E diele, 28.04.2024, 07:40 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Poeti qe shkroi vargje ne ''kompjuterin'' e mendjes

E shtune, 14.02.2009, 11:25 AM


POETI QE SHKROI VARGJE NE “KOMPJUTERIN” E MENDJES

(Ne kujtim te rapsodit popullor, Sokol Arifi)

Nga Gjon  NEÇAJ, poet dhe publicist

Gjon Neçaj
Gjon Neçaj
Nje pasdite marsi te vitit 2005, kur dielli sapo ish fshehur pas Majes se Hekurave, neper rrugicat me geshtenja te fshatit Markaj, drejtoheshin per varreza njerez grumbuj-grumbuj te moshave te ndryshme, per te percjellur ne banesen e fundit trupin e pajete te Sokol Arifit. Ne pjesen veriperendimore te qytetit alpin te Bajram Currit, ne masivin me geshtenja, shtrihet rreze Majes se Hekurave fshati Markaj,ne perberje administrative te komunes Bujan. E dikund mes fshatit shtrihet fisi i Secit, ku lindi dhe u rrit vjershetori, rapsodi, folkloristi dhe kengetari popullor, Sokol Arifi.
Sokoli lindi me 18.01.1925 ne fshatin Markaj,komuna Bujan,Tropoje (Malesia e Gjakoves). Aty hodhi shtat femijeria, aty u rrit dhe u burrerua dhe aty mbylli syte ne mesmarsin e vitit 2005.Ky njeri me tipare te rralla,sic shpjegojne te afermit e tij,kur i vinte muza e frymezimit,dilte ne oborr , e mendueshem dhe i vetmuar endej rrugicave te lagjes,shtegut mes kullave, derisa vargjet nguliteshin ne mendjen e krijuesit gjenial.Sokol Arifi ishte analfabet dhe kurre nuk mesoi shkrim e kendim. Truri i tij ishte “kompjuter” i rralle.Atij kur i vinte muza,i regjistronte vargjet ne memorie dhe pastaj si ndonje laptop i koheve te sotme i regjistronte ne mendje! E keshtu ai krijoi me mijera vargje,botoi tre libra dhe ishte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe prej vitit 1966.Sokoli ka lene ne doreshkrim me qindra vargje rapsodike.Ai krijoi e thuri kenge per heroizmin e te pareve tane, per luftrat shumeshekullore ,per trimat dhe heronjte e Tropojes, per popullin, Kosoven dhe Shqiperine. Motivet e larmishme, pershkrimet, trajtimi i ndjenjave te dashurise, besnikerise ndaj popullit e atdheut, Kosoves nene, pasurimi dhe persosmeria e vargut,figurat e heronjve popullore,te gjitha keto e te tjera,jane temat e trajtuara ne vargjet e Sokol Arifit.Talenti i tij i lindur ishte ne genet e prinderve te tij,sic thote studiuesi i vepres se tij, Shaban Zeneli. Babai i Sokolit, Arifi, ishte instrumentist i degjuar popullir, kurse nena, Gjyke Syla,ka mbetur ne kujtesen e atyre qe e njohen, si nje vajtore e perligjur dhe origjinale. Sokol Arifi lindi dhe u rrit ne djepin e eposit te kreshnikeve.
Muza e krijimtarise se poetit ka qene pra mjedisi ku lindi,jetoi dhe mbylli syte. Midis motiveve, vendin qendror e zen kenga qe eshte shenuar se pari ne Nikaj (Curraj Eper), ne zonen qe studiuesit e epikes legjendare e kane konsideruar si te vete truallit te kesaj epike nder shqiptare. Ne nje bisede te bere me Sokolin ne vitin 2000,ne moshen e pleqerise,ne nje kafene te qytetit Bajram Curri, teksa e pyeta per krijimtarine e tij, ai aty per aty m’u pergjigj : “Baba em jo kot me pat pagezue me emnin Sokol, more bir. Une kanget i kam shkrue ne “kompjuterin” e mendjes ,“e filloi te recitoje vargjet e castit: “Shyqyr si jena n’demokraci / Zemra tash thote ate c’ka ndi…”Rapsodi popullor Sokol Arifi ka ne doreshkrim qindra vargje te ruajtura me kujdes nga familja e tij. Eshte ne nderin e institucioneve shteterore dhe te sipermarrjeve private botimi i vepres se plote te Sokolit.
Ne gjurmet e krijimtarise se Sokol Arifit vijuan nje plejade e tere krijuesish tropojane qe sot kane bere emer brenda dhe jashte vendit me botimet e shumta te veprave te tyre. Kjo ese eshte nje homazh per per krijimtarine e tij dhe nje kujtese organeve kompetente qe nje mirenjohje per te,eshte sado pak per ta kujtuar dhe nderuar Sokol Arifin, birin e Malesise se Gjakoves, per te cilin do te mburrej kushdo qe nxjerr nje personalitet te tille ne fushen e letersise dhe folklorit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora