E premte, 17.09.2021, 10:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Piktorët kosovarë ekspozojnë në Bruksel

E premte, 13.03.2009, 11:21 PM


Nga e djathta: Georges Verzin, Valton Beqiri, Skender Durmishi, Xhevdet Pantina, Ali Podrimja, Jeton Kelmendi
Nga e djathta: Georges Verzin, Valton Beqiri, Skender Durmishi, Xhevdet Pantina, Ali Podrima, Jeton Kelmendi

Piktorët kosovarë ekspozojnë në Bruksel

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Në galerinë e Komunës së Skarrbegut në Bruksel, është hapur ekspozita e artistëve nga Kosova, ku mori pjesë edhe Ministri i Kulturës dhe Sporteve të Republikës së Kosovës. Organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Komuna e Skarrbegut, parmbrëmë në prani të një numri të konsiderueshëm artdashës belg  dhe shqiptar janë ekspozuar punimet e Agim Rudit, Isa Alimusaj, Avni Curri, Sabedin Etemi, Avni Behluli, Liridona Gjuka, Shyqri Nimani, Muhamet Ahmeti, Xhevdet Pantina, Nebih Muriqi, Al Podrima, Gani Gashi, Majlinda Kelmendi dhe Ylber Krasniqi.
 Georges Verzin shef për kulturë në Komunën e Skarrbegut, në fjalën e tij të hapjes tha se ndihet krenar që i pret artistët nga Kosova në një ekspozit të tillë, nga që Kosova dhe Belgjika janë dy vende qe kanë vuajtur shumë nga pushtimet, për shekuj me radhë. Prandaj edhe ne dimë të bëjmë art dhe kemi vlera të padiskutueshme u shpreh më tej Verzin.
Georges Verzin foli edhe për kohën e luftës në Kosovë. Ai tha se dhjetë vjet më parë, kur në Kosovë bëhej luftë, fëmijet Kosovarë erdhen të tmerruar nga flaket e luftës këtu në Belgjik dhe shkollat tona ua hapen dyert. Është mburrje për mua të flas para artistëve kosovare, kur dihet se të dyja vendet tona kanë një simpati të ndërsjellët tek njëra tjetra. Pikturat e artistëve kosovarë janë vlera të mirëfillta evropiane konstatoi në fund ai.
 Nga ana e tij ministri i Kulturës së Kosovas Valton Beqiri, duke falënderuar të pranishmit në ekspozitë, tha se është me rëndësi që ju të njiheni me një pjesë të artistëve nga shteti më i ri në Botë. Ishte ky një insistim i artistëve kosovarë që të prezantohen me vlerat e tyre më shpesh në skenën ndërkombëtare.   Deri para pak vitesh kjo ka qenë e pamundshme ngase Kosova ishe e okupuar nga Serbia tha ministri Beqiri. Tani pas krijimit të një realiteti të ri, pas shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes nga shumica e vendeve evropiane dhe shumë tjera botërore, gjerat kanë ndryshuar për të mirë dhe artistëve u janë hapur dyert dhe mundësitë e komunikimit artistik ndërkombëtar u shpreh Ministri Beqiri.
Në ketë kuadër Beqiri u shpreh se përmes kësaj ekspozitë në teknika, forma dhe përmbajtje, paraqiten veprat e disa artistëve kosovarë, është gjithashtu një mundësi e mirë për të shprehur dëshirën dhe synimin tonë të përhershëm për shtimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit kulturor të Kosovës me Belgjikën dhe me vendet tjera perëndimore.   Kosova është vend i Evropës Jug-lindore dhe ka pasur një histori tragjike, por ka një traditë krejtësisht të veçantë dhe unikale, me hapsirë shumë ngjyrëshe e cila me vlerat  e saj artistike dhe etnokulturore, ia shton bukurinë mozaikut kulturor dhe artistik të Evropës, ka përfunduar Ministri Beqiri.
Të pranishmit i përshendeti edhe Kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës Xhevdet Pantina. Ai foli për rëndësinë që ka paraqitja me ekspozita në vende të Evropës. Një grup artistësh para pak ditësh kanë ekspozuar në Spanjë dhe Austri, ndërkaq disa nga këta artist do të ekspozojnë edhe në Gjermani dhe Danimarkë. Pantina u shpreh i kënaqur me ekspozitën dhe tha se kanë bërë marrëveshje me nikoqirin që ekspozita të jetë tradicionale për çdo dy vjetë  të ekspozojnë artistët kosovarë në Bruksel dhe artistët belg të ekspozojnë në Prishtinë. Pantina tha se sot do të kenë takime me disa kritikë ta artit në Belgjikë dhe do të pritën nga Burgomestri i Skarrbegut.

Është me rëndësi paraqitja e artistëve tanë në skenën ndërkombëtare, pasi kjo reflekton pozitivisht në krijimin e imazhit të vendit në sytë e opinionit ndërkombëtar, mirëpo ka shumë rëndësi organizimi dhe mënyra se si paraqitesh. Dihet se Kosova është një shtet i ri dhe ende i pa konsoliduar, por kjo nuk duhet të jetë arsye për qalet dhe nivelin bizar të organizimit. Në ketë ekspozitë, merrnin pjesë një numër jo i madh i shqiptarëve, kurse njeriu më i lart i hierarkisë belge ishte shefi për kulturë i Komunës së Skarrbegut. Në ekspozitë nuk ishte i pranishëm as Ambasadori Ilir Dugolli, por vetëm sekretari i Ambasadës Skënder Durmishi. Nga ambasada e Republikës së Shqipërisë nuk ishte askush.
Nga ana tjetër nga Kosova me artistët kishte ardhur edhe Ministri i Kulturës, por ai nuk ishte pritur nga ndonjë zyrtar i shtetit Belg. Sido qe të jetë artistët po e bëjnë punën e tyre, po prezantohen në vende të ndryshme.
Vizitor të ndryshëm vendor, u shprehen të kënaqur me nivel artistik të pikturave të artistëve kosovarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora