E hene, 29.04.2024, 03:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Enkeleda Ristani

E diele, 25.07.2010, 03:09 PM


Enkeleda Ristani (Kollçku)

 

Ka lindur ne Fier ne 13 gusht 1974.

 

Ka mbaruar shkollën fillore e të mesme po në Fier.

 

Oregjina e saj është nga Përmeti.

 

Që në fëmijërinë e saj të hershme poezia dhe letërsia kanë qënë dhe mbeten  pasioni i saj i jetës.

 

Cikli i përzgjedhur që lexoni është marrë nga vëllimi i parë poetik që ajo po përgatit për botim.

 

Poezitë e Enkeledës bien në sy, për botën e madhe shprehëse dhe temat e fuqishme të marrdhënieve shpirtërore.

 

 

TI  QESHE

 

Ti qeshe ate nate,

Me dhembe e buze lebyrur

Kafshuar kishe Dashurine.

 

Ti qeshe ate nate,

Pendimi ishte arratisur

Në brigjet e nje ishulli, pa kthim.

 

Ti qeshe ate nate,

Marrezia, i kishte zene vendin Miresise

Së pafuqishme per te luajtur kukafshehtas.

Ti qeshe, me zgerdhimje vrastare, ate nate

Une, qaja, me te fundmet lote-gjaku

  zemres – shperbere.

 

 

ANIJA  E  SHPRESËS

 

U ngjita ne anijen e Shpreses

Kur dallget coptuar ma kishin shpirtin ,

Frymemarje - gajasur, zemer - plasur

Vdekjen kerkoja ne perqafim.

 

Grabitqaret goje - hapur turrur ishin

Mbi kurmin tim.

 

Nje  zë - Shprese, nje Drite – Jete,

Shperfillen vrerin

Tundues per te fundit...Luftim

 

 

ZOTIT

 

O Zot!

E humba valle shansin

Per jeten tokesore?

Duhet te shpresoj  te pertejmen?

 

Kandisur me kishe me psalme biblike

Moralin ma bëre lëkurë. Për cfarë?

 

Kjo jete, e shkurter per gezimin-uritje

Pambarimisht, litar i gjate , litar

Vuajtje - hallesh, urrejtjesh, luftrash

 

E pra, Zot

Nuk mundem më,

Dyshuese jam per gjetjen tënde,

  rroj a te mos rroj të  sotmen,

Të pres a të mos pres te nesermen.

 

 

HARRIM

 

Hena,robinje verdhame

E qiellit pus - sterruar

Kerkonte diten e mbrame

Pendestare e dashurise - kursyer

 

Pajtuar me fatin gardian

  burgun e viteve lenesha,

Renkonte zemer - hena mjerane

Harruar, braktisur, pa  shpresa.

 

 

RIKTHIM

 

Hej njerez,

Une sot rilinda.

Permes vuajtjesh, dhimbjesh

  te fundmin shterezim jetesor

E ndotur me gjakun e perleshjes

Së ekzistences,

shoqeruar me te qarat - britma

Nga frikerat  ngadhenjimtare.

 

Une rilinda

Paçka  se per momentin

Jeta më ka kapur për këmbësh,

Kërkon    degjoj zerin tim.

 

Kordoni kerthizor

Nënshkroi shkëputjen,

Une linda perseri

Shoqeruar me te qarat - britma.

 

 

DUEL

 

Shpirti kelthet,

Në rrokopujen e mendimeve

E brendeshmja therret

Humneren katapultuese per ne Had.

 

Perball kataklizmes,

Vetja shfytyrueshem

Lakuriqsohet

Per te bere duelin e fundit...

 

Antikrishti dhe Une

Në flaket e Ferrit!..

Lumi i llaves

Kerkon te perpije...Mbinjeriun…



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora