E hene, 29.04.2024, 04:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E diele, 25.07.2010, 06:20 PM


Dibran Demaku

 

 

JANË DO FJALË

 

Janë do fjalë që thërmojnë gurin

Janë do fjalë që fyejnë flamurin

Janë do fjalë që shuajnë diellin

Janë do fjalë që rigojnë qiellin

Janë do fjalë që godasin mikun

Janë do fjalë që gëzojnë armikun

Janë do fjalë që shqetësojnë lumin

Janë do fjalë që prishin gjumin

Janë do fjalë që pëlcasin gotën

Janë do fjalë që shembin botën

Janë do fjalë...

 

 

NË TOKË E QIELL

 

As nuk biem

as nuk ngritemi

as në ëndërr

as në zhgjëndërr

 

Mikut shpesh

ia vrasim drerin

për hiq gjë

ia varim perin

 

Si me thikë

ia therim shpresën

ia shuajmë dëshirën

ia humbim besën

 

Dhe bëjmë be

në tokë e qiell

sikur besën

e kemi diell

 

 

PAK

 

Pak për ty

e pak për mua

mbyllet një sy

shterron një krua

 

Ëndrra digjet

flakë në nisje

lumë mes brigjesh

në vithisje

 

 

EJA

 

Eja

edhe po të dolën në pritë

bajlozët e detit

edhe po të dolën në pritë

kalorësit e Mbretit

Ti eja

edhe nëpër dritë të diellit

edhe nëpër terr të natës

Ti eja

se dëshira të thërret

se zemra të pret

Eja...

 

 

NËSE

 

Nëse them se e kam shkruar një poezi për ty

si do të reagoje,çfarë do të thoje

ngjyra ylberi do të ndrisnin në sy

do të më urreje apo do të më dashuroje

 

Nëse them se kënga për ty më ngeli në buzë

e ti kurrë s`do ta dëgjosh melodine e saj

ëndrrat e dëshirat u dogjën u bën shpuzë

gëzimi ngriu në zemër,seç shpertheu një vajë



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora