Shtesë » Lajme
Faruk Tasholli: Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re
E hene, 14.09.2009, 03:52 PM
 Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re
Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re Nga Faruk Tasholli
Të enjten, në një ceremoni të pasur me program kulturo artistik, u lëshua zyrtarisht në përdorim objekti i renovuar i shkollës Fillore “Naim Frashëri”, në Tetovë. Gjatë punimeve të cilat filluan në qershor, janë renovuar intereti i shkollës dhe fasada e objektit, është ndërtuar fushë e re sporti për futboll dhe basketboll, rrethoja e shkollës, inventar i ri shkollor dhe riparime të tjera. Renovimi i shkollës është realizuar me një donacion të kompanisë “Ekolog”, pronë e biznismenit të suksesshëm nga po i njëjti qytet, Lazim Destani. “Shkolla përfundimisht ka marrë një pamje të re sikur të ishte ndërtuar sot”, tha drejtori Xhemali Beluli, i cili bëri të ditur se gjatë 40 viteve të fundit nuk ishte bërë asnjë investim në këtë shkollë. Drejtori i shkollës Xhemali Beluli dhe investitori Lazim
 Destani, janë shprehur se edhe biznesmenët tjerë duhet të ndjekin këtë shembull dhe të investojnë në arsim. “Qëllimi i këtij investimi është se nuk janë vetëm komunat dhe shteti ato që duhet të investojnë, por edhe ne si sektor privat i biznesit duhet të bëjmë investime”, tha para të pranishmëve, donator, Lazim Destani. Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program të begatshëm kulturo-artistik, ndërsa një mirënjohje ju nda edhe investuesit pronarit të komapnisë Ecolog Lazim Destani. Asnjëri nga të pranishmit nuk pranoi tju përgjigjet gazetarëve për shifrën e saktë të investimit në këtë shkollë.
Destani, janë shprehur se edhe biznesmenët tjerë duhet të ndjekin këtë shembull dhe të investojnë në arsim. “Qëllimi i këtij investimi është se nuk janë vetëm komunat dhe shteti ato që duhet të investojnë, por edhe ne si sektor privat i biznesit duhet të bëjmë investime”, tha para të pranishmëve, donator, Lazim Destani. Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program të begatshëm kulturo-artistik, ndërsa një mirënjohje ju nda edhe investuesit pronarit të komapnisë Ecolog Lazim Destani. Asnjëri nga të pranishmit nuk pranoi tju përgjigjet gazetarëve për shifrën e saktë të investimit në këtë shkollë. Komentoni
					Artikuj te tjere
						Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
						Vazhdon angazhimi pro-shqiptar i Avni Dervishit
						Besim Gerguri: Heroit të luftës së Kosovës i vidhen medaljet
						Peshkatari: Si e kapa peshkaqenin 850 kg
						Boks e shpulla në xhami
						Dhjetëvjeçarja ikën nga bashkëshorti tetëdhjetë vjeçar, mirëpo pa sukses
						Laureta Roshi: Uria mediatike e shqiptarëve…dhe…
						Termeti shkund Shqiperine, toka goditet 7 balle
						"Aldo Bare shëtiste me kokën e Dajës në dorë"
						Hajdin Islami: Gjatë këtij muaji vendoset shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë
						OJQ “Thirrjet e Nënave” kërkon identifikimin sa më të shpejtë të mbetjeve mortore
						Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze
						Foo Fighters/Të mistershmit
						Një shkëputje në hapësirë-kohë
						Si nisi revolucioni në Gjermaninë Lindore
						Perënditë e Detit të Gobit
						Komplote dhe konspiracione, të vërteta apo fryte të imagjinatës
						Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës
						Kosovë, 4 të arrestuar dyshohen për terrorizëm
						Hajdin Islami: Në Vushtrri, organizohet Takimi Rajonal i Komora-s
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










