Editorial
Teuta Kamberi-Llalla: Fëmijët shqiptar instrument për të jetësuar projektet e Beogradit
E merkure, 10.02.2010, 10:59 PM

Nga Teuta Kamberi-Llalla*
Ndër shekuj shqiptarët në trojet etnike në ish-Jugosllavisë ishin kthyer në mjete eksperimentesh nga pushteti sllavo-serb-maqedonas. Ku për kaq vite u eksperimentua me ndjenjat shpirtërore dhe kombëtare të shqiptarëve, por populli shqiptar rezistoj duke sakrifikuar tej masë sesa të poshtëroheshin dhe të asimiloheshin. Pas viteve 1990, me ardhjen e pluralizmit u mendua se projektet-eksperimentale u ndaluan dhe nuk do të zbatoheshin më. Por viteve të fundin dikush i shpalosi këto projekte duke i nxjerrë nga arkiva e shteti sllavomaqedonas për ti praktikuar përsëri mbi popullatën shqiptare, konkretisht mbi elektoratin që e votojë.
Paraqitja e problemit kohëve të fundit që vogëlushët shqiptar me detyrim të mësojnë që në moshën gjashtë vjeçare gjuhën sllavemaqedonase e ka fillin e projektit në Beograd. Bartës është një njeri i quajtur Sasho nga Dellçeva. I cili para se të zbatohej projekti në fshatin Shemshovë, dërgoj 5 ditë në ekskursion prindërit shqiptar të cilët kishin vendosur që fëmijët e tyre të bëheshin mjet eksperimenti duke i dërguar këta vogëlushë për të mësuar në një shkollë sllavomaqedonase në një fshat që banohet nga sllavomaqedonasit dhe jo në shkollën shqipe të Shemshovës. Shihet qartë se kush është realizuesi i këtij projekti kundër mësimit të shkollës shqipe në fshatin Shemshovë. Projekti eksperimental filloj të zbatohet në shtator të vitit 2009 me një klasë që përbëhet nga rreth 26 nxënës të cilët 16 i përkasin etnisë shqiptare dhe të tjerët etnisë sllavemaqedonase. Një pjesë e madhe e prindërve të këtyre fëmijëve shqiptar u punësuan në institucionet shtetërore, në veçantë në polici pasi bënë kurban fëmijët e tyre për tu asimiluar. Bashkësia Lokale e fshatit Shemshovë pas këtij akti antishqiptar i shpalli këta prindër Tradhtar të Kombit.
Shumë prej këtyre personave që kanë dërguar fëmijët në këtë eksperiment janë ish-pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Me aktin e dërgimit të fëmijëve të tyre në paralelet e përziera u bënë pjesëmarrës të projekteve antikombëtare kundër shkollës dhe gjuhës shqipe. Këta shqiptar jo vetëm që hodhën baltë mbi imazhin kombëtar të fshatit Shemshovë, por ulën edhe vlerat e tyre si ish-pjesëmarrës në luftërat për çlirim dhe ruajtjen e vlerave tona shqiptare.
Sipas informatave të kohëve të fundit po bëhen projekte që shqiptarët të mësojnë me sllavomaqedonasit në një shkollë të mesme me klasa të përziera dhe kjo shkollë ka mundësi të ndërtohet po në fshatin Shemshovë. Banorët e këtij fshati po keqpërdoren si mjete eksperimenti. Dhe këto bëhen vetëm e vetëm se një fshatar nga Shemshova ka arritur me akrobacione të fitoj postë shumë të lartë në qeverinë e sotme të Maqedonisë dhe të bëhet numri dy i partisë së sotme shqiptare në pushtet. Kuptohet se merita e tij është se ka mundur që fshatin dhe bashkëfshatarët e tij ti kthejë në laborator eksperimentesh të ndjenjave kombëtare, gjuhësore dhe vlerave njerëzore të tyre. Neve si qytetar të Republikës Multietnike të Maqedonisë nuk na “pengon” mësimi i gjuhës që përdoret dhunshëm në administratën shtetërore, por në fillim duhet të mësojmë dhe të dashurojmë gjuhën tonë amtare shqipe. Sepse pa mësimin e gjuhës sonë amtare, do mbetemi të egër në e në errësirë. Do të jemi si ai njeriu në male që ka veshë, por nuk dëgjon, ka sy por nuk shikon, ka mend e gjë nuk dinë.
Në histori nuk ka asnjë shembull që një popull ka përparuar dhe është ngritur lart pa mësuar në fillim gjuhën e tij amtare. Secili e din se deri sa të mos mësojmë në gjuhën tonë amtare, kombit dije dhe edukim të përgjithshëm nuk mund t’i japim. Prandaj autoritet e larta të R. së Maqedonisë, organizata e OSBE dhe diplomatët e huaj duhet të tregohen të kujdesshëm kur bëhet fjalë për ruajtjen e vlerave, gjuhëve dhe kulturave të etnive në Maqedoni. Sepse cënimi i tyre na fut në një qorrsokak.
Është derdhur shumë gjak, janë therur shumë shqiptar, janë helmuar shumë mësues të shkollës shqipe. Pra këto që kemi arritur janë fituar me sakrifica të mëdha ndër shekuj dhe sot dikush për të ruajtur karrigen e tij politike dhe për shijuar erën dhe çorbën qeveritare sakrifikon një fshat, një brez të tërë vogëlushësh shqiptar për të arritur qëllimet e tij personale në dëm të çdo gjëje shqiptare, të gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura që janë trashëguar nga gjyshi tek nipi. Për të gjithë ata shqiptar që kanë ngrënë çorbën e tradhtisë kombëtare më mirë le të lexojnë dhe ti analizojnë këto vargje që janë amaneti i rilindësve tanë.
Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhë t'perëndisë
trashëgim q'ia la i pari
trashëgim s'ia len ai f'misë
(At Gjergj Fishta)
*Profesoreshë e gjuhë-letërsisë shqipe në Gjimnazin e Tetovës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Valon Kurtishi: Shqiptarët jo mes perëndimit dhe lindjes por në zemër të perëndimit
Ramiz Dërmaku: Kush po e pengon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës?
Sulejman Abazi (Neshaj): Mbi separatizmin politik shqiptar
Vladimir Bruçaj: Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik
Valon Kurtishi: Prezantohet megalomania nacionaliste e qeverisë së Fyromit
Agron Tufa: Rrno (jo)vetëm për me tregue!
Dorian Koçi: Opinioni publik dhe rinegocimi i marrëveshjes detare
Halit Bogaj: Edhe diçka rreth Kosovës
Shaban Peraj: Propozimi që i kthen prapa shqiptarët në Mal të Zi
Neki Lulaj: Askush nuk ka mandat të shtrijë dorën e pajtimit me Serbinë
Valon Kurtishi: Çka duhet ti kërkojë presidenti i Kosovës Sejdiu presidentit të Turqisë Abdulah Gul?
Valon Kurtishi: Patriarku i ri me ide të vjetra
Frank Shkreli: Dielli për shqiptarët lind në Perëndim
Valon Kurtishi: Vendim pozitiv i Gjykatës kushtetuese shqiptare
Ndue Ukaj: Politika dhe kultura
Valon Kurtishi: Vazhdon farsa gjyqësore ndaj Albin Kurtit në Prishtinë
Albert Shabanaj: Bashkimi Kombëtar i detyrueshëm
Valon Kurtishi: Referendum për çështjen e regjistrimit etno-fetar të popullsisë në Shqipëri
Naser Aliu: Eksodi shqiptar
Valon Kurtishi: Sllavizim i planifikuar shtetëror i hapësirave publike në IRJM