Editorial
Alfred Papuçiu: Të bëhemi njësh për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe figurave tona të shquara, si Ismail Kadare
E shtune, 10.10.2009, 08:00 PM
Të bëhemi njësh për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe figurave tona të shquara, si Ismail Kadare
Nga Alfred Papuçiu
E kuptoj shqetesimin e ligjshem, te te nderuares Zonja Kozeta Zylo, dhe te shume bashkeatdhetareve te ndershem dhe pa dashur te hyj ne polemike te kote me njerez te tille pa fytyre qe ndermarrin sulme ndaj figurave te shquara te Kombit tone, desha te theksoj disa mendime qe i kam shprehur edhe me pare, ne shtyp apo edhe ne biseda me bashkekombas dhe miq te Shqiperise dhe Kosoves, edhe ketu ne Floriden e larget. Bashkebeselidhesit tane nuk e kuptojne pse disa zera te mefshet nuk jane ne unison me pjesen e madhe te Kombit shqiptar.
Ata qe kane hedhur anathema kohet e fundit ndaj figurave tona kombetare si Ismail Kadare, Skenderbeu, Nene Tereza, i bejne nje sherbim “te cmuar” armiqve tane, qofshin keta serbe, apo edhe fqinje te tjere, te llobeve qe nuk duan ta shohin Shqiperine te futet ne familjen e madhe europiane. Ata perdorin menyra nga me te ndryshmet: ne konferenca nderkombetare per probleme politike, duke hedhur balte mbi politiken e re te Sali Berishes dhe reformave qe po ndermerr ai, ndaj politikes se qeveritareve te shtetit te ri te Kosoves, por edhe ne fushen e letersise dhe historise sone, duke dashur te njollosin figura te tilla mbarekombetare si Ismail Kadareja.
Une e kam thene edhe me pare, me bindje dhe argumenta se Ismail Kadareja i perket njerezimit, pasi Shqiperia sidomos ne vitet 80-90 eshte bere e njohur ne saje te veprave te tij. Edhe sot e kesaj dite pena e tij e forte shquhet ne krahasim me ate te bashkekohesve te tij shkrimtare. Gjithashtu ai njihet ne bote me shume se nje President i nje vendi, qofte edhe ky i madh, natyrisht pervec Presidenteve amerikane qe perfaqesojne shtetin me te fuqishem ne bote. Ismailit nuk i gjen libra ne kioskat e librave te sterlexuar, pasi ato mbahen ne bibliotekat e njerezve te thjeshte, por edhe te personaliteteve boterore ne fushen e letersise, historise apo edhe te politikes. Shkoni ne librarite me me prestigj te vendeve europiane, te SHBA, te Amerikes Latine e deri ne Australine e larget dhe do te shihni se librat e Ismail Kadarese zene nje vend nderi. Shpesh ato kur i kerkon ne mbi 40 gjuhe te botes qe jane perkthyer, nuk i gjen me, pasi ato jane blere megjithe tirazhin e madh te botimit te tyre. Cmimet qe ka marre Ismaili ne bote jane nga me prestigjiozet, dhe ai eshte futur ne gare dhe ka fituar edhe ndaj autoreve te tille me fame boterore si Kundera me shoke, per gjithe vepren e tij madhore (Cmimi i Princit te Asturias). Une kam mik nje gazetar te shquar te Televizionit zviceran, Pierre Barde te cilin dikur, ngulmova te ftohej ne Festivalin e Gjirokastres dhe ai mori pjese ne te. Pierre erdhi prej andej i entiziazmuar dhe ne Biblioteken e tij te pasur i ka te gjitha veprat e Ismail Kadarese. Shkoni ne takimet qe organizohen me Ismail Kadarene ne Zvicer, France, Itali, SHBA, Britani e Madhe etj., dhe ne to gjen te marrin pjese dhe te mesojne per vepren e tij jo vetem bashkeatdhetare te shumte, por edhe lexues te huaj qe shprehen bukur dhe me superlative per vepren e tij ne shtypin dhe televizionin perendimor. Shihni se cfare shkruajne gazetat me me prestigj jo vetem ne France, por edhe ne Zvicer, SHBA, Itali, Gjermani, Britani e Madhe per veprat e tij. Ato merren si shembull i nje persosmerie, jo vetem nga menyra e te shkruarit dhe e paraqitjes se ngjarjeve, por edhe e sjelljes se nje vizioni te ri, bashkekohor, ne artin e letrave.
Ismaili eshte shqiptar dhe ne jemi krenare me te, sic do te ishin krenare edhe qytetare te kombeve te tjere qe ta kishin bir te tokes se tyre. "Njollosja" qe u munduan t’i bejne emrit te tij, sidomos keto kohe, ne prag te dhenies se cmimit Nobel te Letersise (qe kete vit ju dha autores gjermane Muller, me origjine rumune) eshte me qitje te larget: te mos e shohe Shqiperine "qoftelargu" bastard qe nuk e meriton emrin shqiptar, ndonje autor i paket ne numer, i rreshtave me helm, pasi ai i sherben dikujt tjeter. Une kam punuar ne organizatat e ndryshme nderkombetare, ne Kombet e Bashkuara ne Gjeneve, ne Komisionin Ekonomik te OKB-se per Europen, ne Organizaten Nderkombetare te Punes, OMS dhe nuk kam pare qe francezi, amerikani, gjermani, italiani, argjentinasi, afrikani, austriaku, cifuti, etj., te flase kunder bashkekombasit te tij. Perkundrazi ata beheshin bllok per te mbrojtur te drejtat e tij. Bota e qyteteruar e ka per nder qe bashkekombas te saj vleresohen ne bote nga kombe te tjere. Sidomos kur kemi te bejme me nje autor unikal per Kombin tone, si Ismail Kadareja qe ka ditur te ngreje bukur ne art vlerat e tij, historine e tij te dhimshme dhe shekullore, qe ka vizionin e tij real per Shqiperine, Kosoven, Ballkanin dhe boten e qyteteruar. Ai do te mbetet perjete, si figurat e tjera te shquara te Kombit tone, symbol i se rese, i qyteterimit shqiptar, i futjes se letrave shqipe ne altarin e arte te letersise boterore. Duan apo s’duan disa zera te cjerre, Ismail Kadare i ka kaluar kufijte e Shqiperise dhe Kosoves me veprat e tij. Edhe pse nuk e ka marre akoma cmimin Nobel, per arsye te pakuptueshme dhe ndoshta si rezultat i anatemave qe ndermarrin kukuvajkat shqiptaruce, ai e ka merituar ate me kohe, me dhjetra cmime te tjera me prestigj te marra ne Europe, ne SHBA e gjetiu.
Sidoqofte, kjo "lufte" do te vazhdoje cdo vit, pasi "qoftelarget" e pakte jane paguar dhe do te vazhdojne te paguhen nga dikush qe me qitje te larget mundohet ta shtyje “ne kalendrat greke” edhe ceshtjen e ligjshme te Kombit shqiptar per te bere pjese ne Europen e te 27-ve. Por ne nuk duhet te tutemi dhe te stepemi se na sulmon nje "jashteqitje" (me falni te nderuar lexues se po e shpreh keshtu) e Kombit qe ndermerr anatema kunder Ismail Kadarese, apo Skenderbeut, Nene Terezes. Ne duhet te behemi njesh per t'i mbrojtur ato figura, me argumentat tona, me fjalen e historianeve, kritikeve te artit, profesoreve tane te letersise, historise, qe duhet te thone fjalen e tyre dhe te mos qendrojne te mefshet ndaj sulmeve te zerave te paket qe duan ta shohin Shqiperine dhe Kosoven akoma ne “Europen tjeter”. Ka ardhur koha qe arkivat tona te hapen per studjuesit tane te ndershem, jo vetem ne Shqiperi, Kosove, por edhe per studjues bashkekombas qe jane vendosur ne Europe e gjetiu, dhe te nxiten ata te gjejne ne arkivat europiane dhe boterore argumenta dhe te nxjerrin ne pah gjithcka qe na nderon si pjese e ligjshme e Europes dhe e kombeve te tjera te qyteteruar. “Po edhe ne mundemi” te behemi bllok kunder tyre! (Yes, we can!)

Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Vuniqi: Athua ka humbur shpresa për ndryshime...?
Engjëll Koliqi: Të mis shihen partitë por le të votohen më të mirët
Ndue Ukaj: Kush nuk duhet të fitoj Prishtinën?
Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)
Adnan Abrashi: Kot tentimi i pengimit të një rruge të nisur kaherë
Frank Shkreli: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA s’matet dot prej apatridëve
Ndue Ukaj: Sprova për demokracinë
Minella Aleksi: Qosja - Mohuesi i madh shqiptar i letërsisë shqiptare
Sabile Keçmezi-Basha: Historia nuk bëhet me gënjeshtra
Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?!
Gani Mehmetaj: Sfidat e pavarësisë
Dorian Koçi: Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
Ahmet Selmani: Prapavija e Enciklopedisë
Hysen Ibrahimi: Enciklopedia e urrejtjes
Skender Korça: Maqedonia me “kokë të ngritur”, provokuese në Ballkan
Valon Kurtishi: Enciklopedi artificiale e një shtet-kombi artificial
Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
BDSh: “Enciklopedia Maqedonase” - Çorbë Derrash e Kuzhinës Luftënxitëse të Shkupit!
Burbuqe Thaçi: Objektivat e Mijëvjeçarit për Zhvillim – utopi dhe propagandë pa shije
Valon Kurtishi: Fenomeni “Pollat” - plan satanik për influencim dhe asimilim identitar