Kulturë
Liman Zogaj: Shtigjet e Dritës (Cikël poetik)
E shtune, 13.06.2009, 09:34 AM
Poezi nga Libri i ri"Shtigjet e Dritës", i cili së shpejti do te dalë nga shtypi.
Liman Zogaj
LOTË
Motres , Rukijes
Dy zogjë
m’i qendise në bluzën e bardhë
ta kam jeten me këngë
e kengen ma djegi loti per ty.
Jemi ndarë pa lamtumir
Moter
se prita se keputen buzeshjet tona
kur u fashit dhembja .
Loti
moj motër
mu bë Krua i shterrur
për ylberin e ri.
VARRI I RI
Mos
O mos e hapni at Varr
a e shihni
sa bukur ka bleruar fusha.
Mos, i’a varrosni buzëqeshjet
se Lotët
e dhembja
i shpërthejn digat e detit te zi.
Mos e varrosni at meteor
Nëna
e kërkon me nje kandil neper erresire
dhe e mallkon vetemin.
Nusja e përlotur
e djegë velon e bardhë
stalegtitet dhe Stalegmitet
Le te pikojnë Lot.
Mos
mos e varrosni at yllë
se fëmijëve u kallën lojrat
nëpër Natë.
Mos, bre mos
e mbulon me dhe at djalë
se me pat ftauar për tridhjet Pranverat
që i paska zënë pikllimi.
EJA
Eja neper tymin
e shpirtit tim që kallet
e ma lidhë plagën
me një gjethe trandofili.
A e dinë biografine
e dashurive që nuk vriten
edhe mbase vullakeneve
mbin lule bore e dashurisë.
Eja
edhe nese jam e vdekur
e harruar
zemra- zemrës i flet në emër të dashurisë.
Eja
edhe nëse nuk më njeh
të plagosur nga vetmia
në shtratin tim të dhimbjeve.
Dola rrethë lumit
sonte
portreti ytë
mu shfaqe nëpër valë.