Kulturë
Demir Krasniqi: Varret e kosovarëve
E hene, 21.06.2010, 08:57 PM
             VARRET E KOSOVARËVE
VARRET E KOSOVARËVE
            Porosia 
Prof  Ilmiu, fjalë ka çua  –
Për një këngë  me e këndua , 
Për do “Varre t’ kosovarëve”,
Nëpër fshatra t’ kërçovarëve .
N’ histori ndër shekuj mbarë –
Populli ynë s’ pa ditë të bardhë,
Grekë, turq  , serbë e bullgarë ,
Zi e terr kanë bërë   n’ shqiptarë !
Çka kanë bërë  bullgarët   keq –
Flasin pleqtë rreth njëqind vjeç ,
Nga Cërvica e nga Zajazi ,
Emin Çeliku  e Dan Ilazi,
Izer Doga  e  Ahmet Mora,
Xife Arifi e Rabije Mora ,
Ali Ramë Deda e shumë të tjerë,
Tregojnë dhembshëm për kohë të mjerë !
            Hekurudha e Përgjakur 
Gjatë Luftës së Parë Botërore –
Çka kanë bërë    n’ trojet arbërore ,
Kur shumë troje t’ popullit shqiptar ,
Kishin ra n’ sundim bullgar !
Këtë okupim të pa parë –
Populli e quan “Bullgari i Parë”!
Këta bullgarët bënin manovër –
T’ ndërtojnë hekurudhë Gostivar – Ohër!
Ishte plani i armikut ,
Për në Front të Selanikut,
Për t’ dërguar armatime
Dhe ushtarë për të bërë  krime!
N’ hekurudhën Gostivar – Ohër,
Punuan njerëzit e zënë  robër,
Shumë prej tyre ishin shqiptarë,
Por ma tepër  kosovarë !
Nën komandë t’ bullgar armikut –
Që nga Mali i Bukovikut ,
N’ hekurudhën  e  Kërçovës
Kanë punua  shqiptarë t’ Kosovës . 
N’ hekurudhë për me punua –
Ishte vështirë  me i përballua !
I mundonin  n’ këtë punë të rëndë ,
S’ ju kanë dhanë as bukë me ngrënë!
Bukë pa ngrënë e ujë pa pirë ,
Për me vdekë  t’ gjithë ishin shtrirë ,
Mish e eshtra  t’ sakatosur ,
Trup e shpirt  t’ alivanosur .
Asnjë  i gjallë s’u kthye  te shpija,
I lëshoi shpirti nga uria .
Kush ka vdekë prej lodhjes , ujës –
I kanë varrosë rreth hekurudhës !
Shumëve shpirti hala pa u dalë-
I kanë varrosë për së gjallë !
Shumë kanë vdekë prej ujës, dhunës,
Tue  punua  n’ punë t’ hekurudhës!
Mu n’ atë vend ku  jetë kanë ndërrua –
Aty t’ gjithë i kanë varrua !
Edhe varret ja u kanë rrafshua –
Për t’ mos  mundë  kush me i zbulua !
Nga punë t’ rënda n’ bjeshkë me gurë,
Pa e ngi barkun me bukë kurrë –
Sëmundje e rëndë iu kish ra robërve,
Ju ka ra tifoja e zorrëve !
Nga tifoja e nga uria –
Zunë po vdesin shqiptaria !
Njerëzit e  sëmurë nga tifoja –
Shpejt e shpejt i merrte roja!...
Kështu vepronte roja  e bullgarët –
I mbulonte me kashtë  shqiptarët,
Pa mëshirshëm shqiptarët tu i kallë,
Tu i djegë n’ zjarre për së gjallë !
Kështu tregonte Emin  Çeliku,
Se çfarë krimesh ka bërë  armiku !
S’ mbahet mend kurrfarë barbari ,
Që bënë krime , siç bënë bullgari !
Hekurudhën  Gostivar – Ohër,
Populli e quan “Hekurudha e Bukojqës”.
Për shqiptarët e përflakur ,
Ishte “Hekurudha e Përgjakur “!
Këtë e din populli shqiptar,
Se e ndërtuan okupatorët bullgar,
Gjatë  Luftës së  Parë Botërore –
Me torturat ma çnjerëzore !
E dinë populli e mbarë Kërçova,
Se shumë robër nga Kosova,
Nën tortura e nën përndjekje ,
Këtu  punuan deri në vdekje!
Dhe  gjatë tanë kësaj  periudhe,
Në ndërtim t’ kësaj  hekurudhe ,
Punuan  robërit  kosovarë ,
Që janë zhdukë pa gjurmë, pa varr !
Hekurudha e posa hapur,
Me gjak t’  tyre është përgjakur,
Aty ku kanë vdekur e  janë varrosur,
Edhe varret u janë përdhosur !
            Izer Doga 
Izer Doga n’ atë plis të bardhë,
Nga Cërvica, ai  kërçovarë , 
Me lot  n’ sy flet për shqiptarë,
Çka kanë hekë n’ regjim  bullgarë !
N’ trojet tona kur kanë ardhë –
Bukën n’ magje na e kanë marrë,
Na e kanë marrë miellin e drithin,
Gjithë çka kishim  edhe shpirtin !
Shumë njerëz vdiqën nga uria,
Nëpër punë e nëpër shtëpia,
Edhe ata që kenë vendor ,
Nuk i la t’ qetë  ai  mizor !
Si ke rob , si ke vendar ,
Vetëm a ishte shqiptar ,
Banë masakra të pa parë ,
Duke prerë e duke vrarë !
            Ali Ramë Deda 
Edhe plaku Ali Rama,
Ka tregua  për vuajtje t’ rënda ,
Në atë kohë kishte pas mulli,
Dhe aty bullgarët janë hi !
Veç pse ishte mulli shqiptar ,
Atë e ruanin ushtarët bullgarë !
Dhe shqiptarët nuk guxonin,
As n’ mulli drithin ta çonin !
S’ guxojnë drithin për ta blua –
Bukë familjeve me u sigurua ! 
Drithin që e kishin n’ shtëpi –
Nuk guxonin ta çojnë n’ mulli !
Hiq pa blua e  hanin  drithin ,
Duke e zier ,  për ta mbajt  shpirtin!
Bluanin drithërat  n’ shi e n’ borë –
Duke i sjellë mokrat  me dorë !
            Ahmet Mora
Ahmet Mora, ai profesor ,
Kujton atë regjim mizor ,
Flet për fshatrat Tuhin, Jagoll,
Ku ka pasur vuajtje boll !
Që  nga  koha e ushtrisë  bullgare –
Aty janë varret shqiptare,
Që  n’ kujtesë të  kërçovarëve ,
Quhen  : “Varret e kosovarëve “!
Në  Raishtë dhe n’ Kodër t’ Madhe,
Në  këto  vende  ka shumë varre ,
Dergjen eshtrat kosovare ,
Për to kem kujdese t’ madhe !
            Rabije Mora
Gjyshja plakë, Rabije Mora –
Flet me lot për ato kohëra ,
Për bullgarët – për  ata horra,
Për tifo edhe për morra !...
Për komitët ata kasap ,
Që na e lanë këtë tokë me gjak !
Qysh kur ishte viti trembëdhjetë –
Ia vranë komitët burrin e vet !
Gjyshe  Rabija , flet  me vaj -
Kur kujton kohën e saj ,
Një  ditë vjeshte n’ arë kishte shkua ,
Një  kerr kunguj me i ngarkua !
Gjyshe Rabija , grua malësie ,
Kishte kerrin me gjithë kije ,
Ngarkon kungujt , kthehet prej shpije ,
N’ vend të bukës me i çua  n’ familje .
Përgjatë rrugës , nënës loke –
I kishte ra një kungull për toke,
Për gjatë rrugës gropa – gropa ,
Iu ça kungulli  në dy copa . 
Nga frika se po e shohin bullgarët
Me e marrë kungullin, ajo nuk ndalet !
Aty vijnë dy kosovarë –
Copat e kungullit i kishin marrë !
I kanë hëngër kungujt t’ pa pjekur,
Nga uria me shpirt ty u përpjekur!
Shpejt e shpejt ikën shqiptarët,
Që t’ mos i shohin bullgarët !
Kështu ushqehej i shkretë shqiptari,
Kontrollohej nga bullgari !
Gjyshja Rabije, një  plakë me nderë –
Do t’ ju jepte dhe kunguj tjerë !
Por ata s’ guxonin t’ pritnin ,
Se bullgarët po t’i  shihnin ,
Menjëherë do t’i vrisnin,
Dhe kufomat do t’ ua ndiznin !
Bashkë me ta edhe Gjyshe plakën,
Për së gjalli do t’ua jepnin flakën ,
Bashkë me kerrin , kijet e kungullin,
Do ta djegshin krejt katundin !
            Xife Arifi 
N’ Llapkidoll, n’ atë rreth t’ Kërçovës,
Ka trimëresha që i ngjajnë Shotës !
Kështu flet  nëna  Xife Arifi,
Thotë: “Këto ngjarje nuk po i shpifi !”...
Flet me mall për burrë të vet,
Që në vitin nëntëqind e pesëdhjetë,
Ia burgosën çetnikët e shkretë,
Dhe s’ ju kthye ma  n’ këtë jetë !
Burrin n’ burg – thotë – ma kanë  zhdukur,
Gjurmë e  varr  ia kanë humbur ,
Tanë jetën me lot kam pritë, 
S’ pakut  varrin me ia ditë !
Edhe nënat e kosovarëve,
Që kanë vdekë  si rob  t’ bullgarëve,
Zemrat e tyre u janë djegur,
S’ pakut  varret për t’ ua gjetur!
Kanë lanë  gra , kanë  lanë  fëmijë ,
Por  askush  varret s’ ua  di !
T’ kishin ditë familjet e Kosovës,
Se i kanë bijtë n’ varre t’ Kërçovës!...
Nuk do t’ kishin lanë pa ardhë,
S’ pakut eshtrat me ua marrë,
Me i varrosë në vende t’ veta,
Mos me i lanë n’ varre të shkreta !
Kështu flet trimja e kërçovare,
Për “Varrezat e kosovarëve”.
Ndjeu  Tuhina  e  Jagolli –
Ç’ porosi  Xifa   na e solli !
Ku pushojnë ata të ngratë –
Vlen t’ vendoset një pllakat !
Një pllakat  përkujtimore –
T’ i  kujtojmë vdekjet mizore!
Që t’ mësojnë  brezat për këto gjamë –
Pse kanë mbet  këta kosovarë t’ vramë?
Pse këtu , ata janë varrosur,
Në këto troje janë  syrgjynosur ?!
Kur të  vihet  kjo pasqyre –
Gëzohen familjarët e tyre !
Vjet për vjet do t’ vijnë n’ këto male –
Mbi varreza t’ bëjnë homazhe !
Nëna Xife -  nëntëdhjetë  vjeçe,
Na i ka lanë  shumë   fjalë të mençme – 
Dëgjoni mirë ,  evlat të  e mi,
Si të vjetër , si të ri !
Dëshira e fundit  tek  çdo  njeri ,
Është që t’ len një porosi –
Për amshim kur t’ bën me u nisur ,
T’ prehet   n’ vendin ku ka lindur !
Kosovarët  që  këtu kanë mbetur ,
Të varrosur , t’ humbur  e të tretur ,
Kjo dëshirë s’ ju ka plotësuar ,
N’ vend të vet  t’ bëjnë jetë  t’ amshuar !
Ashtu  burri im me shokë –
Nuk u prehen në këtë tokë !
Dergjen  eshtrat  n’ tjera  toka ,
Jo, aty ku u lindi  koka !
            Mulla Nashyt Zajazi
Mulla Nashyt Zajazi , imam i këtij vendit ,
Ishte shok i ngushtë i  poetit Asdrenit .
Kryetar  Shoqate – n’ mjedis Bukureshti, 
Për çështjen kombëtare , ai kurrë nuk heshti !
Ai ishte i etshëm për shkollat shqiptare,
Që nga Bukureshti solli Abetare ,
Që t’ ua shpërndaj nxënësve në fshatrat  kërçovare,
Që t’ përhapte dije në rininë shqiptare !
Kur hetuan  bullgarët  këtë aktivitet –
Shpejt e arrestuan  n’ vitin  shtatëmbëdhjetë !
Imamin e popullit , mësuesin atdhetar –
Te Ura e Shkupit e varën n’ litar !
Kështu  shkruan historinë  Prof. Ilmi Veliu,
Që n’ vargje të këngës , Demiri i shkriu .
Gjithë brezat e reja , vargjet t’i këndojnë –
Historinë e  t’ parëve ,  kurrë mos ta harrojnë !
Gjilan, më  20.06.2010.    Demir KRASNIQI  

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










