E shtune, 27.04.2024, 07:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Poezia dhe emri

E hene, 31.05.2010, 02:03 PM


POEZIA DHE EMRI

 

Tregim nga Xhavit Gasa

 

Sapo u dha pushimi i drekes, punetoret lane veglat e punes aty ne mezin e parceles me miser qe po prashisnin. Ashtu te lodhur, te nxire e te djersitur nga dielli pervelues, shkuan ne drejtim te shtepive te tyre. Ndersa  Korab Morina mori rrugen drejt shtepise se kultures se fshatit. Pasi doli ne rrugen kryesore, ai u ndal te burimi i ujit qe ishte ne ane te rruges kryesore, hodhi uje te fresket fytyres per te larguar djersen dhe pluhurin qe kishte more gjate punes nen ate diell pervelues.

 

Te shtepia e kultures ai gjeti vetem pergjegjesin e kultures qe po lexonte gazeten "Drita". Ai ishte rreth pesedhjet vjec, nuk gezonte shendet te mire, fliste pak, por te kunderten bente me duhanin te cilin e pinte shume. Ai u befasua kur ju prezantua Korabi, sepse ai e njihte gjithe familjen e tij ,ndersa Korabin po shikonte per here te pare.

 

Per kete ai kishte te drejte, sepse kishte vetem disa muaj qe kishte ardhur ne kete shtepi kulture,ndersa Korabi kishte qene 6 vjet larg fshatit, 4 vjet ne shkolle te mesme ne kryeqytet dhe dy vjet ushtar.

 

Befasia e dyte ishte kur pergjegjesi lexoi poezine qe i dha Korabi, kjo poezi po me pelqen shume,- tha pergjegjesi i kultures,- ti paske prirje per poezi, ka shume qe shkruan?

 

Po,- i tha Korabi, kam filluar te shkruaj qe ne shkollen 8 vjecare, pastaj vazhdova te shkruaj edhe ne te mesemen, ku kam qene antar i rregullt i rrethit letrar te shkolles.

 

Poezine e kam pasion, kam edhe poezi te tjera po deshe ti sjell. Mire, i tha pergjegjesi, une po e mbaj kete poezi, dhe do te lajmeroi vete pas disa ditesh. Shume faleminderit i tha Korabi dhe u largua, pasi edhe pushimit te drekes po i vinte fundi. Pasi iku Korabi, pergjegjesi i kultures ra ne mendime te thella.

 

Poezia e Korabit i pelqente shume,ishte vertete e bukur dhe me nivel artistik, por ishte i sigurte se organizata e partise nuk do ta pranonte afishimin e saje, sepse Korabi e kishte biografine e keqe.

 

Korabit kete nuk ja tha, sepse nuk donte ta demoralizonte kete te ri te talentuar, qe ishte ne hapat e para te krijimtarise. Megjithese edhe vete pergjegjesi  nuk e kishte te mire biografine, ai vendosi ta afishonte poezine te kendi i letrarit ne shtepine e kultures, por pa emrin e Korabit.

 

Zakonisht te shtunave organizoheshin mbremje vallazimi per rinine te shtepia e kultures.

 

Korabi shkonte gjithmone ne keto mbremje.

 

Kishin kaluar afro 10 dite, dhe Korabi nuk dinte asgje per fatin e poezise se tij. Si gjithmone edhe kete te shtune shtepia e kultures gumezhinte nga zerat e te rinjve qe prisnin me pa durim te fillonte muzika.

 

Orkestra kishte vetem dy vegla muzikore, nje firzamonike te vjeter dhe nje daulle. Sapo hyri ne shtepine e kultures , Korabi vuri re se te kendi i letrarit te ri ishin mbledhur shume te rinj, qe po lexonin krijimet e reja qe ishin afishuar. Ai u afrua ngadale prane tyre, dhe menjehere i ra ne sy poezia e tij, ishte afishuar e plote.nuk ishte hequr asnje fjale, vetem mungonte emri i tij si autor, te gjitha poezite e tjera kishin emrin e autorit. Korabi u largua i qete duke e mbajtur zemrimin qe i ziente. U ul ne nje nga stolat qe ishin ne radhe per rreth hapsires qe ishte lene per te vallezuar,dhe humbi ne mendime te thella aq sa nuk e vuri re as fillimin e vellezimit. Perse valle nuk e kishin vene emrin tim, s'besoj ta kene harruar, sigurisht, do te jete vetem biografia, po cfar lidhje ka ajo me poezine, une per rinine kam shkruar, ky ishte monologu i heshtur i Korab Morines, ne ate mbremje vallezimi.

 

Ai u ngrit, dhe shkoi perseri te kendi ku ishin afishuar  poezite, i lexoi te gjitha me radhe.

 

Poezia ime eshte shume e mire,- tha me gjysem zeri, por, me sa duket e keqja qendron te emri im, jo, asgje nuk do te vendos mbi emrin tim,- tha perseri me gjysem zeri dhe zgjati doren e hoqi nga tenda poezine e tij, e palosi me kujdes dhe e futi ne xhep, pastaj qete qete u ul perseri ne stolin e tij.

 

Radhen e kane vajzat,-thirri drejtuesi i mbremjes.  Korabin e ftoi ne vallezim Manushaqja, ishte bashkemoshataria e tij, kishin mbaruar 8 vjecaren bashke ne fshat.

 

Perse je kaq i merzitur, ti nuk ke vallezuar fare sonte,- e Pyeti Manushaqja.

 

A i lexove poezite ,i tha Korabi. Po - tha Manushaqja, dhe me pelqyen shume, sidomos poezia "Per ty rini".

 

Poezi vertet e bukur por me autor te keq, vazhdoi Korabi bisedsen, prandaj e hoqa fare prej andej, sepse ajo nuk mund te qendroje si jetime atje, se nuk asnje poezi apo krijim jetim.

 

Manushaqja e kutoi menjehere se ate poezi e kishte shkruar Korabi. Mire bere qe e hoqe, por do zoti nuk te kane pare, se pastaj e ke keq punen. Perse - tha Korabi , ajo eshte poezia ime edhe une e kam nje emer. Ky emer nuk i ka bere keq askujt, ne kete kete kohe mbaroi edhe muzika, faleminderit per vallezimin i tha Korabi Manushaqes, dhe mirupafshim neser se une nuk mund ta qendroi ma gjate sonte.

 

Nuk kishte asje gjysem ore qe kishte filluar puna, dhe ne krye te parceles erdhi korieri i fshatit dhe i tha brigadierit qe Korabin e kerkon sekretari i partise te zyrat.

 

Perse e kerkon, pyeti brigadieri,- nuk di asgje i pergjigjet korieri. Korab i tha brigadieri,- sapo te mbaroshe pune me shokun sekretar , me vrap te puna ,se te pret shati. Kishte te drejte Manushaqja, do me kete pare ndonjeri kur hoqa poezine prandaj me kerkon sekretari, mendonte gjate rruges Korabi.

 

Mirmengjez shoku sekretar, pershendeti Korabi sapo hyri ne zyre.

 

Sekretari nuk ja ktheu pershendetjen fare por e veshtroi me mosperfillje dhe ju hakerrua,

 

- qe je bir kulaku e di, por qe te guxoshe te grisesh poezite ne shtepine e kultures, kete nuk ma merte mendja. Dhe tani bjeri shkurt, se je ne orarin e punes,- perse e grise poezine? Apo nuk te pelqen ty kjo rini e mrekullueshme,dhe po nuk te pelqeu  te perjashtojme e te dergojme atje ku e ke vendin , ne burg.

 

Nuk e kam grisur ate poezi, i tha Korabi qete,qete. Shoku sekretar - vazhdoi Korabi te gjitha ato qe thate ne adresen time, adrsoi ne ndonje vend tjeter se te une nuk kane vend. Mua me pelqen rinia,pjese e seciles jam, nuk e urrej sepse eshte rinia e vendit tim, me vjen keq qe nuk kam gjetur ndoshta fjale me te bukura ne kete poezi,se vete rinia eshte poezi. Jo une nuk e kam grisur ate poezi ,sepse nuk mund te gris veteveten, une e dua rinine, por e dua edhe poezine per te cilen kam shume pasion, por e dua edhe emrin tim dhe do ta mbaj te paster dhe s'do te lejoj askend ta njollosi.Besoj se fola hapur dhe qarte shoku sekretar, ate poezi e kam shkruar une, dhe une kam nje emer, te pelqen apo nuk te pelqen ty, kjo eshte e verteta e asaje poezie per te cilen te kane informuar spiunet. Por mos u tremb shoku sekretar, se nuk do te shkruaj ma poezi, keshtu qe nuk do t'ju shqetesoje emri im.

 

Tani me leje te largohem se nuk kam kohe me pret norma per ta realizuar. Dhe ashtu i nervozuar ,i demoralizuar shpirterisht e moralisht, si nje zog qe sapo nis fluturmin sulomohet nga shpendet grabites bie per toke e nuk ngrihet dot ma te fluturoje drejt lartesive ne qiellin e paster.

 

Korab Morina u nis drejt parceles ku e priste shati dhe brigadieri qe i qedronte si xhelat mbi koke.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora