Editorial
Ramiz Dërmaku: Kur do të realizohet kërkesa e popullit për Bashkim Kombëtar?
E merkure, 17.02.2010, 10:58 PM

PËR BASHKIM KOMBËTAR ?
Nga: Ramiz DËRMAKU
Një kohë të gjatë e ndiej nevojën të shprehi disa sugjerime të mia të cilat mendoj se do të ndikojnë pozitivishtë në organizimin dhe veprimin tonë politikë, dhe duke menduar se më lehtë do ta kalojmë këtë gjendje të vështirë ne të cilen po kalon kombi shqipëtar nga organizimi ynë i dobët dhe veprimet tona jo inventive politike. Veprimet e krerëve tanë politikë (SHqipëri, Kosovë dhe viset tjera etnike shqipëtare) ishin e janë edhe ssot, veprime të vetmuara, jo dinamike, jo unike, kishte e ka akoma përqarje, xhelozi, karierizëm, korupcion e çka jo tjetër. T ë gjitha këto që i cekëm më lartë dhe shumë tjera të pa shënuara dëshmuan se kreu ynë - liderët tanë ishin ( e edhe sot janë) shumë largë realizimit të kërkesave të popullit për një unitetë e pastaj edhe për një Bashkim Kombëtar. Kërkohet që urgjentishtë të bashkohen liderët tanë politik dhe të marrin vendime të cilat shpiejnë drejtë realizimit të dëshirës së pjesës dërmuese të popullit e ajo dëshirë është rruga drejtë bashkimit kombëtar. Kushtet ne të cilat gjindemi dhe përpjekjet për ndertimin dhe funksionimin e shtetit të ri kërkohet; mundë, djersë, energji, unitet, vendosmëri, guxim, sakrifica .., etj etj . Gjendja ne të cilën po klaon kombi ynë kërkon angazhim sitematik dhe përgjegjësi maksimale nga liderët tanë. Për ti realizuar këto të gjitha ne duhet spari ti jetësojmë normaat demokraatike plurale e më vonë ecim drejtë basshkimit kombëtar. Sot proceset historike e kanë nxxjerë raportin midis çështjes kombëtare dhe zhvillimit të demokracisë shqiptare. Mendoj se një Shqipëri ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht e përparuar është kushti themelor për çlirimin e bashkimin e gjithë kombit shqiptar. Që nga lindja e shtetit shqiptar 1912, e deri më tani në historinë tonë vepruan këta dy faktorë, këto dy forca lëvizëse, të cilat janë jo fortë të zhvilluara, të cilat e kanë penguar (e po e pengojnë edhe sot) njëra-tjetrën. Armiqtë tanë duke i ditur këto dobësi tonat e kanë luftuar e luftojnë edhe sot egërsisht bashkimin e shqiptaëve në një shtet të vetëm, aq dhe prosperitetin e demokratizimin e vërtëtë të Shqipërisë dhe trojeve tjera etnike shqiptare. Sot ndertimi i një demokracie të përparuar në Shqipëri, Kosovë dhe trojet etnike shqiptare varet prej nesh, ndersa bashkimi i trojeve shqiptare nuk varet vetëm prej nesh. Nëse i bëjmë një analizë më të gjërë zhvillimit të proceseve demokratike në shoqërinë shqiptare , në njëren anë do të ndeshemi me një pështjellim do të hasim ne një munges ideali, sidomos tek rinia shqiptare. Ky zhgënjim vie nga shkaku i diktaturës komuniste, nga diktatura e egër dhe e gjatë personale, varfëria, humbja shkatrrimi i personalitetit njerëzor, duke e larguar shqiptarin nga shpresat dhe idealet. Por në anën tjetër përmes këtij pështjellimi shpirtëror, mu nga thellësitë e ndërgjegjës, po dalin dy faktorë, të cilët formojnë idealin e tij ndertimin e një Shqipërie të lirë, një Atdheu real, pjesë e Evropës dhe demokracisë peëndimore, dhe dy bashkimi i gjithë kombit shqiptar. Pra ndertmi i një Shqipërie të re, në Evropë e Ballkan. Cilado qoftë ajo parti politike, qeveri apo grup i politikanëve që do të dalin në skenën politike në nji kohë të caktuar ata mund të qeverisin me efektivitet e produktivitet të plotë, vetëm atëherë kur do ta kenë mbështetjen dhe përkrahjen e popullit shqiptar. Ne anën e kundërt cilatdo qofshin programet politike , deklaratat dhe liderët, ato do të degjenerojnë në një qeverisje grupi apo personale, të cilat na shpiejn në një rrugë të mjeruar e dhembje të pa shëruar të shoqërisë shqipëtare dhe do ta pengojnë procesin e bashkimit kombëtar. Sipas zhvillimeve shoqërore, demokracia shqiptare është një demokraci ndër më të hapurat dhe gati më të përparuarat. Shteti shqiptar –Shqipëria, mund ta bëjë ose ndihmojë ndertimin e një Ballkani të integruar në Evropë, pikërisht duke e ndertuar veten , me një demokraci të përparuar e të plotë.
_ Shqipëria duhet të ndertoj një ekonomi të tipit evropian, domethanë një ekonomi e teknologji moderne duke u mbështetur në respektimin dhe mos prekjen e pronës private dhe iniciativës së lirë. Kjo do të thotë : ndërtimi i një shteti të së drejtës, pluralist, demokratik, veprues dhe efiqent. Është mendim shumë i gabuar se shqiptarët duhet qeverisen nga `` një dorë e fortë´´. Nëse i kthemi një vështrimi historik të ngjarjeve të zhvilluara gjatë historisë sonë shohim se shqiptarët shumë shpeshë kanë bërëë përpjekje të përgjakshme , vetëm për të siguruar një rend të vërtetë demokratik dhe një shtet të fortë e të së drejtës. Pra sot detyrë parësore e demokracisë shqiptare është tisigurojë hapësirë të lirë veprimi TRURIT të kombit, intelegjencës së ndershme, atdhetare e patriotike shqiptare , e cila do ti eleminonte defektet dhe pasaktësitë në qeverisjen e një shteti dhe do të shpejtojë zhvillimin e demokracisë shqiptare ne të gjitha trojet etnike dhe më gjërë.
_ Ekzistenca e shumë partive është një fitore dhe pasuri e proceseve dhe demokracisë pluraliste shqiptare. Mirpo, për fat të keq, kultura jonë politike sot po dëshmon se ne akoma nuk i kemi kuptuar mirë proceset demokratike. Kuptimi ynë mbi proceset demokratike kërkon mundë djersë, angazhim dhe zbatim të atyre rregullave nga ne pa ushtruar dhunë. Ndertimi i një demokracie duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë në mes partive politike dhe organeve të shtetit demokratik. Nuk duhet ta harrojm kurrë se e sotmja projekton të nesërmen e të ardhmen.
Një demokraci e hapur, transparente, kërkon domosdo parti politike të hapura ndaj shoqërisë dhe qytetarëve, ku alternativat , mendimet, përbëjnë pasuri të jetës së brendshme të partisë dhe shoqërisë mbarë. Zhvillimi i demokracisë së mbrendshme i jep mundësi që shoqëria të ketë një pürogram politik çdo herë më të përsosur, i jep mundësi popullit të njohë në thellsi dhe të mbështesë mendjet dhe karakteret më të përparuara, personalitetet më të reformuara më të spikatura për një shoqëri demokratike.
_ Shqiptarëve u mungon kultura e organizimit të jetës qytetare. Jo vetëm partitë poitike, por edhe sindikatat, organizatat, shoqatat, forumet, klubet e ndryshme janë pjesë përbërëse të organizimit të gjallë demokratik shoqëror. Ato përdorin dhe vënë në lëvizje burimet e pashterrshme të shoqërisë pluraliste, mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në probleme të rëndësishme të jetës ekonomike, politike, kulturore të shoqërisë. Shqiptarët duhet ta heqin bindjen se partia e shteti janë gjithëçka, se vetëm këta mund të bëjnë gjithëçka, dhe këta janë përgjegjës për gjithëçka. Përkundrazi, një shoqëri e hapët dhe demokratike, nuk mund të ndertohet veqse me pjesëmarrjen e gjërë aktive të popullsisë, të ngritur tashmë në shkallë të lartë kulture të organizimit të jetës qytetare. Pa këtë nuk ka, dhe nuk mund të ketë demokraci.
_ Korrupcioni është dukuria më e shëmtuar që e shkatërron nga mbrenda shtetin, demokracinë, lirinë dhe bashkimin kombëtarë. Korrupcioni mbjell një qeverisje antikombëtare, antipopullore, një demokraci të dhunshme. Prandaj ti zbulosh shkaqet dhe mos ta luftosh korrupcionin , do të thotë ta dënosh me vdekje demokracinë shqiptare. Kërkohet të zhvillohet një luftë e pakompromis ndaj korocionit duke filluar nga; nga të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në të gjitha fushat e aktivitet njerëzor, kjo është detyrë parësore e demokracisë së re.
_Një ministër i paaftë, një kryetar komune i paaftë, një profesor i paaftë, janë një mundësi reale për tu zhviluar korrupcioni. Pra duhet ditur se korrupcioni fillon tek njerëzit e paaftë, mu atje ku zë vend dhe bënë karrierë shtetërore. Të paaftët i ngjiten proceseve demokratike si egjra grurit. Demokracia duhet të krijojë, fusha e lëmenj të shumëllojshëm aktiviteti njerëzor, ku secili duhet të kryej punën që mundet, në respekt dhe ruajtje të plotë të ligjit. Kjo i jep mundësi të zhvillohet një sistem ekonomiko-shoqëror ku kërkohet truri njerëzor në veprim.
_ Që shoqëria shqiptare të ndertojë një rend të vërtetë demokratik, ajo s pari duhet të krijoj nëpunësin e vogël dhe të mesëm,shërbëtor e besnik të ligjit. Shembull: Në vendet perendimore ku është krijuar kjo klasë , demokracia pluraliste është shumë e fuqishme për ta luftuar krimin dhe korrupcionin.
_ Çlirimi dhe bashkimi i tërë kombit shqiptar në një shtetë të vetëm, është detyrë dhe kërkesë historike e popullit shqiptar. Vetëm një Shqipëri e çliruar dhe e bashkuar, e përparuar , mbrenda kufijve etnikë shqipëtar mund të jetë faktorë stabiliteti në Ballkan . Është e drejtë e natyrshme e popullit shqipëtar të ushtrojë në trojet e veta etnike , të drejtën e vetëvendosjes, të sanksionuar në Aktin Final të Helsinkit dhe në aktet e tjera ndërkombëtare. Ky është imperativ historik i popullit tonë, do të thotë qëllimi përfundimtar strategjik që kombi shqiptar ka shtruar para vetes për të zgjidhur. Kjo është detyrë historike e çdo prtije politike shqiptare, pa marrë parasysh se cilit spektër politik i takon ,kjo është detyrë e çdo qeverie që vie në pushtetdhe detyrë e shenjët e çdo shqiptari. Politika e jashtme e qeverisë së Shqipërisë , Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare, por edhe diaspora jonë sot kanë një detyrë historike para vetit dhe popullit tonë. Vetëm një politikë e jashtme e përpunuar me kujdes shkencor e hapët dhe transparente, mund të gjejn koncenzusin e domosdoshëm dhe të sigurojë bashkimin e të gjithë shqiptarëve- pra bashkimin kombtar. Kusht vendimtar për suksesin e çështjes kombëtare – drejtë bashkimit k ombëtar është një Shqipëri e një Kosovë demokratike pluraliste e përparuar , të cilat formojnë bërthamën e domosdoshme, rrezatojnë dhe afër së cilave veprojnë pjesët tjera të Atdheut. Prandaj, kërkohet nga Kosova, shqiptarët në Maqedoni, në Mal të ZI, në Çamëri, ta analizojnë gjendjen e tyre, studjojnë dhe vlerësojnë raportin e forcave të mbrendshme dhe të jashtme, të nxjerin- zgjedhin udhëheqjet politike më të afta dhe vetë ti përcaktojnë rrugët konkrete për bashkimin kombëtar. Kjo është një detyrë kryesore e tyre, sepse populli do tu ndihmojë dhe do ti mbrojë ata me të gjitha forcat materiale, ideore, intelektuale e politike. Diaspora shqiptare ka dhënë e do të jepë edhe nesër një ndihmë të madhe Atdheut ne të gjitha kohët dhe ne të gjitha periudhat. Organizimi dhe ndërgjegjësimi i kësaj mërgate do ta jep kontributin kolosal në drejtim të bashkimit kombëtar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: 2 vjetori i pavarësisë
Eshref Ymeri: Çfarë kërkon më Moska në Kosovë?!
Ramiz Bojaj: Dyvjetori i shtetësisë pa veriun
Valon Kurtishi: Jo falsifikimit të historisë kombëtare
Halit Bogaj: 5 shtetet europiane
Alma Papamihali: Gëzuar ditën e të dashuruarve!
Gani Qarri: Nën përcjelljen e hijes së vdekjeve, të cilave edhe pas kaq vitesh, ne s'iu bëm dot as Varr për Nder
Frank Shkreli: Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë
Dorian Koçi: Dilemat e regjistrimit të popullsisë
Neki Lulaj: Policët e UNMIK-ut në liri e Albin Kurti para gjyqit
Vladimir Bruçaj: Duhet ndaluar Irani sot, qe neser mos te kemi Iran te tjere
Ramiz Dërmaku: Bajraktarizmi pengon zhvillimin e Kosovës
Teuta Kamberi-Llalla: Fëmijët shqiptar instrument për të jetësuar projektet e Beogradit
Valon Kurtishi: Shqiptarët jo mes perëndimit dhe lindjes por në zemër të perëndimit
Ramiz Dërmaku: Kush po e pengon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës?
Sulejman Abazi (Neshaj): Mbi separatizmin politik shqiptar
Vladimir Bruçaj: Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik
Valon Kurtishi: Prezantohet megalomania nacionaliste e qeverisë së Fyromit
Agron Tufa: Rrno (jo)vetëm për me tregue!
Dorian Koçi: Opinioni publik dhe rinegocimi i marrëveshjes detare