E premte, 26.04.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Faleminderit

Urim Gjata: Dhimbja e nje Mesuesi

E enjte, 19.02.2009, 11:09 PM


Dhimbja e nje Mesuesi

Nga Urim Gjata
 
E sheh rruges ashtu te lodhur nga hallet e kurbetit.Por gjithmone krenar per prejardhjen e tij,vendlindjen e tij,zanatin e tij nga me te bukurit ne bote.Ky eshte mesues Dashua nga Permeti,tashme emigrant ne qytetin tone ne Selanik.Te gjithe me dashuri e therresim Profesor.Emer i bukur por qe i takon ne gjithe takimet me perfaqsuesit e shoqatave,klubit poetik forcave politike ketu ne emigracio te (lodh) me te vetmin shqetesim.A do mundemi te kemi nje shkolle Shqipe ketu pa le te vdes.Dhe lotet i rrjedhin nga syte, nga syte e mallengjyer per tju mesuar vocerrakeve Shqiptare ketu ne emigracion gjuhen e nenes, te gjysherve dhe stergjysherve te tyre Shqiptare.Gezohet si femije kur klasa i mbushet plot e perplot me vocerrake,gezohet me gjithe shpirt.Sepse ai vete me gjithe moshen e tij ka shume vite ketu ne Selanik qe ka organizuar dhe organizon  falas per femijet shqiptare kurset e gjuhes shqipe.Nje here ne jave i themi ne.Buzeqesh, nuk jane pak na thote,behari nuk vjen me nje lule,por po nuk celi nje lule nuk vjen behari..Fjale e mencur e nxjerre nga goja e embel e nje njeriu me shpirt te mire, e nje njeriu qe megjithe se ne moshe jo te vogel,mbas punes se lodheshme gjen kohen  tju mesoje femijve tane gjuhen shqipe.Duke pire kafe me kryetarin e artisteve dhe poeteve shqiptare Dega e Blerte,z Bujar Muco,ne nje moment vjen profesor Dashua duke buzeqeshu.Tani jemi tre mesues na thote ai,bisedova dhe me Aleksin,-Ana Kapia me premtoj qe do mundohet te na ndimoje nga prefektura,zot shyqyr.Kam nje merak thote.Ju e dini une jam nje nga drejtuesit e shoqates me emrin e shenjtores Shqiptare Nene Tereza.Ne pervjetorin e saj sivjet  shpallim  konkursin  per krijimetme te mira  nga emigrantet per figuren e kesaj shenjtore te madhe.Do te  deshironim nga Dega e Blerte ketu te na dergoni krijimet me te mira.. Apo jo Urim me thote jemi apo sjemi Shqiptare.Te dua me thote se je nip,- djale,- dhe vella mesuesi.E di mor shejtan cdo me thene mesues?Une e gacmoj duke qeshur.Turku nuk ju merr ju mesuesve per deshmimtare.Qesh perseri, po- por pa ne sot nuk do lexonit dot Shqip. Dhe nis e flet me dashuri dhe mall per rilindesit tane dhe nuk mundet  te mbaroje pa permendur vellezerit Frasheri duke ju mbushur  perseri syte i mbushen me lot.Shteti na dergoj disa abetare qe nuk dime ku perfunduan,sikur ne te ishim ne shkretetire dhe jo ketu ne sinor, ja ku jemi ketu. Ata vine per dite dhe me shume per qef,askujt nuk i shkon mendja se ketu po rritet nje brez i ri qe nuk di shkrim e kendim,pra nje brez pa te ardhme ne vendin e tyre.Vertet profesor Dashua kishte te drejte,shume te drejte ne fjalet e tij dhe ashtu i lodhur ngrihet. Do shkoj nga shkolla thote, te shoh si vajten sot mesimet,dhe gezohet perseri si femije kur femijet shqip[tare arrijne te shkruajne dhe lexojne shqip.Duke u larguar profesori mendoja, Jane te rralle keta njeres.E cfare kishin me shume rilindasit se keta ne keto kohe qe jetojme. Filsja me vete dhe ndjehja respek per kete njeri te mire qe po largohej me enderren se shume shpejt do kete dhe nje shkolle shqipe dhe ne Selanik. 



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora