Editorial
Agim Vuniqi: Athua ka humbur shpresa për ndryshime...?
E premte, 09.10.2009, 08:00 PM
Athua ka humbur shpresa për ndryshime...?
?
Leopold Zhan Dominik: "You can take a body...burn the body...the spirit-you devils...the spirit-you criminals...the spirit lives on in our minds..." (Ju mund të merrni trupin ... djegni trupin ... por fryma-ju djajë ... shpirti-ju kriminelë ... shpirti jeton në mendjen tonë ...)
Nga Agim Vuniqi
Në Dokumentarin që u shfaqë në kanalin televiziv amerikan IFC "The Agronomist" (Agronomi) /kishte shumë ngjashmëri politike me situatën në Kosovë/ sugjeron se Aristide dhe qeveria e tij mund të kenë pasur një motiv për të vrarë Dominique, aktivistin mbi 40 vjet i të drejtave të njeriut si dhe gazetarin e mirënjohur haitian të Radio Haiti, përndryshe edhe atje kishte ndodhur intervenimi për të rrëzuar sistemin diktatorial, në kohën e Clintonit. Më 16 dhjetor, 1996, Dominik kishte akuzuar Aristiden në një intervistë të drejtpërdrejtë, se ai ishte shquar si oligark i madh dhe Dominique thonte se oligarkët, ne kembim per pushtet kishin korruptuar zyrën e taksave dhe ndërmarrjen elektrike dhe se ky korrupsion ka qene pranuar nga Lavalas (partia në pushtet, në kohën kur Aristide ishte kryetar i Haitit). Përndryshe Dominique kishte simpati për Lavalas por kur ajo filloi të korruptojë sistemin ai për këtë akuzoi Aristiden. Mendohej se do të dëgjohet zëri i qytetarit, por ndodhi e kundërta, telefoni jasht Haitit ishte ai që drejtonte vendin. Më 3 prill, 2000, në moshën 69 vjeçar, Zhan Dominique gazetari i mirënjohur haitian u qëllua katër herë për vdekje nga dy persona të armatosur në Pourt our Prince jashtë radio stacionit tij të pavarur Radio Haiti.
Garimi për pushtet veçse ka filluar, asgjë e re, premtime të shtuara, gënjeshtra të reja..., i gati të gjithë akterëve pa përjashtim, pozitë e opozitë, ndërrohen kandidatët e partive politike brenda natës..., çfarë morali: mund të thuhet lirisht se që te dyja kanë përjashtuar qytetarin nga participimi i drejtpërdrejtë, ata u duhen vetëm si votues, si numra që rrisin bereqetin, asgjë tjetër.
Thjeshtë Kosova është shndërruar në strehimore të papunëve dhe të hajnave vendorë e ndërkombëtarë, të një procesi të ri manipulues zgjedhor, ku vendorët grabitës dhe të "jashtmit" japin urdhëra, rekomandime, ndihma... në një vend ku hajnat, pronarët e bordeleve të natës, dilerët e drogës, mashtruesit e të gjitha ngjyrave, stërshitësit e vendit; avoketërit e gjykatësit-janë të njejtë, ku pushtetin e ushtrojnë "guximtarët", në një vend ku këshilltarët e body guardët blerojnë.. ku rinia drogohet, abuzohet, ku nuk ka ligj as drejtësi; kjo është Kosova në brendësi, fasadë e së cilës janë ndërmarrësit politikë të shumë kompanive korruptive, janë gurëthyesit, janë pompat e shumëta të benzinës, ndërtesat e larta të ndërtuara pa plan..., nuk ka parqe, biblioteka të reja, shtëpi të kulturës, as institucione kulturore e shkencore.
Ku ishin fjalët e bukura të bashkimit..., të lirisë..., të qytetarëve të lirë.. çdonjëri magjepsej nga fjalët inspiruese të liderëve që dolën nga lufta, dhe mendohej se liria e shumëpritur do të shoqërohej me drejtësi, me gjykatës të ndershëm, me pushtetarë të cilët do të mbrojnë të drejtat e privuara të qytetarit, të drejtat e pronës private, e ç'ndërrojë pas luftës.., çlirimtarët në pushtet u shndërruan në okupues, në uzurpues, në manipulues, në gënjeshtarë.., nuk realizuan asnjë premtim, asgjasuan pasurinë tokësore e nëntokësore, shkatrruan ndërmarrjet publike, degraduan tërsisht sistemin e arsimit, i robëruan institucionet kulturore e shkencore...i përjashtuan nga procesi entuziastët e sportit dhe simpatizuesit, zhveshtoret i shndërruan në kafene të argëtimit...e ku shkojnë alkooli e sporti së bashku...
Kush kujdeset për gjithë atë armatë të rinjësh, idol i të cilëve po bëhen këngëtaret e zhveshura, por edhe kriminelët muskuloz; argëtueset e "haremeve" moderne paraqiten ashtu edhe në kanalin e vetëm publik, edhe në televizionet tjera qendrore, nuk ka norma të normalitetit dhe kode të mirësjelljes dhe moralit, nuk ka as shoqata grash, as mbrojtës të florës e faunës..., as bashkësi fetare...nuk ka ndonjë marrëveshje të përbashkët lobuese për të ndalë hovin e të këqijave, nuk ka lëvizje qytetarësh as organizata civile që luftojnë drogën, prostitucionin, hapjen e kazinove, bordeleve të shumta..., ka vetëm aktivistë të cilët shoqërinë civile e kanë si trampolino për pjesëmarrje në simpoziume jasht vendit, por edhe kërcimore për pushtet në t'ardhmen.
E qytetarët ku janë ata, as nuk bëzjanë fare, vetëm shajnë, mallkojnë..., e kush do të luftojë për ta, për të drejtat e fëmijëvë të tyre, të cilët abuzohen gati çdo ditë edhe në lokalet shkollore, pse nuk participojnë ata si vullnetarë, si gjithkund në botë, ku janë ata për t'i mbrojtur fëmijtë nga dilerët e drogës, pse nuk organizohen ata për të ndryshuar vendin nga kjo e keqe...?
Athua ka humbur shpresa për ndryshime, apo ajo është në horizont, a janë ata të rinjtë e Lëvizjes "Vetëvendosja", pa mbështetje të përgjithshme, ende të motivuar, të cilëve u mungon komunikimi me botën... Atyre u mungon radio stacioni i pavarur, të bashkëbisedojnë me qytetarë, ata duhet të komunikojnë me diasporën, me të rinjtë atje, nuk është mjaft të mbeten një organizatë vendore e rebeluar, e cila shpërthen goma të veturave të Eulex-it, ata kanë nevojë për ide të reja, të baskëshoqërohen me shoqata studentësh në perëndim, të reformojnë sistemin zgjedhor ku do të dëgjohej drejpërdrejt zëri i qytetarit, i të riut si vendimarrës, të shndërrohen në një lëvizje të re për një Kosovë të re, jo e mbyllur nga bota, por e hapur ndaj saj.

Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi: Të mis shihen partitë por le të votohen më të mirët
Ndue Ukaj: Kush nuk duhet të fitoj Prishtinën?
Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)
Adnan Abrashi: Kot tentimi i pengimit të një rruge të nisur kaherë
Frank Shkreli: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA s’matet dot prej apatridëve
Ndue Ukaj: Sprova për demokracinë
Minella Aleksi: Qosja - Mohuesi i madh shqiptar i letërsisë shqiptare
Sabile Keçmezi-Basha: Historia nuk bëhet me gënjeshtra
Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?!
Gani Mehmetaj: Sfidat e pavarësisë
Dorian Koçi: Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
Ahmet Selmani: Prapavija e Enciklopedisë
Hysen Ibrahimi: Enciklopedia e urrejtjes
Skender Korça: Maqedonia me “kokë të ngritur”, provokuese në Ballkan
Valon Kurtishi: Enciklopedi artificiale e një shtet-kombi artificial
Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
BDSh: “Enciklopedia Maqedonase” - Çorbë Derrash e Kuzhinës Luftënxitëse të Shkupit!
Burbuqe Thaçi: Objektivat e Mijëvjeçarit për Zhvillim – utopi dhe propagandë pa shije
Valon Kurtishi: Fenomeni “Pollat” - plan satanik për influencim dhe asimilim identitar
Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti