Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E diele, 25.07.2010, 01:19 PM
Engjëll Koliqi
ME SHIJE DASHURIE
Që nga mëngjesi i parë
I pranverës së shekullit të ri
Me shije dashurie ha
Dhe çdo ditë e më shumë
Më shtohet rrita
Dhe hijeshia
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NDIHMA E DIELLIT
Edhe n’udhët e humbura
Të kësaj stine
Dielli im më prinë
Në të lumet kahje
Të dashurisë
Deri në amshim
...
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
PËR POPULLIN TIM
Me vullnet të madh
Dhe me venom
E hapi sot
Regjimin e dashurisë
Që të mos mbyllet
As në amshim
Vallja festive sillet
Dhe bëhet e përditshme
E hareshme
Dhe e domosdoshme
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
I FRYEJMË ZJARRIT TË DASHURISË
Me lulen e shpirtit tim
Të njëjtë bëhemi
Në kokë dhe në zemër
I fryejmë bashkë
Dhe e ndezim fuqishëm
Të bekuarin zjarr
Të dashurisë
-
Që të kalitemi
E të ëmbëlsohemi
Për në parajsën e amshimit
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
KUR HËNA NDËRRONTE FYTYRAT
Neve s’na kishte mbetur
Tjetër rrugë
Vetëm ta përqafonim
Edhe qenësinë e quditshme
Që nuk përkonte
Me origjinalitetin tonë
...
Ishte natë
Dhe nuk shihej gjë
Veç asaj që hëna
Arrinte të ndriste
...
Ne dilnim
Edhe nga lëkura jonë
...
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
DO TË DOJA TË JEM EDHE UNË
Në pikën kulminante
Të dashurisë
Në vallen e hareshme
Të ëndërrave historike
Sa bukur ndritë
Qielli mbarë
...
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
MË MERR NË PËRQAFIM
Mos hezito
Ti më e bukura lule
Ëndërrave të mia
Eja bindshëm
Me fuqi mrekullie
Më merr në përqafim
Dhe më shtrëngo
Me t’ëmbëlat mëkate
Të dashurisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË DJEPIN E DASHURISË
Me të mrekullueshëm lezet
Dhe me plot marifet
Na përkundë
Dhe na rritë
Ky shekull i fatit
Ninulla na këndon
Për lumturinë e amshuar
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË TAKIM ME FATIN
Kjo zemër
E mbushur me dashuri
Me plot krenari
Hyn
Dhe bukur vallëzon
Në të bekuarën valle
Të dashurisë
Me gëzim shoh amshimin
Që na buzëqeshë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
EDHE TË VDEKURIT FLASIN
Nuk durojnë më
Në këtë stinë të imponuar
Nga mëkatet rrethuar
Tashmë flasin
Drejtësi dhe liri kërkojnë
Edhe të vdekurit
...
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
AJO RRUGË PA DALJE ËSHTË
Edhe kësaj here e ndjej
Dhe jua them
Kujdes
Mos hyni asaj rruge
Sepse është pa dalje
Dhe mbeteni
Të kurthuar
E të humbur
Labirinteve të sherrit
Të sulmuar
E të vrarë
Nga mëkatet
...
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
ME BEKIME DASHURIE
Na hapet dera e madhe
E shekullit të ardhmërisë
Dhe amshimi na pret
Krahëhapur
Dhe të buzëqeshur
Ngrisim
Flamurin e mbretërisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
HAPSIRË DASHURIE
Mos u habitni
Me mua dhe mbretëreshën
Kudo në tokën tonë
Në të gjitha relievet
Është hapsirë e bekuar
E dashurisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË SOFRËN E DASHURISË
Jemi ulur
Me vullnet
Dhe me krenari
Me shumë të mira
Dhe me plot shije
Të shijojmë
Mjaltin e kësaj stine
Dhe të botës së ëmbël
Të njerëzisë
Ne presim kafshata
Të mrekullisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË QENIEN E VËRTETË
Duke puthur
Flamurin kombëtar
Dhe duke u betuar në tradita
Nderojmë
Personalitetet dhe shenjtërit
E mbarë Ilirisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
PIKAVE TË VENDIMIT
Gjithnjë jemi
Të rregullt
Të saktë
Të shpejtë
Të pandalshëm
Dhe të palodhshëm
Në të gjitha aktet
E dashurisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË VALËT E DASHURISË
Jemi të rregullt
Dhe mësohemi
Të notojmë
Edhe të fluturojmë
N’oqeanin
Dhe në qiejt
E lumturisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
VUAJTJET QË KAM PËRJETUAR
Më kanë lodhur atëherë
Por edhe më kanë bërë mirë
Sepse
Më kanë forcuar
Dhe çelikosur
Për të lumturuarin shekull
Të dashurisë së amshuar
Duke ma siguruar
Kurorën e fronit
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
SHTYLLA TË DASHURISË JEMI
Në këtë të parën stinë
Të shekullit të ri
Dhe deri në amshim
Ne të dy
Me fuqi mrekullie
Jemi
Dhe mbetemi gjithmonë
Shtylla të forta
Dhe të ndritshme
Të së shenjtërueshmës dashuri
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
ME VIRTYTET E ORIGJINËS
Në të bekuarën valle
Të engjëjve dhe të shenjtërve
Iliro-dardanë
Me fuqi mrekullie
Dhe me ëmbëlsi dashurie
E nisi
Dhe e vazhdoj deri në amshim
Kremten e fitores
Së historisë
-
Fuqishëm këndoj
Hitin e tifozëve të futbollit
O sa mirë me qenë shqiptar
-
Gëzuar gjithmonë
Përpara
!!!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
GJAHTAR NË GJAHUN E DASHURISË
Në pyllin e ndritur
Dua të jem gjithmonë
Gjahtar i denjë
Dhe i devotshëm
Në gjahun e dashurisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË BUKURINË E BESUESHMËRISË
Me përkushtim t’amshuar
Jemi
Dhe mbesim
Gjithmonë
Në të bekuarin fron
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
KAM SAKRIFIKUAR DHE...
Për fatin e historisë
Kam dalur fitues
Dhe ia kam hapur botës
Derën e madhe
Të amshimit të dashurisë
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
LIRSHËM
Nis aktin e parë të dashurisë
I mbushur me lumturi
Nga bota në botë bredh
Duke u thirrur në realitet
Kërkoj të plotë solidaritet
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
DUKE SHKUAR
Kanë gërvishtur
Arteriet e kohës
Dhe janë vetëpenguar
Në puçrrat e gjakosura
Të shekullit të kaluar
...
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010
NË SHKALLËN E PARË TË KËNAQËSISË
Shumë ëmbëlsi
Kemi shkëmbyer
Dhe kemi vulosur
Emrin e shenjtë
Të dashurisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 korrik 2010