| E diele, 25.07.2010, 09:44 PM |
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
E
EC
18965.BËN ECË E JAKË dikush fr.fol., meton.- shkon e vjen shpesh, shumë herë a vazhdimisht dikush në një vend, vete e kthehet prapa në një vend të kufizuar (me përsëritje të shpeshta) dikush, sillet, endet rrotull sa andej-këtej dikush, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë dikush (shumë herë). (VDE-GA f. 198). S.shih sin: vjen (sa) andej këndej (këtej) dikush
18966.EC E EJA fr.ndf.-1a..duke u endur .herë nga një anë, herë nga ana tjetër, duke u endur sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, duke u endur herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër.1b. duke u endur pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, duke u endur kot, kot së koti. (TASE f. 184). S.shih sin: andej e këndej (andej-këndej, andej-këtej)
18967.EC E JAKË fr.ndf.- 1a..duke u endur herë nga një anë, herë nga ana tjetër, duke u endur sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, duke u endur herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër.1b. duke u endur pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, duke u endur kot, kot së koti. (TASE f. 66, JTH-ÇFGJSH f. 43). S.shih sin: andej e këndej (andej-këndej, andej-këtej)
*18968.ECË E JAKË fr.em.,met.-1a. endje,ecje pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, endje,ecje kot, kot së koti, endje, ecje e kotë.- Taksidari dhe kryetari i komunës i dërgonin në gjyq dhe gjykatësit i mundonin fshatarët me ecë e jakë. (SS-A f. 14).1b. vajtje e ardhje e shpeshtë (në një vend), vajtje e ardhje e përsëritur disa a shumë herë në një vend (të kufizuar), hyrje e dalje shpesh a vazhdimisht (në një vend), shkuarje e dalje shpesh, vazhdimisht (në një vend). (BQ-DSH). S. shih sin : çap e jakë
*18969.ËSHTË EC E NGEC diçka fr.fol.,me-ton. - nuk përparon vazhdimisht, gjithnjë diçka, duke përparuar shënon edhe ngecje diçka.-Jeta ime, siç e di, ka qenë ec e ngec. (MI-SHT f. 136).
ECEJAKE-T
*18970.BËN ECEJAKE dikush fr.fol.,fj.- shkon e vjen shpesh, shumë herë a vazhdimisht dikush në një vend, vete e kthehet prapa në një vend të kufizuar (me përsëritje të shpeshta) dikush, sillet, endet rrotull sa andej-këtej dikush, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë dikush (shumë herë). (VK-II f. 167). – Djemuria e Darsinit bënte ecejake plot potere shpërfillëse e ngacmuese për këto, sikur mezi priste sa të fillonte një shfaqje me karagjozin në perde. (TL-PK f. 235). Aty ai nis e lëkundet, bën ecejake me këmbët si kërcij lejleku. (TL-PD f. 89). Fytyrat i kishin si të mpira, bënin ecejake pa pushim dhe kthenin kokat me rrëmbim. (EK-NJLV f. 145). Ajo zuri të bëjë ecejake nëpër dhomë, me kurriz të kthyer nga ajo, ndërsa vajza ndihej e pushtuar nga mendimet. (NAJORG te : KD, 22 dhjetor
ECJ/E-A
18971.BËN ECJE dikush fr.fol.,fj.- ecën dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bën çap (çapa) dikush
*18972.ECJE E JAKJE fr.em.,fj.-1a. endje ,ecje herë nga një anë, herë nga ana tjetër, endje,ecje sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, endje,ecje herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër.-Në rrymat e shpejta të ndryshimeve cilësore, në të gjitha sferat e veprimtarisë së shoqërisë shqiptare, në këtë lëvizje kaotike të mendimeve e të ideve, është e kuptueshme se do të ketë ecje e jakje, rryma e kundërrryma, lëvizje përpara e kthim prapa, por edhe zhvendosje anësore. (HAMU-N f. 155).1b. endje,ecje pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, endje,ecje kot, kot së koti, endje,ecje e kotë.1c. vajtje e ardhje e shpeshtë (në një vend), vajtje e ardhje, ecje e përsëritur disa a shumë herë në një vend (të kufizuar), hyrje e dalje shpesh a vazhdimisht (në një vend), shkuarje e dalje shpesh, vazhdimisht (në një vend). (BQ-DSH).S. shih sin : çap e jakë
*18973.ECJE PËRPARA fr.em.,fj.- përparim, mbrothësi.-Është i angazhuar për të krijuar kushtet për ndalimin e kësaj dhune të tmerrshme dhe ecjen përpara. (EB,IM,BZ te : B, 7.09.
*18974.VIHET NË ECJE dikush fr.fol., fj.- fillon të ecë dikush, ecën dikush.-Pasi morën vendim shkëmbyen ca fjalë me buzën në gaz dhe u vunë në ecje. (N-
ED-I
*18975.I FIKUR EDIT fr.mb.,fj.- i etur, etshëm shumë, pa masë.-U ndal thnegla në buzë të një kroi/e fikur edit/ për të pirë/uji u tund jashta zakonit. (NDM-V f. 181). S. i kallur eti; me buzë (mushkëri) të djegura
*18976.KA ED (për ujë etj.) dikush fr.fol., fj.-etet, etohet, etshohet,eçtohet (për ujë etj.) dikush, nuk ka pirë gjë një kohë të gjatë, ka ngelur pa pirë gjë një kohë të gjatë, dëshiron, gjakon të pijë ( ujë, lëng etj.) dikush.- Ed nuk kishte. (RSI-VZ f. 130). S. i hipën etja dikujt; ka et (etje) dikush ; e kap etja dikë; e merr etja dikë; e rrok eti dikë; I teret fyti dikujt;i thahet fyti (gryka , gurmazi) dikujt; i vjen et dikujt; e zë edi (etja) dikë
*18977.E ZË EDI dikë fr.fol.,fj.- etet ,eto-het, etshohet,eçtohet dikush.- E kur të zë edi/ ndër përroje pi. (NDM-V f. 26). S. shih sin: ka ed dikush
EDUKAT/Ë-A
18977a.EDUKATË FIZIKE fr.em.,fj.- lëndë mësimore që zhvillohet në shkollë për t’ i formuar nxënësit e studentët nga ana fizike, për t’ I bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. (FGJSSH f. 414).
18977b.EDUKATË MORALE-POLI-
TIKE fr.em.,fj.- lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike. (FGJSSH f. 414).
*18978.MERR EDUKATË dikush fr. fol., fj.-edukohet dikush.-Naum Veqilharxhi hedh idenë se është e nevojshme që të gjithë të kenë të drejtë të marrin edukatë e mësim. (M.I.-NV f. 74). S. shih sin: merr arsim dikush
18978a.EDUKIM FIZIK fr.em., fj.- fizkulturë. (FGJSSH f. 478). S. shih sin: kulturë fizike
*18979.MERR EDUKIM dikush fr.fol., fj.- edukohet dikush.- Nga këta pishtarë të dijes Xhemajli mori arsimim e edukim të shëndoshë. (TESEL-GJP f. 55). S. shih sin: merr arsim dikush
18980.BËHET SI EDH I SHTIMË dikush fr. fol.,met.,krah.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, bie shumë, mjaft nga shëndeti dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69, SUAH-FPTSHPG-III f. 71, MAH-FSHRR f. 44). S.shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
18981.BËN SI EDHI KUR LËPIN GJOLLËN dikush fr.fol.,iron.,krah.- shtiret sikur nuk di, sikur është fillestar, i papërvojë (në një punë etj.) dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69).
18982.BIE SI EDHI NË DËRRASË dikush fr.fol., met.-bie në kushte shumë të mira jete dikush, bie në mes të të gjitha të mirave dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: bie si ariu në mjaltë dikush
18983.EDHI SHKON PAS DHIE, EDHI SHKON GJITHMONË PAS DHISË (SË ËMËS) fr.fol.,proverb.- fëmija më tepër është i dhënë pas së ëmbës. (ALSI te: Leka nr. 5/
18984.ËSHTË SI EDHI NË DËRRASË dikush fr.fol.,ftill.,krah.- është në kushte shumë të mira jete, është në mes të të mirave, është në gjendje fare të mirë jetësore a ekonomike dikush. (JTH-K f. 150). S.shih sin : është si bleta në hoje dikush
18985.ËSHTË SI EDH I SHTIMË (I SHTIRË) dikush fr.fol.,ftill.,krah.-1. është shumë i dobët, është i tretur, thatim dikush. S. shih sin : i duken brinjët dikujt.2. është dështak në çdo punë dikush, nuk është në gjendje të bëjë diçka dikush. 3. struket këndeve, qosheve si i trembur dikush, rri i strukur e i mbledhur nga frika dikush. (JTH-FFGJSH f. 265). S. shih sin : rri në bisht të sofrës dikush
18986.GJUHET (HIDHET) SI EDHI NË DËRRASË dikush fr.fol.,krah.- nuk përmbahet dot nga gëzimi dikush, gëzohet shumë, pa masë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69). S. shih sin: i qesh lulja e ballit dikujt
18987.KAPËRCEN SI EDHI NË DË-RRASË dikush fr.fol.,ftill.,krah.- kalon, kapërcen si është më së miri, më së bukuri dikush, kalon shumë mirë, shumë bukur dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: kalon si beg dikush
*18988.KËRCEN SI EDH dikush fr.fol., ftill., krah.- hidhet e kërcen andej e këndej (nga gëzimi) dikush.-Tërë natën,Dylit iu shti në ëndërr një rrafsh magjik, nëpër të cilin njerëzit kërcenin e lodronin si edhat. (ASH-KB f. 46). S. kërcen si lepur dikush; lodron si edh dikush
*.18989.LODRON SI EDH dikush fr.fol., ftill.,krah.- hidhet e kërcen andej e këndej (nga gëzimi) dikush.-Tërë natën,Dylit iu shti në ëndërr një rrafsh magjik, nëpër të cilin njerëzit kërcenin e lodronin si edhat. (ASH-KB f. 46). S. shih sin: kërcen si edh dikush
*18990.MBAHET SI EDHI NË DË-RRASË dikush fr.fol.,krah.- mbahet, trajtohet me kujdes, interes të veçantë dikush, nderohet në mënyrë të veçantë dikush, mbahet me nderime të veçanta, me kujdes të veçantë dikush, mbahet, trajtohet shumë mirë (si mos më mirë) dikush, mbahet me të gjitha të mirat dikush, mbahet mirë e si është më mirë dikush. – Asnjëherë s’ kishte prekur punë me dorë e mbahej si edhi në dërrasë. (S.I.-D f. 63).
*18991.E MBAN SI EDHIN NË DËRRASË dikë dikush fr.fol.,ftill.- tregon kujdes, interes të veçantë për dikë dikush, kujdeset shumë për dikë dikush, e mban me të gjitha të mirat dikë dikush, e nderon në mënyrë të veçantë dikë dikush, e mban me nderime të veçanta, me kujdes të veçantë dikë dikush, e mban, e trajton shumë mirë (si mos më mirë) dikë dikush , e mban mirë e si është më mirë dikë dikush. (ALSI te : Leka nr. 8-9/
18992.E MËSON EDHI DHINË fr.pro-verb., iron.- e mëson dikë dikush që di më mirë a më shumë se ai nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, do ta mësojë i vogli të madhin. (VD-FTSH f. 81). S. shih sin : eja (hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të tregoj arat (kufijtë, vreshtin)
18993.I QETH EDHAT dikush fr.fol., iron.- është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (JTH-FFGJSH f. 265).S. shih sin: s’ të jep barin e zgjebes dikush
*18994.RRITET SI EDHI NË DË-RRASË dikush fr.fol.,ftill.,krah.- rritet me të gjitha të mirat dikush, rritet në mes të të mirave dikush. (PETZE-FSHFRR f. 69).-Mjerë ai që rritet si edhi në dërrasë. (FUSH f. 899). S. shih sin: rritet me ajkë koritash dikush
18995.RRON SI EDHI NË DËRRASË dikush fr.fol.,ftill.- jeton, rron pa halle, pa brenga dikush, jeton, rron në mes të të mirave dikush, jeton, rron në kushte të mira jete dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: jeton si delja në maj dikush
18996.SI EDH fr.mb.,krah.- i shpejtë, i zhdërvjellët, i shkathët. (BQ-DSH).
18997.SI EDHI NË DËRRASË fr,ndf., krah.- në kushte shumë të mira jete, me të gjitha të mirat, në mes të të mirave,në gjendje të mirë jetësore, në gjendje të mirë shëndetësore a ekonomike. (BQ-DSH). S. shih sin : si derri në gjetkëz
18998.VETËM EDHI SHKON PAS DHISË fr.proverb.,iron.-secili duhet të mbështetet në vetvete, në forcat vetanake, secili duhet të jetë zot i vetes, i vetvetes . (PETZE-FSHFRR f. 69). S. kali i mirë e shin vetë vrahun
18999. EDHE NË …fr.lidh.- përdoret kur tregojmë se diçkapra prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë. (FGJSSH f. 415). S. shih sin: edhe në qoftë se…
18999a.EDHE PSE fr. lidh.- përdoret për të lidhur fjali të varura lejore me fjalinë kryesore (p. sh. Edhe pse e dinte , nuk e tregoi). (FGJSSH f.415, 1563)..-Dy televizionet tjera jo vetëm që nuk u solidarizuan dhe dënuan aktin, por bile shkuan aq larg, sa që njëri nga ta kontestoi, pa pikë ngurrimi,që policia ta ketë rrahur kolegun e tij të televizionit rival, edhe pse vetë nuk kishte qenë në vendngjarje. (IMU te: ERE, 18 tetor
19000.EDHE NË QOFTË SE…fr. lidh.- edhe po qe se…, edhe në…, edhe sikur…përdoret kur tregojmë se diçka prapë-seprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë, përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore me kuptimin” edhe po të”. (FGJSSH f. 415, 1616, 1751). S. edhe në…; edhe po qe se…; edhe po të… ; edhe sikur
19001.EDHE PO QE SE…fr.lidh.- për-doret kur tregojmë se diçka prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë. (FGJSSH f. 415). S. shih sin: edhe në qoftë se…
*19002.EDHE PO TË… fr.lidh.- përdo-ret kur tregojmë se diçka prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë, përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore me kuptimin” edhe po qe se”. (FGJSSH f. 1751).-Edhe po të përmbusheshin njëqind për qind të gjitha obligi-met, mjetet e grumbulluara do të mbulonin vetëm 65 për qind të nevojave. (ALCEN te: B, 18 dhjetor
19003.EDHE SEPSE fr.lidh- përdoret në krye të një fjalie të varur lejore, që tregon se, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme, nuk mund të ndalohet kryerja e veprimit të shprehur në fjalinë kryesore. (p. sh. Edhe pse kishte shumë punë, u tregua i gatshëm t’ i ndihmonte). (FGJSSH f. 1742-3). S. shih sin: edhe pse
*19004.EDHE SIKUR ... fr.lidh.- përdoret kur tregojmë se diçka prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë, përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore me kuptimin” edhe po të”. (p.sh.: Edhe sikur të vonohet, do ta presim. Edhe sikur të bjerë shi, do të dalim të punojmë). (FGJSSH f. 415, 1751). - Edhe sikur koqe yshyri të mos shtie brenda në hambar, prapë se prapë bukën e gojës do ta kishte. (JX-N f. 148). Do të kthehesha me ju po, edhe sikur të isha nisur pa zbardhur dita. (HS-KS f. 227). S. shih sin : edhe në qoftë se…
EFEKT-I shm.EFEKTE-T
*19005..(E) ARRIN EFEKTIN dikush fr.fol.,fj.-arrin veprim, ndikim, rezultat dikush.- Psikologu bëri një lëvizje si të rreptë trupi. Provokimi i tij s’ e kishte arritur efektin që kishte pritur. (SO-TRR f. 57). Jo ,imzot, si duket në mua amnezia ka vepruar dhe e ka arritur efektin. (BM te: R, 22.XII.
*19006.BËN EFEKT diçka a dikush, (E) BËN EFEKTIN diçka a dikush fr.fol.,fj.-bën ndikim, veprim diçka a dikush (në diçka a dikë) , ndikon, vepron diçka a dikush (në diçka a dikë). (VK-II f. 39, 858, SKDO f. 466, FIA f. 112, IST f. 387).- Fjalët e saj ishin fërshëllyer gjithë indinjatë nga gaforrasit në sallë, por e kishin bërë efektin e tyre te trupi gjykues, i cili vendosi burgim me afat njëzet vjet, në vend të ekzekutimit. (DUTA-GD f. 80). Përpunimi ideologjik e bëri efektin dhe solli rezultatin e kërkuar. (DHIKA-A f. 17). Fjalët e tij sikur bënë efektin për mrekulli. (NETO-GV f. 27). Goditjet ai dinte t’ i organizonte mirë dhe të befasishme ose më saktë spektakulare, që të bënin efekt tek opinioni publik. (NETO-GB f. 89). Ka të vërteta të fuqishme, revoltuese, po që, për fat të keq, janë ende të paafta për të bërë efekt në publik. (IK-ËMA f. 291). Ai konjaku sikur po bënte efektin : dalëngadalë po m’ i mpinte damarët. (PI-P f. 115). E para dhe e fundit mbahen mend dhe bëjnë efekt. (TL-AFM f. 104). (edhe moh.)
*19007.I BËN EFEKT diçka dikujt fr.fol.,fj.- ushtron ndikim, veprim te dikush diçka. (FGJSSH f. 415). - Nga ana tjetër vërejti me shumë takt se ç’ efekt do t’ i bënin këto fjalë nxënësit të tij. (DHIKA-A f. 98). Nxënësve nuk u bënin efekt. (VB-MK-MGJ-
*19008.BËN EFEKTIN E KUNDËRT, BËN EFEKT TË KUNDËR diçka fr.fol.,fj.- kundërvepron diçka, bën veprim, ndikim të kundërt diçka.- Ai nuk donte ta detyronte veten të flinte me çdo kusht, sepse e dinte se kjo përpjekje do të bënte efektin e kundërt. (NALE-D f. 19). E qëllon që, duke qenë prezent vula e kohës, të bëjë efekt të kundërt nga synimi formal i angazhimit. (AA-K f. 139). Por, ai nuk e dinte se fjalët e tij do të bënin efektin e kundërt e do ta nxitnin më tepër në atë lodër. (FKO-SH f. 47). Te Hamzë Aga çdo letër bënte efektin e kundërt. (S.I.-D f. 22). E kishte tronditur pastaj vetë shkrimi i tij që kishte bërë efekt të kundërt. (SD-M f. 190).
*19009.BËN EFEKT TË MIRË diçka fr.fol., meton.- vepron, ndikon mirë diçka.- Më duket që edhe shikimi im e ndihmon që fjalët të bëjnë efekt të mirë. (JD-N f. 45). Këto ishin pak a shumë fjalët e babait. Por unë i përdora në kohë dhe bënë efekt të mirë.(JD-N f. 74). (edhe moh.)
*19010.E BËN EFEKTIN E VET diçka fr.fol., fj.- vepron,ndikon vetiu, vetvetiu diçka.-Kjo ndjenjë shoqërore e tij ndaj shefit pa mëdyshje do ta bënte efektin e vet. (TD-S f. 117).
*19011.JEP EFEKT diçka fr.fol.,fj.-jep fryt, rezultat diçka.-Mirëpo, as kjo nuk dha efekt. (YBA te: R, 31 dhjetor 1991, 1 e 2 janar
*19012.KA EFEKT diçka fr.fol.,fj.- ka fryt, rezultat, dukë, rëndësi, vlerë, dobi, ndikim diçka. (FGJSSH f. 415, IST f. 254).- Përdorimi i artilerisë së shumtë, nuk pati efekt, sepse shqiptarët luftonin të shpërndarë. (SG-APT f. 113). Sanksionet më të reja të pjesërishme kundër RFJ-së nuk do të kenë efekt. (p.a. te: KD, 3. 05.
19013.MBETET PA EFEKT diçka fr.fol.,fj.-s’ ngre fare peshë diçka. (VK-II f. 595).
19014.NËN EFEKTIN e… fr. ndf., fj.- nën përshtypjen e… (EQSHI f. 234).
*19015.PA EFEKT fr. ndf.,fj.- pa dukë, pa grat, pa grad, pa vlerë, pa fryt, pa rezultat, pa sukses, pa dobi, pa rëndësi, pa prokopi. (VK-II f. 537, 548, IST f. 245, 279).-Goditja dhe satirizimi… jo vetëm nuk qëllon më të, është pa efekt, por mundi të duket dhe absurd. (RK-TR f. 48). S. shih sin: pa bereqet
EFSH-I
19016.KA EFSH dikush fr.fol., fj.- vë-shtiroset, ndotet, efshohet, neveritet, pështiroset, gërditet dikush, i vjen për të vjellë dikujt, i villet dikujt, i vjen të vjellë dikujt. (FGJSH f. 102, FGJSSH f. 416). S. shih sin: ka ancirë dikush
*19017.I VJEN EFSH dikujt fr.fol.,fj vështiroset, ndotet, efshohet, neveritet, pështiroset, gërditet dikush, i vjen për të vjellë dikujt, i villet dikujt, i vjen të vjellë dikujt. (FGJSSH f. 416, FSU f. 16).-Unë po të kisha qenë mashkull,-për Perëndi-do të më vinte efsh ta prekë së paku me dorë atë trup. (HS-S f. 37). S. shih sin: ka ancirë dikush
EGËR
19018.AS EGËR, AS BUTË fr.ndf.,ant.- mesatarisht, me qëndrim mesatar, me sjellje mesatare. (BQ-DSH).
19019.BLUAN EGËR dikush fr.fol.,met.- flet ashpër, flet me gjaknxehtësi dikush. (HK f. 147). S. shih sin : bluan ballgur dikush
19020.FLET EGËR dikush fr.fol.,ftill.- flet vrazhdë, flet fjalë të rënda dikush, flet me ton të vrazhdë dikush. (HB-II f. 190). S. shih sin : bluan ballgur dikush
19021.E TRAJTON EGËR dikë dikush fr.fol.,ftill.- e trajton si armik dikë dikush, e trajton më keq se të tjerët dikë dikush, e trajton brutalisht, vrazhdë dikë dikush. (EQSHI f. 245).
EGËR (I, E)
*19022.BËHET E EGËR diçka (lufta etj.) fr. fol., fj.- bëhet e ashpër,e rreptë diçka.- Atje përleshja u bë e egër. (MEKO-T f. 273).
*19023.BËHET I EGËR dikush fr.fol., fj.- egërsohet, bëhet i vrazhdë dikush, bëhet barbar, mizor dikush, breshtet dikush, tërbohet, xhindoset dikush. (FGJSH f. 103, MQ-LR f. 104, FIA f. 125, 966).-Bile edhe ai lypsari që ecën udhës në punë të vet, po ta trazosh, bëhet i egër. (DA-KM f. 133). S. shih sin: i bien boritë dikujt
19024.S’ BËN AS ME TË EGËR, AS ME TË BUTË dikush fr.fol.,iron.,ant.- është shumë i pakuptueshëm, i pabindur, kokëfortë, kryeneç di-kush, nuk është i bindur e i shtruar dikush, nuk i mbushet mendja fare dikujt për diçka, nuk shtro-het, nuk bindet fare dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet. (PETZE-FSHFRR f. 69). S. shih sin: nuk ha arsye dikush
19025.E BËN TË EGËR dikë dikush fr.fol., meton.- e egërson, e zemëron, e xhindos,e tërbon dikë dikush. (FGJSH f. 103). S. shih sin: ia bën barkun vred dikujt dikush
*19026.ME (MË) TË EGËR fr.ndf., meton.- ashpër, vrazhdë, egërsisht, acar, jo me të mirë, jo me të butë, me vrazhdësi, me brutalitet, brutalisht, me mujshi, me dhunë . (FGJSH f. 102, HL-FF f. 15, FGJSSH f. 4, FIA f. 148).- Pse nuk e the atë ditë në mbledhje këtë gjë, po zure ta dridhje bishtin, jo ashtu jo kështu për Korren?- i foli Bredhka pak më të egër. (ZSA-VL-
EGËRSI-A
*19027.ME EGËRSI fr.ndf.,fj.- ashpër, vrazhdë, egërsisht, acar, jo me të mirë, jo me të butë, me vrazhdësi, me brutalitet, brutalisht, me mujshi, me dhunë. -Ai e zuri për krahu me egërsi dhe i tha: “Profesor!” (TL-PD f. 13). S. shih sin: me për dhunë
EGËRSIR/Ë-A
*19028.BËHET (SI) EGËRSIRË dikush fr.fol., met.,krah.-vrazhdësohet dikush, bëhet mizor, barbar dikush, breshtet, egërsohet dikush. -I lanë fjalimet e mejtimet…e u bënë si egërsira se, pas urdhërit…filluan të shtien pa mëshirë mbi askerët. (MSG-TR f. 141). Vallë kush nuk ka dëgjuar për atë që, me që i kanë marrë dashurinë, është bërë egërsirë me fuqi të rrallë… ka vrarë, ka zhdukur. (MSG-TR f. 101). S. shih sin: e rrokin bërrlat dikë
EGJ/ËR-RA
19029.I BËHET EGJËR dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e urren së tepërmi dikë a diçka dikush i bëhet i padurueshëm, i mërzitshëm dikujt dikush a diçka, i mërzitet shumë, pa masë dikujt dikush a diçka. (HB-II f. 190, HB-FPD f. 104). S.shih sin: i bëhet dergjë dikujt dikush a diçka
19030.I BIE EGJRA dikujt fr.fol.,id.-i flihet dikujt, i vjen për të fjetur dikujt. (BQ-DSH). S. i heq gjumë dikujt; ka gjumë dikush; e kap (e merr) gjumi dikë; i kapiten sytë dikujt; I mbyllen sytë nga gjumi dikujt; i mbyllen sytë (për gjumë) dikujt; i qepen sytë dikujt; i qepet gjumi në sy dikujt; e qëmton gjumi dikë; i shkojnë sytë për gjumë dikujt; i shkon gjumë për sysh dikujt; i tërheq gjumë dikujt; i vjen gjumë dikujt; e zë gjumi (i natës) dikë; I zvogëlohen sytë dikujt.Ant. nuk ka sy gjumi dikush
19031.BLUAN EGJËR dikush fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, mezi e mban frymën me bukë dikush. (FGJSSH f. 417, 638). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush
19032.E DALLON EGJRËN NGA GRURI dikush fr.fol.,ftill.- e dallon, e shquan të keqen nga e mira dikush. (FGJSSH f. 417, IST f. 346). S. shih sin: e ndan bykun nga gruri dikush
19033.EGJRA S’ BËHET GRURË fr.proverb.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain
19034.EGJRËN DUHET NDARË PREJ GRURIT fr.proverb.– të keqen duhet dalluar prej të mirës, atë që nuk vlen duhet dalluar prej asaj që vlen. (FUSH f. 374).
19034a.EGJRA E GRURI S’ BËJNË BASHKË fr.proverb.,iron.- nuk pajtohen dot, i kundërvihen, nuk qëndrojnë, nuk rrinë dot bashkë dy gjëra të kundërta, të papajtueshme në mes vete. (HB-FPD f. 104). S. shih sin : janë si baruti e zjarri
19035.EGJRA E PRISH EDHE GRU-RIN fr.proberb.- një njeri i keq e prish edhe të mirin. (HB-FPD f. 104, FGJSSH f. 417).S. shih sin : bie një dhi e strok (struk) një mijë
19036.ËSHTË PA EGJËR dikush fr.fol., met.- është shumë i pastër moralisht dikush, është i ndërgjegjshëm dhe pa të meta dikush, është i pastër në shpirt e në zemër dikush . (PETZE-GFSHFRR f. 69, VAGU-RIBE-KNA-POG f. 171). S. shih sin: është i bardhë si rrezja dikush
19037.HA EGJËR dikush fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, mezi e mban frymën me bukë dikush. (FGJSSH f. 417, 638). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush
19038.E HA EGJRËN PËR GRURË dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për tjetër dikush. (AVSU-SHPMGJ f. 91). S. shih sin : i merr badrat për presh dikush
*19039.E HEQ EGJRËN PREJ GRURIT dikush fr.fol.,ftill.- e heq, e mënjanon, e largon të keqen prej të mirës dikush, e heq, e largon, e mënjanon atë që nuk vlen prej asaj që vlen. dikush –Tahir Kolgjini thotë se duhet ta heqin egjrën prej grurit... (FH-KPV f. 86).
19040.KA EDHE EGJËR diçka fr.fol., ftill.-1. nuk është e tëra e pastër dhe e cilësisë së mirë, por ka edhe pjesë jo të mira e të cilësisë së ulët (për një lëndë, për prodhime të ndryshme etj.).2.ka edhe pjesë të dobëta që duhen hequr (për një vepër shkencore, letrare etj.). (FGJSSH f. 417).3. ka edhe diçka të keqe, ka edhe diçka që nuk vlen. (BQ-DSH).
19041.E KA EGJËR dikë a diçka dikush fr.fol.,id.- nuk e do ,nuk e honeps fare dikë a diçka dikush, e urren fare dikë a diçka dikush. (HB-III f. 193). S. shih sin: e ka bezdi të madhe dikë a diçka dikush
19042.S’ KA EGJËR NË BARK dikush fr.fol. ,id.- s’ është i djellëzuar dikush, është shumë i pastër moralisht dikush, është i ndërgjegj-shëm dhe pa të meta dikush, është i pastër në shpirt e në zemër dikush. (JNU-FPM f. 59). S. shih sin: është i bardhë si rrezja dikush
19043.E KA EGJËR NË SY dikë a diçka fr. fol.,iron.-nuk e do fare, e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e honeps dot fare dikush dikë a diçka, s' e duron dot fare dikush dikë a diçka, s'e sheh dot me sy dikush dikë a diçka. (HB-IV f. 239). S.shih sin : e ka bezdi të madhe dikë a diçka dikush
*19044.MBIJNË SI EGJRA fr.fol., ftill.krah.- mbijnë pa dashje, mbijnë vetvetiu .-Këta grekërit mbijnë si egjra, atje ku nuk i mbjell. (THK-PËR f. 445).
19045.E MBJELL EGJRËN MBI DRITHË dikush fr.fol.iron.- shkakton, shtie grindje, përçarje në mes njerëzve dikush. (SHS-FESH f. 141, SHS-FGJK f. 178). S. shih sin: hedh çika dikush
19046.E NDAN EGJRËN NGA GRURI (PREJ GRURIT) dikush fr. fol.,met.- e dallon, e shquan të keqen nga e mira, të padobishmen nga e dobishmja, të drejtën nga e padrejta dikush, e dallon atë që s’ është e vërtetë nga ajo që është e vërtetë dikush. (FGJSSH f. 417,PETZE-FSHFRR f. 69, IST f. 346). S. shih sin: e ndan bykun nga gruri dikush
19047. NJERI PA EGJËR fr.em,ftill.- njeri pa djallëzi. (JNU-FPM f. 59).
19047a.IA PËRZIEN ME EGJËR dikujt dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen dikë dikush, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi dikujt dikush. (HB-FPD f. 105). S. shih sin : ia përzien me bakër dikujt dikush
19048.SIKUR KA NGRËNË EGJËR dikush fr. fol.,mb.,krah.- shumë i dobët a shëndetlig (NMUS-SHPK f. 77,106). S shih sin: asht e lëkurë
*19049.E ZË EGJRA dikë fr.fol.,id.-1. shushatet, shastiset, trulloset, trullohet dikush, shkon si i dehur dikush, nuk di si të veprojë drejt dikush, nuk di nga të vete (më tej) dikush, sillet a vepron në mënyrë jonormale dikush . (HK f. 150, HB-II f. 190, HB-III f. 211, HB-FPD f. 104, SHS-FESH f. 141, SHS-FSHK f. 178, FGJSSH f. 417, 2230).–Cutja rrinte i përgjumur, i shushatur, se kishte ngrënë bukë të re e e kishte zënë egjra. (MK-AJ f. 159). S. shih sin: i humb batha dikujt.2. fle dikush . S. shih sin: e zë gjumi dikë. 3. i flihet dikujt, i vjen për të fjetur dikujt. S. shih sin : e merr gjumi dikë. (BQ-DSH). 4. e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, rreziku, e liga, e zeza dikë. (ALSI te : Hylli i Dritës nr. 6-8/
19050.TË ZËNTË EGJRA!fr.fol., mallk.- të ndodhtë një gjë e keqe! vdeksh)!të gjettë rreziku, fatkqësia,e keqja,e liga! (PJGJU-3/
EJAM-I
19051.IA GJEN EJAMIN diçkaje (një pune, veprimi etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e bën, e punon diçka (një punë, një veprim etj) dikush në kohën më të përshtatshme, më të volitshme, më të mirë, ia gjen kohën e duhur, kohën e përshtatshme diçkaje (një pune, një veprimi etj. dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia gjen ajamin diçkaje (një pune, veprimi etj.) dikush
19052.KA EJAM diçka fr.fol.,id.- ka mbarësi, sukses diçka. (BQ-DSH).
19052a.E KA EJAMIN fr.fol.,ftill.- 1. diçka (një punë etj.) e ka kohën e përshtatshme (për t’ u bërë) diçka (një punë etj.).S. shih sin: e ka ajamin diçka (një punë etj.). 2. (toka, ara) e ka kohën e përshtatshme, volinë për mbjellje, për lërim (toka, ara).(BQ-DSH). S.shih sin:e ka ajamin (toka, ara)
19053.I MERR EJAM(I) diçkaje (një pune etj.) fr.fol.,id.-krijohen kushte të volitshe,të përshtatshme për një punë (vjelje, mbjellje, lërim, korrje, shirje etj.),i krijohen, i sigurohen kushte, rrethana të mira, të mbara, të volitshme diçkaje (një pune etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: i merr ajam(i) diçkaje (një pune etj.)
EKONOMI-A
19054.BËN EKONOMI dikush fr.fol.,fj.- ekonomizon, kursen, bën kursime dikush, e shpenzon a e përdor diçka dikush me kujdes, me masë a me kursim, i pakëson shpenzimet e diçkaje dikush. (FGJSSH f. 419, FIA f. 926, 988, NABA-EY f. 195). S. heq (vë) mënjanë diçka dikush
19055.EKONOMI NATYRALE fr.em., fj.-ekonomi zakonisht fshatare, që prodhon gjithçka për nevojat vetjake dhe jo për tregun. (FGJSSH f. 1198).
EKONOMI POLITIKE fr.em.1. dijesia që studion ligjet e prodhimit, të këmbimit dhe të shpërndarjes së të mirave materiale në shkallë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. 2. lëndë mësimore që i jep njohuritë e nevojshme të dijesisë (ekonomisë politike) në shkollë. 3. teksti mësimor shkollor që i përmban njohuritë e lëndës mësimore (ekonomi politike). (FGJSSH f. 418, 1515).
19056.EKONOMI SHTËPIAKE fr.em., fj.- lëndë mësimore në shkollën tetëvjeçare që u mëson nxënësve si të mirëmbajnë shtëpinë, si të gatuajnë, si të qepin etj. (FGJSSH f. 418).
*19057.EKONOMI E TREGUT fr.em., fj,ek.- ekonomi që mbështetet në ofertë e kërkesë.-Njerëzit e kulturës në Shqipëri duhet t’ u përshtaten rrethanave të reja, ekonomisë së tregut. (MEKRA te: KD, 22 nëntor
*19058.EKONOMI E ZEZË fr.em., fj., ek.- ekonomi ilegale, e paligjshme, ekonomi kontrabandë.-Nëse qëllimi është të zvogëlohet papunësia dhe të shtyhet zhvillimi ekonomik, ekonomia e zezë duhet të mirëpritet… (p.a. te: KD, 21 prill
EKSPERIMENT-I shm.EKSPERIMENTE-T
19059.BËN EKSPERIMENTE dikush fr.fol.,fj.- eksperimenton dikush. (FGJSSH f. 132).
EKSTAZ/Ë-A
19060.BIE NË EKSTAZË dikush fr.fol.,fj.- entuziazmohet shumë dikush. (FGJSSH f. 421, FIA f. 521). S. mbërrin pikën e ekstazës dikush
19061.ËSHTË NË EKSTAZË dikush fr.fol., ftill.- është shumë i entuziazmuar dikush .(FGJSSH f. 421).
*19062.MBËRRIN PIKËN E EKSTA-ZËS dikush fr.fol.,meton.- entuziazmohet shumë , pa mazë dikush.-Por, para se të mbërrinim pikën e ekstazës, Zdravka, ashtu e dehur u shkëput dhe më tha-Meleviçi si impotent, urren të gjithë meshkujt. (SUKRA-RRM f. 34). S. shih sin: bie në ekstazë dikush
*19063.I RËNË NË EKSTAZË fr.mb., fj.-i entuziazmuar shumë, pa masë .-Disa prej tyre, të dehur nga afshi yt, të rënë në ekstazë, shtrihen në kraharorin tënd. (AVA-NË f. 56).
EKSTREM-I shm.EKSTREME-T
19064.ÇON NË EKSTREM dikush fr. fol. ,me-ton.-e tepron dikush, nuk e ruan masën e duhur di-kush. (IST f. 49). S. shih sin: del nga ama dikush, del prej amet dikush
*19065.E ÇON DERI NË EKSTREM diçka dikush, E ÇON NË EKSTREM diçka dikush fr.fol., meton.- e tepron diçka dikush. (IST f. 332).-Ka variante të kritikës moniste që i çojnë deri në ekstrem, i thellojnë të metat e koncepteve të mësipërme. (AU-PE f. 164). Ahmet Zogu, dy dekada më parë,e çoi vijën tjetër deri në ekstrem me likuidimin fizik të pothuaj të gjithë ithtarëve të vijës tjetër. (NSPA te: KOM nr. 5, 16.02.1998 f. 6). S. shih sin: ia shton një bisht diçkaje dikush
*19066.KALOHET NË EKSTREM diçka fr.fol.,fj.- teprohet diçka .-Ajo që duhet harruar apo lënë në një fushëveprimtari të këtillë... është fakti që në tëharrjen e fjalësit të gjuhës sonë nuk duhet të kalohet në ekstrem. (QMU te: ZR nr. 1511, 14.IV.
*19067.KALON NË EKSTREM(E) dikush fr.fol.,meton. (IST f. 165).- e tepron dikush.- Ti gjithmonë kalon në ekstreme. (KB-TNZ f. 414). S. shih sin: del nga ama dikush
19068.NË EKSTREM fr. ndf.,meton.- shumë, së tepërmi, pa masë, sa nuk ka ku to shkojë (ku të vejë) më tej, sa më shumë që të jetë e mundur. (IST f. 208). S. shih sin: deri në kulm, sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet më
*19069.SHKON DERI NË EKSTREM diçka , SHKON NË EKSTREM diçka fr.fol.,meton.- teprohet diçka.- Ishin arsimtarët ata që me një vullnet që shkonte deri në ekstrem arritën të mbajnë gjallë arsimin shqip. (ZBE te : R, 22 dhjetor
*19070.E SHPIE DERI NË EKSTREM diçka dikush fr.fol.,meton.- e tepron diçka dikush.-Çdo rezervë që shprehet në Kosovë e shpiejnë menjëherë deri në ekstrem dhe pyesin: mos duhet ta izolojmë atë? (HYSFERR te: GAZSHQ nr.
EKUATOR-I
19071.EKUATORI MAGNETIK fr.em., fiz.- vijë jo e rregullt që formohet rreth Tokës nga një varg pikash ku pjerrësia e fushës magnetike është baras me zero. (FGJSSH f. 422).
19072.EKUATORI QIELLOR fr. em. ,astr.- rrethi më i madh i sferës qiellore, që përfytyrohet si një rrafsh pingul me boshtin e rrotullimit të Tokës. (FGJSSH f. 422).
EKUILIB/ËR- RI
*19073.(E) HUMB EKUILIBRIN dikush fr. fol.,fj. .1. shpërqendrohet, hutohet, shushatet dikush.-Rroku, i zënë në befasi, humbi ekuilibrin, u plandos në rruginën e ngushtë ndërmjet dyshekëve. (PARB-V f. 284).S. shih sin : i humb batha dikujt . 2. pengohet dikush në diçka, sa nuk rrëzohet, anon, anohet, hepohet, vaiset dikush sa nuk rrëzohet, peshon, rëndon më(në) një anë dikush sa nuk rrëzohet, nuk e mban qëndrimin e mëparshëm dikush. (SKDO f. 160).- Barrën nuk dinte ta ngarkonte, trupin s’ dinte si ta mbante, shpesh e humbte ekuilibrin dhe e merrte ana. (PARB-V f. 404). Mos i zërë veshët me duar ! Unë jam i keq, jam mendjemadh...thirra, duke humbur ekuilibrin. (DA-TG f. 58). S.shih sin : merr anash dikush
*19074.E PRISH EKULIBRIN dikush fr.fol. ,fj.- e prish qëndrimin e mëparshëm dikush., nuk e mban, nuk e ruan qëndrimin e mëparshëm dikush.--Kisha mbetur i harruar, i heshtur dhe kokulur nga pija që kishte prishur ekuilibrin e kthjelltësisë. (SO-TRR f. 45).. S. shih sin: merr anash dikush
19075.E RUAN EKUILIBRIN dikush fr.fol., meton.- e mban, e ruan qëndrimin e mëparshëm dikush. (SKDO f. 160). S. shih sin :e ruan baraspeshën dikush
*19076.VENDOS EKUILIBËR (EKU-ILIBRIN) dikush fr.fol., fj.- vë , vendos gjendje të mëparshme, gjendje baraspeshe dikush.- Ai përpiqej shumë për të vendosur ekuilibrin, për t’ u dukur si gjithmonë , po përbrenda tij ishte thyer e bërë copë diçka, të cilën ai nuk kishte dashur asnjëherë ta pranonte. (NETO-GB f. 153).. S. shih sin: mban drejtpeshim dikush, e mban drejtpeshimin dikush
EKZISTENC/Ë-A
*19077.ËSHTË NË BUZË TË EKZIS-TENCËS dikush fr.fol.,ftill.- është në gjendje të rëndë jete dikush, është në gjendje kritike të jetës dikush, është në gjendje shumë të keqe, kritike jete dikush.- Gjendja e pastërtisë, papunësia e popullatës janë nga çështjet kyçe, ngase jemi në buzë të ekzistencës. (BAKRA te: KS, 10.09.2002 f. 6).
ELB-I
19078.ELB BIRRE fr.em.,fj.- lloj elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash dhe që përdoret zakonisht për prodhimin e birrës. (SM f. 227). S. elb distik (dyrreshtor)
19079.ELB DISTIK fr.em.,fj.- lloj elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash dhe që përdoret zakonisht për prodhimin e birrës. (FGJSH f. 86, FGJSSH f. 423). S.shih sin: elb birre
19080.ELB DYRRESHTOR fr em.,fj.-lloj elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash dhe që përdoret zakonisht për prodhimin e birrës. (FGJSSH f. 423). S.shih sin: elb birre
19081.ELB I EGËR fr.em.,fj., L. Hordeum europaeum.-bar i keq i kullotave dimë-rore me kalli si të elbit dyrreshtor, që është i dëmshëm edhe për bagëtinë. (FGJSSH f. 423).
19082.ELB I VERMË frem.,fj.- lloj elbi që piqet verës. (FIA f. 90). S. elb veror
19083.ELB VEROR frem.,fj.- lloj elbi që piqet verës. (FIA f. 270). S.shih sin: elb i vermë
19084.ELB I VISHTË fr.em.,fj., L. Hordeum vulgare. - lloj elbi që piqet në vjeshtë. (FIA f. 90). S. elb vjeshtak (vjeshtarak, vjeshtar, vjeshtuk)
19085.ËSHTË ELB E JO GRURË dikush fr. fol.,iron.- është i ngathët, i plogët dikush. (PETZE-FSHFRR f. 70).S. është si qeni i Zeqos pranë vijës dikush
19086.(PO) U POQ ELBI, DO DRAPRIN fr.proverb.- 1. një punë , një veprim, një proces kryhet, zhvillohet nganjëherë vetiu, vetvetiu varësisht nga kushtet, rrethanat përkatëse, të natyrshme, normale, paraprake. S.shih sin : po u arrit dardha, do të bjerë .2. çdo punë bëhet në kohën e vet, punët bëhen me rend, çdo punë bëhet me rend, me kohë a në kohën e duhur, çdo punë e ka kohën, radhën e vet, çdo punë duhet punuar , bërë sipas kohës, radhës . (FUSH f. 758-9). S. shih sin : s’ blihet djepi pa lerë djali
19087..E SHPON ELBI dikë fr.fol., me-ton. - është i fuqishëm dhe punon, vepron si i azdisur dikush. (NMUS-SHPK f.77).
ELBËT (I)
19088.IA PËRZIEN ME TË ELBËT (ME TË ELBËTA) dikujt dikush fr.fol.,iron.-e mashtron hapur, sy ndër sy dikë dikush, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi dikujt dikush. (HB-II f. 190,HB-III f. 191, HB-FPD f. 21, 105). S. shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush
19089.I PËRZIHET ME TË ELËBËT dikujt fr. fol.,iron.- nuk është në gjendje të zotërojë veten dikush, është si i trullosur , si i dehur dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush, nuk është në gjendje normale dikush. (AÇ-GJA-I-1971 f. 129). S. shih sin : nuk është në bokë dikush
ELEFANT-I
19090.ELEFANT DETI fr,em.,fj.,zool.-lloj foke me feçkë si të elefantit. (FGJSSH f. 423).
ELEKTRIK-U
19091.ELEKTRIK DETI fr.fol.,id.,zool. -peshk elektrik. (FGJSSH f. 424).
ELEMENT-I shm.ELEMENTE-T
19092.ELEMENTET E LEHTA fr.em., k.- elemente që kanë peshë atomike të vogël. (FGJSSH f. 960). Ant. elementet e rënda
19093.ELEMENTET E RËNDA fr.em., k.- elemente, që kanë peshë atomike të madhe. (FGJSSH f. 1656). Ant. elementet e lehta
ELOZH-I shm.EOZHE-T
*19094.I BËN ELOZHE dikush fr.fol., fj.-1. (një femre) përpiqet ta shtjerë në dorë, synon ta futë në dorë me lajka, me të mirë dikush (një femër), i laritet, i lëvyret dikush (një femre), përpiqet t’ i pëlqejë a ta bëjë për vete (një femër) dikush, përpiqet t’ ia fitojë zemrën (një femre) dikush, i bën lajka, e lajkaton, e lazmon (një femër) dikush, të cilën përpiqet ta bëjë për vete a të ketë marrëdhënie dashurie a lidhje të ngushta dashurore me të.-Ajo po e dredh me atë haramin e tregtarit të lëkurëve, Llaqi Likon. Edhe Talo Dylberi i bën elozhe. (SUKRA-OK f. 5). I bënin elozhe regjimit dhe filozofisë idealiste. (VB-MK-MGJ
I THUR ELOZHE dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,fj. - e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e lavdëson dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 425). S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush
ELVER
19095.I VJEN ELVER diçka dikujt fr. fol.,id.- i pëlqen diçka dikujt, i bën,i bie, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda diçka dikujt, i ëndet, i dhesket, i dheshket dikujt diçka, e do, e dëshiron, e pranon, e honeps, e pëlqen diçka dikush me ëndje, me kënaqësi, i leverdis diçka dikujt .(BQ-DSH). S.i bie në çetele (në rabush) dikujt diçka; i bie për qejfi diçka dikujt; i bie për shtat(i) dikujt diçka; i bie tamam dikujt diçka; ia do mideja diçka dikujt; ia do (ia heq) zemra diçka dikujt; i heq zemra dikujt për diçka; ia ka ënda (ëndja) diçka dikujt; e ka huj (qejf) diçka dikush, ia ka qejfi diçka dikujt; i shkon për dell (për huj) dikujt diçka; i shkon për lale dikujt diçka; i shkon për pir (për piri) dikujt diçka; i shkon për shtat (për zemër) diçka dikujt; i vete për shtat diçka sikujt; i vjen për lale dikujt diçka; i vjen (për) mbarë diçka dikujt; i vjen pas midesë (pas qejfit) diçka dikujt; i vjen osh diçka dikujt; i vjen në semt diçka dikujt; i vjen për qejfi (për shtat) diçka dikujt; shih sin: ia do ana diçka dikujt . Ant. nuk ia ban dera diçka dikujt (edhe moh.)
EMBARGO-JA
*19096.ËSHTË NËN EMBARGO diçka fr.fol., ftill.- është e ndaluar diçka.-Presidenti Rugova dhe disa parti politike janë nën embargo. (RMU te: B, 8.11.
*19097.GJENDET NËN EMBARGO diçka fr. fol.,ftill.- është, gjendet e ndaluar diçka.- Kjo mund të reflektojë me mungesën e ligjit për prokurim publik, i cili ligj atualisht gjendet nën embargo. (LAVHA te: KS, 15 tetor
*19098.HEQJE E EMBARGOS fr.em., fj.-debllokim, zhbllokim.-Pas heqjes së embargos nga OKB-ja dolën në tregun botëror 2 milionë barelë naftë të papërpunuar. (p.a. te: KD, 29 korrik
*19099.MBAHET NËN EMBARGO diçka fr.fol.,ftill.- mbahet e ndaluar diçka.-Pjesa dërrmuese e tirazhit u konfiskua dhe u mbajt nën embargo ose, si thotë vetë autorja „ në burgun e librave“, deri në fund të viteve 80. (AVI te: KD, 31 maj
*19100.MBETET NËN EMBARGO diçka fr. fol., ftill.- mbetet e ndaluar diçka.-Do të na qortojë historia/për beteja të pabëra/ që mbetën nën embargo. (SKBA te: JR nr. 9-10/
*19101.I VË EMBARGO diçkaje dikush fr.fol.,fj.- e ndalon, e pengon diçka dikush, merr masa që më parë që të mos ndodhë a të mos zhvillohet më diçka.-E di se durimit/ s’ mund t’ i veni embargo/ As dashurisë për paqe. (HKÇ-N f. 9). S.ia mbyll shtegun diçkaje dikush; i (ia) pret rrugën (shtegun, udhën) diçkaje dikush; shih sin: e vë (si) ad akta diçka dikush
*19102.VIHET NËN EMBARGO diçka, I VIHET EMBARGOJA diçkaje fr.fol.,fj.- ndalohet diçka.- Doli numri i parë i „Alternativës“, revistë që pati një ndikim të rëndësishëm emancipues në planin kulturor e kombëtar pas kohës aq të gjatë që gjithçka shqiptare ishte vënë nën embargo. (BKBA te: B, 7 gusht
EMBRION –I
19103.NË EMBRION fr.ndf.,meton.- në fillim, në zanafillë. (SKDO f. 223-227). S. në djep
*19104.QË (QYSH) NË EMBRION fr. ndf. ,meton.- që në fillim, që në zanafillë, që në fillesë, që në çastin kur sapo ka nisur të rritet e të zhvillohet.-Millosheviqi nëpërmjet UDB-së është përpjekur që të likuidojë që në embrion çdo lëvizje të shqiptarëve në Kosovë për Liri dhe Pavarësi. (AZHA te: KOM nr. 13, 7.08.
*19105.ZË EMBRION diçka fr.fol., meton.- formohet, krijohet diçka, nis të formohet, të krijohet diçka.-Dhe pikërisht në përplasje të këtyre dy shtytësave do të zërë embrion dhe do të marrë shtat poezia e Fahredin Gungës. (AA te: KD, 5 prill
EM/ËR-RI
*19106.BËHET EMËR dikush fr.fol., iron.-njihet, përmendet për të keq dikush,ia zënë emrin në gojë për të keq dikujt. (FGJSSH f. 130).-Do të prishem dhe do prish dhe do bëj të bëhem emër! (AAS-K f. 95). S.shih sin: i del emri i keq (i zi) dikujt
19107.BËHET EMËR NË DYNJA dikush fr. fol.,iron.-komprometohet, shpërndero-het, njolloset, turpërohet keq dikush, bëhet turp i botës dikush, turpërohet botërisht dikush, e merr njëerëzia (bota) nëpër gojë dikë (për të keq). (PGJI te : st. fil. nr. 4/
*19108.BËHET EMËR ME NAM dikush fr.fol.,per.-bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush, përmendet, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë..-Vetë Jashari u bë emër me nam. (ZYNE-PLR f. 150). S.bëhet me emër dikush ; bëhet emër i njohur dikush ; bëhet i famshëm dikush ; bëhet me nam dikush ; bëhet me nam e zë dikush ; bëhet i njohur dikush ; bën bujë (emër) dikush ; bën figurë të mirë dikush ; bën nam dikush ; i del emri (nami, zëri) (i mirë) dikujt ;fiton emër (famë, nam, nam dhe bujë) dikush ; fiton emër (nam) të madh (të mirë) dikush ; fiton zë dikush ; i hapet nami dikujt ;i hipën emri dikujt ; hyn në histori dikush ; jep nam dikush ;e ka namin gjer në Stamboll dikush, diçka a një vend;lë emër dikush, lë emrin dikush ; lë nam (vulë, zulmë) dikush ; merr dhenë nami (zëri) i dikujt ; merr emër (famë) dikush ; merr nam dikush, e merr namin dikush ; merr nam të madh (të mirë) dikush ; i përhapet zëri dikujt ; i shkon nami larg dikujt ; i shkon nami në Stamboll dikujt ; ushton nama e dikujt ;i vete nami anembanë dikujt ; i vete nami larg dikujt; i vete nami gjer në Stamboll dikujt ; i vete zëri në gjithë botën dikujt .Ant. i del emri i keq dikujt
*19109.BËHET EMËR I NJOHUR dikush fr.fol.,per.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Ky shkrimtar i ynë u bë emër i njohur jo vetëm për kritikën letrare dhe për botuesit frëngë, por edhe për shtresat e gjera. (YJ-L f. 117).Vogëlushi, në luftën e fundit në Drenicë, shpejt do të bëhet emër i njohur ... në mesin e luftëtarëve. (ZBE te: R, 25 korrik
*19110.BËN EMËR dikush fr.em.,id.- 1. bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 133, SKDO f. 145, 323).- Autori u ndal në vlerën historike të disa toponimeve të zonës së Malësisë së Madhe , të lidhura me ngjarje e persona që kanë bërë emër në historinë e popullit shqiptar. (ERA : SF nr.4/
19111.ÇDO GJË E KA EMRIN E VET fr.proverb.- çdo gjë duhet të quhet, të cilësohet, të vlerësohet, të paraqitetashtu siç është. (SKDO f. 324).
*19112.DEL ME EMËR DHE MBI-EMËR dikush fr.fol.,meton.- identifikohet plotësisht, saktësisht dikush.- Vetëm njëri nga ta ishte i gatshëm të dalë me emër dhe mbiemër. (BEHBEL te : KD, 16.12.
*19113.I DEL EMRI dikujt fr.fol.,id.- 1. bëhet i njohur, i dëgjuar, i shquar, i spikatur, i famshëm dikush . -Studentëve që u përgatitën në kolegjin Korsini të Shën Benedikt Ulanos, si edhe atyre të Seminarit të Palermos, u doli emri si profesorë të gjuhës dhe të letërsisë greke në licetë e ndryshme të Italisë.. (IKFO te: SF. nr. 1/
19114.I DEL EMRI I KEQ dikujt fr.fol.,iron.-njihet, përmendet, dallohet nga të gjithë për ( të) keq dikush, ia zënë emrin në gojë të gjithë për (të) keq dikujt, turpërohet, njolloset, shpërnderohet, komprometohet dikush. (AXH-XXXIX f. 166,FGJSSH f. 130, SKDO f. 402). S.bëhet emër (nam) dikush; bën figure të keqe dikush; i del emri i zi dikujt; i del nami (zëri) i keq ( i lig, i zi) dikujt; fiton nam të keq dikush; e humb namin dikush; e humb emrin (namin) e mirë dikush; I humb pikët dikush; e humb vulën dikush; merr nam të keq (të zi) dikush; shih sin: bëhet si arusha me def dikush. Ant. bëhet emër me nam dikush
19115.I DEL EMRI I MIRË dikujt fr.fol., meton.- gëzon nderim, respekt dikush, përmendet, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë. (AXH-XXXV f. 191, SM f. 227, SKDO f. 402). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
19116.I DEL EMRI I ZI dikujt fr.fol., iron.- njihet, përmendet për të keq dikush, ia zënë emrin në gojë për të keq dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin: i del emri i keq dikujt
19117.IA KA DËGJUAR EMRIN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e njeh dikë dikush. (FGJSH f. 625). S. ia ka dëgjuar zërin dikujt dikush (edhe moh.)
19118.NUK IA KA DËGJUAR (AS) EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- nuk e njeh fare dikë a diçka dikush, s’ e di kush është a ç’ është. (FGJSSH f. 322). S. shih sin: nuk ia di (as) emrin dikujt a diçkaje dikush (edhe poh.)
19118a.NUK IA DI (AS) EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,iron .- nuk e njeh fare dikë a diçka dikush, s’ e di kush është a ç’ është. (FGJSSH f. 322).S. nuk ia ka dëgjuar (as) emrin dikujt a diçkaje dikush; nuk ia ka dëgjuar zërin dikujt a diçkaje dikush
*19119.DIHET ME EMËR E ME MBIEMËR dikush fr.fol.,meton.- identifikohet plotësisht, saktësisht dikush.-Do të dihen me emër e me mbiemër të gjithë ata që përfituan në kurriz të popullit. (AFMUS te : FA, 21 korrik
19120.EMËR I DËGJUAR fr.em., meton.- njeri i shquar, i spikatur. (IST f. 189). S. shih sin: burrë mbi burra
19121.EMËR I FAMSHËM fr.em., meton.- njeri i shquar, i spikatur. (FIA f. 231). S. shih sin: burrë mbi burra
*19122.EMËR PËR EMËR fr.ndf.- radhazi me emër, duke e përmendur secilin me radhë me emër. (AXH-XIII f. 140, VK-II f. 701, MQ-LR f. 443, HB-FPD f. 105, FGJSSH f. 426).-Kur nxehej tepër dhe ishte rrezik ta zinte Gëbelsin, të dënuarit i dilnin anash e i kujtonin se qeni ishte i shefit të Sigurimit dhe ishte aq i fismë saqë ia njihnin stërgjyshat emër për emër deri në trembëdhjetë breza.(PARB-PA f. 57-8).T’ i ketë kujtuar të gjithë të farefisit emër për emër. (ND te: R, 3.XII.
*19123.EMËR I KEQ fr.em.,iron.- turp, emër i komprometuar, i turpëruar, komprometim, diskreditim. (FGJSH f. 332). - O Adrinopojë e shkretë! Q’ ishe fron’ i ligësisë; një emër të keq për jetë. (N-
*19124.EMËR I MADH fr.em.,meton.- nder, famë, reputacion, nam, lavd, lavdi.-Në u bëfsh, si themi, i mirë, emër i madh do të mbesë. (N-
*19125.EMËR I MIRË fr.em.,meton.- nder, famë, reputacion, nam, lavd, lavdi. –Emri i mirë fitohet me shumë të mira. (FUSH f. 295). Prapa la nder dhe emër të mirë.- u përgjegj Leshi. (SD-SHKT-II f. 67).Ata që durojnë akoma shtypjen e okupatorit e të reaksionarëve nëpër qytete nuk gëzojnë emër të mirë. (SHMU te: gr.aut. ALSH f. 303). S. emër i madh. Ant. emër i keq (edhe moh.)
19126.EMËR I NGJITUR fr.em., meton. - nofkë. (FGJSSH f. 426).
19127.EMËR I NJOHUR fr.em., meton. - njeri i shquar, i spikatur. (IST f. 189). S. shih sin: burrë mbi burra
19128.EMËR I PËRGJITHSHËM fr. em., gr. Emër që tregon një njeri, një kafshë a një gjë pa e dalluar nga njerëzit,kafshët e gjërat e së njëjtës dorë. (FGJSSH f. 106).
19129.EMËR I PËRVEÇËM fr. em., fj.,gr.-emër i veçantë që i përket vetëm një njeriu, një kafshe a një gjëje .(FGJSH f. 106, FIA f. 231)
19130.EMËR I RREMË fr.em.,fj.- pseudonim. (SKDO f. 324).
*19131.E EMËRTON ME EMËR TË VET diçka dikush fr.fol.,ftill.- e identifikon , e përcakton saktësisht, plotësisht diçka dikush.-Porse lapsi i tij s’ i di numrat sapak,/ Ai di t’ i emërtojë sendet me emër të vet. (AIS te : JR nr. 5/
*19132.E EMËRTON ME EMËR E MBIEMËR dikë dikush fr.fol.,ftill.- e identifikon, e përcakton plotësisht, saktësisht dikë dikush.-Çdo përpjekje për të emërtuar saktësisht atentatorët me emër e mbiemër, çon ujë në mulli të huaj ! (BAJMO te : GAZSHQ nr. 41/98 f. 7). S. e tregon me emër dikë dikush
*19133.ËSHTË ME EMËR dikush fr. fol.,ftill.- është i njohur, i dëgjuar,i famshëm, i shquar, i spikatur dikush. (AXH-PPGJSH f. 30, FGJSSH f. 426).-Kurrë kombi ynë s’ ka rënë poshtë , po ka qenë me emër në jetë. (N-HS f. 34). S. është me emri (me famë, me nam, me namë) dikush ; është në zë dikush ; ka duhamë të madhe dikush ; ka emri (famë, zë) dikush
*19134.FITON EMËR dikush fr.fol., meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 426).- Lufta më drekë u mbarua fitoi emër Shqipëria. (N-
*19135.FITON EMËR TË MADH dikush fr.fol., meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Emër të madh ai fitoi veçanërisht kur shëroi Halimin , djalin e vet. (HP-M f. 43). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
19136.FITON EMËR TË MIRË dikush fr.fol.,meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. ( SKDO f. 402). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
*19137.FLET NË EMËR dikush fr.fol.,ftill.-1. (të dikujt) flet me porosi të dikujt dikush, flet i ngarkuar, i autorizuar nga një tjetër dikush,flet nën përgjegjësinë e dikujt dikush, flet si përgjegjës i dikujt dikush. (FGJSSH f. 426).-Disa persona ...flasin në emër të UÇK-së jashtë Kosovës...(NMA te: KOM nr. 12, 8.07.
19138.IU HARROFTË EMRI! fr.mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 426, 1949). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
19138a.I ËSHTË HARRUAR EMRI dikujt fr.fol.,iron.- ka kohë që ka vdekur dikush, prej kohësh nuk është më në jetë dikush. (HB-FPD f. 105). S. shih sin : i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt
19138b.NUK I HARROHET EMRI dikujt fr.fol.,meton.- mbetet i pavdekshëm dikush, përjetësohet dikush.(HB-FPD f. 105).
19139.I HIPËN EMRI dikujt fr.fol.,id.- bëhet i njohur, i dëgjuar, i shquar, i spikatur, i famshëm dikush..-Duke e lëvduar hallku i hipi emri hoxhës. (BQ-DSH). S. shih sin:bëhet emër me nam dikush
19140.I HUMB EMRI dikujt fr.fol.,iron.- harrohet dikush, nuk përmendet, nuk përkujtohet më dikush. (HB-FPD f. 105, PETZE-FSHFRR f. 70). S. shih sin : lihet anash dikush
19141.E HUMB EMRIN E MIRË dikush fr.fol.,iron.-turpërohet, njolloset, poshtë-rohet, shpërnderohet ,komprometohet dikush. (EQSHI f. 191, 218-9). S. shih sin: bie në baltë dikush ; i del emri i keq dikujt
19142.I HUMBTË EMRI! fr.mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 426, 1949). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi! Ant. mos i humbtë emri !
*19143.MOS TË HUMBTË EMRI !- jetofsh gjatë! rrofsh gjatë! rrofsh shumë! t’ u zgjattë jeta! Ç’ njeri ka qenë, mos i humbtë emri !(DA-KM f. 233). S. shih sin : jetofsh sa bjeshka me borë !
19144.JEP EMËR dikush fr.fol.,id.- urdhëron dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : bën emër dikush
*19145.I JEP EMËR dikujt fr.em.,id.-1. (dikush)e urdhëron dikë dikush.-U jepte emër gjithë njerëzve të fshatit të lozin e të kuvendojnë. (MK-AJ f. 265).2. (dikush a diçka) e bën të famshëm, të njohur, të dëgjuar, të shquar dikë dikush a diçka .-Shqiptari me gjithë zemër/ s’ do përveç se Shqipërinë/ se ajo i dha atij emër/I fali dhe trimërinë. (ASDR-RRD f. 95).Ka shekuj që s’ tundet ajo... Ajo i ka dhënë emrin fshatit tonë. (JX-JB-I f. 248).I dhanë emër Shqipërisë, po veç emrin i lanë. (N-
19146.I (IA) JEP EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.-. e pagëzon ,e quan dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 735). S. shih sin: i vë emër dikujt a diçkaje dikush, i (ia) vë emrin dikujt a diçkaje dikush
*19147.KA EMËR dikush fr.fol.,met.-1.është i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar dikush. (FGJSSH f.426).- Në atë kohë të vjetër, kishte emër Shqipëria. (N-
*19148.E KA EMRIN dikush a diçka fr.fol.,meton.- quhet, thirret dikush a diçka, e quajnë, e thërrasin dikë a diçka. (FIA f. 633,422, SKDO f. 324).-E si e pate emrin, këtë nuk na kallëzove deri më tash. (HSY-PD-
19149.KA EMËR TË KEQ (TË LIG) dikush fr.fol.,ftill.,iron.- është i njollosur, i poshtëruar, i shpërnderuar fare dikush, është i komprometuar keq dikush, është i turpëruar keq dikush , nuk ka asnjë vlerë dikush, është bërë turp i botës dikush. (AXH-XXXIX f. 166, FGJSH f. 106). S. shih sin: është me balushë dikush
*19150.KA EMËR TË MADH dikush fr.fol., per.- është shumë i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar ,i përmendur dikush. (FGJSSH f. 1045).–Vërtet, prindët tanë kanë pasur emër të madh në gjithë botë... (N-
19151.KA EMËR TË MIRË dikush fr.fol., per.- është i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar dikush, është shumë i njohur,i përmendur dikush. (FGJSSH f. 1144). S. shih sin : ka emër dikush
*19152.KA EMËR TË PAVDIRË dikush fr.fol.,meton.- është i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.- Shqiptari ishte i mirë dhe kishte emër të pavdirë. (N-
19152a.KRYE PËR EMËR fr.ndf., meton.- një për një, pa harruar askënd (për njerëzit). (ANEKE-M f. 71).
*19153.LË EMËR dikush, LË EMRIN dikush fr.fol.,met.- e kujtojnë për të mirë dikë, bëhet i paharruar dikush, bëhet i famshëm, i përmendur, i njohur, i dëgjuar dikush, mbulohet me lavdi, me famë dikush. (FGJSSH f. 426, PETZE-FSHFRR f. 70).- Të gjitha humbur venë, veç një mund emër të lërë. (N-
19154.I (IA) LË EMRIN dikujt a diçkaje dikush ifr.fol.,meton.- e pagëzon, e quan dikë a diçka dikush. (HËPA-K f. 210). S. shih sin: i vë emër dikujt a diçkaje dikush, i (ia) vë emrin dikujt a diçkaje dikush
*19155.LË EMËR PËR JETË dikush fr.fol.,meton.- është (bëhet) i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.- Lum ai që është i vërtetë, se lë emrin për jetë. (N-
*19156.LË EMËR TË MIRË dikush fr. fol.-e kujtojnë dikë për punë, vepër të mirë.-La emër të mirë prapa.Ishte lahutapunues dhe mjeshtër i drurit për t' ia pasur lakmi. (ZYNE-PLR f.155).
*19157.LË EMËR TË PAVDEKUR (TË PAVDIRË) dikush fr.fol.,meton.- është (bëhet) i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.- Ata vëllezërit tanë, që u vranë për Shqipërinë, emër të pavdekur lanë. (N-
*19158.I LË EMËR VETES dikush fr.fol., meton.- e bën të paharruar veten dikush, lë lavdi, famë dikush.- Disa e lidhnin ndërtimin e këtij pallati me dëshirën e valiut për t’ i lënë emër vetes nëpërmjet një vepre madhështore. (PARB-V f. 10).
*19159.MBAN EMËR dikush fr.fol., meton.- quhet dikush.-Përulet ashtu para një njeriu të humbur e të egër, para një banditi që mbante emrin partizan! (FGJ-P f. 289).
*19160.I MBETET EMËR I KEQ dikujt a një vendi fr.fol.,ftill.- mbetet përshtypje, mbresë e keqe për dikë a një vend.- Vetëvrasja quhej mëkat i madh dhe i mbetej emër i keq manastirit. (BILXHA-KR f. 125).
*19161.ME EMËR fr.,mb.,met.-i dëgju-ar,i dalluar, i njohur, i përmendur,i shënuar, i shquar, i spikatur, i famshëm. (VK f. 47, VK-II f. 166).-Burra me emër e të ndjerë. (N-
*19162.ME EMËR TË DËGJUAR fr.,mb.,met.-i dëgjuar,i dalluar, i njohur, i përmendur,i shënuar, i shquar, i spikatur, i famshëm.-Bija e një mjeku me emër të dëgjuar, me lice mbaruar...(TL-SH-NJË f. 23). S. shih sin: me emër
19163.ME EMËR TË KEQ (TË LIG) fr.,mb.,iron.- i komprometuar, i njollosur, i turpëruar, i shpërnderuar, i damkosur. (AXH-XXXIX f.166, SM f. 258, IST f. 196). S. shih sin: me damkë në ballë
19164.ME EMËR TË MIRË fr.mb., meton. i nderuar, i respektuar, i dëgjuar, i dalluar, i njohur, i përmendur . (FGJSSH f. 426, IST f. 634). S. shih sin: me emër
19164a.MERR NË EMRIN fr.fol., me-ton.- 1a. (e dikujt diçka dikush ) e merr për dikë diçka dikush. 1b. (e dikujt a diçkaje dikush) merr duke e përcaktuar për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 426).
*19165.MERR EMËR fr.fol.,id.1. (dikush) bëhet i dëgjuar,i famshëm dikush.-Metë Rrustemi...ka marrë emër për këtë zeje, si në Stankaj ashtu edhe në Rugovë të Epërme. ZYNE-PLR f.155).Kjo nuk më pengonte të mburresha për pëllumbat tanë që kishin marrë emër në gjithë lagjen. (ASHA-P f. 51). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush. 2. urdhërohet dikush, merr urdhër dikush.(BQ-DSH). 3. (dikush a diçka) quhet, pagëzohet dikush a diçka.-Edhe katundi mori emër nga i pari i vëllazërisë. (ZYNE-PLR f. 37 ).
*19166.(E) MERR EMRIN fr.fol., meton.-1. (dikush a diçka) pagëzohet, quhet dikush a diçka.- Pjella e kishte marrë emrin pa lindur akoma dhe, kur të lindte, italianët do të zbarkonin. (DHSSH-MY f. 388). U bashkuan në përfytyrimin e këtyre fiseve në një hyjni të përbashkët që mori emrin Zeus. (MUXHA-LAG f. 28). Ky ciklon përsëritet çdo muaj gusht. E ka marrë emrin kështu, sepse paraqet interes të madh për bujqësinë. (AK-NJ f. 8).Kjo organizatë u krijua dhe mori emrin „Besëlidhja“ dhe më vonë u quajt“Lidhja Shqiptare e Prizrenit“ (KOXO-L f. 54). Ka shekuj që s’ tundet ajo...Ajo i ka dhënë emrin fshatit tonë dhe andej ne kemi marrë emrin pirganas. (JX-JB-I f. 248).2. (e dikujt dikush) ia zë vendin për nga fama, lavdia dikujt dikush. (SKDO f. 378). S. e merr namin (vulën) e dikujt dikush; ia merr emrin (namin, vulën) dikujt dikush
19167.IA MERR EMRIN dikujt dikush- fr.fol.,id.- ia zë vendin për nga fama, lavdia dikujt dikush. (SKDO f. 464). S. shih sin: (e) merr emrin e dikujt dikush
*19168.MERR EMËR TJETËR dikush fr.fol., meton.- quhet ndryshe dikush.-Përsa i përket Konferencës së Bonit Berisha e cilësoi atë si një prelud për një Dejton të dytë që mund të marrë emër tjetër. (MTËR te: KD. 16. 12.
19169.S’ IA NDIEN AS EMRIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- është i panjohur për dikë dikush. (HB-FPD f. 78).
19170.MOS IA NDJEFSHA EMRIN! fr.fol ., mallk.- u zhduktë! humbtë! u shoftë! (HB-FPD f. 79). S.shih sin: u shoftë me bina!
*19171.NË EMËR të dikujt a diçkaje , NË EMRIN e dikujt a diçkaje fr.ndf., meton.-1për dikë a diçka.-Ky aktivitet ishte në emër të tolerancës. (RRAHJASH te: ERE, 10 gusht
*19172.IA NGJET EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e pagëzon, e quan dikë a diçka dikush. (AXH-XII f. 160, FGJSH f. 350, SKDO f. 324).-Ngjitja emrin kësaj dite/ dhe quaje lot i gëzimit tonë. (EGJ te: gr.aut.FR f. 42). Që ne të gjithë njëzërit ia ngjitëm emrën/ Dhe po e thërrasim-Liria! ( T’ u ngjesim emrin ditëve tona/ dhe tingujve të zgjuar! (DEBE-ME f. 19). S. shih sin: i vë emër dikujt a diçkaje dikush,i (ia) vë emrin dikujt a diçkaje dikush
19173.IA NXIN EMRIN dikujt dikush fr.fol. ,iron.- e poshtëron, e njollos, e përlyen të dikujt a diçkaje dikush (duke shpifur), e padit rëndë dikush dikë, e përlyen, e njollos,e damkos dikush dikë a diçka, flet shumë keq dikush për dikë a diçka,shpif rëndë kundër dikujt dikush, e shan rëndë dikush dikë. (ART f. 187, FGJSSH f. 661, EQSHI f. 245). S. shih sin: e bën ars e qyrr dikë dikush; ia qep arnën dikujt dikush
19173a.I NXJERR EMËR TË KEQ dikujt dikush fr.fol.,iron.- e turpëron, e korit botërisht dikë dikush, e diskrediton, e kompro-meton, e njollos, e damkos, e poshtëron,e telendis, e etiketon, e nxin dikë dikush. ( FIA f. 362). S.shih sin: ia qep arnën dikujt dikush
19174.E NJEH ME EMËR dikë dikush fr.fol., ftill.- nuk e njeh vetë dikë dikush, ia di vetëm emrin dikujt dikush. (FGJSSH f. 426).
*19175.PA EMËR fr.mb.- anonim, i pa- njohur. (FGJSSH f. 426). –Kishte ngjarë një gjë pa emër. (SG-APT f. 17).
*19176.PA EMËR E PA NISHAN fr.ndf., meton.-pa u ditur nga të tjerët, pa e tërhequr vëmendjen e të tjerëve, pa rënë në sy.-E kishte lënë amanet ta mbulonin me rërë mu në mes të saj, pa emër e pa nishan. (IK-U f. 158 ). S. shih sin: pa bërë bujë e zhurmë
*19177.PA EMËR E ZULMË fr.ndf., meton.-pa u ditur nga të tjerët, pa e tërhequr vëmendjen e të tjerëve, pa rënë në sy.- Mbi skamën e pasurisë së të zotit pa emër e zulmë. (ABDIS te : JR nr. 6/
19178.I QET EMËR TË KEQ dikujt dikush fr.fol.,iron.- e bën me turp para të tjerëve, para botës dikë dikush, e turpëron, e korit botërisht dikë dikush, e diskrediton, e kompro-meton, e njollos, e damkos, e poshtëron, e telendis dikë dikush. FIA f. 262, 362). S. shih sin : ia qep arnën dikujt dikush
19179.I QUAN (GJËRAT) ME EMRIN E VET dikush fr.fol.,ftill.-i thotë gjërat ashtu siç janë, pa i zbukuruar dikush. (FGJSSH f. 426, 2141, SKDO f. 63, 226). S. i thërret (gjërat) me emër dikush
19180.E QUAN ME EMRIN E VET diçka dikush fr.fol.,ftill.- e përcakton mirë natyrën a vlerën e diçkaje dikush, e thotë diçka dikush ashtu siç është në të vërtetë, flet drejt,shkurt e shkoqur ,qartë për diçka dikush. (FGJSSH f. 2073). S. shih sin : i thotë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë dikush
19180a.NUK E KA QUAJTUR ME EMRIN E VET diçka dikush fr.fol.,meton.- nuk e ka përcaktuar mirë natyrën e vlerën e diçkaje dikush. (FGJSSH f. 2073). S. nuk ia ka ngrënë (nuk ia ka thyer) poganikun diçkaje dikush; nuk i ka vënë emër diçkaje dikush
*19181.QUHET ME EMËR TË VET diçka, QUHET NË EMËR TË VET diçka fr.fol.,meton.- përcaktohet mirë natyra a vlera e diçkaje , thuhet diçka ashtu siç është në të vërtetë, flitet drejt,shkurt e shkoqur ,qartë për diçka.-Në emër të vet sendet s’ duan quajtur. (GJF-MZ f. 63).
19182.SA PËR EMËR fr.ndf.,iron.-sa për të thënë, në mënyrë formale, formalisht, jo me seriozitet, jo me gjithë mend. (FGJSSH f. 426). S. shih sin : sa për t’ ia bërë adetin
19183.IU SHOFTË EMRI! fr.mallk.-vdektë! (FGJSSH f. 426, 1949). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
19184.E TREGON ME EMËR dikë dikush fr.fol.,ftill.- e identifikon, e përcakton plotësisht dikë dikush. (VK-II f. 701).. S. shih sin : e emërton me emër e mbiemër dikë dikush
*19185.I THËRRET (GJËRAT) ME EMËR dikush fr.fol.,meton.- i thotë gjërat ashtu siç janë, pa i zbukuruar dikush.-Ua ka lënë lija zanat/ që t’ i thërrasin sendet të gjitha me emër. (GJF-MZ f. 63). S. shih sin : i quan (gjërat) me emrin e vet dikush
19186.VEPRON NË EMËR fr.fol., ftill.- 1a. (të dikujt dikush) vepron me porosi të dikujt dikush, vepron dikush i ngarkuar nga dikush tjetër.1b. (të diçkaje dikush) vepron duke u mbështetur në diçka dikush. (FGJSSH f. 426).
19187.VË EMËR dikush fr.fol.,id.- dallohet, shquhet dikush. (BQ-DSH). S. bie në sy dikush
*19188.VË EMRIN në diçka dikush fr.fol., meton.- e nënshkruan diçka dikush.- Po të vësh emrin në këtë shkresë kështu siç është,do të punosh për dhjamë qeni, si skllav. (MK-AJ f. 67). S. shih sin : i vë dorë diçkaje dikush
*19189.I VË EMËR dikujt a diçkaje dikush, I (IA) VË EMRIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.- 1a. (dikë) e pagëzon ,e quan, e thërret dikë a diçka dikush (AXH- XIII f. 160, FGJSH f. 600, FGJSSH f. 735, 2153,VK f. 211, VK-II f. 65, 70, 316, ZS f. 404, FIA f. 231, SKDO f. 324).-U vu emër Perëndive, /edhe gjithë bagëtive (N-