E diele, 28.04.2024, 05:08 PM (GMT+1)

Editorial

Fitim Sula: Të vuash të vërtetën...!

E shtune, 27.02.2010, 10:58 PM


TË VUASH TË VËRTETËN…!

Nga Fitim Sula, Burrel

Gjithmonë kam pasur dëshirë të thoja “Gadishulli Ilirik”, për gadishullin e quajtur nga s’dihet se kush “Ballkanik”, por kjo u mohua me rënien e perandorisë së Romës, dhe fuqizimin e faktorit mysliman në Evropën lindore. Arsyeja se përse gadishulli që emërtohej me emrin e popullatës që e kishte banuar atë prej mijëra e mijëra vitesh, pra “Gadishulli Ilirik”, ose “gadishulli i Ilirëve” u ndryshua në “Gadishulli Ballkanik”, nuk dihet me qartësi. Si gjithmonë, e vërteta është privilegj i vetëm pak njerëzve. Por gjithsesi, duhet theksuar që, Ilirët janë para ardhësit e Shqiptarëve, dhe kjo tashmë është e vertetuar pa mëdyshje nga studiues vendas dhe të huaj. Por gjithashtu duhet të them, që Ilirët janë një pjësë e vogël e popullit të madh Pellazgjik. Ajo që shqetëson sot ato shqiptar, që akoma e quajnë për nderë që janë pasardhës të Pellazgëve, është degradimi që i bëhet kombit tonë nga qarqe të caktuara Sllave dhe Greke. Dhe arsyet se përse ndodh kjo, do të jenë më se të kuptueshme, po të keni mirësinë ta ndiqni me vëmendje shkrimin deri në fund. Do të marr si shembull Maqedoninë. Që prej mijëra vitesh heshtje, harrim dhe zvetënim, doli përsëri në pah shteti Maqedon. Madje të duket që shoqëria njerëzore, ashtu si Aladini duke fërkuar pa dashje llampën magjike, e nxorri në dritë Xhindin, nxorri nga skutat e thella të ndërgjegjes së vet problemin maqedon. Cilido, porsa do të dëgjonte emrin Maqedoni, do të zgjonte nga gjumi letargjik kujtesën për mbretërit me famë të Maqedonisë së dy mijë e treqind viteve më parë. Ato janë Filipi i  dytë dhe i biri i tijë, Aleksandri i madh. Bashkëkohësit e tyre nuk i quanin Grekë maqedonët e kohës së Filipit dhe të birit të tijë. Kjo shihet qartë edhe te “Filipiket”, fjalimet e ashpra të Demostenit. Grekët e sotëm, që realisht shumë pak prej tyre janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të grekëve homerik, kanë bërë dhe bëjnë një zhurmë të madhe rreth emrit dhe flamurit maqedon. Le të bëjmë disa pyetje, që mund të duken naive dhe të ditura në pamje të parë, por që realisht janë enigma të pazgjidhura. Kush ishin maqedonët? Çfarë gjuhe flisnin? Ku e kishin vendndodhjen reale të tyre? Sipas historianëve të vjetër, maqedonët banonin në veri të Greqisë dhe ishin një popull barbar. Dihet që me “Barbarë”, grekët klasikë, quanin popujt që nuk flisnin greqishten e letrare. Le të kujtojmë faktin, që gjeneralët maqedonë i habitën bashkëkohësit, për shpejtësinë e përvetësimit të gjuhës dhe kulturës greke (Kjo ndoshta do të jetë temë për një diskutim tjetër). Atëhere ç’gjuhë flisnin maqedonët? Të shumtë janë ato që kanë arritur në përfundimin se; maqedonët flisnin pellazgjisht. Pellazgët ishin grupe popujsh si; Trakët, Etruskët, Dorët, Akejt, Trojanët, Molosët, Liburnët, etj. Pellazgët shtriheshin nga “Shtyllat e Herkulit” në perëndim, deri në malet e kaukazit në lindje, ku Prometeu pellazgjik turturohej nga shqiponja e Zeusit, kryeperëndia e pellazgëve. Pra, pellazgët ishin zotër të brigjeve të mesdheut. Edhe sot e kësaj dite, qyteti-port në jug të Francës së sotme thërritet me gjuhën e vjetër pellazge, “Marselle”, pra “Marr-sjell” në shqipen e sotme( pasardhese e vetme e gjuhës së vjetër pellazge), ose “import-eksport” siç kuptohet ndërkombtarisht sot. Dihet që maqedonët e kohës së Filipit të dytë, bërthamën e krijimit si komb e kishin në një zonë të quajtur Emathja. Në Emathja shtriheshin edhe qytetet e Pellas, qytetet me famë të Maqedonisë së asaj kohe. Vetë fjala Emathja, është një fjalë pellazge, pra shqipe, dhe ka kuptimin e madhësisë së diçkaje. Në këtë rast ka kuptimin e madhësisë së një territori, më saktë , ka kuptimin e madhësisë së një lugine, luginë në të cilën shtriheshin qytetet e Filipit të dytë. Studiues të shumtë nuk kanë mundur të vendosin “gishtin” me saktësi në ndonjë vend të hartës së gadishullit Ilirik, (nqs më lejohet ta quaj kështu Ballkanin në shkrimin tim), që të tregojnë vend ndodhjen e Maqedonisë. Kurse unë mendoj se kjo nuk u ka “pëlqyer” ta thonë, dhe jo se nuk e kanë ditur. I.G. HANI, një albanolog austriak, në librin e tijë “Albanische studien”, Wien 1853, pohon faktin se zotëronte një hartë, ku shënohej si vendlindja  e Aleksandrit të madh, një fshat në mesin e Matit të sotëm. Matin e sotëm e kanë identifikuar me Emathian shumë historianë, ndër to edhe histori shkruesi më i saktë  i jetës dhe bëmave të Skënderbeut, Marin Barleti, bashkohës i Skëndërbeut, heroit kombëtarë të shqiptarëve. Këtë e tregon edhe fakti, që më pas u shkruajtën me qindra e mijëra libra historie të bazuara në veprën e Barletit, në shumë gjuhë të ndryshme, por asnjëra nuk  e ka fisnikërinë e nevojshme të historianit. Duket sikur një “mëndje” djallëzore, ka ushqyer një mijë e një gënjeshtra, që të mundë të ngatërrojë keqas të vërtetën. Këtë e tregon fakti i mos gjetjes së një vendlindje të saktë, të heroit tonë kombëtarë. Barleti, që për shumë gjëra të tjera besohet, kur ai thotë qartësisht se; Skënderbeu është nga Emathja, pra nga Mati i sotëm, në mënyrë absurde dyshohet dhe nuk merret për bazë. Arsyet se «pse», janë përsëri të padukshme. “Skënderbe” është një fjalë arabe, që ka kuptimin “Aleksandër i madh”. Dhe kjo nuk mund të jetë një rastësi, që pikërisht një krye trim, ose “Dragua” siç njihej në atë kohë nga vendet e Evropës perendimore, i lindur po në Emathja (Mati sot), me emrin Gjergj kastroti, të pagëzohej me emrin “Skënderbe”, pra “Aleksandri i madh”, ose “Aleksandër Zot”. Barleti, historiani që përmendëm më lart, asnjëherë nuk është dyshues që Skëndërbeu ishte pasardhës gjaku i Aleksandrit të madh (Për këtë trashëgoi edhe "reliket" e tij. Për çudinë e të gjithve, Mati (Emathja) e kohërave moderne, lindi një tjetër mbret me vizione të pastra perëndimore, me emrin Ahmet Zogu. Po le të kthehemi te Maqedonia. Thamë që të vërtetat nuk “pëlqehen” që të thuhen. Shkencëtarët sot flasin me saktësi për “dinosaurët”, që kanë jetuar e janë zhdukur miliona vite më parë dhe nuk mund të japin të dhëna ekzakte për Maqedoninë e kohës së Filipit, që ka jetuar vetëm dy mijë e treqind e ca vite para nesh. Kjo nuk mund të përtypet. Po çfarë i pengon historianët, antropologët, etimologët, etnologët, etnografët, etnomuzikologët, … etj? Na lind e drejta të thonim; egoja njerëzore. Për dinosaurët, ne, njerëzorët, flasim me saktësi dhe duke bërë të gjitha përpjekjet që të jemi sa më pranë të vërtetës. Dhe kjo kuptohet shumë lehtë se «pse». Dinosaurët janë jashtë qënies njerëzore, u takojnë botës së kafshëve, dhe për rrjedhojë ne njerëzit jemi të bashkuar në qëllimet tona për tu afruar sa më shumë të jetë e mundur rreth të vërtetave së tyre. Por, kur vjen puna të flasim rreth të vërtetave të ekzistencës së veprimtarisë njerëzore, shumë djallëzisht ne njerëzorët, e ngotërrojmë keqas vetveten. Madje, me vetëdije të plotë e shkatërrojmë keqas atë, të vërtetën. A sështë e vërtetë që ne njerëzorët dogjëm bibliotekën e Aleksandrisë? Por për çfarë arsye e bëmë? Për të ndihmuar të vërtetën? Apo mos vallë për ta ngatërruar atë, të vërtetën e veprimtarisë njerëzore? Dihet që Bota do të ishte dy herë më e zhvilluar, sikur ajo bibliotekë të mos digjej. Atëherë në emër të kujt u sakrifikua ky zhvillim? Patjetër në emër të shpirtligësisë, të egos, të dëshirës gënjeshtare për të qënë sundues. Pa ç’ka, se kjo do të sakrifikonte zhvillimin, apo miliona e miliona jetë njerëzish në këto dy mijë vite! Në këtë bibliotekë gjendeshin edhe të vërtetat pellazgjike, pra të vërtetat e Akejve, Dardano-trojaneve,…etj. Patjetër që aty do të gjendeshin edhe të vërtetat maqedonase, për vetë faktin e thjeshtë se ky qytet ishte krijuar nga vetë Aleksandri i madh. Pra, një mendje e zgjuar e dogji atë, dhe jo një mendje prej “budallai”. Por “mendjendriturit” kishin harruar, ose më mirë të themi, nuk mundën ta varrosin të vërtetën përjetësisht. Pasardhësit e pellazgëve, shqiptarët e sotëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi,Turqi e kudo ndodhen, ruajtën me heroizëm gjuhën mijëra vjeçare pellazge, traditën, zakonin, genin. Për të ruajtur këto u desh të sakrifikohej çdo gjë…, dhe jeta ishte më e pakta. Në brendësi të kësaj kulture të ruajtur, gjenden edhe disa të vërteta maqedonase të kohës së Filipit të dytë. Përshembull; Pella , emri i qyteteve të  Maqedonisë së kohës së Filipit. Gjuhëtarët, janë munduar ta dëshifrojnë nga greqishtja e vjetër, por nuk i janë afruar një të vërtete konkrete. Për r kkëtë të vërtetë, na ndihmon gjuha dialektore e krahinës së Matit (Emathias). Në këtë krahinë ka shumë  topunime me emrin qytet, qytezë, madje edhe "Qyteti Aleksandër, që edhe sot e kësaj dite kështu thërriten nga vendasit. Në këtë krahinë edhe sot e kësaj dite pylli thërritet “ pella ”. Vendasit thonë: “Jemi tu shku në pell për të bërë dru”,… etj. Duke kujtuar se vendbanimi i mbretërve me famë të Maqedonisë, quheshin: “Qytetet e Pellas”, në dialektoren matjane ne mund ta dëshifrojmë egzaktësisht kështu: “Qytetet e Pellas” = «qytete që shtriheshin në një zonë me pyje». Kjo përkon edhe me faktin që shumë topunime, qytet, qytezë (qytet i vogël), janë ekzistuese edhe sot në gojën e banuesve të zonës. Por një tjëtër arsye që na bën të mendohemi thellë është edhe emri legjendarë i kalit të Aleksandrit të madh “Bucefali”, që kur u shkruajt në latinisht mund të jetë bërë ndoshta jo qëllimisht një gabim. «C» mund të ketë zëvendësuar  tingullin «K» në pellazgjisht (shqip), që do të mundësonte që emri të lexohej “Bukefali”. (Dihet që latinishtja ishte gjuha që përdorej në perandorinë Romake). Ai ishte një kalë i fortë, i fuqishëm, i shpejtë, por edhe shumë i egër. Kur Aleksandri i madh kalëroi me të, gjë të cilën se kishte bërë kush më parë, ishte djalë i ri. Djaloshi me ambicie të mëdha, ktheu kokën e kalit për nga Dielli, që ai të mos trembej nga hija dhe kalëroi me të katra. I jati, Filipi i tha: «Maqedonia është shumë e vogël për ambiciet e tua». Por kalit në atë moment ia ngjitën emrin “Bukefal”, dhe arsyet ishin specifike. Kalorësi, kishte kaluar një moment të rrezikshëm, që do ti kishte kushtuar jetën. Në gjuhë të tjera ky emër nuk do të kishte ndonjë kuptim, por në pellazgjisht (shqipen e sotme) po, dhe më saktësisht në gjuhën dialektore të Matit (Emathja). Në dialektoren matjne kjo fjalë përdoret akoma edhe sot. “Bukefalme” thuhet në ato momente kur një njeri kalon një rrezik, ku mundësia për të vdekur është shumë e madhe. “Bukë”, edhe sot nga shqipëtarët kuptohet po e njëta gjë, buka. “Fal”, kuptohet po njësoj edhe sot, “me fal” = “ me dhuru” = “me ndihmu”. Dhe kur një person kalon një rrezik që do ti kushtonte humbjen e jetës, thuhet saktësisht kështu: “E ka shpëtuar buka e falme”. Të nderuar lexues, maqedonët e kohës së Filipit, në vitet treqind e ca para erës së re, nuk ishin popullsi sllave, që mbërritën shumë vonë në gadishullin Ilirik (Ballkanik sot), në shekujt katër dhe shtatë të erës së re. Po patjetër që s’ishin edhe grekë, në atë kuptim që pretendojnë grekët sot, por ishin pellazgë dhe vetëm pellazgë, ose shqipëtarë siç i njeh Bota sot. Ndoshta ata që kanë transformuar të vërtetat historikisht, do të habiten kur të lexojnë këto rrjeshta. Dhe kjo s’do të ndodhë për faktin se, të vërtetat nuk paskan mundur ti varrosnin përfundimisht, por për faktin që më në fund ne, pasardhësit e Pellazgëve, ia dolëm në krye të tmbijetonim në shekujt e gjatë të errësirës, që të tjerët na i kishin lënë si të vetmen mundësi për të shpëtuar. Me qindra mësues të gjuhës shqëpe na u vranë në vitet e gjata të heroizmit tonë si komb. Na u vranë nga nga kisha ortodokse, por edhe nga fanatikët myslimanë, na u vranë nga grekët (të mos ngatërrohemi, jo nga pas ardhësit e athinasve zemër mal, por nga banuesit e tokës greke në kohët e reja), por na u vranë edhe nga sllavët. Edhe studiusi me përmasa gjeniale, arvanitasi Aristidh Kola, kishte një vdekje të dyshimtë vetëm disa vite më parë. Dhe patjetër, që shkak duhet të jetë bërë evindetimi i të vërtetave pellazgike, dhe lidhjet e drejtpërdrejta të tyre me shqiptarët e sotëm. Sot, ne, shqiptarët, jemi ndoshta i vetmi komb në botë që kemi heronj të gjuhës. Qofshin ATA në jetë të jetëve të nderuar. Që disa “mendje djallëzore” donin të arrinin qëllimin për tu harruar kultura dhe e vërteta e qënësisë së kombit të madh pellazg, kjo nuk mund të anash kalohet. Por gjithmonë do të ketë “heronj” si gjermani Hainrih Shliman, që ndoqi të dhënat homerike dhe ngriti nga pluhuri i harresës Trojën, varrin e Akilit, etj. Por gjithashtu do të ketë “pinjollë” të  atyre “mendjeve djallëzore”, që do të hedhin hije dyshimi te figurat e vjetra pellazgjike e do të thonë se: “Homeri nuk ka qënë një plak i verbër, që sillej nëpër qytetet helene dhe recitonte Iliadën, Odiseun, por një femër”. Ose, “Troja nuk ka egzistuar në brigjet e detit mesdhe, por në brigjet norvegjeze”. Absurditet? Jo, por vetëm përpjekje për të ngatërruar keqas të vërtetën.Të kujtojmë se; edhe Evropën për herë të parë popujt pellazgjik e quajtën kështu, siç thërritet edhe sot, EVROPË. Këto që thamë deri tani janë vetëm një pjesë shumë e vogël e të vertetave pellazgjkike të ngatërruar keqas, dhe patjetër jo pa një qëllim të caktuar, por që herët a vonë shoqëria njerëzorë do të reagojë ndaj tyre. Por deri atë ditë, ne, pasardhësve të pellazgëve, shqiptarëve të sotëm, jo vetëm që na derteminojnë në një rrugë të vështirë ekonomike, por na prishin imazhin e vërtetë me lloj-lloj sajesash të paqena. Kanë arritur deri në ekstremitetet e keqësisë njerëzore. Po kush janë qëllimet? Për këdo, që futet sadopak në gjirin e të vërtetave historike, do ta kuptojë se “mendje djallëzorët” duan gjithmonë mjergull dhe zvetënim të realitetit shqiptar. Por këtë nuk do ta arrijnë pafundësisht. Vetëm gati njëqind vjet ka që na kanë lënë të lirë të riqytetërohemi, të riarsimohemi, të rigjejmë pozicionin e vërtetë të vetvetes në mesin e kombeve të qytetëruara. Po shohim qartësisht se aty ku shtrihet Bullgaria sot, dikur gjëndeshin Thrakët pellazgë. Në Turqinë e sotme, gjendeshin Dardanotrojanët, po pellazgë. Në gdishullin Italik, gjendeshin Etruskët, gjithashtu pellazgë,…. E kështu mund të themi se, emrat e perëndive të Olimpit dëshifrohen dhe marrin kuptimin e duhur vetëm në shqip…. Këto e të tjera vlera të shqiptarve, mna shtyjnë të mendojmë se segmente të caktuara të shoqërisë njerëzore, gjatë historisë më se dy mijë vjeçare, por edhe sot e gjith ditën, janë të interesuar që ky komb të mbesë përgjithmonë personazh i “shpellës” Platonike. Keqardhja të shtohet më shumë kur shikon që në brendësi të trupit tonë, ka shumë individë të rëndësishëm, që e hedhin “vallen” sipas ritmit që diktojnë “mendje djallëzorët”, duke bërë që “imazhet” e qëndrimit në “shpellën” e errët platonike, të mos na lënë të shohim qartësisht realitetin jetësorë. Këto figura të shumtuara, janë bërë kokë e këmbë vegla të dëshirave të vogla njerëzore, por që përjetësisht do të kenë varrën e turpshme të tradhëtisë ndaj kombit të tyre. Por, “Piramida” e gjetur së fundi në Bosnje, tokë që në kohët e hershme ka qënë vatër e popujve pellazgjik, nuk do ti lejojë sllavët serbë të thonë se shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë qytetërim. Megjithse ata nuk e kanë për gjë që ta përvetësojnë vlerën e tjetrit, dhe kjo ka ndodhur jo rrallë, ndonëse kësaj here nuk kanë asnjë mundësi, për faktin e thjeshtë se janë të vonshëm në këto anë. Qëllimi i shkrimit nuk është, që ne të veçohemi si një komb me vlera më të veçanta se të tjerët, por një dritësim për rolin “mendje djallëzorëve”, që s’u lodhën asnjëherë për të mposhtur këtë popull, që e ka gjenezën në hapat e parë të njeriut të bardhë në tokë. Qëllimi është të kuptojmë rëndësinë dhe rolin e popullit të vogël shqiptarë (sot, se kohë më parë,  ishte një popull me përmasa të mëdha dhe me një gjuhë të përbotshme). Sot jemi në kohë paqeje. Por për fatin tonë të keq, ekonomia e dobët po bën atë punë që se bënë mijëvjeçërët e luftërave për egzistencë, harrimin e vetvetes. “Lufta” teknologjike, po na bën vasal të atyre që kanë qënë gjithmon të intersuar për zvetënimin e faktorit pellazgjiko-shqiptar.Ky është alarmi më i madh, tjetërsimi i vetvetes, humbja më fatale për një komb. Politikat nënshtruese sot kanë ndryshuar, duke bërë transformime të identitetit në emër të progresit ekonomiko-shoqërorë, në emër të globalizimit. Por humbja e identiteit pellazgo-shqiptar në këtë botë moderne ku darvinizmi, ose, ku teoria e më të fortit sundon veprimtarinë njerëzore, do të jetë një humbje për të gjithë njerëzimin, jo sepse na pëlqen ne, por sepse për qënien njerëzore është e rëndësishme ti afohet të vërtetës së historisë së tijë. Dhe kjo është ajo që të shqetëson, dhe kjo nuk vjen nga një fobi patologjike e nxitur nga ndjenja të vogla nacionaliste, por nga një realitet që duket qartë në horizont. Globalizimi, nuk është një gjë e re për ne shqiptarët, që e kemi realizuar dy mijë e ca vite më parë. Por aso kohe ishte një globalizim fisnik. Aleksandri i madh e arriti atë duke mos prekur identitetin e popujve, madje duke respektuar në mënyrë të fisme besimet shpirtërore të tyre. Po keni parë ju, që sllavët serbë, bërtasin me të madhe për disa kisha të djegura nëpër Kosovë, ndërkohë që, djemtë, nënat, pleqtë i digjnin të gjallë në trojet e tyre më se njëzet mijë vjeçare, pa lënë mënjëanë vajzat e përdhunuara. Po kjo gjë ka ndodhur me qindra dhe mijëra herë, ndaj dhe mundësia e vrarjes së ndërgjegjes nga ana e tyre, është gati e pamundshme. Por ato harrojnë se ato kisha, por edhe Xhamia, e të tjera nëpër të gjithë tokën ku kanë banuar dhe banojnë pellazgo-shqipëtarët, janë ndërtuar mbi tempujt e të parëve, mbi piramidat  e tyre(në Bosnje, Maqedoninë e sotme). Shembull kemi xhaminë Sofia në Turqinë e sotme, një shembull tipik tjetërsimi të identitetit fillestar. Me forcimin e pozitave kristiane u ngrit mbi tempullin e ndërtuar nga Çezari, kisha shën Sofi. Dhe më pas, kur myslimanët pushtuan Kostadinopojën e kthyen kishën në xhami, që edhe sot quhet, xhamia Sofia . Dhe dihet që; aristokratët e kohës së Çezarit ishin krenarë që në dejet e tyre rridhte gjak Trojan, pra Dardan, pra shqiptar. Nga të gjithë të vjetrit dihej dhe pranohej se; Troja u ndërtua nga i biri i Dardanit, po ashtu edhe Roma e vjetër u ndërtua nga pasardhësit e Enea-s trojano-dardan. «Dardania» gjithmonë ka qënë Kosova e sotme, dhe dardanë quheshin dhe quhen banorët e sajë, pra shqiptarët. Por gjithashu, në shumë ndërtesa kishtare dhe xhamijash, në themelet e tyre, janë vendosur në vend të gurëve, trupat e skulpturave, pasi janë masakruar duke u hequr kokën,krahët…. Është ndoshta unikale në llojin e vet, shkatërrimi dhe sakatimi që i është bërë, jo vetëm popullatës fizikisht, po edhe kulturës shpirtërore të këtij kombi. Kjo barbari shihet qartë në veprat skulpturale, që rrallë herë mund të jetë gjetur ndonjë e pa dëmtuar. Myslimanët “justifikoheshin” duke na quajtur të krishterë, ndërsa të krishterët “justifikoheshin” duke na quajtur myslimanë. Dhe realisht ne jemi pellazgë, pra shqiptarë. Një ndër njerëzit më të mëdhenj të këtij kombi, këndon me këto vargje: “Mos shikoni kisha e xhamia / feja e shqiptarit është shqiptaria”. Po kjo duket qartë edhe në librin e historisë për Skëndërbeun të shkruar nga Marin Barleti, prift shkodran. Ai tregon që Skëndërbeu betohej në Zotat (shumës), si paraardhësit i tij, Akili, Herkuli, Eneu, Aleksandri i madh, Pirro i Epirit…, e tje. Por gjithësesi, shqiptarët kanë lënë gjurmë të paeleminueshme në gjirin e kulturës mbarë Botërore, që për hirë të së vërtetes dhe për shkak ë deformimeve me të cilat serviret historia e studiuar nëpër shkollat tona dhe të huaja, shumë pak janë të vetëdishëm për këtë. Kjo padituri ( për të vërtetat pellazgjike) egziston edhe te popuj jashtë nesh, që respsktojnë dhe përkrahin personalitetin e popujve të tjerë. Shumë fjalë shqipe qarkullojnë nëpër Botë, dhe janë shum pak që janë të mirinformuar për këtë.  Përpos të tjerave (që realisht janë shumë dhe me përulje të fisme, ftohen studiuesit e nderuar, që ti futen një studimi të hollësishëm historisë së këtij kombi dhe kanë për të parë, që edhe ato vetë do të mbesin gojë hapur, nga habia kur të ndodhen përballë disa të vërtetave, që deri më sot i kanë ditur krejt ndryshe…), kemi fjalën «ART». Në disa histori arti që kam pasur rastin të shfletoj, midis tyre edhe veprën “The story of art”, të z. E.H.Gombrich, e ribotuar shumë herë dhe në shumë gjuhë të botës, kam vënë re se; fjalës «ART», nuk i jepet kuptimi i duhur dhe anashkalohet me fjali pompoze. Në gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite floririt i thonë  «AR». Dikur, të parët tanë panë që  «ARI» ishte materiali më i çmuar që dilte nga gjiri i tokës nënë (nanë e quajn edhe sot tokën në shqipëri). Të parët tanë panë që edhe veprat skulpturale dhe pikturale(etimologjia e saktë e të cilave ja vlen të rishikohet në gjuhën shqipe), që dilnin nga brendësia e mendjes së mjeshtrave, ishin “materiali” më i veçantë dhe i mahnitshëm, që rrinte “i fshehur” në brendësi të trupit njerëzorë. Ndaj ato nuk nguruan, që ta quanin këtë veprimtari «AR», pra «ART» = flori. Fjala «ART» në gjuhën shqipe ka edhe kuptimin e ndriçimit, shkëlqimit…etj. «ART» është edhe rrënjë e emrave njerëzorë që përdoren edhe sot në gjuhën shqipe si: Artan, Rezarta, Arta… etj. Po sikur ka thënë Makiaveli; “Bujaria në fund të fundit han vetveten”. Edhe me ne kështu ndodhi, popujt që mirëpritëm, në momentet kur e ndjenë veten të fuqishëm na kapën për fyti, e na vështirësuan frymëmarrjen për mijëra vjet. Si përfundim dua të theksoj se; të ardhmen nuk mund ta parashikojë asnjë, kjo s’varet as nga ecuria e “çmendur” e shkencës dhe as nga fuqia e forca e popujve të ndryshëm, por gjithësesi ne njerëzorët duhet të plotësojmë vetveten. Të hapim sytë dhe të krijojmë sa më shumë të jetë e mundur një harmoni të nevojshme për rracën njerëzore, ku secili identitet kombëtarë të gëzojë qënësinë e vetvetes. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment që kemi një fat të përbashkët, duke qënë se jemi të hypur në të njëtën “anije”, që e ka emrin Tokë, e prej miliona vitesh sillet nëpër hapësirën kozmike. Kjo do të thotë që; edhe ata që na kanë privuar nga një jetë normale në të kaluarën, po dhe sot; të ndalin në rrugën e tyre pa krye, se ndërgjegjia nuk shërohet duke fshehur kokë si Struci, por duke kërkuar falje të fisme. A nuk bëri Papa Vojtila një gjë të tillë, kërkoi falje publike për shkencëtarat heretik të djegur në turrën e druve gjatë mes jetës së errët. Dikush me një fjali naive mund të thotë: “ Ku i paska mbetur ora këtij”. Po unë mendoj se, asnjëherë nuk është e tepërt të dish historihë e popullit tënd, apo të një populli tjetër. Pastaj, ( për shembull) nuk do tu vinte mirë edhe pasardhësve të amerikanëve pas pesë qind, a më shumë vitesh, kur të dëgjonin një të tillë arsyetim, ku të mohohej qënësia e një të kaluare amerikane. Dikush nga të mëdhenjtë e mendimit ka thënë: “Botën, në kohë të ndryshme e kanë qeverisur popuj të ndryshëm”.  Po e mbyll mendimin tim, ndërkohë që “degëzohet” nga të gjitha anët, me një falenderim dhe ndjesë për të gjithë ata që kanë humbur kohë nga koha e tyre me vlerë dhe kanë lexuar shkrimin tim .


(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora