E shtune, 27.04.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Vitore Lekës, në vend të urimeve për Ditëlindjen

E enjte, 05.02.2009, 09:00 PM


Një fragment eksplikativ i librit Zemërzana e Diasporës, në vend të urimeve për Ditëlindjen

Vitore Leka me dashamiret e saj ne Tirane (2007)

Nga Baki Ymeri

Nuk e dimë se ç’mund të thuhet në kuadrin e shpjegimeve të një libri që shëmbëllen me albumin e një veprimtari të shquar të diasporës shqiptare. Zemërzana e Diasporës është parathënia e një fragment thëniesh të panumërta për një Zonjë të respektuar të diasporës sonë, një vëllim me disa poezi të zgjedhura në disa gjuhë, me një kapitull konsideratash të përzemërta në adresë të saj, me një kapitull intervistash, një tjetër me disa nga kujtimet e saj, dhe me një titull të bukur, ndoshta nga me titujt më të bukur që defillojnë në spektrin e literaturës shqiptare: Zemërzana e Diasporës. Sa i përket famës, Vitorja është e famshme në fushë të humanizmit dhe atdhedashurisë. Edhepse sistemi ia cenzuroi të drejtën për të frekuentuar bangat e Universitetit, ajo din të qëndisë vlera letrare që të joshin ti lexosh me admirim, kujtime, tregime dhe poezi. Poezi ku dëgjohen pëshpëritjet e truallit shqiptar, siç kemi thënë kohë më parë për vlerat lirike të Sali Bashotës, apo siç do të themi nesër për frymëzimet Nën Tingujt e Natës të Alma Papamihalit, e cila, njësoj si Vitorja, din ta pasurojë universin me vlera të reja që ushqehen me gjuhën e dashurisë. Dy zemërzana të diasporës, njëra në Itali e tjetra në Gjermani, dinë të krijojnë perla poetike të përzjera me elemente të realitetit dhe imagjinatës.

Derisa ne banojmë në garsonierën e sentimenteve letrare, duke patur librat për femijë dhe gjuhën shqipe për atdhe, Vitorja dhe një numër i panumërt ëndërrimtarësh në diasporë,  dinë ta duan gjuhën shqipe dhe dinë të digjen për Shqipërinë. Në mbarim të librit jepet dhe një mini/album fotodokumentar . Jo më kot, dikush pat thënë për të, shkurt e shqip: “Ky është një përkushtim imi poetik i thjeshtë, në shenjë respekti e nderimi me rastin e dekorimit të saj nga Presidenti i Shqipërisë. Mendoj që njerëzit me shpirt të mirë, human e të dashur, luftëtarë për çështjen atdhetare, ashtu siç i nderon koha vetë, si dhe kreu i shtetit tonë, le t’i nderojmë dhe t’i respektojmë edhe ne me mundësitë që kemi!”

***

Në vend të parathënies

Zemërzanë e dorëzonjë, në Shqipëri e Diasporë

Kujtime shqiptare nga Roma

Nga Drita Braho

Zonja Vitore Stefa (Leka), kjo zemër e fortë dhe kurajoze shfaqet përpara nesh me energjinë që i buron nga shpirti, si një diell ku të gjithëve u fal ngrohtësi. Vitorja të sjell pranë dhembjen, dashurinë, qëndresën, butësinë dhe faljen prej nëne. Berati bimilear, vendlindja e saj, ka qenë dhe ka mbetur muza poetike për bijën e Stefave. Duke deshifruar portretin e saj gjatë pjekurisë intelektuale, vijmë në përfundim se  Zonja Vitore të sjell pranë vitoret, keto qenie mitologjike të Çamërisë shqiptare. Vitoret që punojne natë e ditë. E tillë është dhe kjo Zonjë: Vitorja e Beratit, Kosovës, Triestes e Çamërisë, Zemërzana e Shqipërisë që Globin e Gjithësisë e mban në duar. Ajo të sjell pranë buzëqeshjen, ëmbëlsinë dhe bukurinë e femrës shqiptare. Zemra e saj e hapur për bijtë dhe bijat shqiptare që kanë trokitur në mërgim. Shtëpiza e saj ka qënë  streha e ngrohtë e çamit dhe kosovarit, streha e të gjithëve. Kështu, nëna Vitore Leka na jep figurën  e ndritur të nënës shqiptare.

          Në sytë e artë gjithmonë do të shikosh një pikë loti të fshehur. Është sypafjetura jonë. Në sofrën e saj bujare ka pritur dhe përcjellë me dashurinë e  dhembshurinë e motrës dhe nënës. Shtëpia e zonjës Vitore është një fragment Shqipërisë në zemër të Triestes. Ku jeton Vitorja? Në Trieste apo Kosovë?  Në Preshevë apo Tetovë?  Në Çamëri  apo Shqipëri? Zonja Vitore jeton në çdo zemër shqiptare dhe në çdo pjesë të tokës së banuar me shqiptarë. Ajo pret dhe përcjell atdhetarë, si dikur babai i saj, që me besë e burrëri i priste dhe përcjellte fisnikët shqiptarë, madje edhe ato italianë e amerikanë. Vitorja shkon gjurmëve të arta të babait të saj, Kostaq Stefa i ndjerë, Martir i Demokracisë. Ajo  shpërndan tek çdo shqiptar mesazhe paqe, mirëkuptimi, bashkëpunimi e  bashkimi. Zonjën Vitore do ta krahasoja me vetë portetin e saj. Me modestinë dhe thjeshtësinë e saj ajo thot: "Unë jam Vitorja". Dhe është  e vërtetë. Tek pena dhe përkushtimi për çështjen kombëtare do të shikosh Zonjën me shpirt të madh dhe zemër të fortë. Pena e artë, fjala e matur, humanizmi dhe atdhedashuria, do ta shoqërojne në çdo hap të jetës. Një shembull i rrallë në Diasporë, një nënë e mirë dhe e dashur, një motër e përkushtuar për gjithë shqiptarët.

          Ky libër është një surprizë që i bëhet nga komuniteti shqiptar i Rumansisë,  motrës sonë. Zonjës Vitore Stefa (Leka). Çdo shkrim i saj (apo për të) flet. Në to dëgjohet zëri i Shqipërisë. Janë vargjet  e shpirtit që kanë  dale si uji i  burimeve të Valbonës. Janë zërat  e nënave shqiptare,  meloditë e të rinjëvë që ka mbajtur pranë. Janë këngët e bukura came dhe trimëritë e vëllezërve  kosovarë. Me të vërtetë, Berati ndihet krenar për këtë bijë të shtrenjtë. Ishte ajo që sa herë në botë ngriti zërin për çështjen shqiptare, duke e prezantuar orgjinën e saj: "Vij nga Berati!".  E vlerërsuar  tashmë jo vetëm në fushën profesionale, por edhe në atë atdhetare e humanitare, ajo  vjen  e plotësuar si një figurë që të josh për ta admiruar. Portreti i saj përcjell mesazhe paqe e mirësie. Në këtë libër të pregaditru me kujdes dhe përkushtim nga Baki  Ymeri, lexuesi do të njohë nga afër punën e palodhur të zonjës  Vitore që punon si një nënë ë mire, duke mbledhur zogjtë rreth folesë. Ajo me kujdes u tregon drejtimin e fluturimit në trojet etnike. Po qe se din ta duash dhe ti shërbesh kombit tënd, ke marrë bekimin e Zotit. Për këtë përkushtim ajo eshte vlerësuar nga personalitetet më të larta të politikës shqiptare dhe italiane. Si gjithmonë të bind me fjalën e ngrohtë: Së shpejti do të shkojmë në Paramithi. Ajo vazhdon të vlerësohet në qytetin e saj me vlerësimët dhe nderimet që  i takojnë si "Qytetare Nderi". Vlerësime për figurën e saj vijnë nga çdo vatër shqiptare, që nga Filadelfia e deri tejmatanë brigjeve të Shqipërisë: Njëri sy është i celur/ I lëshon vetem dritë/ Tjetri sy është i përlotur/ Qan e thotë: Çamëri!

Flora Brovina, Eli Fara, Vitore Leka etj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora