit në sallë, por e kishin bërë efektin e tyre te trupi gjykues, i cili vendosi burgim me afat njëzet vjet, në vend të ekzekutimit. (DUTA-GD f. 80). Përpunimi  ideologjik e bëri efektin dhe solli rezultatin e kërkuar. (DHIKA-A f. 17). Fjalët e tij sikur bënë efektin për mrekulli. (NETO-GV f. 27). Goditjet ai dinte t’ i organizonte  mirë  dhe të befasishme ose më saktë spektakulare, që të bënin efekt tek opinioni  publik. (NETO-GB f. 89). Ka të vërteta të fuqishme, revoltuese, po që, për fat  të keq, janë ende të paafta për të bërë efekt në publik. (IK-ËMA f. 291). Ai konjaku sikur po bënte efektin : dalëngadalë po m’ i mpinte damarët. (PI-P f. 115). E para dhe e fundit mbahen mend dhe bëjnë efekt. (TL-AFM f. 104). (edhe moh.)

            *19007.I BËN EFEKT diçka dikujt fr.fol.,fj.- ushtron ndikim, veprim te dikush diçka. (FGJSSH f. 415). - Nga ana tjetër vërejti me shumë takt se ç’ efekt do t’ i bënin  këto fjalë nxënësit të tij. (DHIKA-A f. 98). Nxënësve nuk u bënin efekt. (VB-MK-MGJ-3 f. 159).

            *19008.BËN EFEKTIN E KUNDËRT, BËN EFEKT TË KUNDËR diçka fr.fol.,fj.- kundërvepron diçka, bën veprim, ndikim të kundërt diçka.- Ai nuk donte ta detyronte veten të flinte me çdo kusht, sepse e dinte se kjo përpjekje do të bënte efektin e kundërt. (NALE-D f. 19). E qëllon që, duke qenë prezent vula e kohës, të bëjë efekt të kundërt nga synimi  formal  i angazhimit. (AA-K f. 139). Por, ai nuk e dinte se fjalët e tij do të bënin efektin e kundërt e do ta nxitnin më tepër në atë lodër. (FKO-SH f. 47). Te Hamzë Aga çdo letër bënte efektin e kundërt. (S.I.-D f. 22). E kishte tronditur pastaj vetë shkrimi i tij që kishte bërë efekt të kundërt. (SD-M f. 190).

            *19009.BËN EFEKT TË MIRË diçka fr.fol., meton.- vepron, ndikon mirë diçka.- Më duket që edhe shikimi im e ndihmon që fjalët të bëjnë efekt të mirë. (JD-N f. 45). Këto ishin pak a shumë fjalët e babait. Por unë i përdora në kohë dhe bënë efekt të mirë.(JD-N f. 74). (edhe moh.)

            *19010.E BËN EFEKTIN E VET diçka  fr.fol., fj.- vepron,ndikon vetiu, vetvetiu diçka.-Kjo ndjenjë shoqërore e tij ndaj shefit pa mëdyshje do ta bënte efektin e vet. (TD-S f. 117).

            *19011.JEP EFEKT diçka  fr.fol.,fj.-jep fryt, rezultat diçka.-Mirëpo, as kjo nuk dha efekt. (YBA  te: R, 31 dhjetor 1991, 1 e 2 janar 1992 f. 7).

            *19012.KA EFEKT diçka  fr.fol.,fj.- ka fryt, rezultat, dukë, rëndësi, vlerë, dobi, ndikim diçka. (FGJSSH f. 415, IST f. 254).- Përdorimi i artilerisë së shumtë, nuk pati efekt, sepse shqiptarët luftonin të shpërndarë. (SG-APT f. 113). Sanksionet më të reja të pjesërishme kundër RFJ-së nuk do të kenë efekt. (p.a. te: KD, 3. 05. 1998 f. 7). Në Kosovë…ankesat tash për tash nuk kanë efekt. (BKA te: B, 19 janar 1996 f. 12). Humori do shokë, ndryshe s’ ka efekt. (RK-NJK f. 93). (edhe moh.)

            19013.MBETET PA EFEKT diçka   fr.fol.,fj.-s’ ngre fare peshë diçka. (VK-II f. 595).

            19014.NËN EFEKTIN e… fr. ndf., fj.- nën përshtypjen e… (EQSHI f. 234).

            *19015.PA EFEKT fr. ndf.,fj.- pa dukë, pa grat, pa grad,  pa vlerë, pa fryt, pa rezultat, pa sukses, pa dobi, pa rëndësi, pa prokopi. (VK-II f. 537, 548, IST f. 245, 279).-Goditja dhe satirizimi… jo vetëm nuk qëllon më të, është pa efekt, por  mundi të duket dhe absurd. (RK-TR f. 48). S. shih sin: pa bereqet 

EFSH-I

            19016.KA EFSH dikush  fr.fol., fj.-  vë-shtiroset, ndotet, efshohet, neveritet, pështiroset, gërditet dikush, i vjen për të vjellë dikujt, i villet dikujt, i vjen të vjellë dikujt. (FGJSH f. 102, FGJSSH f.  416). S. shih sin: ka ancirë dikush

            *19017.I VJEN EFSH dikujt  fr.fol.,fj   vështiroset, ndotet, efshohet, neveritet, pështiroset, gërditet dikush, i vjen për të vjellë dikujt, i villet dikujt, i vjen të vjellë dikujt. (FGJSSH f.  416, FSU f. 16).-Unë po të kisha qenë mashkull,-për Perëndi-do të më vinte efsh ta prekë së paku me dorë atë trup. (HS-S f. 37). S. shih sin: ka ancirë dikush

EGËR

            19018.AS EGËR, AS BUTË fr.ndf.,ant.- mesatarisht, me qëndrim mesatar, me sjellje mesatare. (BQ-DSH).

            19019.BLUAN EGËR dikush  fr.fol.,met.- flet ashpër, flet  me gjaknxehtësi dikush. (HK f. 147).   S. shih sin : bluan ballgur  dikush

            19020.FLET EGËR dikush  fr.fol.,ftill.- flet vrazhdë, flet fjalë të rënda dikush, flet me ton të vrazhdë dikush. (HB-II f. 190).  S. shih sin : bluan ballgur  dikush

            19021.E TRAJTON EGËR dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e trajton si armik dikë dikush, e trajton më keq se të tjerët  dikë dikush, e trajton brutalisht, vrazhdë dikë dikush. (EQSHI f. 245).

EGËR (I, E)

            *19022.BËHET E EGËR diçka (lufta etj.) fr. fol., fj.- bëhet e ashpër,e rreptë diçka.- Atje përleshja u bë e egër. (MEKO-T f. 273).

            *19023.BËHET I EGËR dikush  fr.fol., fj.- egërsohet, bëhet i vrazhdë dikush, bëhet barbar, mizor dikush, breshtet dikush, tërbohet, xhindoset dikush.  (FGJSH f. 103, MQ-LR f. 104,  FIA f. 125, 966).-Bile edhe ai lypsari që ecën udhës në punë  të vet, po ta trazosh, bëhet  i egër. (DA-KM f. 133).  S. shih sin: i bien boritë dikujt

            19024.S’ BËN AS ME TË EGËR, AS ME TË BUTË dikush fr.fol.,iron.,ant.- është shumë i pakuptueshëm, i pabindur, kokëfortë, kryeneç di-kush, nuk është i bindur e i shtruar dikush,  nuk i mbushet mendja fare dikujt për diçka, nuk shtro-het, nuk bindet fare dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet. (PETZE-FSHFRR f. 69). S. shih sin: nuk ha arsye dikush 

            19025.E BËN TË EGËR dikë dikush  fr.fol., meton.- e egërson, e zemëron, e xhindos,e tërbon dikë dikush. (FGJSH f. 103). S. shih sin: ia bën barkun vred dikujt dikush

            *19026.ME (MË) TË EGËR fr.ndf., meton.-  ashpër, vrazhdë, egërsisht, acar, jo me të mirë, jo me të butë, me vrazhdësi, me brutalitet, brutalisht, me mujshi, me dhunë . (FGJSH f. 102, HL-FF f. 15, FGJSSH f. 4, FIA f. 148).- Pse nuk e the atë ditë në mbledhje këtë gjë, po zure ta dridhje bishtin, jo ashtu jo kështu për Korren?- i foli Bredhka pak më të egër. (ZSA-VL-3 f. 186).  S.  shih sin: me për dhunë

EGËRSI-A

            *19027.ME EGËRSI fr.ndf.,fj.- ashpër, vrazhdë, egërsisht, acar, jo me të mirë, jo me të butë, me vrazhdësi, me brutalitet, brutalisht, me mujshi, me dhunë. -Ai  e zuri për krahu me egërsi dhe i tha: “Profesor!” (TL-PD f. 13).  S. shih  sin:  me për dhunë

EGËRSIR/Ë-A

               *19028.BËHET (SI) EGËRSIRË dikush  fr.fol., met.,krah.-vrazhdësohet dikush, bëhet mizor, barbar dikush, breshtet, egërsohet dikush. -I lanë fjalimet e mejtimet…e u bënë si egërsira se, pas urdhërit…filluan të shtien pa mëshirë mbi askerët. (MSG-TR f. 141). Vallë kush nuk ka dëgjuar për atë që, me që i kanë marrë dashurinë, është bërë egërsirë me fuqi të rrallë… ka vrarë, ka zhdukur. (MSG-TR f. 101). S. shih sin: e rrokin bërrlat dikë

EGJ/ËR-RA

            19029.I BËHET EGJËR dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e urren së tepërmi dikë a diçka dikush  i bëhet i padurueshëm, i mërzitshëm dikujt dikush a diçka, i mërzitet shumë, pa masë dikujt dikush a diçka. (HB-II f. 190, HB-FPD f. 104). S.shih sin: i bëhet dergjë dikujt dikush a diçka

            19030.I BIE EGJRA dikujt fr.fol.,id.-i flihet dikujt, i vjen për të fjetur dikujt. (BQ-DSH). S. i heq gjumë dikujt; ka gjumë dikush;  e kap (e merr) gjumi dikë; i kapiten sytë dikujt; I mbyllen sytë nga gjumi dikujt;  i mbyllen sytë (për gjumë) dikujt; i qepen sytë dikujt; i qepet gjumi në sy dikujt; e qëmton gjumi dikë; i shkojnë sytë për gjumë dikujt; i shkon gjumë për sysh dikujt; i tërheq gjumë dikujt; i vjen gjumë dikujt; e zë gjumi (i natës) dikë; I zvogëlohen sytë dikujt.Ant. nuk ka sy gjumi dikush

            19031.BLUAN EGJËR dikush fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, mezi e mban frymën me bukë dikush. (FGJSSH f. 417, 638). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush,  nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            19032.E DALLON EGJRËN NGA GRURI dikush fr.fol.,ftill.- e dallon, e shquan të keqen nga e mira dikush. (FGJSSH f. 417, IST f. 346). S. shih sin: e ndan bykun nga gruri dikush

            19033.EGJRA S’ BËHET GRURË fr.proverb.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain

            19034.EGJRËN DUHET NDARË PREJ GRURIT fr.proverb.– të keqen duhet dalluar prej të mirës, atë që nuk vlen duhet dalluar prej asaj që vlen. (FUSH f. 374).

            19034a.EGJRA E GRURI S’ BËJNË BASHKË  fr.proverb.,iron.- nuk pajtohen dot, i kundërvihen, nuk qëndrojnë, nuk rrinë dot bashkë dy gjëra të kundërta, të papajtueshme në mes vete. (HB-FPD f. 104). S. shih sin : janë si baruti e zjarri

            19035.EGJRA E PRISH EDHE GRU-RIN fr.proberb.- një njeri i keq e prish edhe të mirin. (HB-FPD f. 104, FGJSSH f. 417).S. shih sin : bie një dhi e strok (struk) një mijë

            19036.ËSHTË PA EGJËR dikush fr.fol., met.- është  shumë i pastër moralisht dikush,  është i ndërgjegjshëm dhe pa të meta dikush, është  i pastër në shpirt e në zemër dikush . (PETZE-GFSHFRR f. 69, VAGU-RIBE-KNA-POG f. 171). S. shih sin: është i bardhë si rrezja dikush  

            19037.HA EGJËR dikush fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, mezi e mban frymën me bukë dikush. (FGJSSH f. 417, 638). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush,  nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            19038.E  HA EGJRËN PËR  GRURË  dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për tjetër dikush. (AVSU-SHPMGJ f. 91). S. shih sin : i merr badrat  për presh dikush

            *19039.E HEQ EGJRËN PREJ GRURIT dikush  fr.fol.,ftill.- e heq, e mënjanon, e largon të keqen prej të mirës dikush, e heq, e largon, e mënjanon atë që nuk vlen prej asaj që vlen. dikush –Tahir Kolgjini thotë se duhet ta heqin  egjrën prej grurit... (FH-KPV f. 86).

            19040.KA EDHE EGJËR diçka  fr.fol., ftill.-1. nuk është e tëra e pastër dhe e cilësisë së mirë, por ka edhe pjesë jo të mira e të cilësisë së ulët (për një lëndë, për prodhime të ndryshme etj.).2.ka edhe pjesë të dobëta që duhen hequr (për një vepër shkencore, letrare etj.). (FGJSSH f. 417).3. ka edhe diçka të keqe, ka edhe diçka që nuk vlen. (BQ-DSH).

            19041.E KA EGJËR dikë a diçka dikush  fr.fol.,id.- nuk e do ,nuk e honeps fare dikë a diçka dikush, e urren fare dikë a diçka dikush. (HB-III f. 193). S. shih sin:  e ka bezdi të madhe   dikë a diçka dikush

            19042.S’ KA EGJËR NË BARK dikush fr.fol. ,id.- s’ është  i djellëzuar dikush, është  shumë i pastër moralisht dikush,  është i ndërgjegj-shëm dhe pa të meta dikush, është  i pastër në shpirt e në zemër dikush. (JNU-FPM f. 59). S. shih sin: është i bardhë si rrezja dikush 

            19043.E KA EGJËR NË SY dikë a diçka  fr. fol.,iron.-nuk e do fare, e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps dot fare dikush dikë a diçka, s' e  duron  dot  fare  dikush dikë a diçka, s'e sheh dot me sy dikush dikë a diçka. (HB-IV f. 239). S.shih sin :  e ka bezdi të madhe  dikë a diçka dikush

            *19044.MBIJNË SI EGJRA  fr.fol., ftill.krah.- mbijnë pa dashje, mbijnë vetvetiu  .-Këta grekërit mbijnë si egjra, atje ku nuk i mbjell. (THK-PËR f. 445).

            19045.E MBJELL EGJRËN MBI DRITHË dikush  fr.fol.iron.- shkakton, shtie grindje, përçarje në mes njerëzve dikush. (SHS-FESH f. 141, SHS-FGJK f. 178). S. shih sin: hedh çika dikush

            19046.E NDAN EGJRËN NGA GRURI (PREJ GRURIT) dikush fr. fol.,met.- e dallon, e shquan të keqen nga e mira, të padobishmen nga e dobishmja, të drejtën nga e padrejta dikush, e dallon atë që s’ është e vërtetë nga ajo që është e vërtetë dikush. (FGJSSH f. 417,PETZE-FSHFRR f. 69, IST f. 346). S. shih sin: e ndan bykun nga gruri dikush

            19047. NJERI PA EGJËR fr.em,ftill.- njeri pa djallëzi. (JNU-FPM f. 59).

            19047a.IA PËRZIEN ME EGJËR dikujt dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen   dikë dikush, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi  dikujt dikush. (HB-FPD f. 105). S. shih sin : ia përzien me bakër dikujt dikush

            19048.SIKUR KA NGRËNË EGJËR dikush fr. fol.,mb.,krah.-  shumë  i  dobët  a shëndetlig   (NMUS-SHPK f. 77,106). S shih sin:  asht e lëkurë

            *19049.E ZË EGJRA dikë fr.fol.,id.-1.  shushatet, shastiset, trulloset, trullohet dikush, shkon si i dehur dikush, nuk di si të veprojë drejt dikush, nuk di nga të vete (më tej) dikush, sillet a vepron në mënyrë jonormale dikush . (HK f. 150, HB-II f. 190, HB-III f. 211, HB-FPD f. 104, SHS-FESH f. 141, SHS-FSHK f. 178, FGJSSH f. 417, 2230).–Cutja rrinte i përgjumur, i shushatur, se kishte ngrënë bukë të re e e kishte zënë egjra. (MK-AJ f. 159). S. shih sin: i humb batha dikujt.2. fle dikush . S. shih sin: e zë gjumi dikë. 3. i flihet dikujt, i vjen për të fjetur dikujt. S. shih sin : e merr gjumi dikë. (BQ-DSH). 4. e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, rreziku, e liga, e zeza dikë. (ALSI te : Hylli i Dritës nr. 6-8/ 941 f. 334).-Eu, po ç’po flas vetë me vete, sikur të më zinte egjra ... (AQ-VE f. 35).S. shih sin : e gjen allagjakun dikush

            19050.TË ZËNTË EGJRA!fr.fol., mallk.- të ndodhtë një gjë e keqe! vdeksh)!të gjettë rreziku, fatkqësia,e keqja,e liga!  (PJGJU-3/ 83 f. 348, SUAH-SHPPG f. 84). S. shih sin: të vënça në arkë!

EJAM-I

            19051.IA GJEN EJAMIN diçkaje (një pune, veprimi etj.) dikush  fr.fol.,ftill.- e bën, e punon diçka (një punë, një veprim etj) dikush në kohën më të përshtatshme, më të volitshme, më të mirë, ia gjen kohën e duhur, kohën e përshtatshme  diçkaje (një pune, një veprimi etj. dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia gjen ajamin diçkaje (një pune, veprimi etj.) dikush

            19052.KA EJAM diçka fr.fol.,id.- ka mbarësi, sukses diçka. (BQ-DSH).

            19052a.E KA EJAMIN  fr.fol.,ftill.- 1. diçka (një punë etj.) e ka kohën e përshtatshme (për t’ u bërë) diçka (një punë etj.).S. shih sin: e ka ajamin diçka (një punë etj.). 2. (toka, ara) e ka kohën e përshtatshme, volinë për mbjellje, për lërim (toka, ara).(BQ-DSH). S.shih sin:e ka ajamin (toka, ara)   

            19053.I MERR  EJAM(I) diçkaje (një pune etj.) fr.fol.,id.-krijohen kushte të volitshe,të përshtatshme për një punë (vjelje, mbjellje, lërim, korrje, shirje etj.),i krijohen, i sigurohen kushte, rrethana të mira, të mbara, të volitshme diçkaje (një pune etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: i merr ajam(i) diçkaje (një pune etj.)

EKONOMI-A

            19054.BËN EKONOMI dikush fr.fol.,fj.- ekonomizon, kursen, bën kursime dikush,  e shpenzon a e përdor diçka dikush me kujdes, me masë a me kursim, i pakëson shpenzimet e diçkaje dikush. (FGJSSH f. 419, FIA f. 926, 988, NABA-EY f. 195). S. heq (vë) mënjanë  diçka dikush

            19055.EKONOMI NATYRALE fr.em., fj.-ekonomi zakonisht fshatare, që prodhon gjithçka për nevojat vetjake dhe jo për tregun. (FGJSSH f. 1198).

            EKONOMI POLITIKE fr.em.1.  dijesia që studion ligjet e prodhimit, të këmbimit dhe të shpërndarjes së të mirave materiale në shkallë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. 2. lëndë mësimore që i jep njohuritë e nevojshme të  dijesisë (ekonomisë politike)  në shkollë. 3.  teksti mësimor shkollor që i përmban njohuritë e lëndës mësimore (ekonomi politike). (FGJSSH f. 418, 1515).

            19056.EKONOMI SHTËPIAKE fr.em., fj.- lëndë mësimore  në shkollën tetëvjeçare që u mëson nxënësve si të mirëmbajnë shtëpinë, si të gatuajnë, si të qepin etj. (FGJSSH f. 418).

            *19057.EKONOMI E TREGUT fr.em., fj,ek.-  ekonomi që mbështetet në ofertë e kërkesë.-Njerëzit e kulturës në Shqipëri duhet t’ u përshtaten  rrethanave të reja, ekonomisë së tregut. (MEKRA te: KD, 22 nëntor 2003 f. 25).Falë… filleve të ekonomisë së tregut dhe mirëkuptimit të njerëzve tanë, libri shqip mbijetoi…(ALO te: B, 28 shtator 1995 f. 8).Ekonomia e tregut nuk u ndihmoi botuesve tanë që të fuqizoheshin sadopak, ndërkohë që politikat kulturore…e kanë  Kosovën  pa asnjë botues të qëndrueshëm. (MEKRA te: KD, 16 KORRIK 2005 f. 25).

            *19058.EKONOMI E ZEZË fr.em., fj., ek.- ekonomi ilegale, e paligjshme, ekonomi kontrabandë.-Nëse qëllimi është të zvogëlohet papunësia dhe të shtyhet zhvillimi  ekonomik, ekonomia e zezë duhet të mirëpritet… (p.a. te: KD, 21 prill 2004 f. 29). Ekonomia e zezë është veçanërisht e rëndësishme në kohë krize. (p.a. te: KD, 21 prill 2004 f. 29).

EKSPERIMENT-I shm.EKSPERIMENTE-T

            19059.BËN EKSPERIMENTE dikush fr.fol.,fj.- eksperimenton dikush. (FGJSSH f. 132).

EKSTAZ/Ë-A

           19060.BIE NË EKSTAZË dikush  fr.fol.,fj.- entuziazmohet shumë dikush. (FGJSSH f. 421, FIA f. 521). S. mbërrin pikën e ekstazës dikush

            19061.ËSHTË NË EKSTAZË dikush  fr.fol., ftill.- është  shumë i entuziazmuar dikush .(FGJSSH f. 421).

            *19062.MBËRRIN PIKËN E EKSTA-ZËS dikush fr.fol.,meton.- entuziazmohet shumë , pa mazë dikush.-Por, para se të mbërrinim pikën e ekstazës, Zdravka, ashtu e dehur u shkëput dhe më tha-Meleviçi si impotent, urren të gjithë meshkujt. (SUKRA-RRM f. 34). S. shih sin: bie në ekstazë dikush

            *19063.I RËNË NË EKSTAZË fr.mb., fj.-i entuziazmuar shumë, pa masë .-Disa prej tyre, të dehur nga afshi yt, të rënë në ekstazë, shtrihen në kraharorin tënd. (AVA-NË f. 56).

EKSTREM-I shm.EKSTREME-T

            19064.ÇON NË EKSTREM dikush fr. fol. ,me-ton.-e tepron dikush, nuk e ruan masën e duhur di-kush. (IST f. 49). S. shih sin: del nga ama dikush, del prej amet dikush

            *19065.E ÇON DERI NË EKSTREM diçka dikush, E ÇON NË EKSTREM diçka dikush fr.fol., meton.- e tepron diçka dikush. (IST f. 332).-Ka variante të  kritikës moniste që i çojnë deri në ekstrem, i thellojnë të metat e koncepteve të mësipërme. (AU-PE f. 164). Ahmet Zogu, dy dekada më parë,e çoi vijën tjetër deri në ekstrem me likuidimin fizik të pothuaj të gjithë  ithtarëve të vijës tjetër. (NSPA te: KOM nr. 5, 16.02.1998 f. 6). S. shih sin:  ia shton një bisht diçkaje dikush

            *19066.KALOHET NË EKSTREM  diçka   fr.fol.,fj.- teprohet diçka  .-Ajo që duhet harruar apo lënë në një fushëveprimtari të këtillë... është fakti që në tëharrjen e fjalësit të gjuhës sonë nuk duhet të kalohet në ekstrem. (QMU te: ZR nr. 1511, 14.IV. 1981 f. 15). Është  S. kalohet në tepri  diçka ; i kalon (i kapërcen) kufijtë diçka ;  e merr gardhin diçka ; shkon deri në ekstrem diçka, shkon në ekstrem diçka

            *19067.KALON NË EKSTREM(E) dikush fr.fol.,meton. (IST f. 165).- e tepron  dikush.- Ti gjithmonë kalon në ekstreme. (KB-TNZ f. 414). S. shih sin: del nga ama dikush

            19068.NË EKSTREM fr. ndf.,meton.- shumë,  së tepërmi, pa masë, sa nuk ka ku to shkojë (ku të vejë) më tej, sa më shumë që të jetë e mundur. (IST f. 208). S.  shih sin:  deri në kulm, sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet

            *19069.SHKON DERI NË EKSTREM diçka , SHKON NË EKSTREM diçka  fr.fol.,meton.-  teprohet diçka.- Ishin arsimtarët ata që me një vullnet që shkonte deri në ekstrem arritën të mbajnë  gjallë  arsimin shqip. (ZBE te : R, 22 dhjetor 2000 f. 5). Aq në ekstrem ka shkuar spekulimi  me lejen që e kanë marrë socialistët për të vjedhur votat dhe për të përmbysur rezultatin...(MEBA te : BS, 20 korrik 2001 f. 11). S. shih sin : kalohet në ekstrem

            *19070.E SHPIE DERI NË EKSTREM diçka dikush fr.fol.,meton.-  e tepron diçka dikush.-Çdo rezervë që shprehet në Kosovë e shpiejnë menjëherë deri në ekstrem dhe pyesin: mos duhet ta izolojmë atë? (HYSFERR te: GAZSHQ nr. 15 f. 15).. S. shih sin: i vë bisht në kokë diçkaje dikush

EKUATOR-I

            19071.EKUATORI MAGNETIK fr.em., fiz.- vijë jo e rregullt që formohet rreth Tokës nga një varg pikash ku pjerrësia e fushës magnetike është baras me zero. (FGJSSH f. 422).

            19072.EKUATORI QIELLOR fr. em. ,astr.- rrethi më i madh i sferës qiellore, që përfytyrohet si një rrafsh  pingul me boshtin e rrotullimit të Tokës. (FGJSSH f. 422).

EKUILIB/ËR- RI

            *19073.(E) HUMB EKUILIBRIN  dikush fr. fol.,fj. .1. shpërqendrohet, hutohet, shushatet dikush.-Rroku, i zënë në befasi, humbi ekuilibrin, u plandos në rruginën e ngushtë ndërmjet dyshekëve. (PARB-V f. 284).S. shih sin : i humb batha dikujt . 2. pengohet dikush në diçka, sa nuk rrëzohet,  anon, anohet, hepohet, vaiset  dikush sa nuk rrëzohet, peshon, rëndon më(në) një anë dikush sa nuk rrëzohet, nuk e mban qëndrimin e mëparshëm dikush. (SKDO f. 160).- Barrën nuk dinte ta ngarkonte, trupin s’ dinte si ta mbante, shpesh e humbte ekuilibrin dhe e merrte ana. (PARB-V f. 404). Mos i zërë veshët me duar ! Unë jam i keq, jam mendjemadh...thirra, duke humbur ekuilibrin. (DA-TG f. 58). S.shih sin :  merr anash dikush

            *19074.E PRISH EKULIBRIN dikush fr.fol. ,fj.-  e prish qëndrimin e mëparshëm dikush., nuk e mban, nuk e ruan qëndrimin e mëparshëm dikush.--Kisha mbetur i harruar, i heshtur dhe kokulur nga pija që kishte prishur ekuilibrin e kthjelltësisë. (SO-TRR f. 45).. S. shih sin: merr anash dikush

            19075.E RUAN EKUILIBRIN dikush   fr.fol., meton.- e mban, e ruan qëndrimin e mëparshëm dikush. (SKDO f. 160). S. shih sin :e ruan  baraspeshën  dikush

            *19076.VENDOS EKUILIBËR (EKU-ILIBRIN)  dikush fr.fol., fj.-  vë , vendos gjendje të mëparshme, gjendje baraspeshe dikush.- Ai përpiqej shumë për të vendosur ekuilibrin, për t’ u dukur si gjithmonë , po përbrenda tij  ishte thyer e bërë copë  diçka, të cilën ai nuk kishte dashur asnjëherë ta pranonte. (NETO-GB f. 153).. S. shih sin: mban drejtpeshim dikush, e mban drejtpeshimin dikush

EKZISTENC/Ë-A

            *19077.ËSHTË NË BUZË TË EKZIS-TENCËS dikush fr.fol.,ftill.- është në gjendje të rëndë jete dikush,  është në gjendje kritike të jetës dikush, është në gjendje shumë të keqe, kritike  jete  dikush.- Gjendja e pastërtisë, papunësia e popullatës janë nga çështjet kyçe, ngase jemi në buzë të ekzistencës. (BAKRA te: KS, 10.09.2002 f. 6).

ELB-I

            19078.ELB BIRRE fr.em.,fj.- lloj  elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash  dhe që përdoret zakonisht  për prodhimin e birrës. (SM f. 227). S. elb distik (dyrreshtor)

            19079.ELB DISTIK  fr.em.,fj.- lloj  elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash  dhe që përdoret zakonisht  për prodhimin e birrës. (FGJSH f. 86, FGJSSH f. 423). S.shih  sin: elb birre

            19080.ELB DYRRESHTOR fr em.,fj.-lloj  elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash  dhe që përdoret zakonisht  për prodhimin e birrës. (FGJSSH f. 423). S.shih  sin: elb birre

            19081.ELB I EGËR fr.em.,fj., L. Hordeum europaeum.-bar i keq i kullotave dimë-rore me kalli si të elbit dyrreshtor, që është i dëmshëm edhe për bagëtinë. (FGJSSH f. 423).

            19082.ELB I  VERMË frem.,fj.- lloj elbi që piqet verës. (FIA f. 90). S. elb veror

            19083.ELB  VEROR frem.,fj.- lloj elbi që piqet verës. (FIA f. 270). S.shih sin:  elb i vermë

            19084.ELB I VISHTË fr.em.,fj., L. Hordeum vulgare. - lloj elbi që piqet në vjeshtë. (FIA f. 90). S. elb vjeshtak (vjeshtarak, vjeshtar, vjeshtuk)

            19085.ËSHTË ELB E JO GRURË dikush fr. fol.,iron.- është i ngathët, i plogët dikush. (PETZE-FSHFRR f. 70).S. është si qeni i Zeqos  pranë vijës dikush

            19086.(PO) U POQ ELBI, DO DRAPRIN     fr.proverb.-  1. një punë , një veprim, një proces kryhet, zhvillohet nganjëherë vetiu, vetvetiu varësisht nga kushtet, rrethanat përkatëse, të natyrshme, normale, paraprake.  S.shih sin : po u arrit dardha, do të bjerë .2. çdo punë bëhet në kohën e vet, punët bëhen me rend, çdo punë bëhet me rend, me kohë a në kohën e duhur, çdo punë e ka kohën, radhën e vet, çdo punë duhet punuar , bërë sipas kohës, radhës . (FUSH f. 758-9).  S. shih  sin : s’ blihet djepi pa lerë djali                                                                                                                                                                                                                                   

            19087..E SHPON ELBI dikë fr.fol., me-ton. - është i fuqishëm dhe punon, vepron si i azdisur dikush. (NMUS-SHPK f.77).

ELBËT (I)

            19088.IA PËRZIEN ME TË ELBËT (ME TË ELBËTA)  dikujt dikush fr.fol.,iron.-e mashtron hapur, sy ndër sy dikë dikush, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi  dikujt dikush. (HB-II f. 190,HB-III f. 191,  HB-FPD f. 21, 105). S. shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush

            19089.I PËRZIHET ME TË ELËBËT dikujt fr. fol.,iron.- nuk është në gjendje të zotërojë veten dikush, është si  i trullosur , si i dehur  dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush, nuk është në gjendje normale dikush. (AÇ-GJA-I-1971  f. 129). S. shih sin : nuk është në bokë dikush

ELEFANT-I

            19090.ELEFANT DETI fr,em.,fj.,zool.-lloj foke me feçkë si të elefantit. (FGJSSH f. 423).

ELEKTRIK-U

            19091.ELEKTRIK DETI fr.fol.,id.,zool. -peshk elektrik.  (FGJSSH f. 424).

ELEMENT-I shm.ELEMENTE-T

            19092.ELEMENTET E LEHTA fr.em., k.- elemente që kanë peshë atomike të vogël. (FGJSSH f. 960). Ant. elementet e rënda

            19093.ELEMENTET E RËNDA fr.em., k.- elemente, që kanë peshë atomike të madhe. (FGJSSH f. 1656). Ant. elementet e lehta

ELOZH-I  shm.EOZHE-T

            *19094.I BËN ELOZHE dikush fr.fol., fj.-1. (një femre) përpiqet ta shtjerë në dorë, synon ta futë në dorë me lajka, me të mirë dikush (një femër), i laritet, i lëvyret dikush (një femre), përpiqet t’ i pëlqejë a ta bëjë për vete (një femër) dikush, përpiqet t’ ia fitojë zemrën (një femre) dikush,  i bën lajka, e lajkaton, e lazmon  (një femër) dikush, cilën përpiqet ta bëjë për vete a të ketë marrëdhënie dashurie a lidhje të ngushta dashurore me të.-Ajo po e dredh me atë haramin  e tregtarit të lëkurëve, Llaqi Likon. Edhe Talo Dylberi i bën elozhe. (SUKRA-OK f. 5). I bënin elozhe regjimit dhe filozofisë  idealiste. (VB-MK-MGJ -3 f. 42).  S.  shih sin: i vjen anash dikush (një femre).2.(dikujt a diçkaje)i bën nderime dikujt a diçkaje dikush duke e vlerësuar shumë në sy të të tjerëve, i bën lëvdata të tepruara dikujt a diçkaje dikush, e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e madhëron,  e himnizon, e lavdëson dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 425, 955). S.i bën lavde (lavdërime, lëvdata) dikujt a diçkaje dikush; e çon lart  (në qiell, në vranësira të bardha)  dikë a diçka dikush; i hedh lule dikujt a diçkaje dikush; i jep madhështi dikujt a diçkaje dikush;  e ngre lart dikë a diçka dikush; i ngre himne dikujt a diçkaje dikush ; i ngre monument dikujt a diçkaje dikush ; e ngre në piedestal dikë a diçka dikush ; i thur  elozhe (himne, këngë, lavde, lavdërime, lëvdata) dikujt a diçkaje dikush; i vë pendë dikujt a diçkaje dikush ; e vë në piedestal dikë a diçka dikush.Ant. e zbret  nga piedestali  dikë a diçka  dikush

            I THUR ELOZHE dikujt a diçkaje dikush  fr.fol.,fj. - e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e lavdëson dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 425). S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush

ELVER

            19095.I VJEN ELVER diçka dikujt  fr. fol.,id.- i pëlqen diçka dikujt, i bën,i bie, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda   diçka dikujt, i ëndet, i dhesket, i dheshket  dikujt diçka, e do, e dëshiron, e pranon, e honeps, e pëlqen  diçka dikush me ëndje, me kënaqësi, i leverdis diçka dikujt .(BQ-DSH). S.i bie në çetele (në rabush) dikujt diçka; i bie për qejfi diçka dikujt; i bie për shtat(i) dikujt diçka; i bie tamam dikujt diçka; ia do mideja diçka dikujt; ia do (ia heq) zemra diçka dikujt; i heq zemra dikujt për diçka; ia ka ënda (ëndja) diçka dikujt; e ka huj (qejf) diçka dikush, ia ka qejfi diçka dikujt; i shkon për dell (për huj) dikujt diçka; i shkon për lale dikujt diçka; i shkon për pir (për piri) dikujt diçka; i shkon për shtat (për zemër) diçka dikujt; i vete për shtat  diçka sikujt; i vjen për lale dikujt diçka; i vjen (për) mbarë diçka dikujt; i vjen pas midesë (pas qejfit) diçka dikujt; i vjen osh diçka dikujt;  i vjen në semt diçka dikujt; i vjen për qejfi (për shtat) diçka dikujt; shih sin: ia do ana diçka dikujt . Ant. nuk ia ban dera diçka dikujt  (edhe moh.)

EMBARGO-JA

            *19096.ËSHTË NËN EMBARGO diçka fr.fol., ftill.- është e ndaluar diçka.-Presidenti Rugova dhe disa parti politike  janë nën embargo. (RMU te: B, 8.11. 1997 f. 7). Tash shumë gjëra janë nën embargo dhe mund të zbulohen vetëm me letra anonime. (IBRE te: ZR nr. 1386/91 f. 18).Ai vetë ka zgjedhur që Serbia të mos jetë nën embargo për naftë dhe barna. (p.a. te: KD, 21.11. 1997 f. 4). S. gjendet nën embargo diçka

            *19097.GJENDET NËN EMBARGO diçka fr. fol.,ftill.- është, gjendet e ndaluar diçka.- Kjo mund të reflektojë me mungesën e ligjit për prokurim publik, i cili ligj atualisht gjendet nën embargo. (LAVHA te: KS, 15 tetor 2003 f. 7).  S. shih sin: është nën embargo diçka

            *19098.HEQJE E EMBARGOS  fr.em., fj.-debllokim, zhbllokim.-Pas heqjes së embargos nga OKB-ja dolën në tregun botëror 2 milionë barelë naftë të papërpunuar. (p.a. te: KD, 29 korrik 2003 f. 15).

            *19099.MBAHET NËN EMBARGO diçka fr.fol.,ftill.-  mbahet e ndaluar diçka.-Pjesa dërrmuese e tirazhit  u konfiskua  dhe u mbajt nën embargo ose, si thotë  vetë autorja „ në burgun e librave“, deri në fund të viteve 80. (AVI te: KD, 31 maj 2003 f. 29).

            *19100.MBETET NËN EMBARGO diçka fr. fol., ftill.-  mbetet e ndaluar diçka.-Do të na qortojë historia/për beteja të pabëra/ që mbetën  nën embargo. (SKBA te: JR nr. 9-10/ 88 f. 1326).

            *19101.I VË EMBARGO diçkaje dikush fr.fol.,fj.- e ndalon, e pengon  diçka dikush,  merr masa  që më parë që të mos ndodhë a të mos zhvillohet më diçka.-E di se durimit/ s’ mund t’ i veni embargo/ As dashurisë për paqe. (HKÇ-N f. 9). S.ia mbyll shtegun diçkaje dikush; i (ia) pret rrugën (shtegun, udhën) diçkaje dikush; shih sin: e vë (si)  ad akta  diçka dikush

            *19102.VIHET NËN EMBARGO diçka, I VIHET EMBARGOJA diçkaje  fr.fol.,fj.- ndalohet diçka.- Doli numri i parë i „Alternativës“, revistë që pati një ndikim të rëndësishëm emancipues në planin kulturor e kombëtar pas kohës aq të gjatë që gjithçka shqiptare ishte vënë nën embargo. (BKBA te: B, 7 gusht 1996 f. 5).Ishte 20 miliardë dollarë  në vit para se të vihej embargoja e OKB-së ndaj Irakut për shkak të pushtimit të Kuvajtit. (p.a. te: KD, 21. 04. 1998 f. 8).

EMBRION –I

            19103.NË EMBRION  fr.ndf.,meton.- në fillim, në zanafillë. (SKDO f. 223-227). S. në djep

            *19104.QË (QYSH) NË EMBRION fr. ndf. ,meton.- që në fillim, që në zanafillë, që në fillesë, që në çastin kur sapo ka nisur të rritet  e të zhvillohet.-Millosheviqi nëpërmjet UDB-së është përpjekur që të likuidojë që në embrion  çdo lëvizje të shqiptarëve në Kosovë  për Liri dhe Pavarësi. (AZHA  te: KOM nr. 13, 7.08. 1998 f. 38). Disa shfaqje  ideologjike të huaja që janë vënë re në fushën e artit dhe të kulturës...duhen luftuar qysh në embrion. (AU-PE f. 184).  S. që në vezë

            *19105.ZË EMBRION diçka fr.fol., meton.- formohet, krijohet diçka, nis të formohet, të krijohet diçka.-Dhe pikërisht  në përplasje të këtyre dy shtytësave do të zërë embrion dhe do të marrë shtat  poezia e Fahredin Gungës. (AA te: KD, 5 prill 2003 f. 30). S. shih sin: zë fill diçka

EM/ËR-RI

                *19106.BËHET EMËR dikush  fr.fol., iron.-njihet, përmendet për të keq dikush,ia zënë emrin në gojë  për të keq dikujt. (FGJSSH f. 130).-Do të prishem dhe do prish  dhe do bëj  të bëhem emër! (AAS-K f. 95). S.shih sin: i del emri i keq (i zi) dikujt

            19107.BËHET EMËR NË DYNJA dikush fr. fol.,iron.-komprometohet, shpërndero-het, njolloset, turpërohet keq dikush, bëhet turp i botës dikush, turpërohet botërisht dikush, e merr njëerëzia (bota) nëpër gojë  dikë (për të keq). (PGJI te : st. fil. nr. 4/ 70 f. 13).S. shih sin: bie në baltë dikush

               *19108.BËHET EMËR ME NAM dikush fr.fol.,per.-bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush, përmendet, shquhet, dallohet  për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet  për( të) mirë  dikush,  flitet (për) mirë për dikë..-Vetë Jashari u bë emër me nam. (ZYNE-PLR f. 150). S.bëhet me emër dikush ; bëhet emër i njohur dikush ; bëhet i famshëm  dikush ; bëhet me nam dikush ; bëhet me nam e zë dikush ; bëhet i njohur dikush ; bën bujë (emër) dikush ; bën figurë të mirë dikush ;  bën nam dikush ; i del emri (nami, zëri) (i mirë) dikujt ;fiton emër (famë, nam, nam dhe bujë) dikush ; fiton emër (nam) të madh (të mirë) dikush ; fiton zë dikush ; i hapet nami dikujt ;i hipën emri dikujt ; hyn në histori dikush ; jep nam dikush ;e ka namin gjer në Stamboll dikush, diçka a një vend;lë emër dikush, lë emrin dikush ; lë nam (vulë, zulmë) dikush ; merr dhenë nami (zëri) i dikujt ;  merr emër (famë) dikush ; merr nam dikush, e merr namin dikush ; merr nam të madh (të mirë) dikush ; i përhapet zëri dikujt ; i shkon nami larg dikujt ; i shkon nami në Stamboll dikujt ; ushton nama e dikujt ;i vete nami anembanë dikujt ; i vete nami larg dikujt; i vete nami gjer në Stamboll dikujt ; i vete zëri në gjithë botën dikujt .Ant. i del emri i keq dikujt   

              *19109.BËHET EMËR I NJOHUR dikush fr.fol.,per.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Ky shkrimtar i ynë u bë emër i njohur jo vetëm për kritikën letrare dhe për botuesit frëngë, por edhe për shtresat e gjera. (YJ-L f. 117).Vogëlushi, në luftën e fundit në Drenicë, shpejt do të bëhet emër i njohur ... në mesin e luftëtarëve. (ZBE te: R, 25 korrik 2000 f. 8).  S.shih sin: bëhet emër me nam dikush

            *19110.BËN EMËR dikush fr.em.,id.- 1.  bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 133, SKDO f. 145, 323).- Autori  u ndal  në vlerën historike të disa toponimeve të zonës së Malësisë së Madhe , të lidhura me ngjarje  e persona  që kanë bërë emër  në historinë e popullit shqiptar. (ERA : SF nr.4/ 89 f. 255).Ai bëri emër si njeri me kulturë. (DHSSH te:  st.fil. nr. 1-2/ 99 f. 151). Që të gjithë individët e ndershëm , që kishin arritur të bëjnë emër në këtë qytet, Imërli Llaçi orvatej t’ i vinte në peshoren e tij  prej një tregtari të verbër. (MI-SHT f. 90).Koncertin në fjalë, me pjesë-marrjen e vet, do ta nderonin kompozitorë, që  kishin bërë emër në kryeqendër. (MI-SHT f. 313). Erdhi Azem Bejta/ uroi me zemër,/ erdhi Hasani/ që bëri emër! (RG-LD f. 40). Njeriu s’ mund të jetë njeri/ e as të bëjë emër/ po s’ pati për të gjithë/ dashuri në zemër. (RG-Z f. 7). Riza Greiçevci tashmë ka bërë emër në letërsinë  e sotme shqipe. Që në  bankat e shkollës, si  i ri...paralajmëronte se kemi të bëjmë me një talent e një krijues, që ka dell prej artisti. (ZEMUR te: ERE, 11 tetor 2003 f. 16). Akademik Ajeti deri më sot bëri emër sidomos në fushën e studimeve gjuhësore, duke vënë dorë të sigurt mbi shumë probleme nga fusha e dialektologjisë historike shqipe. (SO te: R, 8.XII. 1979 f. 13). Në luftën kundër turqve Pertika bëri emër. (SD-SHKT-I f. 77).S.shih sin: bëhet emër me nam dikush. 2. urdhëron dikush. (VK f. 219, PETZE-FSHFRR f. 70).- Ca kohë më parë, një hajvan doktor... bëri emër që t’ u hiqen këmborët bagëtive. Urdhri urdhër. Të  më besosh se të flas me dorë në zemër. (SOAN-TZ f. 236). E i dëftojnë  si Mark Milani/ Ushtrisë së vet emër ai bëri/ të niset natën për Nokshiq. (GJF-LM f. 307). Dëgjoni, o njerëz e të parë, unë dua të bëni emër të vijë Qamili në shtëpi. (MK-AJ f. 274). Mirëpo, Partia kishte bërë emër edhe fshatrat e malësisë të krijonin kooperativë. (SS-BL f. 233). Ky usta Vani bëri emër ta lënë punën më herët se ditët e tjera. (MK-AJ f. 240). Kështu bën emër beu e kështu do bëhet. (JX-LV f. 532). Sa kishte qenë vajzë në derën e babait,ishte mësuar që burri të bënte emër në shtëpi si i pari i shtëpisë që ishte... (VK-ME-II f. 151). S.bën urdhër dikush; jep emër (urdhër, urdhra) dikush  

            19111.ÇDO GJË E KA EMRIN E VET fr.proverb.- çdo gjë duhet të quhet, të cilësohet, të vlerësohet, të paraqitetashtu siç është. (SKDO f. 324).

            *19112.DEL ME EMËR DHE MBI-EMËR dikush fr.fol.,meton.- identifikohet plotësisht, saktësisht dikush.- Vetëm njëri  nga ta  ishte i gatshëm të dalë  me emër  dhe mbiemër. (BEHBEL te : KD, 16.12. 1997 f. 5). S. dihet me emër e me mbiemër dikush

            *19113.I DEL EMRI dikujt fr.fol.,id.- 1. bëhet i njohur, i dëgjuar, i shquar, i spikatur, i famshëm dikush . -Studentëve që u përgatitën  në kolegjin Korsini  të Shën Benedikt Ulanos, si edhe  atyre të Seminarit  të Palermos, u doli emri  si profesorë të gjuhës  dhe të letërsisë greke në licetë e ndryshme të Italisë.. (IKFO te: SF. nr. 1/ 91 f.120). Hiç s’ po u han palla për Imërli Llaçin atyre të gjakut tonë në Rubinë, jo besa! Megjithatë, njëherë më doli emri! (MI-SHT f. 200). Mijëra e mijëra njerëz të thjeshtë punojnë në të gjitha frontet e socializmit pa kërkuar t’ u dalë emri  dhe pa kërkuar lavdi? (IK-KO f. 309). Po këtij të fundit i kishte dalë emri si shakaxhi dhe s’ ia vinin re. (JX-LK f. 117). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush. 2. zihet në gojë, përmendet nga dikush për mirë a për keq ose për të bërë diçka. (FGJSSH f. 426).- Vajzës së Laz Qesaratit, që nuk e kishte njeri në defter, i del emri në gazetë! (SHMU-Ç f. 147). Personi që nuk u pajtua  t’ i dalë emri në gazetë është një punëtor i tipit gjerman. (MUKRA te : B, 20 shtator 1991 f. 11). 3. (për diçka) përmendet, dallohet,  njihet  për diçka  dikush.-  Ai me vëllezërit e vet çetonte...rrëmbente vajza, zinte rob, ndante duele, për ç’ gjë edhe i doli emri në tërë Kroacinë dhe  në Krahinën turke. (DSHA-LP f. 178). Gori kishte gjetur rehat dhe tërë ditën bënte pallë. Vetëm merrej me krushqira dhe i kishte dalë emri  se kishte këmbë të mbarë. (ZSA-VL-3 f. 16). S. i del nami dikujt për diçka

            19114.I DEL EMRI I KEQ  dikujt    fr.fol.,iron.-njihet, përmendet, dallohet nga të gjithë  për ( të) keq dikush, ia zënë emrin në gojë të gjithë  për (të) keq dikujt, turpërohet, njolloset, shpërnderohet, komprometohet dikush. (AXH-XXXIX f. 166,FGJSSH f. 130, SKDO f. 402). S.bëhet emër (nam) dikush; bën figure të keqe dikush; i del emri i zi dikujt; i del nami (zëri) i keq ( i lig, i zi) dikujt; fiton nam të keq dikush; e humb namin dikush; e humb emrin (namin) e mirë dikush; I humb pikët dikush;  e humb vulën dikush; merr nam të keq (të zi) dikush; shih sin: bëhet si arusha me def dikush. Ant. bëhet emër me nam dikush

            19115.I DEL EMRI I MIRË dikujt fr.fol., meton.- gëzon nderim, respekt dikush, përmendet, shquhet, dallohet  për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet  për( të) mirë  dikush,   flitet (për) mirë për dikë. (AXH-XXXV f. 191, SM f. 227, SKDO f. 402). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush

            19116.I DEL EMRI I ZI dikujt fr.fol., iron.- njihet, përmendet për të keq dikush, ia zënë emrin në gojë për të keq dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin: i del emri i keq dikujt

            19117.IA KA DËGJUAR EMRIN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e njeh dikë dikush. (FGJSH f. 625). S. ia ka dëgjuar zërin dikujt dikush   (edhe moh.)

            19118.NUK IA KA DËGJUAR (AS) EMRIN dikujt  a diçkaje dikush  fr.fol.,meton.- nuk e njeh fare dikë a diçka dikush, s’ e di kush është a ç’ është. (FGJSSH f. 322). S. shih  sin:  nuk ia di  (as)  emrin dikujt a diçkaje dikush (edhe poh.)

            19118a.NUK IA DI (AS) EMRIN dikujt a diçkaje dikush  fr.fol.,iron .- nuk e njeh  fare dikë a diçka dikush, s’ e di kush është a ç’ është. (FGJSSH f. 322).S. nuk ia ka dëgjuar (as) emrin dikujt a diçkaje dikush; nuk ia ka dëgjuar zërin  dikujt a diçkaje dikush 

            *19119.DIHET ME EMËR E ME MBIEMËR dikush fr.fol.,meton.- identifikohet plotësisht, saktësisht dikush.-Do të dihen me emër e me mbiemër të gjithë ata që përfituan  në kurriz  të popullit. (AFMUS te : FA, 21 korrik 1999 f. 6). S. shih sin : del me emër dhe mbiemër dikush

              19120.EMËR I DËGJUAR fr.em., meton.- njeri i shquar, i spikatur. (IST f. 189).  S. shih sin: burrë mbi burra

              19121.EMËR I FAMSHËM fr.em., meton.- njeri i shquar, i spikatur. (FIA f. 231).  S. shih sin: burrë mbi burra

            *19122.EMËR PËR EMËR fr.ndf.- radhazi me emër, duke e përmendur secilin me radhë me emër. (AXH-XIII f. 140, VK-II f. 701, MQ-LR f. 443, HB-FPD f. 105, FGJSSH f. 426).-Kur  nxehej tepër dhe ishte rrezik ta zinte Gëbelsin, të dënuarit i dilnin anash e i kujtonin se qeni ishte i shefit të Sigurimit dhe ishte aq i fismë saqë ia njihnin stërgjyshat  emër për emër deri në trembëdhjetë breza.(PARB-PA f. 57-8).T’ i ketë kujtuar të gjithë  të farefisit emër për emër. (ND te: R, 3.XII. 1988 f. 14). Sa kamanicë ka katundi dhe emër për emër t’ i thuesh! (MI-D f. 198). S. një për një; zë për zë

            *19123.EMËR I KEQ  fr.em.,iron.- turp, emër i komprometuar,  i  turpëruar, komprometim, diskreditim. (FGJSH f. 332). - O Adrinopojë e shkretë! Q’ ishe fron’ i ligësisë; një emër të keq për jetë. (N-3 f. 56).  S. nam i keq (i lig). Ant. emër i mirë

            *19124.EMËR I MADH fr.em.,meton.- nder, famë, reputacion, nam, lavd, lavdi.-Në u bëfsh, si themi, i mirë, emër i madh do të mbesë. (N-1 f. 159). S.  shih sin:  emër i mirë

            *19125.EMËR I MIRË fr.em.,meton.- nder, famë, reputacion, nam, lavd, lavdi. –Emri i mirë fitohet me shumë të mira. (FUSH f. 295). Prapa la nder dhe emër të mirë.- u përgjegj  Leshi. (SD-SHKT-II f. 67).Ata  që durojnë  akoma shtypjen  e okupatorit  e të reaksionarëve nëpër qytete nuk gëzojnë  emër të mirë. (SHMU te: gr.aut. ALSH f. 303). S. emër i madh. Ant. emër i keq    (edhe moh.)

            19126.EMËR I NGJITUR fr.em., meton. - nofkë. (FGJSSH f. 426).

              19127.EMËR I NJOHUR fr.em., meton. - njeri i shquar, i spikatur. (IST f. 189).  S. shih sin: burrë mbi burra

            19128.EMËR I PËRGJITHSHËM fr. em., gr. Emër që tregon një njeri, një kafshë a një gjë pa e dalluar nga njerëzit,kafshët e gjërat e së njëjtës dorë. (FGJSSH f. 106).

            19129.EMËR I PËRVEÇËM fr. em., fj.,gr.-emër i veçantë që i përket vetëm një njeriu, një kafshe a një gjëje .(FGJSH f. 106, FIA f. 231)

            19130.EMËR I RREMË fr.em.,fj.- pseudonim. (SKDO f. 324).

            *19131.E EMËRTON ME EMËR TË VET diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e identifikon , e përcakton saktësisht, plotësisht  diçka dikush.-Porse lapsi i tij s’ i di numrat sapak,/ Ai  di t’ i emërtojë  sendet me emër të vet. (AIS te : JR nr. 5/ 85 f. 893).

            *19132.E EMËRTON ME EMËR E MBIEMËR dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e identifikon, e përcakton plotësisht, saktësisht dikë dikush.-Çdo përpjekje për të emërtuar saktësisht atentatorët me emër e mbiemër, çon ujë në mulli të huaj ! (BAJMO te : GAZSHQ nr. 41/98 f. 7). S. e tregon me emër dikë dikush

            *19133.ËSHTË ME EMËR dikush fr. fol.,ftill.- është i njohur, i dëgjuar,i famshëm, i shquar, i spikatur dikush. (AXH-PPGJSH f. 30, FGJSSH f. 426).-Kurrë kombi ynë s’ ka rënë poshtë , po ka qenë me emër në jetë. (N-HS f. 34). S. është me emri (me famë,  me nam, me namë) dikush ; është në zë dikush ; ka duhamë të madhe dikush ; ka emri (famë, zë) dikush

            *19134.FITON EMËR dikush fr.fol., meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 426).- Lufta më drekë u mbarua fitoi emër  Shqipëria. (N-3 f. 111).Po Isiodhi  s’ e fitoj dot emrin, që fitoj Omiri. (N-5 f. 115). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush

            *19135.FITON EMËR TË MADH dikush fr.fol., meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Emër të madh ai fitoi veçanërisht  kur shëroi Halimin , djalin e vet. (HP-M f. 43). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush

            19136.FITON EMËR TË MIRË dikush fr.fol.,meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. ( SKDO f. 402). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush

            *19137.FLET NË EMËR dikush  fr.fol.,ftill.-1. (të dikujt) flet me porosi të dikujt dikush,  flet i ngarkuar, i autorizuar nga një tjetër dikush,flet nën përgjegjësinë e dikujt dikush, flet si përgjegjës i dikujt dikush. (FGJSSH f. 426).-Disa persona ...flasin  në emër  të UÇK-së jashtë Kosovës...(NMA te: KOM nr. 12, 8.07. 1998 f. 6). Ata mund të flasin në emër të ndonjë shoqate apo asociacioni, por jo në emër  të ministrisë derisa  atë ta autorizojë. (FLBA te: KS, 21 shkurt 1999 f. 6). 2.(të diçkaje) flet duke u mbështetur  në diçka  dikush. (FGJSSH f. 426).

            19138.IU HARROFTË EMRI! fr.mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 426, 1949). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

            19138a.I ËSHTË HARRUAR EMRI dikujt fr.fol.,iron.- ka kohë që ka vdekur dikush, prej kohësh nuk është më në jetë dikush. (HB-FPD f. 105). S. shih sin : i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt

            19138b.NUK I HARROHET EMRI dikujt  fr.fol.,meton.- mbetet i pavdekshëm dikush, përjetësohet dikush.(HB-FPD f. 105).

            19139.I HIPËN EMRI dikujt fr.fol.,id.- bëhet i njohur, i dëgjuar, i shquar, i spikatur, i famshëm dikush..-Duke e lëvduar hallku i hipi emri hoxhës. (BQ-DSH). S. shih sin:bëhet emër me nam dikush

            19140.I HUMB EMRI dikujt fr.fol.,iron.- harrohet dikush,  nuk përmendet, nuk përkujtohet më  dikush. (HB-FPD f. 105, PETZE-FSHFRR f. 70). S. shih sin : lihet anash  dikush

              19141.E HUMB EMRIN E MIRË dikush fr.fol.,iron.-turpërohet, njolloset, poshtë-rohet, shpërnderohet ,komprometohet dikush.  (EQSHI f. 191, 218-9). S. shih sin: bie në baltë dikush ; i del emri i keq dikujt

            19142.I HUMBTË EMRI! fr.mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 426, 1949). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi! Ant. mos i humbtë emri !

            *19143.MOS TË HUMBTË EMRI !- jetofsh gjatë! rrofsh gjatë! rrofsh shumë! t’ u zgjattë jeta! Ç’ njeri ka qenë, mos i humbtë emri !(DA-KM f. 233). S. shih  sin : jetofsh sa bjeshka me borë !

            19144.JEP EMËR dikush fr.fol.,id.- urdhëron dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : bën emër dikush

            *19145.I JEP EMËR dikujt  fr.em.,id.-1. (dikush)e urdhëron dikë dikush.-U jepte emër gjithë njerëzve të fshatit  të lozin e të kuvendojnë. (MK-AJ f. 265).2. (dikush a diçka) e bën të  famshëm, të njohur, të dëgjuar, të shquar dikë  dikush a diçka .-Shqiptari me gjithë zemër/ s’ do përveç se Shqipërinë/ se ajo i dha atij  emër/I fali dhe trimërinë. (ASDR-RRD f. 95).Ka shekuj që s’ tundet ajo... Ajo i ka dhënë emrin fshatit tonë. (JX-JB-I f. 248).I dhanë emër Shqipërisë, po veç emrin i lanë. (N-3 f. 68-9). Pirroja, Tefta, të tjerë/ që i polli Shqipëria, i dhanë emër Shqipërisë. (N-3 f. 297). Ai jeton besnik në mua, më jep fuqi dhe emër. (DEBE-DP f. 92). S. i jep nam dikujt dikush  a diçka, i (ia) jep namin dikujt dikush a diçka

            19146.I (IA) JEP EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.-. e pagëzon ,e quan dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 735). S. shih sin: i vë emër dikujt a diçkaje dikush, i (ia) vë emrin  dikujt a diçkaje dikush

            *19147.KA EMËR dikush  fr.fol.,met.-1.është i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar  dikush. (FGJSSH f.426).- Në atë kohë të vjetër, kishte emër Shqipëria. (N-1 f. 110). Me shumë mundime  e më keq kaluan këto dy gra martire e të vendosura, burrat e të cilave kishin emër në ballë të qëndresës dhe ishin bërë halë në sy të pushtuesve. (RRS-J f. 77). S. ka emër të madh (të mirë) dikush ; ka nam (të madh, të mirë)  dikush. Ant. është me balushë dikush.2. ka  urdhër dikush. (VDE te : st.fil. nr. 2/ 72 f. 198).

            *19148.E KA EMRIN dikush a diçka fr.fol.,meton.- quhet, thirret dikush a diçka, e quajnë, e thërrasin dikë a diçka. (FIA f. 633,422, SKDO f. 324).-E si e pate emrin, këtë nuk na kallëzove deri më tash. (HSY-PD-4 f. 233).

             19149.KA EMËR TË KEQ (TË LIG)   dikush fr.fol.,ftill.,iron.- është i njollosur, i poshtëruar, i shpërnderuar fare dikush, është i  komprometuar keq dikush,  është i turpëruar keq dikush ,  nuk ka asnjë vlerë dikush,  është  bërë  turp i botës dikush. (AXH-XXXIX f. 166, FGJSH f. 106). S. shih sin:  është me balushë  dikush

            *19150.KA EMËR TË MADH dikush fr.fol., per.- është shumë i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar ,i përmendur dikush. (FGJSSH f. 1045).–Vërtet, prindët tanë kanë pasur emër të madh në gjithë botë... (N-5 f. 34).S. ka nam të madh dikush ; shih sin : ka emër dikush

            19151.KA EMËR TË MIRË dikush fr.fol., per.- është i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar  dikush, është shumë i njohur,i përmendur dikush. (FGJSSH f. 1144).  S. shih sin : ka emër dikush

            *19152.KA EMËR TË PAVDIRË dikush fr.fol.,meton.- është i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.- Shqiptari ishte i mirë dhe kishte emër të pavdirë. (N-2 f. 102).Burra,trima, shqiptarë, që kanë emër të pavdirë. (N-3 f. 8).Ishte një plak shumë i mirë./kishte emër të pavdirë. (N-4 f. 135). S. lë emër për jetë dikush ; lë emër të pavdekur (të pavdirë) dikush ; lë nam të pavdekshëm dikush

              19152a.KRYE PËR EMËR  fr.ndf., meton.-  një për një, pa harruar askënd (për njerëzit). (ANEKE-M f. 71).

              *19153.LË EMËR dikush, LË EMRIN dikush  fr.fol.,met.- e kujtojnë për të mirë dikë, bëhet i paharruar dikush, bëhet i famshëm, i përmendur, i njohur, i dëgjuar dikush, mbulohet me lavdi, me famë dikush. (FGJSSH f. 426, PETZE-FSHFRR f. 70).- Të gjitha humbur venë, veç një mund emër të lërë. (N-3 f. 69).Lë emër, si pionier i lartësimit të shqipes ... duhet të zërë një vend të shënueshëm. (EKO-KE f. 211). Naimi, pikërisht, në këto çaste historike, gjen volinë për të propaganduar, njeriun e pavdekshëm, njeriun që lë emër për jetë në gjallësinë e kombit. (BQ-PNF f. 70). Këtë grup, që la emër në festival,e kishte drejtuar e organizuar i vëllai. (SS-BL f. 43). Duke e shkrirë edhe bebëzën së bashku me qiriun, për të lënë emër për ardhmëri. (MSH te: R, 28.X. 1989 f. 10). Si poet nuk la emër. (EKO-KE f. 21). S. shih sin: merr bujë dikush; bëhet emër me nam  dikush  (edhe moh.)

              19154.I (IA) LË EMRIN dikujt a diçkaje dikush ifr.fol.,meton.- e pagëzon, e quan dikë a diçka dikush. (HËPA-K f. 210). S. shih sin: i vë emër dikujt a diçkaje dikush, i (ia) vë emrin  dikujt a diçkaje dikush

              *19155.LË EMËR PËR JETË dikush fr.fol.,meton.- është (bëhet) i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.- Lum ai që është i vërtetë, se lë emrin për jetë. (N-2 f. 24). Duhet të rrosh i vërtetë,pa të lësh emër për jetë. (N-2 f. 30). Ishte imam i vërtetë, që la emër për jetë. (N-4 f. 77).Ishin trima prindërit tanë, Pa emër për jetë lanë. (N-2 f. 95).Qaj Shqipëri, ata trima, që lanë emër për jetë. (N-3 f. 263).Vetë në parajsë vanë, emër për jetë lanë. (N-4 f. 139).Tha, ju trim at e vërtetë latë emër për jetë, nderuat Perëndinë. (N-4 f. 263). S.shih sin :  ka emër të pavdirë dikush

              *19156.LË EMËR TË MIRË  dikush fr. fol.-e kujtojnë dikë për punë, vepër të mirë.-La emër të mirë prapa.Ishte lahutapunues dhe mjeshtër i drurit për t' ia pasur lakmi. (ZYNE-PLR  f.155).

              *19157.LË EMËR TË PAVDEKUR (TË PAVDIRË) dikush fr.fol.,meton.- është (bëhet) i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.- Ata vëllezërit tanë, që u vranë për Shqipërinë, emër të pavdekur lanë. (N-3 f. 139). Ata zotërinjtë e mirë, që lanë emër të pavdirë. (N-4 f. 250). S.shih sin :  ka emër të pavdirë dikush

            *19158.I LË EMËR VETES dikush fr.fol., meton.- e bën të paharruar veten dikush, lë lavdi, famë dikush.- Disa e lidhnin ndërtimin e këtij pallati me dëshirën e valiut  për t’ i lënë emër vetes nëpërmjet një vepre madhështore. (PARB-V f. 10).

            *19159.MBAN EMËR dikush fr.fol., meton.- quhet dikush.-Përulet ashtu para një njeriu  të humbur e të egër, para një banditi  që mbante emrin partizan! (FGJ-P f. 289).

            *19160.I MBETET EMËR I KEQ dikujt a një vendi fr.fol.,ftill.- mbetet përshtypje, mbresë e keqe për dikë a një vend.- Vetëvrasja quhej mëkat i madh dhe i mbetej emër i keq manastirit. (BILXHA-KR f. 125).

            *19161.ME EMËR fr.,mb.,met.-i dëgju-ar,i dalluar, i njohur, i përmendur,i shënuar, i shquar, i spikatur, i famshëm. (VK f. 47, VK-II f. 166).-Burra me emër e të ndjerë. (N-2 f. 108). Që aherë e tëhu  sa ka nxjerrë  trima me emër e të dëgjuar. (N-3 f. 318). Kështu ra Bjerer i mjerë, /plaku me emër e i ndjerë. (N-4 f. 136). Shyqyr, o Perëndi, që doli një njeri me emër nga barku ynë! (SS-BL f. 148). Dhe zaptiet u dërguan sakaq, se Sheh Brahimi ishte burrë me emër. (HP-M f. 181).E ëma  e saj u kishte bërë ballë shumë vardisjeve e elozheve të disa zotrinjve më me emër në Prizren. (SUKRA-RRM f. 17).Kam qenë në kohën time një bajrak me emër në të katër anët e dheut e kam brejtur hekur me dhëmbë. (MI-SHT f. 200). S.me emër të dëgjuar (të mirë);  me famë; me nam ; me nam të madh; me nam të mirë; me nam e në zë;  me name; me nishan; me yll në ballë; me zulmë ; në nam e në zë;  në zë. Ant.  me damkë në ballë

            *19162.ME EMËR TË DËGJUAR fr.,mb.,met.-i dëgjuar,i dalluar, i njohur, i përmendur,i shënuar, i shquar, i spikatur, i famshëm.-Bija e një mjeku me emër të dëgjuar, me lice mbaruar...(TL-SH-NJË f. 23).  S. shih sin: me emër

            19163.ME EMËR TË KEQ (TË LIG) fr.,mb.,iron.- i   komprometuar, i   njollosur, i   turpëruar, i   shpërnderuar, i   damkosur. (AXH-XXXIX f.166, SM f. 258, IST f. 196). S. shih sin:  me damkë në ballë

            19164.ME EMËR TË MIRË fr.mb., meton. i nderuar, i respektuar, i dëgjuar, i dalluar, i njohur, i përmendur . (FGJSSH f. 426, IST f. 634). S. shih sin: me emër

            19164a.MERR NË EMRIN fr.fol., me-ton.- 1a. (e dikujt diçka dikush ) e merr për dikë diçka dikush. 1b.  (e dikujt a diçkaje dikush) merr duke e përcaktuar për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 426).     

            *19165.MERR EMËR fr.fol.,id.1. (dikush) bëhet i dëgjuar,i famshëm dikush.-Metë Rrustemi...ka marrë emër për këtë zeje, si në Stankaj ashtu edhe në Rugovë të Epërme. ZYNE-PLR f.155).Kjo nuk më pengonte të mburresha për pëllumbat tanë që kishin marrë emër në gjithë lagjen. (ASHA-P f. 51). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush. 2. urdhërohet dikush, merr urdhër dikush.(BQ-DSH). 3. (dikush a diçka) quhet, pagëzohet dikush a diçka.-Edhe katundi mori emër  nga i pari i vëllazërisë. (ZYNE-PLR f. 37 ).

            *19166.(E) MERR EMRIN fr.fol., meton.-1. (dikush a diçka) pagëzohet, quhet dikush a diçka.- Pjella e kishte marrë emrin pa lindur akoma dhe, kur të lindte, italianët do të zbarkonin. (DHSSH-MY f. 388). U bashkuan në përfytyrimin  e këtyre fiseve në një hyjni të përbashkët që mori emrin Zeus. (MUXHA-LAG f. 28). Ky ciklon përsëritet çdo muaj gusht. E ka marrë emrin kështu, sepse paraqet interes të madh për bujqësinë.  (AK-NJ f. 8).Kjo organizatë u krijua dhe mori emrin „Besëlidhja“ dhe më vonë u quajt“Lidhja Shqiptare e Prizrenit“ (KOXO-L f. 54). Ka shekuj që s’ tundet ajo...Ajo i ka dhënë emrin fshatit tonë dhe andej ne kemi marrë emrin pirganas. (JX-JB-I f. 248).2. (e dikujt dikush) ia zë vendin për nga fama, lavdia dikujt dikush. (SKDO f. 378). S. e merr namin (vulën) e dikujt dikush; ia merr emrin (namin, vulën)  dikujt dikush

            19167.IA MERR EMRIN dikujt dikush-  fr.fol.,id.- ia zë vendin për nga fama, lavdia dikujt dikush. (SKDO f. 464). S.  shih sin: (e) merr emrin  e dikujt dikush

            *19168.MERR EMËR TJETËR dikush  fr.fol., meton.- quhet ndryshe dikush.-Përsa i përket Konferencës së Bonit  Berisha e cilësoi  atë si një prelud për një Dejton të dytë që mund të marrë emër  tjetër. (MTËR te: KD. 16. 12. 1997 f. 2).

            19169.S’ IA NDIEN AS EMRIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- është i panjohur për dikë dikush. (HB-FPD f. 78).

            19170.MOS IA NDJEFSHA EMRIN! fr.fol ., mallk.- u zhduktë! humbtë! u shoftë! (HB-FPD f. 79).  S.shih sin: u shoftë me bina!

                                                                          *19171.NË EMËR të dikujt a diçkaje , NË EMRIN e dikujt a diçkaje  fr.ndf., meton.-1për dikë a diçka.-Ky aktivitet ishte në emër të tolerancës. (RRAHJASH te: ERE, 10 gusht 2002 f. 10)..  S. shih sin:  adresë të dikujt.  2. duke u përcaktuar, duke u thirrur për dikë . (VK-II f. 700, FGJSSH f. 426, 1231, SKDO f. 324).- Ai ndalet  te Aga Mustafë Aga, që bëhet babë me djalë pas njëqind vjetësh dhe në emër të vet ia vë emrin djalit. (ZYNE-PLR  f. 90).  S. shih sin:  adresë të dikujt. 3. në (nën) përgjegjësinë, ngarkesën e dikujt. (SKDO f. 324).-Pashai i Beratit  hapi grykën e qesesë dhe i dha para, që të blinte në emër të vet, por për të... (JX-N f. 91).   S. shih  sin:  në (nën) barrë të dikujt, në (nën) barrën e dikujt

            *19172.IA NGJET EMRIN dikujt  a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e pagëzon, e quan dikë a diçka  dikush. (AXH-XII f. 160, FGJSH f. 350,  SKDO f. 324).-Ngjitja emrin kësaj dite/ dhe quaje lot i gëzimit  tonë. (EGJ te: gr.aut.FR f. 42). Që ne të gjithë njëzërit  ia ngjitëm emrën/ Dhe po e thërrasim-Liria! ( T’ u ngjesim emrin  ditëve tona/ dhe tingujve të zgjuar! (DEBE-ME f. 19). S. shih sin: i vë emër dikujt a diçkaje dikush,i (ia) vë emrin dikujt a diçkaje dikush

            19173.IA NXIN EMRIN dikujt dikush fr.fol. ,iron.- e poshtëron, e njollos, e përlyen të dikujt a diçkaje dikush (duke shpifur), e padit rëndë dikush dikë,  e përlyen, e njollos,e damkos dikush dikë a diçka,  flet shumë keq dikush për dikë a diçka,shpif rëndë kundër dikujt   dikush, e shan rëndë dikush dikë. (ART f. 187, FGJSSH f. 661, EQSHI f. 245).  S. shih sin: e bën ars e qyrr dikë dikush; ia qep arnën  dikujt dikush

            19173a.I NXJERR EMËR TË KEQ dikujt dikush  fr.fol.,iron.- e turpëron, e korit botërisht dikë dikush, e diskrediton, e kompro-meton, e njollos, e damkos, e poshtëron,e telendis, e etiketon, e nxin dikë dikush. ( FIA f. 362). S.shih sin: ia qep arnën dikujt dikush

            19174.E NJEH ME EMËR dikë dikush  fr.fol., ftill.- nuk e njeh vetë dikë dikush, ia di vetëm emrin dikujt dikush. (FGJSSH f. 426).

            *19175.PA EMËR fr.mb.- anonim, i pa- njohur. (FGJSSH f. 426). –Kishte ngjarë një gjë pa emër. (SG-APT f. 17).

              *19176.PA EMËR E PA NISHAN fr.ndf., meton.-pa u ditur nga të tjerët, pa e tërhequr vëmendjen e të tjerëve, pa rënë në sy.-E kishte  lënë amanet ta mbulonin me rërë mu në mes të saj, pa emër e pa nishan. (IK-U f. 158 ). S. shih sin: pa bërë bujë e zhurmë

              *19177.PA EMËR E  ZULMË fr.ndf., meton.-pa u ditur nga të tjerët, pa e tërhequr vëmendjen e të tjerëve, pa rënë në sy.- Mbi skamën e pasurisë  së të zotit pa emër e zulmë. (ABDIS te : JR nr. 6/ 71 f. 988). S. shih sin: pa bërë bujë e zhurmë

              19178.I QET EMËR TË KEQ dikujt dikush fr.fol.,iron.- e bën me turp para të tjerëve, para botës dikë dikush, e turpëron, e korit botërisht  dikë dikush, e diskrediton, e kompro-meton, e njollos, e damkos, e poshtëron, e telendis dikë dikush. FIA f. 262, 362). S. shih sin : ia qep arnën dikujt dikush

              19179.I  QUAN (GJËRAT) ME EMRIN E VET dikush fr.fol.,ftill.-i thotë gjërat ashtu siç janë, pa i zbukuruar dikush. (FGJSSH f. 426, 2141, SKDO f. 63, 226). S. i thërret (gjërat) me emër dikush

              19180.E QUAN ME EMRIN E VET diçka dikush fr.fol.,ftill.- e përcakton mirë natyrën a vlerën e diçkaje dikush, e thotë diçka dikush ashtu siç është në të vërtetë, flet drejt,shkurt e shkoqur ,qartë për diçka dikush. (FGJSSH f. 2073). S. shih sin : i thotë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë dikush

              19180a.NUK E KA QUAJTUR ME EMRIN E VET diçka dikush   fr.fol.,meton.- nuk e ka përcaktuar mirë natyrën e vlerën e diçkaje dikush. (FGJSSH  f. 2073). S. nuk ia ka ngrënë (nuk ia ka thyer)  poganikun  diçkaje dikush; nuk i ka vënë emër diçkaje dikush

              *19181.QUHET ME EMËR TË VET diçka, QUHET NË EMËR TË VET diçka fr.fol.,meton.-  përcaktohet mirë natyra a vlera e diçkaje , thuhet diçka  ashtu siç është në të vërtetë, flitet drejt,shkurt e shkoqur ,qartë për diçka.-Në emër të vet sendet s’ duan quajtur. (GJF-MZ f. 63).

              19182.SA PËR EMËR fr.ndf.,iron.-sa për të thënë, në mënyrë formale, formalisht, jo me seriozitet, jo me gjithë mend. (FGJSSH f. 426). S. shih sin : sa për t’ ia bërë adetin

            19183.IU SHOFTË EMRI! fr.mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 426, 1949). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

            19184.E TREGON ME EMËR dikë dikush fr.fol.,ftill.- e identifikon, e përcakton plotësisht dikë dikush. (VK-II f. 701).. S. shih sin : e emërton me emër e mbiemër dikë dikush

            *19185.I THËRRET (GJËRAT) ME EMËR dikush fr.fol.,meton.- i thotë gjërat ashtu siç janë, pa i zbukuruar dikush.-Ua ka lënë lija zanat/ që t’ i thërrasin sendet të gjitha me emër. (GJF-MZ f. 63). S. shih sin : i quan (gjërat) me emrin e vet dikush

            19186.VEPRON NË EMËR fr.fol., ftill.- 1a. (të dikujt dikush) vepron me porosi të dikujt dikush,  vepron dikush i ngarkuar nga dikush tjetër.1b. (të diçkaje dikush) vepron duke u mbështetur në diçka  dikush. (FGJSSH f. 426).

            19187.VË EMËR dikush fr.fol.,id.- dallohet, shquhet dikush. (BQ-DSH). S. bie në sy dikush

            *19188.VË EMRIN në diçka dikush  fr.fol., meton.- e nënshkruan diçka dikush.- Po të vësh emrin në këtë shkresë kështu siç është,do të punosh për dhjamë qeni, si skllav. (MK-AJ f. 67).  S. shih sin : i vë dorë diçkaje dikush

              *19189.I VË EMËR dikujt a diçkaje dikush, I (IA) VË EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.- 1a. (dikë) e pagëzon ,e quan, e thërret dikë a diçka dikush (AXH- XIII f. 160, FGJSH f. 600, FGJSSH f. 735, 2153,VK f. 211, VK-II f. 65, 70, 316, ZS f. 404, FIA f. 231, SKDO f. 324).-U vu emër Perëndive, /edhe gjithë bagëtive (N-2 f. 95).Unë po çuditesha edhe vetë se si kisha rënë peng i  kësaj marrëzie, si e kisha lejuar veten në një pozitë të tillë kaq të vështirë , kaq absurde, kaq... s’ di ç’ emër t’i vë. (KB-TNZ f. 406). Po ti Hilush Loci, mirë se këtyre bisedimeve ia ke vënë emrin. Fjala qet fjalën e prandaj i ke dhënë  liri vetes të flasësh kodra pas bregut. (EKO-KE f.284-5). Xhuxhmaxhuxhit me argjil të pjekur, kështu ia kam vënë emrin unë. (MI-SHT f. 153). Hyu Apollon shtie në dorë  me dinakëri vajzën Kreusa, e cila do të lindë  një djalë,që do t’ ia vënë emrin Jon. (MUXHA-LAG f. 176). Personazh Janit t’ ia vëmë emrin Qerim,- tha burri. (NALE- D f. 220).  Ai ndalet  te Aga Mustafë Aga, që bëhet babë me djalë pas njëqind vjetësh dhe në emër të vet ia vë emrin djalit. (ZYNE-PLR  f. 90). S. i (ia) jep emrin dikujt a diçkaje dikush ; i (ia) lë emrin dikujt a diçkaje dikush ; i (ia) ngjet emrin dikujt a diçkaje dikush .1b. (diçkaje) e përcakton mirë natyrën a vlerën e diçkaje. (FGJSSH f. 2153). S. shih sin : i thotë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë dikush



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora