E enjte, 01.05.2025, 03:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Lasgush Poradeci mbi vlerat pavdekshme të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit

E merkure, 10.06.2009, 05:34 PM


Hoteli Continental ku u vendos që Shqipëria të shpallet e lirë dhe e pavarur (1912)
Hoteli Continental ku u vendos që Shqipëria të shpallet e lirë dhe e pavarur (1912)
Pavarësia e Shqipërisë

“Kollonija ishte e kulluar, e prerë në mendimin e saj; ajo desh një Shqipëri më vetëhe, dhe krejt të çliruar. Me këto lajme Luigj Gurakuqi e la Rumaninë për t’a shpënë ato Ismail Qemalit, po në krye të Nëntorit 1912 këthehet prapë në Bukuresht dyke patur porosi nga ana e tij që të këshillohet edhe një herë me Shqipëtarët e atjeshmë. Kollonija, si përgjigje, i përsëriti mendimin e saj të mëparshëm, që ish vendimi i saj: Shqipëri më vetëhe, krejt e çliruar. Dhe pasi ardhi edhe Ismail Qemali në mes të Kollonisë dhe u mbajt mbledhje e madhe e përgjithëshme në Hotel Kontinental ku muar pjesë dhe Degët e Shoqërive të qyteteve të tjera, dyke rënë aty, mi parimet e Kollonisë, të gjithë në godi për Udhën që duhet marrë, u vendos të shpallet zyrtarisht Pavarësia e Shqipërisë me ngritjen e Flamurit dhe të niset menjëherë Dërgata Historike ku mirnin pjesë anëtarë nga më të lartët të Kollonisë. Për dokumentim u redaktua, më 23/5 të Vjeshtës së tretë 1912 dhe një Proçes-verbal përkatës, i nënëshkruar po thuaj se nga gjithë Kollonija si dhe nga Degët e Shoqërive të qyteteve të tjera të Rumanisë. Kështu u ngrit Flamuri në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit që ishte dora e Shqiptarit, dhe nga shpirti i Kollonisë që ishte shpirti i Shqipërisë”.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx