E shtune, 27.04.2024, 07:09 PM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Antarsimi i Turqise ne BE do te ishte me pasoja katastrofike per Europen

E diele, 07.03.2010, 10:58 PM


Antarsimi i Turqise ne BE do te ishte me pasoja katastrofike per Europen

Nga Vladimir Bruçaj

Antarsimi i Turqise ne BE eshte nje nga dilemat qe do t'a shoqeroje per shume kohe proçesin e zgjerimit politik te Europes. Turqia jo. Turqia po. Eshte debati qe ka lindur jo vetem tek kancelarite europjane por edhe tek te gjithe popujt e kontinentit tone. Hera e pare kur Turqia beri kerkesen per te qene antare e Bashkimit Europjan ishte ne vitin 1987. Si pergjigje ndaj kerkeses turke, Europa i vendosi disa kushte elementare Ankarase, minimumi qe mund t'i kerkohej nje vendi qe pretendon se eshte nje vend demokratik. Se pari, terheqjen e menjehershme te trupave ushtarake nga Qipro. Se dyti, njohjen dhe pranimin zyrtare te genocidit armen. Se treti, respektimin e te drejtave te njeriut. Se katerti, nderprerjen e menjehershme te ç'do lloji persekutimi ndaj pakicave etiniko-fetare. Pamvarsisht nga mosralizimi i asnjeres prej ketyre kerkesave, Bashkimi Europjan ne vitin 1999 vendosi te pranoje kerkesen e Turqise duke i dhene te drejten e vendit kandidat, ndersa ne vitin 2005 u hapen negocjatat per proçesin e antarsimit. Megjithse keto negocjata i ngjajne me shume nje justifikimi se sa nje qellimi te vertete te europjaneve per te ftuar Turqine ne bashkimin e familjes se madhe europjane, per faktin se nga viti 2005 kemi pasur me shume regres se sa progres ne mirevajtjen e ketyre negocjatave, praktikisht jane ne vendnumero. Antarsimin e Turqise, europjanet e shohin me rezerva te medha. Kur behet fjala per Turqine, vendeve perendimore u shfaqen fantazma te vjetra luftrash dhe pushtimesh, simboli i vertete i perplasjes se cilivizimeve. 

Turqia gjeografikish nuk eshte nje vend europjan, perveç nje rripi toke qe eshte ketej Bosforit ku nuk i kalon 5% te territorit te saje, ndersa 95% te mbetura jane pjese e kontinentit aziatik. Nje zgjerim i Europes pertej kufinjeve te saje gjeografik do te krijonte nje precedent per zgjerim te metejshme tek fqinjet e saje te rinje, Irak, Siri, Iran, Jordani etj, per te kaluar me pas ne anen tjeter te detit Mesdhe. T'ia bashkangjitesh Europes keto vende apo te besh traktate dhe aleanca ekonomike me to, do te thote t'a shenderrosh Europen ne nje zone te lire pazarlleqesh, dhe jo ne nje subjekt te vertete politik. Turqia kufizohet me Iranin, Irakun, Sirine e Armenine, dhe ka interesa te rendesishme ne rajon. Por mbi te gjitha ka vite qe merret me çeshtjen kurde. Qe do te thote se kjo çeshtje do te shenderrohej ne nje problem me shume per Europen, duke filluar me "terrorizmin" kurd dhe influencen destabilizuese te ish republikave sovjetike te besimit musliman. Eshte nje gje kur Europa kufizohet me Turqine, do te ishte nje gje krejt tjeter nese neser do te kufizohej drejtpersedrejti me vendet arabe. Automatikisht Europa nuk do te ishte kurre me e sigurt siç ka qene me pare. Kufinjet e saje do te shenderroheshin ne zona te trafiqeve te ndryshme, pa folur pastaj per emigracionin, fale edhe kufirit tokesore do te kishim nje invazion te vertete drejt kontinentit tone. Me pak fjale do te ishim te gjithe me pak te sigurt, perfshire edhe territoret shqiptare, qe papritmas do te shenderroheshin nga territore qe kane prodhuar emigrante, ne territore qe presin emigrante.

Perveç faktit se Europa nuk do te kufizohej me me Turqine e qete dhe "laike" por me Iranin, Irakun e Sirine, problemi tjeter qe ndoshta me i rendesishmi qe Turqia nuk duhet antarsuar ne BE eshte, rritja e saje demografike. Rreth vitit 2020 parashikohet qe popullsia t'i kape 100 milion banore. 45% e popullsise eshte nen moshen 30 vjeç, dhe sipas sondazheve te organizuar nga mediat europjane, pjesa e konsiderueshme e ketyre te rinjeve enderrojne te jetojne ne Europe. Nga ana demografike do te ishte vendi me i madh ne Europe, qe do te influenconte drejtepersedrejti ne Parlamentin europjan dhe ne te gjitha strukturat e BE-se. Gjermania qe eshte vendi me i madh europjan aktualisht gezon te drejten e 95 vendeve ne Parlamentin e Strazburgut, dhe eshte financjatorja me e madhe e bilancit te unionit, do te shikonte veten te tejkaluar nga Turqia qe do te kishte te drejten e 100 vendeve ne Parlament, aq me pak qe eshte nje vend me nje ekonomi primitive ne krahasim me Gjermanine qe eshte nder potencat me te medha boterore. Antarsimi i Turqise do te destabilizonte ekuilibrin shume te veshtire qe eshte arritur brenda organeve te ndryshme te Bashkimit Europjan. Por ajo qe prokupon me shume eshte se, Turqia me numrin e saje te madh te parlamentareve do te ishte nje Lob shume i rendesishem islamik brenda BE-se. Me progresin qe ka bere Partia Islamike e kryeministrit Erdogan ku aktualisht qeverise vendin, Turqia ne emer "te lirise se besimit" do te mbronte te drejten e shamise dhe perçes islamike, te poligamise, te moralit islam ne lidhje me grate, o akoma me keq do te propozonte ligje dhe rezoluta deri ne Parlamentin Europjan e Kombet e Bashkuara, qe ç'do kritike drejt islamit te denohet si shfaqje e islamofobise. Ky eshte motivi qe Gjermania dhe Franca nuk do t'a pranojne kurre nje Turqi brenda strukturave europjane, sepse roli i lidershipit te tyre do te vihej ne dyshim per te mos thene se do te reduktohej jashte mase.

Alternatives se antarsimit te plote te Turqise ne BE, disa politikan europjan e pergjigjen me idene e nje Partnershipit te privilegjuar. Qe do te thote se Turqia nuk do te pranohej ne BE, por do te kishte mardhenie te privilegjuara nepermjet nje bashkepunimi te forte ne kontekstin mesdhetar, ne ate te hapesires ekonomike europjane, dhe te politikes europjane te fqinjesise se mire. Kjo alternative, do te mundesonte qe Turqia te ishte nje partner i rendesishem, duke e angazhuar ne iniciativa te rendesishme ekonomike e gjeopolitike, mes te tjerash mbrojtjen e Izraelit dhe te vete Europes, pa destabilizuar sistemin laik te Ataturkut dhe ne te njejten kohe Europa do te ruante kulturen e saje. Ndoshta do te ishte edhe nje zgjidhje e logjikeshme. Problemi eshte se Turqia laike nuk eshte me te pakten qe nga viti 1960. Politikat qe jane ndjekur gjate 50 viteve te fundit kane bere qe Turqia te largohet rruges se laicitetit, duke u kthyer edhe nje here ne nje shoqeri pothuajse islamike. Kjo rruge ka arritur kulmin me ardhjen ne pushtet te Partise Islamike te kryeministrit Erdogan, qe eshte duke perdorur pushtetin per te shtypur te gjitha forcat laike. Arrestimet e fundit se gjoja gjeneralet dhe ish gjeneralet ishin duke pergaditur nje grusht shtetit, eshte prova e metotave anti-demokratike qe qeveria ne pushtet perdor per te shtypur ç'do lloje tentative opozitare ne vend. Pastaj Turqia ka ndryshuar edhe politiken e saje ndaj shtetit te Izraelit, dhe idea se ajo mund te konsiderohej nje garanci ne rajon per te ruajtuar integritetin e shtetit hebre, nuk mund te qendroje. Mjafton te kujtojme frazat ofenduese qe kryeministri turk i drejtohej presidentit israljan dy vjet me pare ne Zvicer, apo lindjen e mardhenieve te reja me Sirine dhe Iranin. Ne vitin 2007 Turqia arrin kulmin me zgjedhjen islamikut Abdullah Gül ne postin e Presidentit, nje personazh qe eshte ne favor te mbajtjes se shamise ne vendet publike. Por mbi te gjitha spikate se ka qendruar per 8 vjet ne Jeda te Arabise Saudite si President i Bankes Islamike per Zhvillim, ku kjo e fundit pati nje rol shume te rendesishem ne financimin e organizatave terroriste islamike. Zgjedhja e tije kaloi mes shume polemikave te ashpera, ku dolen kunder, Gjykata Kostitucionale turke, forcat e armatosura, dhe forcat opozitare laike. 

Antarsimi i Turqise mbeshtetet vetem nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Italia. Italia e ben me shume per shkembimet e medha tregtare se sa per nje linje politike serioze, nese do te arrinim deri aty sa te vendosej nga Italia fati i Turqise, ka shume gjasa do te votonte kunder. Britania eshte pro sepse ndjek rrugen e Amerikes. Ndersa Shtetet e Bashkuara jane ne favor te Turqise europjane, per faktin se do te kishin brenda Bashkimit Europjan nje vend qe do te ndjekte te gjitha sugjerimet e Shtepise se Bardhe. Politika na meson se Amerika dhe Europa jane aleat, por ne te njejten kohe edhe konkurent, dhe duke mos arritur te kene nen kontroll asnje nga vendet ish komuniste, amerikaneve do t'u sherbente jashtezakonisht nje shtet satelit brenda strukturave europjane. Por jo vetem kaq. Megjithe krizen ekonomike dhe financiare qe e ka perfshire, Amerika mbetet shteti me i forte ne bote, nga ç'do kend qe te duam t'a veshtrojme. Megjithate gjate viteve te fundit konkurenca eshte rritur dhe Amerika nuk eshte me vetme ne rrugen e saje te kontrollimit absolut te planetit. Konkurent qe ndoshta nuk do te jene ne gjendje t'ia zene vendin ne kontekstin globale, por te gatshem t'ia reduktojne hapsirat ne rajone te caktuara. Rusia ne Azine Qendrore e ne zonen e Kaukazit, Irani ne Lindjen e Mesme, Brazili ne Ameriken Latine, ndersa Kina ne Azine Jugore dhe Afrike. Parealelisht, edhe Europa e ka shpejtuar proçesin e saje te integrimit. Ne vitin 1992 lindte monedha e perbashket, ne 2002 hyri ne xhepat e qytetareve europjan, ne 2009 Banka Qendrore Europjane dimostroi se eshte organizmi me serioz monetar i planetit. Ne vitin 1998 Blair e Chirac takoheshin ne San-Melo per te diskutaur sigurine e Europes, ne 2008 Bashkimi Europjan qe ne gjendje te drejtoi i vetem misione ushtarake te pamvarura ne Cad, Kongo, Maqedoni, bile edhe ne Somali. Ecja e Europes eshte e ngadalte por eshte nje ecja e sigurt dhe triumfuese. Por Europa e tremb Ameriken edhe per faktin se eshte shteti me i forte ne bote ne aspektin ekonomik, ku 4 nga 8 vendet me te industrializuara jane nga Europa. Vendi i dyte ushtarak pas vete Amerikes, me nje peshe politike te jashtezakonshme. E gjithe kjo shikohet pak me xhelozi nga Shtetet e Bashkuara. Nese Europa do te pranonte ne gjirin e saje nje vend problematik si Turqia, Uashingtoni do te vazhdonte te perballohej me nje Europe te fragmentuar ne shtete te vegjel qe nuk arrijne te bien dakord ne asnje fushe. Hyrja e Turqise do te prishte te gjithe ekuilibrat e brishte politik qe jane arritur me aq veshtirsi, duke shkaktuar nje shock institucional dhe enderra qe Europa te jete nje shtet i vetem ndoshta do te shuhej pergjithmone. Gjermania dhe Franca qe nuk jane aq te ndryshme me njera-tjetren, kane pasur nevoje per 50 vjet per te gjetur nje gjuhe te perbashket komunikimi. Te imagjinojme sa kohe do t'i duhej Europes kontinentale per te arritur nje bashkepunim me nje shtet kaq te ndryshem siç eshte Turqia.

Turqia nuk ka asgje te perbashket me Europen, historikisht ka jetuar ne armiqesi me shtet europjane, gjeografikisht eshte nje vend aziatik, nga ana kulturore eshte nje vend islamik. Ne Turqi nuk ekziston liria e fjales dhe as ajo e besimit, te drejtat e grave jane te shkelura rende ashtu si te drejtat e pakicave etnike. Ne Turqi ekziston ende nje ligj qe denon ata qe vetem guxojne te flasin per genocidin e me shume se 1,5 milion armeneve te krishtere. Turqia eshte nje kontinent ne vete si per pozicionin gjeografik si per kulturen e saje te bazuar ne islam. Europa eshte nje bashkesi shtetesh demokratike me rrenje te perbashketa te krishtera shume te vjetra. Pra Turqia eshte nje shtet shume i ndryshem nga shtetet e krishtera europjane. Antarsimi i saje ne strukturat europjane do te ishte me pasoja katastorifike per te ardhmen e Europes. Nga ana tjeter per shqiptaret(e vertete) do te ishte nje deluzion teper i madh qe Turqine qe i shkeli per 500 vjet t'a gjenin aty ku shqiptaret strehoheshin per t'i ikur pikerisht kesaje bishe te pabese. Duhet shuar edhe nje mit tjeter tek shqiptaret, miti se Turqia na ka shpetuar nga pushtimi grek ne vitin 1997. Kete mund t'a besojne vetem ata qe i ka mbuluar injoranca dhe nuk kuptojne fare nga politika. Jo se greket i kemi shume miq por per faktin e thjeshte se nje shtet qe eshte antar i NATO-s dhe mbi te gjitha antar i BE-se nuk mund te pushtoje nje shtet tjeter sovran, edhe per faktin se jane Franca dhe Gjermania qe vendosin ne Europe se kush duhet "pushtuar" dhe kush jo, kush duhet antarsuar ne BE e kush jo. Si per konçidence jane pikerisht Franca dhe Gjermania qe jane shprehur hapur kunder hyrjes se Turqise ne BE, nese moti i mire shihet ne mengjes, Turqia ne BE nuk do te anatarsohet kurre.


(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora