E merkure, 30.04.2025, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Shembet kulla qindravjeçare

E diele, 25.07.2010, 01:22 PM


Shembet kulla qindravjeçare

 

Nga Gjon Neçaj

 

 Në Curraj të Epërm, të zonës së Nikaj Merturit, migrimi i banorëve brenda vendit është ndier së tepërmi. Këtu përfshihen 3 fshatra, nga vendet turistike më të bukura të Alpeve, por fatkeqësisht të izoluara e tashmë të braktisura.

 

Në fshatin Curraj Epër ka qenë karakteristikë ndërtimi i kullave alpine, banorët e të cilave kanë ruajtur konstruktin edhe gjatë meremetimit të tyre gjatë viteve.

 

Por me largimin nga fshati, tashmë ato janë rrënuar. Karakteristikë dhe monument i veçantë në krejt veriun ka qenë kulla në këtë fshat e quajtur Kulla e Thepit, ngaqë ishte e ndërtuar sipër thepi, karakteristikë për vendndodhjen e saj dhe mënyrën e ndërtimit.

 

E ndërtuar para dy shekujsh, ajo rezistoi deri kohët e fundit. Duke mos patur asnjë ndërhyrje për meremetim apo ristrukturim, ajo u shemb totalisht, duke u shkatërruar një monument i vlefshëm i kulturës sonë kombëtare.

 

Po kështu në këtë fshat është kisha me mbishkrim të veçantë dhe e ndërtuar në vitet 1700. Edhe ky objekt kulturor është në rrezik shembjeje. Duke kontaktuar me drejtues të komunës Lekbibaj, shprehen për "Shekullin", se kanë kërkuar fonde për meremetimin e kullës dhe kishës, por nuk na janë lëvruar.

 

"Jemi në pritje që brenda këtij viti të ndërtojmë Kullën e Thepit, sipas arkitekturës origjinale dhe meremetimin e kishës, duke na dhënë fonde shtesë", thonë ata. Fatkeqësisht janë edhe shumë kulla që po shemben, e ndër to kulla e Pal Nikë Sokolit, nacionalistit dhe një nga më aktivët e periudhës 1920-1940.

 

Objekte të tilla me vlera kulturore do t'i kishte zili çdo popull, kurse tek ne shkatërrohen për neglizhencën e atyre që drejtojnë kulturën. Duhet ngritur zërin tani, se pastaj është vonë.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx