Kulturë
Përparim Hysi: E kam mallkuar Nobelin...
E diele, 25.07.2010, 03:36 PM
E kam mallkuar Nobelin...
(përsiatje )
Nga Përparim Hysi
Vjen një kohë dhe njeriu,pak nga pak,duhet t'i rrëfejë
të gjitha.Të qërojë qepën,kur thoshte Grassi.Po kur iu lëshuan
përsipër që të gjithë,këtij Grassit,po atij hiç nuk i lëvizi qerpiku.E
bëri me ndërgjegje.Kështu që fle edhe më rehat,Asgjë nuk ia cënon
lavdinë.Për mua,përkundrazi:Grassin tani e dua dhe më tepër.
e kam mallkuar unë Nobelin?Mos se për mua është një"mollë e
ndalueme"(të më falë i ndjeri Migjen që po i vjedh titullin e një
skice aq kuptimplote?Jo.Jo.Aspak për këtë.Nobeli nga unë është
vjetedrite larg.Se
Nobeli është larg Kadaresë ende,që,jo vetëm sipas meje,por plot njerëz
me peshë në botë e kandindojnë gjithmonë ,nga të parët në listë,për
atë çmim;por ata pleqtë e atjeshëm që kanë spektrin edhe vulën,sikur
nuk janë aq pleq dhe fare të patundueshëm.Se kam parë,së fundi,kush e
ka marrë atë çmim dhe,sa për mua,Kadareja është ku e ku më lart nga
ata.Po kur më tha një partiak i asaj kohe në një auditor ku po
logorisja me timen:-Rri,mor ti aty,se kush po të pyet tyna?!(qe
shkodran,ardhur në komitetin e partisë në Fier,ky shkodrani,dhe ,me
që
punëtore,qe dhe anëtar i LIdhjes Së Shkrimtarëve dhe Artistëve të
Shqipërisë).Dhe,me të vërtetë,kush po më pyet mua.Po ja që nuk më
rrihet,de!
* * *
Ka ndodhur nja 44 vjet më parë që mallkova Nobelin.Dhe
ka qenë korrik siç është tani.Këtë e zbulova sot,tek gjeta një bllok
shënimesh të vjetra,në një çantë që,për pak,do ta kisha flakur.E hapa
atë bllok të dikurshëm dhe shiko se ç'gjeta:
25 korrik 1966.Tek po shtypja një "urdhërluftimi"(qeshë
daktilografist në zyrën sekrete të regjimentit bregdetar me qendër në
Shëngjin),befas ndjej një shpërthim të fuqishëm.Dola me shpejtësi nga
zyra dhe jo vetëm unë.Gjithë shtabi i oficerëve.Pamë se në largësi nja
dyqindmetro ,ngrihej një shtëllungë tymi.Vrapuam në drejtim të
tuneleve ku bëheshin punimet xheniere.Ndjemë ulërima.Dy-tre ushtarë
nga më trimat,pa marë parasysh rrezikun,u futën drejt e në
tunel.Medet!Dy nga minatorët e repartit kishin rënë pa
ndjenja.Menjëherë,u shkuam në ndihmë dhe ne të tjerët.Qenë dy nga
ushtarët më të shëndoshë e më të bukurit në repart.Kur i pashë ashtu
të mbuluar me gjak,mënd më ra alivan dhe mallkova:-I mallkuar qofsh ti
që shpike dinamitin!Pa e vrarë mëndjen se kush ishte Nobeli apo kushdo
tjetër.
Dy ushtarë si dy diva të vërtetë.Njëri,më i madhi në moshë,qe tetar
Xhevahir Hortja nga fshatrat e Dumresë.Trupi i tij qe,me të
vërtetë,harmonioz:si i ngjeshur me kopan dhe mënd buçiste nga
shëndeti,Faqekuq që,po t'i qëlloje në një faqe,o burra dhe mbi faqen
tjetër,se kjo,tjetra,kish rrezik që t'i pëllciste si
vetvetiu.Dhe,ky,tetar Hortja,ishte në vitin e tretë të shërbimit.Dhe
pas tri muajësh do lirohej.A nuk ishte mallkim që të saktohej ky djalë
i ri kështu?Mbuluar nga gjaku sa nuk njihej.
Po tjetri?Qe ushtar LLazar Hila nga Divjaka.Nuk kishe ku gjeje djalë
më të bukur.Me ca sy të mëdhenj që më kujtonin sytë e Pal Golemit rënë
në fushën e betejës;me ca vetulla të zeza e të trasha,me një fytyrë aq
të bukur nuk e di(se ku nuk të çon mëndjaj,de!),por unë që qeshë
ngritur ushtar në një kohë me LLazarin dhe flija ,thuaj,ngjitur në
kapanon me të,thosha:sikur ky Llazar Hila nga Divjaka e Lushnjes ta
kish bërë ushtrinë,ta zëmë, në kohën e perandoreshës ruse Katerinës
dhe të qe në shërbim të saj,thjesht nga trupi prej atleti dhe ai bust
burrëror i i tij,ky,Llazari,do të qe as më pak dhe as më shumë,po vet
Konti Orllov.Mirëpo "konti Orllov"ishte mbytur dhe ky në gjak.O Zot,po
përse?Dhe përgjigjesha po vet:a nuk është gjithë ushtria një marrëzi e
domosdoshme,kur thoshte Napoleoni.
* * *
Me të vetmin "zis" luftarak që kishim i nisëm që të dy të plagosurit
urgjent për në spitalin e Lezhës.Aso kohe spitali ishte mu aty ku
është sot kisha e Lezhës.Në të majtë të rrugës kur shkon për
Shkodër,pasi del nga Lezha).Saj ndihmës emergjente të dy mjekëve aq
të gjendur(që të dy me cene në biografi!),doktorëve Agron
Belishova(vëllai i Liri Belishovës) dhe Apollon Gjebrea,dy shokët
tanë,për fat të mirë,mbetën gjallë.Po të sakatuar.Të gjymtuar.Tetar
Hortja pak më lehtë,kurse i bukuri Llazar Hila u përçudnua krejt,Të
vinte për të qarë kur e shikoje ashtu të gjymtuar:me të dy sytë pa
dritë dhe me një dorë që i varej si pa jetë.A kishte më keq.vallë?Dhe
nuk di pse m'u kujtua në atë çast ai tregimi aq domethënës i Aleksej
Tolstoit me titull"Karakteri rus".Dhe ja tek e kisha
përpara:"Karakteri shqiptar".Mirë ai,rusi,se u sakatua nga predhat e
luftës,po ky,Llazari,u sakatua në kohë paqe.
Komandanti i regjimentit,poeti Ibrahim Gani,po qante.Sado ushtarak në
profesion,po zëmra nuk do t'ia dijë.E pashë tek kish shkruar,mes
tjerash:"...ju i humbët sytë tuaj/se sy i sollët baterisë".Po vallë
kaq a mjaftonte.Qeshë palgosur liksh nga kjo ngjarje e jashtëzakonshme
dhe me gërma të mëdha kam shkruar:"Nobel,unë ty të mallkoj!".Se atë
quaj si shkaktarin e vrasjes së shokëve.Po a kisha të
drejtë?GJykuar,me gjakftohtësi,natyrshëm dhe khtiellem.Nobeli vërtet
që shpiku dinamitin,po sikur e la me shkrim që kurrë mos përdoret
dinamiti si armë e shkatërrimit.Përkundrazi.Po ku dëgjojnë shtetarët
dhe politikanët seç çfarë thonë shkenctarët.Dhe vinë,mandej,vrasjet
masive,shkatërrimet.Sa mirë do të qe që asgjë nga
shpikjet e mëdha,mos t'i shërbente militarizmit;luftës,shkatërrimit.A
nuk do të ishte më e lumtur bota?Njerëzimi.Dhe,po të mos qe
ky,dinamiti, dhe tetar Hortja do shkonte shëndosh atje,në Dumre,dhe
bukuroshi,Llazar Hila aliaz "konti Orllov" do lahej me qejf atje.në
Divjakën e tij ku jeton dhe sot.
* * *
Për tetar Horten nuk di më asgjë.Ndërsa për Llazar Hilën kam marr vesh
se, megjithëse u gjmytua(humbi të dy sytë dhe një dorë),u martua me po
atë gocë që qe fejuar kur qe buçko dhe aq i bukur.Kur mora vesh
këtë,atëherë prapë m'u kujtua ai tregimi i Nikolla Tolstoit"Karakteri
rus" dhe thashë:ja "karakteri shqiptar".Njerëzit e thjeshtë sikur janë
në sinkron:ndjejnë po njësoj.Sa më erdhi mirë për këtë ish të fejuarën
e Llazarit,aq do më vijë mirë që,ndoshta,mos këta të dy(Xhevahir
Hortja me LLazarin) ,por dikush nga ata që i njeh,kur të lexojnë këto
rreshta të kësaj përsiatjeje,se të gjithë që e pamë me sy atë dramë të
tyre,i kujtojmë gjithmonë dhe jemi pranë tyre.