Editorial
Halit Bogaj: Vizita e Bernard Kushnerit në Serbi dhe Kosovë
E hene, 01.03.2010, 10:59 PM

Nga Halit Bogaj
Sot/më 1.03.2010/ Bernard Kushner nga Beogradi erdhi në Kosovë me ç’rast u foli deputetëve tanë në Parlament, për ta treguar edhe njëherë përkrahjen e shtetit të tij ndaj Pavarësisë së Kosovës.Erdhi njeriu i dashur për të gjithë ne i cili pas çlirimit ishte administratori i parë në vendin tonë, përkatësisht ai që i pari i kishte bërë të njohura para opinionit botëror helmimet e nxënësve shqiptarë nga shoviniszmi dhe nazizmi serbomadh.Por edhe kur ishte në Bosnjë , atë e quanin’’Urrejtësi më i madh i serbëve’’natyrisht duke mos i parë krimet e veta që i bënin ndaj boshnjakëvedhe shqiptarëve.Bernard Kusnhneri kujtohet për shumçka të mirë dhe sidomos për përpjekjet e tij kolosale për ta përparuar sa më shpejt Kosovën e dalur nga lufta e cila përngjante në një vend fantazmash nga ndezjet e qindra mijra shtëpive shqiptare edhe në fshatrat më të larta kodronore, ku nuk ta merrte mendja se do të mund të arrinte këmba çetnike serbe.Bernard Kushner ishte një njeri, siç thonë,’’Pa qime në gjuhë’’i cili fliste pa ekuivoke dhe drejtpërdrejtë, duke ua thënë njerëzve të mirat dhe të këqiat në sy.Kishte admirim dhe dhembje të madhe për të gjithë të rënët në Kosovë e sidomos për familjen Jasharaj për të cilën kishte thënë në një rast’’Se nëse do të ekzistonte çmimi Nobel për luftë ,atëherë ai do t’i përkiste familjes Jasharaj’’, prandaj qoftë vetëm kjo fjali do ta tregonte karakterin shpirtëror dhe burrëror të Bernard Kushnerit për të cilin ushqejmë admirim të madh të gjithë ne..Por pa i marrë parasysh urrejtjet ndaj tij, ky njeri madh ishte i pari dhe i fundit nga të huajt kur para Tetarit kombëtar në Prishtinë pati folur serbokroatisht për t’i përshëndetur edhe serbët e Kosovës dhe për t’u treguar atyre se Kosova është edhe vendi i tyre ku kanë jetuar shumë kohë.Por propaganda serbe as që donte të dëgjonte për të si një njeri dhe administrator shumëdimensional i cili ua dëshironte të mirat të gjithë atyre që kishin jetuar së bashku në Kosovë.Duke qenë i tillë dhe si njohës i mirë i diplomacisë botërore, nga disa shërbime të jashtme diplomatike, Nikolla Sarkozi e zgjodhi për ministër të punëve të jashtme i cili tani po vjen prapë në vendin tonë për të na gëzuar sërish me praninë e tij në mesin tonë, ngase edhe atij i kemi shumë borxh për të gjitha ato që i ka bërë dhe që është duke i bërë për ne dhe i cili edhe gjatë këtyre ditëve sërish ua tha serbëve’’Se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme’’dhe se Serbiasë nuk i kushtëzohet pranimi i shtetit të Kosovës për të hyrë në Unionin Evropian, por edhe duhet që gjithsesi t’i përmirësojë marrëdhëniet e veta me fqinjtë, përkatësisht me shtetitn e Kosovës, gjë e cila do të thotë, siç e kemi ne një shprehje popullore’’Hyp se të vrava, zbrit se të vrava’’.
Duke i lexuar komentet serbe përkitazi me vizitën e tij në vendin tonë, vërejmë edhe disa inate permanente të tyre të cilët dëshirojnë që mos të hyjnë fare në Evropë, vetëm për të mos e pranuar Pavarësinë e Kosovës!Kjo i bënë ata që të mbesin edhe mëtej me shpirt mesjetar ortodoks dhe me ëndrrat e dikurshme se kinse Serbia është një vend’’Qiellor’’, budallallëqe të pa para askund në botë!
Kur Kushneri u shpreh’’Se do të bisedojë me miqtë në Serbi’’disa nga ata e pyesin Kushnerin’’Se ku i paska ata miq në Serbi’’, madje njëri prej tyre i thotë ’’Se mos po mendon ai se kemi amnezion dhe i kemi harruar ato që na i ka bërë Franca’’por as ai nuk i jep pesë pare për mendime të tilla të tyrli farë mendje të sëmurë serbe.Edhe Kushner e di fare mirë se ata me fajet e veta shikojnë t’i fajësojnë të tjerët.Serbët akoma i bren ajo që Kushner e kishte liruar atëherë Çekun nga burgu slloven dhe tani që merret me lobimin për Pavërësinë e Kosovës. Sidomos kjo e fundit është duke ‘’i shashtrisur fare’’, kur e dinë se ndikimi francez është shumë i madh në vendet afrikane.Madje ata po e quajnë edhe’’Dyftyrësh’’, por ai , si gjithmonë , është duke qeshur me budallallëkun e tyre permanent!
Mes tjerash Kushner do t’i çmend çetnikët vrastarë edhe me rastin e vizitës së varrit të Zoran Gjingjiqit, të cilit do t’ia shajnë nënë e gjyshe, diell e hënë, ashtu siç e kanë adet ata maniakë ballkanikë.
Një tjetër serb i ngarkuar me urrejtje të paparë thotë’’Ta formojmë shtetin autonom të veriut të Mitrovicës’’, por pa i shkuar mendja se shumë shpejt do t’i pëlset brenda në Serbi/Sanxhaku, Lugina e Preshevës dhe Vojvodina/, bile bile mund të jetë edhe Krahina e Timokut ku jeton një numër i madh i rumunëve.
Mëtej duke e sulmuar Kushnerin, ata harrojnë se ai shumë lehtë mund të kërkojë që ta vizitojë vendin ku para disa muajve në mënyrë mizore dhe morbid/sin ë filmat e tmerrit dhe lemerisë/ është vrarë një tifoz sportiv francez, të cilin e kanë mbytur duke e rrahur/vetëm pse i prkiste vendit që e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës/ e që dikur ishte vend mik i Serbisë, por ç’të bësh kur qenka e mundur që të ndryshojnë kohrat dhe botëkuptimet njerëzore, sipas atij vargut të Mjedës’’Bilbil ky shekull/Orë e çast ndërrohet/ Bijnë poshtë të naltit/ E të vegjlit çohen/.
Se sa e fuqishme është Serbia tregon edhe fakti se ata nuk guxuan fare të protestojnë lundër Kushnerit që vi nnte në Kosovës, ashtu siç nuk guxuan atë ditë të kundërshtonin as kundër Xhozef Bajdenit. Po të ishte Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia do të shkumonin me jargë nga sulmet e njëpasnjëshme.Kushner kërkoi nga Serbia që të kishte qëndrim më relaksues ndaj Kosovës, I cili përkthyer në dy gjuhët tona fqibnjësore do të thotë’’Të pranohet realiteti I ri, përkatësisht Pavarësia e Kosovës’’që për serbët në Beograd do të ketë qenë rast shumë I vështorë që ta dëgjojnë nga ai të cilin e urrejnë aq tepër nga e kaluara.Pra Tadiqit do t’i mbetet se cilsë mbretëri do t’i përkasë asaj të Lindjes/Rusisë dhe Kinës/apo asaj të Perëndimit, nga i cili do të përfitojë shumë më tepër.
Dhe në fund duhet theksuar edhe faktin se Bernard Kushner dhe Soren Jesen Petersen,iashin ndër diplomatët kryesorë që e përkrahnin edhe më herët Pavarësinë e Kosovës.
Mes tjerash serbët e dinë fare mirë se asnjë shtet nuk mund të hyjë në Evropë nëse ka problem me fqinjtë.
Komentoni
Artikuj te tjere
BDSH: Gjykata Supreme e Maqedonisë dëshmoi në mënyrë Supreme natyrën antishqiptare...
Ndue Ukaj: Marrëdhëniet vëllazërore apo deformimi i diskursit publik
Fitim Sula: Të vuash të vërtetën...!
Dibran Demaku: Karrocat e mjerimit
Valon Kurtishi: Sheshi 2014, simbolika dhe zgjidhja e vetme
Dukagjin Granea: Përpjekje të maskuara për shartimin e etno-identitetit shqiptar me atë “fetaro-islamik“
Valon Kurtishi: Fetarizimi i politikës në IRJM - rrezik për ekzistencën biologjike të shqiptarëve këtu
Jeton Kelmendi: Pse heshtin « Elefantët » për rastin Kurti
Valon Kurtishi: Debate dhe udhëzime në funksion të manipulimit publik
Dibran Demaku: Deputeti i popullit
Pirro Misha: Neo-otomanizmi dhe Shqipëria
Vladimir Bruçaj: Korrupsioni nje fenomen jo vetem politik
Halit Bogaj: Ëndrrat serbe për Kosovën
Idriz Zeqiraj: Kur mungon institucioni i përgjegjësisë
Skender Korça: Deri kur më?....
Dibran Demaku: Fëmijët në Kosovë punojnë për të siguruar kafshatën e gojës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur, në gjuhën shqipe do të përdorën fjalë të huaja
Valon Kurtishi: Agresion ndaj identitetit shqiptar të Gostivarit
Engjëll Koliqi: Dikur ëndërr e jona që e paguanim me gjak, sot realitet që e njeh bota
Ramiz Dërmaku: Kur do të realizohet kërkesa e popullit për Bashkim Kombëtar?