Editorial
Kastriot Shkreli: Fushatë antikombëtare kundër prifit katolik dom Anton Kçirës
E diele, 07.03.2010, 10:57 PM

Nga Kastriot Shkreli
Kohëve të fundit jemi deshmitar të një fushate të egër kundër priftit katolik të kishës së Shën Palit në Detroid të SHBA-ve Dom Anton Kçirës, atdhetarit të devotshëm për çështjen kombëtare Shqiptare.Shkas është bër një takim i intelektualve shqiptarë i para tri viteve ku ishin takuar vëllezërit për të biseduar për situatën në Kosovë rreth ndihmës për shpalljen e pavarësisë në qarqet e shtetit më të fuqishëm në botë ,mikut të madh të shqiptarëve SHBA-ve. Me këtë rast u diskutua edhe për ngjarjen e atyre ditëve ku nga FBI u zbulua një grup njerëzish që ishin të përgatitur nga Al-kaida për të kryer një akt terrorist në një kazermë ushtarake të ushtrisë amerikane në Nju Xhersi. Mjerisht, në mesin e tyre ishin edhe tre shqiptarë që shkaktojë indinjatë te mbare kombi ynë. Aresyja ishte e qartë, të sulmosh ushtrinë amerikane që ndihmoi popullin e Kosovës nga shfarosja prej ushtrisë e policisë serbe. Shpërnguljes së mbi një milion kosovarëve, vrasjeve, djegieve të shtëpive,plaqkitjeve dhe dhunimeve të femrave shqiptare, është turp, pabesi, tradhëti e bukëpërmbysje. Çka është edhe më e turpshme refugjatët tanë që i kishin marrë amerikanët t’i strehojnë ishin pritë përzemërsisht dhe strehuar në atë kazermë ushtarake, të cilën pastaj këta tre shqiptarë donin ta hidhnin në erë për të ndihmuar Al-kaiden e Bin Ladenit. Kjo ngriti reagimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Të sulmohet miku më i mirë i shqiptarëve,t’i kthehet e mira me të keq, të tregohemi bukëpërmbysës,të pabesë me mikun që na ndihmoi e shpëtoi. Kjo është e paparë ,e turpshme, jonjerëzore dhe zhvlerësuese për shqiptarët. Të gjithë u ndiiem vetën keq. Duhet pranuar: u turpëruam para mikut. Ndodhin edhe këto gjëra .Nuk i kemi ne në dorë. Ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe.
Në këte takim përveq të tjerëve e merr fjalën edhe Dom Anton Kçira. Sipas informatave që kam unë, nga njerëzit që ishin në atë takim, Dom Antoni ishte shumë i mërzitur pse ndodhi ky rast, pse bashëkombasit e ti ishin rreshtua në anën e armikut të Amerikës, Bin Ladenit dhe Al Kaides. Ai me atë rast foli shumë rëndë për ta dhe për ata që janë bashkëmendimtarë të tyre nga pjesëtarët e kombit tonë .Kjo kishte irituar disa nga të pranishmit, të cilët e kishin lëshuar takimin. Mendoj se Dom Antoni ka qenë shumë i shqetësuar me këtë veprim të këtyre tre shqiptarëve dhe ka përdor një gjuhë të ashpër, por kurrë nuk mund të besoj, gjë që edhe pjesëmarrësit që ishin prezent e mohuan këte, se ai i ka ndarë shqiptarët ,se kinse ka thënë që është dashur t’i vras Millosheviqi si boshnjakët e Srebrenicës si qent edhe një milion e nëntëqind mijë kosovarë .Kjo është e pa logjikshme ta thotë një njeri i zotit pavarësisht se cilës fe i takon. Sa e njoh unë don Antonin, ai kurrë nuk është shprehur në këtë mënyrë, sado që ai është i rreptë kur e prekin në çështjen kombëtare e fetare. Ai është njeri i drejtë, i sinqertë dhe besnik. Këtë e dëshmon edhe fakti se në atë takim ka qenë me vëllezërit e vet shqiptar të të tri konfesioneve fetare. Me ta ka qenë shumë herë në takime dhe angazhime për të ndihmuar çështjen kombëtare, si në organizimin e demostratave në kërkim të të drejtave të shqiptarëve për liri, në Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Kërkesat për organizimin e takimeve me udhëheqësit e qeverisë së SHBA-ve për delegacionet e shqiptarëve nga trevat shqiptare, pritja e përcjellja e tyre, ndihma për luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe pjesëve të tjera të tokave shqiptare me financa dhe ndihmat tjera si organizimi i vullnetarëve për të ardhur në luftë. Këto dhe shumë veprimtari të tjera në favor të kauzës sonë, Dom Antoni i ka organizuar me vëllezërit që ishin prezent në atë takim. Prandaj edhe diskutimi i tij ka qenë i tillë: konfidencial, i hapur, pa rezerva dhe i sinqertë si gjithmonë me vëllezërit e tij, siç i ka quajtur ata gjithënjë.
Konsideroj se e gjithë kjo që po flitet e përflitet gjithandej, nuk është asgjë tjetër veçëse një propagandë e orkestruar mirë nga një qendër e caktuar kundër atdhetarit dhe humanistit don Anton Kçirajt, ashtu siç janë përpjekur dhe përpiqen t’i devalvojnë figurat e ndritura kombëtare siç janë Gjergj Kastrioti, Nëna Tereze e deri te komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari .Terreni i volitshëm për sajimin e intrigave, shpifjeve dhe montimeve të ndryshme na bën që gjithmonë të jemi vigjilent dhe t’i kundërvihemi përpjekieve të tilla që fusin përçarje në mesin e popullit tonë, i cili ishte dhe mbetet shembull i koekzistencës së tri besimeve.
Konstatoj me përgjegjësi të plotë , politike, morale, njerëzore dhe kombëtare se videoja e plasuar në internet dhe materiali i montuar është bërë me qëllim të njollosjes së figurës së ndritur të don Anton Kçirajt si dhe tentimit të fillimit të shkatërrimit të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërkonfesionale dhe brenda shqiptare.Këtë nuk duhet toleruar me asnjë çmim. Populli ynë ka sakrifikuar shumë ndër shekuj dhe në të gjitha periudhat e historisë sonë të lashtë ka dhënë prova të dëshmuara për vyrtytet më të larta njerëzore e humane.Dhashtë zoti që kjo ngjarje e hidhur të harrohet sa më parë, kurse populli ynë, i bashkuar si kurrë më parë të ecën drejt rrugës së bashkimit kombëtar, rrugë të cilën na e kanë trasuar me gjakun e tyre heronjtë e të gjitha luftërave për liri dhe dinjitet kombëtar!
Komentoni
Artikuj te tjere
Bedri dhe Kaltrinë Tahiri: Gëzuar festa mësues!
Naser Aliu: Vëllazëria me Turqinë
Idriz Zeqiraj: Shuarja fiktive e SHIK-ut
Refik Hasani: Si po zbrazet nga shqiptarët Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës
BDSH: Demokracitë Perëndimore Përballë Spastrimit Etnik Modern!
Halit Bogaj: Vizita e Bernard Kushnerit në Serbi dhe Kosovë
BDSH: Gjykata Supreme e Maqedonisë dëshmoi në mënyrë Supreme natyrën antishqiptare...
Ndue Ukaj: Marrëdhëniet vëllazërore apo deformimi i diskursit publik
Fitim Sula: Të vuash të vërtetën...!
Dibran Demaku: Karrocat e mjerimit
Valon Kurtishi: Sheshi 2014, simbolika dhe zgjidhja e vetme
Dukagjin Granea: Përpjekje të maskuara për shartimin e etno-identitetit shqiptar me atë “fetaro-islamik“
Valon Kurtishi: Fetarizimi i politikës në IRJM - rrezik për ekzistencën biologjike të shqiptarëve këtu
Jeton Kelmendi: Pse heshtin « Elefantët » për rastin Kurti
Valon Kurtishi: Debate dhe udhëzime në funksion të manipulimit publik
Dibran Demaku: Deputeti i popullit
Pirro Misha: Neo-otomanizmi dhe Shqipëria
Vladimir Bruçaj: Korrupsioni nje fenomen jo vetem politik
Halit Bogaj: Ëndrrat serbe për Kosovën
Idriz Zeqiraj: Kur mungon institucioni i përgjegjësisë