Shtesë » Lajme
Formohet ''Lëvizja për Demokraci dhe Integrim (LDI)''
E premte, 05.02.2010, 07:08 PM
Njoftim për Opinion
Duke u nisur nga e drejta për liri, demokraci dhe drejtësi, nga e drejta e natyrshme për lëvizje dhe komunikim të lirë të etnitetit shqiptar të ndarë përmes shumë kufijve në një hapesirë të përbashkët etnike - me iniciativën e shqiptarëve nga komunat e Kosovës lindore (‘Lugina e Preshevës’), me banim në Kosovë, si dhe bashkëatdhetarëve mbështetës të Kosovës, formohet:
Lëvizja për Demokraci dhe Integrim (LDI)
si organizim shoqëror - politik i shqiptarëve të këtyre viseve me qëndrim në Kosovë, dhe i të gjithë përkrahësve vullnetmirë nga Kosova, për integrime brendashqiptare, rajonale dhe evropiane, në baza të vlerave të demokracisë dhe drejtësisë autentike dhe asaj ndërkombëtare.
Treva e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, historikisht dhe etnikisht e lidhur me Kosovën, ka mbetur e izoluar, pa mundësi për lëvizje e komunikim të lirë, për zhvillime demokratike dhe ekonomike. Populli i kësaj treve e ka shprehur vullnetin e vet të natyrshëm me Referendumin e Vitit 1992, në kohë të kthesave dhe ndryshimeve sistemore demokratike në përmasa globale, ngjarje historike të përcjella me rënje simbolike dhe efektive muresh, hapje kufijsh, e rënje shtetesh diktatoriale.
Megjithë këto ndryshime, mungoi angazhimi dhe vullneti i duhur për integrimin demokratik të kësaj treve të Kosovës lindore ('Lugina e Preshevës'), e mbetur brenda Serbisë Jugore. Në vend të eliminimit të barrierave të zhvillimit dhe integrimit, ato janë përforcuar, duke e izoluar këtë hapësirë më shumë se kurrë, nga etniteti përkatës autokton dhe nga bota demokratike. Në këto rrethana, Serbia i ka duart e lira të ushtrojë presione, dhunë e terror kundër popullatës së pa mbrojtur shqiptare, kur të dojë, e si të dojë, duke sajuar skenare të llojllojshme për shpërnguljen sa më të madhe të shqiptarëve autoktonë. Shqiptarët e këtyre tri komunave, aktualisht rreth 30.000 me qëndrim në Republikën e Kosovës, kanë ngelur pa asnjë zë legjitim për t'i shprehur shqetësimet për të drejtat e popullatës së kësaj treve në institucione të Kosovës.
Në fokus të angazhimeve të veta, LDI do të ketë avancimin demokratik të kësaj çështje, senzibilizimin sa më efektiv për zgjidhje, duke bashkëpunuar me subjektet përkatëse kombëtare e ndërkombëtare, nga të cilët pret interesimin dhe prononcimin e tyre lidhur me këtë subjekt te ri politik. Hollësitë e veprimtarisë së LDI do të shpalosen përmes Platformës që do të miratohet në Kuvend të LDI.
LDI bazohet në vullnetin e popullit dhe aktet e konventat ndërkombëtare, siç janë:
Karta e Kombeve të Bashkuara (Neni 1, 2 dhe 55 - viti 1993)
Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut (1950)
Deklarata e Njohjes së Pavarësisë së vendeve dhe popujve të kolonizuar (1960)
Deklarata e Marrëdhënieve të Miqësisë (1970)
Karta e Parisit dhe Dokumenti i Kopenhagës (1990)
Deklarata e Vjenës (1993)
Karta evropiane për të Drejtat e Njeriut
Këshilli Nismëtar i LDI,
Per informacione me te hollesishme: personi kontaktues, nr.tel. 049 293 654; 049 365 180; 049 293 641
Adresa e Selisë së LDI: Rr. Perandori Justinian, sol. I, kat.I, nr.4, Prishtinë
Prishtinë, 31 janar 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: PDK shpall fitoren në Prizren dhe Lipjan
Zef Mulaj: Industri që nuk po njeh krizë
Agim Vuniqi: Irani nuk është në posedim të aftësive ushtarake bërthamore
Ikja nga atdheu për t’u shpëtuar maskave
Milazim Kadriu: Jetë në geto
Te perndjekurit politike apelojne: Besim Ndregjoni, poet i Enverit, mjaft abuzove...
Rrëzimi i paktit, Bakojanis akuzon Ramën: U bashkua me ekstremistët
Berisha, kundër historianëve: Regjistrimi nuk sjell përçarje
Milazim Kadriu: Keqpërdorimi i parasë publike është korrupsion...
Milazim Kadriu: Shqetësim për ndryshimin apo stopimin e autostradës së ëndërrave tona
Rrëzimi i Paktit Detar, deklarata zyrtare e Gjykatës Kushtetuese
Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, sqaron regjistrimin e vitit 2011
RADIO KOSOVA E LIRË - NJË PERLË GJITHËKOMBËTARE
Mexhid Yvejsi: Papa, Patriarku dhe Kosova
Milazim Kadriu: Më 15 shkurt fillon procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit
Vazhdon të përkrahet protesta e Radios ''Kosova e Lirë'' drejtuar komisionit të pavarur të medieve
FP: Regjistrimi i popullsisë dhe marrëdhënia me Greqinë
Besnik R. Bardhi: Në prag të 20 vjetorit të helmimeve masive në Kosovë
Dhuna ekstreme në xhami
Radio Kosova e Lirë ndërrmerr fushatë protestuese