E diele, 28.04.2024, 03:57 PM (GMT+1)

Editorial

BDSH: Demokracitë Perëndimore Përballë Spastrimit Etnik Modern!

E hene, 01.03.2010, 11:00 PM


Demokracitë Perëndimore Përballë Spastrimit Etnik Modern!


Institucioneve të Bashkimit Evropian
Komisionit Evropian
Parlamentit Evropian


Të nderuar Komisar të Bashkimit Evropian
Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,
Zonja, Zotëri

Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes letrës së 20 korrikut të vitit 2009, adresuar deputetëve të Parlamentit Evropian dhe Komisarit për Zgjerim të BE-së, Z. Oli Rehn, tërhoqi vërejtjen se  heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë me arsyetim se gjoja  këto shtete “kanë plotësuar kushtet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” inkurajoi regjimet antidemokratike të këtyre shteteve të intensifikojnë politikën e tyre antishqiptare”
Bashkimi Demokratik Shqiptar edhe në këtë letër përsëriti faktin, që përmes argumenteve të pakontestueshme në shkresat e mëparshme synoi të sensibilizojë ndjeshmërinë Tuaj, se Maqedonia aplikon diskriminim racial kundër shqiptarëve në fushën ekonomike, politike, sociale dhe kulturore.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u përpoq të sensibilizojë ndjeshmërinë Tuaj se si pasojë këtij diskriminimi racial që Maqedonia aplikon ndaj shqiptarëve, populli shqiptar në Maqedoni, që përbën mbi 1/3 e popullsisë së përgjithshme të këtij shteti, është populli më i diskriminuar dhe më i varfër në Evropë.
Duke u nisur nga fakti se akordimi i ndihmave financiare paraqet një rast të volitshëm që përfaqësuesit e BE-së të ushtrojnë presionet e nevojshme që ky shtet të ndërpres logjikën totalitare të funksionimit dhe të diskriminimit të shqiptarëve ju rikujtojmë se Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkoi përmes letrës që Ju adresoi më  21 tetorit 2008:
- që të krijohet një komision i veçantë i BE-së për të hulumtuar menaxhimin e ndihmave të deritanishme të BE-së nga ana autoriteteve të Maqedonisë,
- që të bëhet monitorimi i ndihmave të ardhshme për të ndërprerë thellimin e diskriminimit etnik në Maqedoni,
- dhe të mos hapen bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE pa i plotësuar tërësisht të gjitha parakushtet për anëtarësim.
Ju rikujtojmë se përmes letrës që Ju adresoi më 25 shkurtit 2009, Bashkimi Demokratik Shqiptar ju solli faktet se një ditë pasi që Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, z. Ervan Fuere dhe zëvendëskryeministri i atëhershëm për çështje të euro-integrimeve, Ivica Bocevski nënshkruan   marrëveshjet financiare për realizimin e programeve nga fondet IPA të BE-së në vlerë prej 40 milion euro, Qeveria e Maqedonisë ndau 55 milion euro nga buxheti i shtetit për realizimin e projekteve zhvillimore në 11 komuna ku nuk ka shqiptar. Asnjë euro nuk u parapa për komunat ku shumica e popullsisë është e përkatësisë etnike shqiptare!
Ju ishit dëshmitarë të faktit se një ditë pas miratimit të vendimit të heqjes së vizave, për të “dëshmuar kapacitetet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” Serbia filloi dhunën policore në Luginën e Preshevës dhe Maqedonia vazhdoi zinxhirin e kësaj dhune në rrethinën e Kumanovës.
Nga dita e hyrjes në fuqi i vendimit për heqjen vizave mesatarisht 2000 banorë shqiptarë në ditë largohen në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës. Kjo shpërngulje masive e shqiptarëve paraqet majën e ajsbergut të problemeve që ka gjeneruar diskriminimi racial ndaj shqiptarëve.
Ky eksod masiv është sinjal i qartë se kjo pjesë e Evropës ndodhet para një “spastrimi etnik modern”. 
As kthimi në regjimin e mëparshëm të vizave që propozojnë disa shtete të Evropës Perëndimore e as masat restriktive ndaj sipërmarrësve që eventualisht mund të punësojnë njerëzit që vijnë nga këto anë nuk mund të ndalë eksodin.
-Vetëm ndërprerja e të gjitha ndihmave financiare përderisa autoritetet qeveritare në Shkup nuk pranojnë krijimin e një komisioni të veçantë të BE-së për të hulumtuar menaxhimin e ndihmave të deritanishme akorduar këtij shteti;
- Pranimi nga ana e autoriteteve shtetërore të Maqedonisë që të bëhet monitorimi i ndihmave të ardhshme për të ndërprerë thellimin e diskriminimit etnik dhe rajonal në Maqedoni; dhe 
- Shqyrtimi i mundësisë që Fondet e caktuara të BE-së t’u ndahen drejtpërsëdrejti autoriteteve komunale të diskriminuara deri tani nga pushteti qendror 
do të përbënin mesazhe të qarta për qeverinë maqedonase se ndihmat e SHBA-ve dhe të BE-së nuk janë ndihma të dedikuara vetëm për një etni në Maqedoni dhe do të krijonin parakushte që qytetarët shqiptarë që jetojnë në varfëri të skajshme të orientonin ambiciet për një jetë më të mirë në vendin e vet. 
Në fund të shekullit XX demokracitë perëndimore patën kapacitetet shtrënguese të ndalnin  spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare që konstruktoi regjimi i Millosheviqit.
Në fillim të shekullit XXI demokracitë perëndimore kanë kapacitete të ndalin spastrimi etnik modern me të cilën ballafaqohen shqiptarët. 
Mbetemi me shpresë se reagimet do të jenë urgjente dhe nuk do të jemi bashkëfajtorë për këtë katastrofë humanitare të pashpallur.... 

Bashkimi Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti 
Kryetar
1 mars 2010



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora