Editorial
BDSH: Gjykata Supreme e Maqedonisë dëshmoi në mënyrë Supreme natyrën antishqiptare...
E diele, 28.02.2010, 10:58 PM

Reagim lidhur me vendimin e plotfuqishëm në procesin e montuar gjyqësor “Rasti i Brodecit”
Gjykata Supreme e Maqedonisë dëshmoi në mënyrë SUPREME natyrën antishqiptare të shtetit maqedonas!
Për opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtarë tani më është e njohur se dhuna dhe terrori shtetëror i diktaturës VMRO-PDSH kulmoi me masakrimin e popullsisë së pafajshme në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës me 7 nëntor të vitit 2007.
Bombardimet e ushtrisë dhe policisë maqedonase ndaj këtij fshati shqiptar shkaktuan 6 të vrarë dhe 12 të plagosur (tre persona vdiqën më vonë si pasojë e kësaj dhune).
Për opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtarë tani më është e njohur se 13 shqiptarë u arrestuan atë ditë me qëllim të detyrimit të pranimit të veprave që do të arsyetonin “efikasitetin e shtetit maqedonas kundër terrorizmit shqiptar”.
Opinioni publik kombëtar dhe ai ndërkombëtar pati mundësi të shihte vetëm disa nga pamjet e tmerrit dhe torturave të hetuesisë maqedonase ndaj shqiptarëve për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer.
I rikujtojmë opinionit publik shqiptar se në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, qofshin politike, qofshin të karakterit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dënohet dhuna që autoritetet e Shkupit përdorin gjatë hetuesisë.
Përkundër kësaj, Gjykata Supreme e Maqedonisë bëri të plotfuqishëm metodat mesjetare të hetuesisë maqedonase duke vërtetuar si të plotfuqishëm dënimin prej 190 vjet burg ndaj të dënuarve për “Rastin e Brodecit” me 26 shkurt të këtij viti, veprim ky që vetëm vërteton natyrën antishqiptare të institucioneve të këtij shteti.
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë funksionimin antishqiptar të institucioneve të shtetit maqedonas dhe apelon në domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm kombëtar për ndërprerjen e dhunës dhe diskriminimit që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve.
Veprimet e këtilla të diskriminimit racial ndaj shqiptarëve, parasëgjithash janë fatale për vetë shtetin e Maqedonisë dhe padyshim që çojnë drejt destabilizimit rajonal. Ato janë kundër aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Bashkimi Demokratik Shqiptar
28 shkurt 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Ndue Ukaj: Marrëdhëniet vëllazërore apo deformimi i diskursit publik
Fitim Sula: Të vuash të vërtetën...!
Dibran Demaku: Karrocat e mjerimit
Valon Kurtishi: Sheshi 2014, simbolika dhe zgjidhja e vetme
Dukagjin Granea: Përpjekje të maskuara për shartimin e etno-identitetit shqiptar me atë “fetaro-islamik“
Valon Kurtishi: Fetarizimi i politikës në IRJM - rrezik për ekzistencën biologjike të shqiptarëve këtu
Jeton Kelmendi: Pse heshtin « Elefantët » për rastin Kurti
Valon Kurtishi: Debate dhe udhëzime në funksion të manipulimit publik
Dibran Demaku: Deputeti i popullit
Pirro Misha: Neo-otomanizmi dhe Shqipëria
Vladimir Bruçaj: Korrupsioni nje fenomen jo vetem politik
Halit Bogaj: Ëndrrat serbe për Kosovën
Idriz Zeqiraj: Kur mungon institucioni i përgjegjësisë
Skender Korça: Deri kur më?....
Dibran Demaku: Fëmijët në Kosovë punojnë për të siguruar kafshatën e gojës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur, në gjuhën shqipe do të përdorën fjalë të huaja
Valon Kurtishi: Agresion ndaj identitetit shqiptar të Gostivarit
Engjëll Koliqi: Dikur ëndërr e jona që e paguanim me gjak, sot realitet që e njeh bota
Ramiz Dërmaku: Kur do të realizohet kërkesa e popullit për Bashkim Kombëtar?
Halit Bogaj: 2 vjetori i pavarësisë