Editorial
Vladimir Bruçaj: Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik
E hene, 08.02.2010, 10:59 PM

Nga Vladimir Bruçaj
Eurabia, shkruante shkrimtarja italjane Oriana Fallaci kur fliste per Europen. Europa e kujt eshte, e europjaneve apo e islamikeve, ironizonte ajo por jo edhe aq. "Islami eshte i moderuar deri atehere kur ndezet fitili. Atehere, shperthejne shekuj te tere urrejtje, dhune dhe zilie drejt perendimit". Oriana Fallaci e mendonte pikerisht keshtu. Krenaria ka qene merita e saje, zemerimi i vetmi limit. Koncepti "falaccian" qe Islami i moderuar nuk ekziston, gjen ç'do dite e me shume perkrahje ne opinionin publik europjan. Idea se Europa mund dhe eshte duke shkuar drejt multikulturalizmit, i tremb europjanet. Multikulturalizmi ne nje fare menyre ka ekzistuar gjithmone ne shoqerite europjane, por po te shikojme disa vende si Zvicera, jane dashur shekuj qe t'i vilen frytet kesaj bashkejetese, ku mbi te gjitha ka qene shume i ndryshem me multikulturalizmin qe Europa pergaditet te perballet. Multikulturalizmi zviceran ka qene nje multikulturalizem etnik dhe jo fetar. Nuk duhet ne asnje menyre te krahasohet multikulturalizmi qe ekzistonte ne disa vende, me multikulturalizmin si ideologji, si predikim te fragmentimit dhe te ndarjeve ne geto kulturale. Multikulturalizmi qe ka ekzistuar ne Europe, ka qene nje multikulturalizem i vertete, ndersa multikulturalizmi ideologjik eshte nje predikim qe shkaterron pluralizmin. Bile jane te shumte ata qe ngaterrojne pluralizmin me multikulturalizmin. Te qenurit ndryshe ka qene kal beteje per te gjitha vendet demokratike perendimore, ku diversiteti mes kulturash te ndryshme eshte matja e barometrit te demokracise. Por nuk eshte multikulturalizmi qe e valorizon keto vlera, eshte pluralizmi simboli i te qenurit ndryshe, respektimi i te drejtave te njeriut dhe e drejta e besimit. Eshte e gabuar teoria se ne Europe jetohet ne shoqeri multikulturale, apo kjo eshte e ardhmja e paevitueshme e Europes. Aktualisht jetohet ne shoqeri pluraliste, te afta(deri tani) per te administruar mjaft mire etrogjenitetin kultural.
Nje fenomen tjeter qe nuk duhet bere konfuzion eshte edhe konfliktualiteti mes popujve ne baze te etnise dhe te ideologjise fetare. Konfliktet etnike fatkeqesisht jane konflikte te hershme dhe te perjetshme, qe kane ndodhur edhe ne boten perendimore, por edhe ne vendet islamike. Nuk eshte besimi i perbashket fetar qe mund te evitoje luftera mes popujve te ndryshem. Lufta mes Iranit(pers) dhe Irakut(arab) na deshmon se, besimi i tyre i perbashket islamik, nuk ke qene ne gjendje te ndaloje nje lufte dhjetevjeçare mjaft te pergjakshme. Ashtu si besimi i perbashket krishtere, nuk ka qene ne gjendje te evitoje dy luftera boterore. Besimet fetare mund te bashkejetojne ne paqe eskluzivisht vetem ne ato raste kur injorohen me njeri - tjetrin, shembull perfekt eshte bashkejetesa fetare ne Shqiperi.

Atehere, duke pare se duhet bashkejetuar lind pyetja se, kush eshte islami i vertete? Shume intelektual musliman qe jetojne ne Europe pershpjetojne te na shpjegojne se nuk eshte islami i vertete ai qe predikohet nga fondamentalistat. Problemi eshte se fjala e ketyre intelektualeve vlen vetem atehere kur duhet te dialogojne me te tjeret, me jo muslimanet, ndersa tek islamiket, aty ku duhet te vleje, ata nuk jane te mirepritur, nuk jane te perfillur. Natyrisht qe ekziston edhe islami i moderuar, ndoshta eshte pjesa e konsiderueshme e muslimaneve, por qe mbetet gjithmone ne anonamitet, i pafuqishem per t'u perballur me radikalet, qe ne kyte menyre jane ata qe vendosin rregullat, ku dhe si duhet vepruar, nese duhet dialoguar apo jo. Ne te kundert me te gjithe popujt europjan, perfshire edhe popullin shqiptar, ku nuk jane drejtuesit fetar ata qe diktojne jeten dhe menyrat e te se jetuarit, ne shoqerite islamike jane pikerisht ata qe ndikojne drejtepersedrejti ne jeten e popullit qe natyrisht besimi duhet te jete njejte dhe homogjen per te gjithe njerzit. E drejta islamike eshte e stabilizuar me ligj nga shekuj te tere, nga drejtuesit islamik dhe predikohet ç'do dite neper Xhamia, gje qe ndodh ne te gjitha vendet europjane. Ne Europe, Xhamite e shumta nuk jane thjeshte vende ku besimtaret luten, por shtepia e vertete e tyre, aty gjejne atdheun, dhe e vetmja edukate qe ata marrin eshte ajo islamike. Kjo shpjegon faktin se radikalizmi islamik eshte shume me forte ne Europe se ne vendet e Afrikes veriore.
Sipas profesorit te njohur italjan Giovanni Sartori, "nuk nevojitet te lexojme Kuranin por te shikojme historine per te vertetuar se eshte i pamundur integrimi i islamikeve ne shoqerite demokratike europjane. Pyetja eshte historike, nga viti 36 pas Krishtit deri ne ditet tona, kemi pasur nje rast te vetem qe provon integrimin e islamikeve o te pakten nje pershtatje etiko-politike me vlerat e sistemit politik, ne nje shoqeri jo islamike? Fatkeqesisht pergjigjeja eshte JO". Ndersa politikani po italjan Francesco Rutelli pak kohe me pare deklaronte se: "Multikulturalizmi eshte nje rruge pa rrugedalje, dhe projekti italian nuk eshte ky. Do te jemi nje shoqeri multikulturale, por vime nga njezet e tete shekuj te dominimit romak, njezet shekuj Krishterim, gjashtembedhjete shekuj pushtimesh, tre shekuj iluminizem , nje gjysem shekulli me Kushtetute moderne. Nese ndokush mendon se besimi i tije fetar, e autorizon te injoroje te gjitha keto, gabohet shume rende dhe duhet percjellur jashte vendeve tona. Ata qe duan te respektojne te gjitha keto, duhet te behen qytetar italjan, eshte ne te miren tone, do te ishte ne te miren e tyre".
Komentoni
Artikuj te tjere
Valon Kurtishi: Prezantohet megalomania nacionaliste e qeverisë së Fyromit
Agron Tufa: Rrno (jo)vetëm për me tregue!
Dorian Koçi: Opinioni publik dhe rinegocimi i marrëveshjes detare
Halit Bogaj: Edhe diçka rreth Kosovës
Shaban Peraj: Propozimi që i kthen prapa shqiptarët në Mal të Zi
Neki Lulaj: Askush nuk ka mandat të shtrijë dorën e pajtimit me Serbinë
Valon Kurtishi: Çka duhet ti kërkojë presidenti i Kosovës Sejdiu presidentit të Turqisë Abdulah Gul?
Valon Kurtishi: Patriarku i ri me ide të vjetra
Frank Shkreli: Dielli për shqiptarët lind në Perëndim
Valon Kurtishi: Vendim pozitiv i Gjykatës kushtetuese shqiptare
Ndue Ukaj: Politika dhe kultura
Valon Kurtishi: Vazhdon farsa gjyqësore ndaj Albin Kurtit në Prishtinë
Albert Shabanaj: Bashkimi Kombëtar i detyrueshëm
Valon Kurtishi: Referendum për çështjen e regjistrimit etno-fetar të popullsisë në Shqipëri
Naser Aliu: Eksodi shqiptar
Valon Kurtishi: Sllavizim i planifikuar shtetëror i hapësirave publike në IRJM
Neki Lulaj: Krrokama e orrlave të kishës ortodokse serbe për Kosovën
Mërgim Korça: Futbollisti Panajot Pano, përkthyesi Pashko Gjeçi, si edhe ndjenjat e një mërgimtari
Vladimir Bruçaj: Martesat e detyruara, nje drame qe nuk ka fund
Neki Lulaj: Qeveria e premtimeve kolosale dhe e realizimeve minimale