Mendime
Mexhid Yvejsi: Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë?
E hene, 14.12.2009, 09:56 PM
 BREDHI I PAVARËSISË
BREDHI I PAVARËSISËAPO I HIPOKRIZISË ?
Nga MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
Jetoni porsi bij të dritës
“Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyut mbi njerëzit e padëgjueshëm. Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!
(Bibla, Efesianëve,5.)
Kryetari Fatmir Sejdiu ndriçoi Bredhin e Pavarësisë
Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu mbrëmë, me 12 dhjetor 2009, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë bëri ndriçimin e Bredhit të Pavarësisë, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa...
Ishte Kryetari Dr. Ibrahim Rugova, që në vitin 2003, i cili e filloi i pari ndriçimin e bredhit, të cilin e quajti “Druri i lirisë, pavarësisë dhe i paqës”....
 Për herë të tretë,  të fundit, ditën e shtunë, me 10 dhjetor 2005, në Prishtinë, në sheshin ndërmjet përmendores të Skënderbeut, Kuvendit të Kosovës dhe ndërtesë së re të Qeverisë, kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ndriçoi Drurin e Pavarësisë!
Për herë të tretë,  të fundit, ditën e shtunë, me 10 dhjetor 2005, në Prishtinë, në sheshin ndërmjet përmendores të Skënderbeut, Kuvendit të Kosovës dhe ndërtesë së re të Qeverisë, kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ndriçoi Drurin e Pavarësisë!Ky ishte viti i tretë që ish-kryetari i Kosovës, në zemër të Prishtinës, e ndriçon bredhin e Krishtlindjes, por që ai e quante: Druri i Paqes, i Lirisë dhe Pavarësisë!
Tani kjo “traditë” po vazhdon, por nuk quhet më “druri i lirisë, as druri i paqës, por vetëm: “Bredhi i Pavarësisë”
Të quhet “Pema e Krishtlindjes” si “Bredhi i Pavarësisë” kjo është një mashtrim që dëshmon fytyrën e hipokrizisë....”
Dëshmon fytyrën e hipokrizisë sepse bredhi, ndonëse ka prejardhje pagane, prej shumicës kristiane pranohet, quhet, ose emrohet si Pema e Krishtlindjes.
Pema e Krishtlindjes si traditë në Evropë ka filluar shumë vonë, ka filluar me 1605, së pari në Gjermani, pak më vonë në Francë, kurse në Angli ka filluar me 1840…Në Amerikë kjo traditë ka filluar në vitin 1830, të parët e kanë filluar emigrantët gjermanë, që ishin vendosur në Pensilvani. Por, nga amerikanët, Pema e Krishtlindjes nuk pranohej, sepse konsiderohej si një simbol pagan…Por, ishte ndikimi i Mbretërisë Angleze, që ajo e kishte pranuar, bëri që edhe amerikanët ta pranojnë gradualisht nga viti 1840…
Pra, bredhi është Pema e Krishtlindjes, siç pranohet nga shumica e të krishterëve dhe nuk ka lidhje me Pavarësinë e Kosovës, siç nuk ka lidhje as me shumicën e popullit shqiptar që janë muslimanë. Këtë edhe Perendimi, e di, e di që jemi muslimanë dhe këtë fall askush nuk e hanë…
Besimtarët muslimanë, kudo që janë, e respektojnë, e çmojnë dhe e pranojnë Krishtin, Hazreti Isai (a.s.) si të dërguar, i zgjedhur, i Zotit, i cili në Kur’anin e Shenjtë përmendet 93 herë, sikur që përmendet, lavdërohet, Merjemja, Nëna e Tij, shembull për devotshmëri…!
Kjo është e vërteta e jonë, prandaj, nuk duhet të trembëmi, por duhet të pajtohemi me situatën.
Wiliam James, babai i psikologjisë së aplikuar amerikane, kështu këshillon:
“Pajtohuni me situatën, ngase pranimi është hapi i parë në përballimin e çdo problemi.”
Kosova jonë e dashur ka shumë probleme, ka shumë telashe, të cilat i njohim të gjithë, ato nuk duhet të shtohen, por duhen të zvogëlohen, të zgjidhen, por ato nuk zgjidhen me:” ndriçimin e bredhit të pavarësisë…!
Me ndriçimin e bredhit të pavarësisë synohet të krijohet, sikur mendohet, një atmosferë e krishterë, sikur synohet për Kadetralën Katolike që po ndërtohet…! Pra, këto veprimtari, kinse për pavarësi, janë vetëm një maskë, janë hipokrizi…
Askush nuk mund ta mbajë gjatë maskën, thoshte Seneka. Krejt ç’është artificiale, shumë shpejt kthehet në gjendjen e natyrshme, normale.
Dhe më në fund, meqë jemi në pragun e Krishtlindjes, siç pranohet prej të krishterëve, një këshillë nga Bibla.
Jetoni porsi bij të dritës.
“Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyut mbi njerëzit e padëgjueshëm. Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!”
(Bibla, Efesanëve, 5)
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Bekim Rexhepi: Opozita që nuk njeh opozitën e saj fituese!
						Everest Haxhi: Të ofendosh vehten dhe Presidentin e Costa Rikës
						Blerim Uka: Alergjia ime ndaj dasmës së Kanunit
						Velaj: Ju tregoj për Shinasi Ramën
						Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci''
						Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë
						Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?
						I. Egriu: Përkujtojmë 42-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë
						Deli Smaka: Zgjedhjet në Kosovë
						Sadik Krasniqi: Nazim Bllaca eshte vetem maja e Aisbergut
						Teki Dervishi: Armiq klanorë, apo kundërshtarë politikë?
						Fazli Hajdaraj: Shkurorëzimi i LDK-së - imperativ i kohës
						Agron Tufa: Historia e çunit të gjatë, që nuk e pranonte “Tuç”-in
						Kastriot Myftaraj: Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
						Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
						Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
						Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
						Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
						Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
						Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










