E diele, 28.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Nehat Jahiu: Akulli nuk u shkri

E marte, 09.06.2009, 06:02 PM


Nehat JAHIU

AKULLI NUK U SHKRI…

Asnjëherë nuk mu largua nga mendja…! Edhe sot e kësaj dite nuk më tretet kujtesa…! Më është ngulitur diku thellë në shpirtin tim..! Sa e sa netë nuk kisha futur kokërr gjumi në sy…! Nuk e dij sa nëkmisha i kisha ndrruar me netë të tëra…! Për ti tharë djersët e trupit…! Avulli më dilte nga koka…! Si tymi i oxhakut të kullës…! E kafka e kokës më pëlciste…! Mushkëritë më digjeshin flakë…! Me shtambë pija ujë për ta shuar etjen…! Me ujin e kroit të Majës së  Gurit…! Që buronte nga zemra e shkëmbit …! Sa e sa fije të shpirtit më ishin këputur…! As vet nuk e di…!?  Mendja më sillej vërdallë…! Edhe drejtpeshimin e kisha humbur…! Endrrat…! Më ngritnin nga shtrati…! Hëna më trokiste në dritare…! Qyqja këndonte në oborr…! Në degë të ftoit…! E unë…!?  Hapur sytë…! Në çatitë e tavanit…! Tërë natën pa gjumë…! Oh,Zot…! Portreti i një voglusheje…! Më qëndronte para syve…! Nuk më largohej dot…! Më zgjaste dorën…! Më përqafonte…! Më perkëthelte ballin…! Më…! Nuk largohej prej meje…! E, unë…!?!?  Do të çmendem…!!! Do të çmendem…!!! Oh, Zot…! Si ta shuaj etjen e shpirtit tim…! Më digjej prush…! E portreti i saj…! Nuk më largohej prej syve…! Kërkonte ndihmën time…! Kërkonte…! E unë…!?!?  Po digjesha..! Po digjesha si pisha…! Që nënëlokja e kishte ndezur…! Pranë oxhakut të vatrës…! Oh,Zot…! Si ta ndihmoj…! Ta shëroj shpirtin e saj të njomë…! Plagët…! Dhe…! Vetëm edhe një javë kishte mbetur…! Për të përfunduar viti shkollor…! Njomëza ishte semimaturante…! Ishte e shkëlqyeshme dhe shembullore…! Dëshira e saj ishte…! Që në qershor të regjistrohej në shkollë të mesme…! Për ti vijuar mësimet…! Ishte dëshira e saj e flaktë…! Por…!?!?  Dëshira mbeti …!  Vetëm një dëshirë…!  Një ëndërr e parealizuar…! Bariera…! Fanatizmi…!  Dhe…! Gjithëçka e pamundur…! E parealizuar…! Dhembje shpirti…! Hapje plagësh…! Djegie mushkërish…! Don ta shkrish akullin…! Nuk mundesh …! Ngrirje e fortë…! Don ta hapësh derën…! E kishin mbyllur…! Me shtatë dryna…! Edhe dritareve ia kishin vu ca e ca grila…! Të hekurtë…! Oh,Zot…! Zemra ime…! Zemra e Njomëzës…! Pikon gjak…! Akulli nuk u shkri…! E ajo mbeti…! Mbeti midis katër muresh…! Shpresat dhe ëndrrat u tretën…!Dëshira mbeti e ngrirë…! Fanatizmi e shkapërderdhi…! Dromca-dromca ia bëri shpirtin…! Oh,Zot…! Akulli nuk u shkri…! Për Njomëzën shtalbore…! Dhe nuk e dij…! Edhe sot nuk e kam kuptuar…!? Pse ishte ngrirë…!? Pse nuk ishte shkrirë…!? Pse ishte mbyllur dera e saj…!? Me shtatë dryna…!? E dritarja…!? Rrezet e diellit…! ? Asnjëherë nuk mundën…! Të futeshin në shpirtin e saj…! Të mbyllur në katër mure…! E unë vetëm…! Mund ta ruaj portretin e saj…! Me shikim në sytë e mi…! Netët pa gjumë…! Ndihmën që më kërkoi…! E unë nuk munda të ia afroja …! E vetëm digjesha …! Si pisha e asaj nate…! Që e kishte ndezur…! Nënëlokja ime…! Aty pranë oxhakut të kullës…! E sot me mall e dashuri…! Shpeshherë e shfletoj faqen e fletës së ditarit …! Ku e kisha regjistruar me dorën time…! Sa e sa vite i kishte nga ajo kohë...! Edhe ngjyrën e kishte ndryshuar nga vjetërësia…! Sa e sa njolla i kishin mbetur mbi ngjyrën e stilolapsit…! Në fletën e ditarit….! Janë  njollat…! Që kishin mbetur…! Nga pikat e lotit…! Të nxënëses Njomëz…! Dhe i ruajnë kujtimet e patretura…! Pluhuri i kohës e kishte mbuluar faqen e ditarit…! Njomëza ishte ndarë përgjithmonë nga bangat shkollore…! E, emri…!? Suksesi…!? Sjellja…!? Dhe…!? Kishin mbetur të ruajtura …! Kujtimi i paharruar në faqet e ditarit….! Për ta shfletuar unë…! Sa herë që të më kujtohet akulli i ngrirë…! Ai akull që nuk mundëm ta shkrim…! As unë…! As Njomëza ....! E as…! As…! …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora