Editorial
Alma Papamihali: Gëzuar ditën e të dashuruarve!
E diele, 14.02.2010, 11:00 PM
Gëzuar ditën e të dashuruarve!
Gjithkush është i dashuruar në një farë mënyre...
Nga Alma Papamihali
14 shkurti njihet ndryshe edhe si dita e të dashuruarve. Dashuria, kjo ndjenjë e fuqishme njerëzore, e cila lidh mes tyre në mënyrën më të veçantë dhe njëkosisht më të ngushtë, dy njerëz. Një ndjenjë që shprehet vërtetë ndryshe, në persona të ndryshëm, por së fundi i bashkon një finale e përbashkët : Dëshira për ta lumturuar njëri-tjetrin.
Dashuria është e vetmja ndjenjë njerëzore, që nëse dhurohet shumfishohet, dhe nuk vjen në asnjë rast duke u pakësuar. Nëse fal dashuri ke fituar...edhe pse në vetvete, ajo do jepte gjithçka që kishte. Pak e çuditshme, por e vërtetë...E çuditshme në pamje të parë, por ndër çuditë më të bukura që mund të veshësh gjatë jetës.
Ndodh ndonjëherë, që njeriu nuk gjen gjithçka ka dëshiruar, megjithatë edhe në të tilla raste e rëndësishme do ishte, që ai të besojë që ekziston.
Të besosh që dashuria ekziston, mbase do të të zbriste vërtetë një ditë duarve të tua.
Dhe nëse ajo do zbriste...
ti do ishe vetvetja, edhe nëse do fluturoje...
do gjykoje ndryshe për jetën, edhe nëse do heshtje por vetëm do dëgjoje...
nuk do paragjykoje askënd....ti thjesht do dashuroje.E tillë është dashuria!
Ajo nuk i përket vetëm dy vetëve, por jetës në tërësi...mirësisë dhe pozitivitetit në çdo aspekt, në çdo këndvështrim. E nëse dashuria dhe ndjenja do zbeheshin, atëherë kjo zbehje do ta shndërronte jetën në stinën më të ftohtë të vitit. Sa e ftohtë do ishte jeta pa të...sa e varfër...sa do linte për të dëshiruar...nëse dashuria nuk do ekzistonte, sepse vetë jeta në gjithë formën dhe fuqinë e saj, ka në përmbajtje dashuri njerëzore.
Jo më kot dashuria është ndjenja e poetëve, sepse nga dashuria, fjalët lidhen pa u sforucar dhe shndërrohen në varg...vargjet lidhen natyrshëm dhe shndërrohen në poezi...e poezia shoqëron njeriun, në ditët e jetës së tij.
Dashuria e shoqëron një poet hap pas hapi, duke i dhënë atij duarve, penelin me ngjyra të ylberta, që do ta përdorte duke i dhënë jo jetë, por madje edhe zë çdo vargu. Dashuria flet edhe nëse si duken buzë. Ajo sheh dhe dëgjon, pa rënë në sytë e askujt. Ajo edhe e heshtur, di të jetë e lumtur, madje jo vetëm për vete...
Ajo është zjarr edhe nëse s´të djeg...përvëlon e tëra, sepse vetë dashuria është zjarr!
Një zjarr s´përvëlon gjithmonë
Dhe atëherë kur preket me duar,
Veç lind dhe fryma i rritet,
Ndaj dhe prej fryme mbetet pashuar.
Gjurmët e tij s´mbeten të hirta,
Dhe kur prej buzëve puthja largohet,
Veç pret dhe prej pritjes ndizet,
Ndodh që vete zjarri të dashurohet!
Dashuria mes dy vetëve, i përket sa tërësisë së jetës, po aq dhe lumturisë së botës së saj...sepse dashuria di të krijojë dhe shijojë ndryshe. Ajo jeton në ishullin e saj, që është bota e një tjetër fryme...e frymës së vullkantë, që flet me gjuhën e zjarrtë.

ku drurët shtretër ishin,
ku gjethet çarçafë të mëndafshtë,
ku qielli tmerrësisht i blujtë,
ku ajri shijonte i zjarrtë,
ku uji buronte i argjendë,
ku heshtja njomur zgjohej e flinte,
ku pasioni ndillte dritën e hënës,
ku bregu qeshte, kur shkonte e vinte,
ku muzgu zgjaste dorën për frymë,
ku errësira drithëronte sysh perënduar,
ku nata dremiste, por s´flinte kurrë,
do donte të vdiste ishullit të dashuruar!
Ndaj nëse e festoni këtë ditë, shpreheni admirimin ndaj jetës e dashurisë suaj, edhe thjesht me nje lule, çfarëdolloj ngjyre qoftë ajo...edhe thjesht me një buzëqeshje zemre, që nuk do arrinte askush ta vyshkte...edhe thjesht me një përqafim, që do shuante çdo lloj etjeje, duke ndjerë aq afër rrahjet e zemrës...edhe thjesht me një puthje, që do ulte vetë hënën në duart e atyre që dinë të dashurojnë.
"Gëzuar - Gëzuar - Gëzuar" 14 shkurtin - Ditën e të dashuruarve!
Komentoni
Artikuj te tjere
Gani Qarri: Nën përcjelljen e hijes së vdekjeve, të cilave edhe pas kaq vitesh, ne s'iu bëm dot as Varr për Nder
Frank Shkreli: Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë
Dorian Koçi: Dilemat e regjistrimit të popullsisë
Neki Lulaj: Policët e UNMIK-ut në liri e Albin Kurti para gjyqit
Vladimir Bruçaj: Duhet ndaluar Irani sot, qe neser mos te kemi Iran te tjere
Ramiz Dërmaku: Bajraktarizmi pengon zhvillimin e Kosovës
Teuta Kamberi-Llalla: Fëmijët shqiptar instrument për të jetësuar projektet e Beogradit
Valon Kurtishi: Shqiptarët jo mes perëndimit dhe lindjes por në zemër të perëndimit
Ramiz Dërmaku: Kush po e pengon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës?
Sulejman Abazi (Neshaj): Mbi separatizmin politik shqiptar
Vladimir Bruçaj: Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik
Valon Kurtishi: Prezantohet megalomania nacionaliste e qeverisë së Fyromit
Agron Tufa: Rrno (jo)vetëm për me tregue!
Dorian Koçi: Opinioni publik dhe rinegocimi i marrëveshjes detare
Halit Bogaj: Edhe diçka rreth Kosovës
Shaban Peraj: Propozimi që i kthen prapa shqiptarët në Mal të Zi
Neki Lulaj: Askush nuk ka mandat të shtrijë dorën e pajtimit me Serbinë
Valon Kurtishi: Çka duhet ti kërkojë presidenti i Kosovës Sejdiu presidentit të Turqisë Abdulah Gul?
Valon Kurtishi: Patriarku i ri me ide të vjetra
Frank Shkreli: Dielli për shqiptarët lind në Perëndim