Editorial
Baki Ymeri: Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik
E enjte, 29.10.2009, 09:37 PM
Fanatizmi dhe Liria |
Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Atdhetarizmi si ndjenjë e shenjtë nuk do të humbet kurrë. Do të humbin vetëm ata që nuk kanë ditur të japin kontribut për fisnikërimin e tij. Për fat të keq, përçarjen si një sëmurje e rëndë kronike, e kemi ende prezente në gjirin tonë, që nga trojet etnike e deri në diasporë. Po qe se i analizojmë ata që i njohim, konstatojmë se shumica e tyre ende vuajnë nga komplekset e interesave komuniste të nepotizmit. Në vend të principeve, zotërojnë klanet ballkanike të përçarjes, që nga familja e fqinjët, e deri në instanca institucionale. Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindasit tanë dikurë, apo siç veprojnë hebrenjtë sot, një komb i martirizuar që e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e përçarjes ndëshqiptare shëmbëllen me politikën barbare të dominimit osman, dukuri këto që i kompromitojnë vlerat morale përmes braktisjes së interesave nacionale në favor të egoizmit dhe të interesave personale. Po qe se e pyet në e përcjell shtypin e përditshëm, edhepse fiton disa mijë euro në muaj, ta kthen majmunërisht: “Nuk më intereson politika!”. Thuase shtypi paska vetëm politikë, e jo edhe këshilla se si mund të shpëtosh nga injoranca ballkanike përmes fisnikërimit të shpirtit me dituri dhe shndërrimit të shqiptarit në një engjëll të prekur nga flatrat e engjëllit.
Terri dhe Drita |
Musa Efendiu duke folur kunder Flamurit Shqiptar |
Kosova është shkëndija që e kall energjinë
Është një sintagmë që e përsërisim derisa ëndërrat të behen realitet. Shqipëria nuk mund të jetë e tërë pa gjymtyrët që ia shkëputën barbarët e Serbisë pas zullumeve barbare të Turqisë. Ajo nuk mund të bëhet siç ishte, pa sakrifica. Jo për gjakderdhje e kemi fjalën, por për djersëderdhje politike e diplomatike, dhe për zëvendësimin e çallamit ballkanik me punë, dashuri dhe atdhedashuri. Shqipëria e brendshme, Shqipëria e jashtme dhe Diaspora shqiptare. Shtatëmilionë në Ballkan dhe pesëmbëdhjetëmilionë shqiptarë në botë, janë fakte konkrete që i ka bërë publike Lidhja Shqiptare në Botë, e prirë nga do kosovarë të mençur si Orhan Kubati, Nazmi Jakurti dhe Liman Kurtishi. E kanë thënë rumunët, dhe e themi edhe ne, se fati i botës varet nga Kosova. Kosova është koka e Shqipërisë, shkëndija që e kall energjinë. Ndjenja kombëtare është ajo ndjenjë e shenjtë që e siguron ekzistencën e popujve. Historia e Shqipërisë është historia e dritës së dashurisë. Bashkimi kombëtar, pavarësia e Kosovës dhe çrobërimi i Maqedonisë nga prangat e shovinizmit ishin perspektiva që shkojnë
Kamxhiku i fanatizmit |
Populli shqiptar i ka do cilësi, që s’i ka kush tjetër në botë: Trimërinë, Besën dhe Tolerancën. Dhe s’i ka ato që i kanë të tjerët: Atdhedashurinë, Altruizimin, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e bashkuara të Shqipërisë janë ëndrrat e mërgimtarëbve tanë. E para u realizua para ca shekujsh, ndërsa e dyta shkon duke u realizuar falë Zotit, Amerikës dhe Evropës së Bashkuar. Është kjo një ëndërr, që një ditë mund të bëhet realitet, dhe atë me një kusht: po qe se e braktisim përçarjen ndërshqiptare, fanatizmin fetar dhe bajraktarizmin politik. Kurë do të vijë koha kur do të marrim shembujt e librave të shenjtë? Kurë do të vijë koha të themi se Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë kanë një klasë politike të shëndetshme që e vë në lëvizje jetën ekonomike dhe shpirtërore? Kush mund të na e kontestojë atëherë të drejtën për t’u bërë kombi më i admiruar në botë? Shqipëria reale, përmes betejave të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, përmes altruizmit të Nënës Terezë, dhe përmes mençurisë së Ibrahim Rugovës dhe Kadaresë, kaherë e ka përfituar të drejtën për jetë.
Fluturimi ne mjerim |
Tano Turku duke lehur kundër Skënderbeut |
Komentoni
Artikuj te tjere
Ndue Ukaj: Loja me imazhe
Dibran Demaku: Vajza shqiptare, kujdes!
Ndue Ukaj: Nëna Terezë dhe shqiptarët
Alfred Papuçiu: Lidhur me mbrojtjen e figurave tona mbarëkombëtare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Alfred Papuçiu: Të bëhemi njësh për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe figurave tona të shquara, si Ismail Kadare
Agim Vuniqi: Athua ka humbur shpresa për ndryshime...?
Engjëll Koliqi: Të mis shihen partitë por le të votohen më të mirët
Ndue Ukaj: Kush nuk duhet të fitoj Prishtinën?
Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)
Adnan Abrashi: Kot tentimi i pengimit të një rruge të nisur kaherë
Frank Shkreli: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA s’matet dot prej apatridëve
Ndue Ukaj: Sprova për demokracinë
Minella Aleksi: Qosja - Mohuesi i madh shqiptar i letërsisë shqiptare
Sabile Keçmezi-Basha: Historia nuk bëhet me gënjeshtra
Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?!
Gani Mehmetaj: Sfidat e pavarësisë
Dorian Koçi: Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”