E premte, 26.04.2024, 01:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Kabili: 'Kanarina' e matit Feride Kurti

E diele, 06.08.2023, 07:50 PM


"Kanarina" e matit Feride Kurti...

Nga Ibrahim Kabili

Me datën 23.07.2023 rrugës për në kthim nga plazhi i Velipojës, me kërkesë të Ajnit bëjmë një devijin dhe nisemi për një vizitë të shkurtër në Ulëz. Ditë e bukur por temperaturat janë përvëluese. Sa më lart ngjiteshim aqë më i bukur bëhej relievi malor. Dhe temperaturat me ngjitjen në lartësi, vinin në ulje. Vinin në ulje pasi freskia e liqenit Shkopetit e zbuste disi flladin e nxehtë të kësaj vere rraskapitëse të ndikuara nga i nxehti afrikan. Me vënien në funksionim të Rrugës së Arbërit, nuk kishte shumë makina dhe lëzja qe e lirë e pa probleme. Meqenëse makina ishte komode dhe temperarura brenda saj ishte normale unë shpesh u gjenda nën "breshërinë" e pyetjeve të Ajnit... Nuk është e lehtë me qenë mësues gjeografie - u them unë kureshtarëve të vegjël që vinin për herë të parë në kanionet e Lumit të Matit në Shkopet dhe Liqenin e Ulzës. Unë ndërkohë që bisedoja për bukuritë e relievit të Pellgut të Matit, në heshtje më shkonte mendja tek puna heroike e rinisë dhe punëtorëve për ndërtimin e dy veprave hidrike të pasçlirimit. Edhe nga zona jonë ka patur shumë punëtor dhe aksionistë atje...Ato qenë vite të varfërisë ekstreme por dhe të vrullit të madh të masave për rindërtimin e vendit, zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin e arsimit dhe kulturës dhe trasfirmimet e mëdha në fushën e industrisë. Ky qe realiteti i asaj kohe... Sot Shkopeti dhe Ulza janë prona të firmës turke"Kurum". Dikur këto ishin të shqiptarëve, sot nuk janë më të tilla!? Kësaj nuk mund t'i thuash "arritje", përveçse punë e pisët. Janë bërë shumë punë të pista në këto 30 vite me privatizimet... Protagonistët e tyre kanë emra dhe mbiemra. Vetëm ndëshkime nuk janë!!! Kjo është fatkeqësi kombëtare! Nuk duhej bërë kurrë privatizimi i veprave të sektorëve strategjike. Ndërmend më vjen Konica i madh i cili, tha: "E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët". Kjo thënje e tij ka përmasa "profetike" për shqiptarët. Këto radhë janë mëse të drejta dhe objektive, por nuk është ky qëllimi i shkrimit...

Pasi arrijmë në destinacion, sodisim Liqenin dhe Hidrocentralin e Ulzës, bëjmë foto dhe ulemi për të ngrënë drekë tek Bar Restorant "Shpani". Ulemi jasht në hijen e një blini dhe mbi kokat tona në kafazin e saj cicëronte një kanarinë e bukur... Kjo i gëzoj jasht mase Ajnin, Ajslën... Ata filluan të komentojnë cicërimat e bukura të kanarinës. Ndërsa unë aty për aty u them:- Kjo kanarinë është e bukur! Ajo bukur po "këndon" këtu mbi liqen, por nuk i këndon Liqenit. "Kanarina" më e mirë e Matit që i ka kënduar Liqenit të Ulzës, është Feride Kurti... Asgjë nuk dija më për Të veç repertorit të saj karakteristik në interpretimin e këngëve matjane dhe jo vetëm. Për t'i njohur me zërin brilant, unik dhe të papërsëritshëm të Ferides, hap goggle-n dhe klikoj: "Liqeni i Ulzës". Kënga qe bukur, zëri melodioz, i ëmbël dhe kumbues. Kënga e kënduar nga Feridja nën shoqërimin e Orkestrës së Matit na mrekulloi këtu në vedlindjen e saj, në Mat. Pasi mbaroi kënga unë propozoj të bëjmë një vidio këtu buzë liqenit, ku në sfond do ishte kjo këngë, që mua më ka bërë përvete dekada më parë... "Kameramanja" si e ndjeshme në grup e miratoj mendimin tim. Kështu u bë, vidoja doli shumë e mirë. Feriden e dinim të gjallë... Por jo! Nga klikimi në internet mësova se Feridja kishte ndërruar jetë një ditë më parë, më 22 korrik 2023 në moshën 87 vjeçare. Një koincidencë e bukur me këngën e Ferides tek liqeni, për Liqenin, por e dhimbshme kur mësuam për vdekjen e saj. E tillë është jeta... Ndaj unë nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa disa rreshta në formë "homazhi", për këngëtaren e të papërsëritshme matjane, Feride Kurti...

Feride Kurti lindi në Burrel më 15.02.1936. Lindi në një familje që ishin "qefli" të këngës popullore të Matit dhe veriut. Ajo u angazhua fillimisht me grupin artistik të shkollës dhe më pas me grupet artistike të Matit. Feridja është vajza e parë në Rrethin e Matit që ka dalë në skenë në vitin 1966. Ajo ka qenë "dallëndyshja" e parë që "solli pranverën" dhe këndoi me grupin artistik të rrethit. Kështu Feridja shërbeu si model që pas saj të deputojnë në skenë disa këngëtare femra, që sot janë me peshë në grupin e Matit. Jeta e Feride Kurtit ishte kënga. Ajo nuk e kuptonte dot veten e saj, jasht këngës. Ajo përgjithësisjt ka kënduar këngë me motive matjane por edhe të trevave të tjera në veri,etj. Këngët e kënduara prej saj janë këngë lirike dhe epike. Ajo ka rreth 60 këngë të kënduara dhe të rregjistruara. Unë si i ri atëherë, jam rritur me këngët e Feride Kurtit. Këto këngë në vitet '70, dhe më pas na i bënte prezent Radio Tirana, Radio Prishtina, Radio Shkodra, Radio Kukësi, më vonë edhe Radio Televizioni Shqiptar, etj. Disa nga këngët e saj, janë: "Liqeni i Ulzës", "Këngë për Vasil Laçin", "O florini i vogël o", "Më shkon rrugës posi era", "Cucë e bukur moj matjane", "Rashë në shartashi", "Lufton Mati për liri", A e mban mend e vogël o", "Valëzat e liqenit", "Ndalu mbret se k'tu s'asht Roma", "Ditë korriku 31", "Skuadër komandante", " Më ka zanë maraku me një cucë matjane", "Laçi, Bruçi dhe Uraka", "Cucat zenishtare", "Këngë për Isuf Plloçin", "Hej bre Dibër zemër madhe", "Haxhi Zgjuni", "Zëri i trimave të Kosovës", "Këngë për ushtrinë", etj. Cilësit e saj të veçanta, si; zëri brilant që kishte, interpretimi me shpirt e pasion i këngës, ambicja për të arritur më të mirën e mundshme, dhe shoqërimi mjeshtëror i Orkestrës Popullore të Matit, e bënë Feriden shumë të njohur dhe të dashur për popullin dhe spektatorët në vite. Ajo gjatë karierës si këngëtare këndoj në shumë fshatra të Shqipërisë, në gëzime dhe dasma familjare, në Pallatin e Kulturës së Matit, në shumë qytete të Shqipërisë dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, etj. Në gjithë intrepretimet e saj, ajo ka çuar peshë zemrat e shumë spektatorëve e pjesmarrësve të tjerë. Për interpretimin e saj në festival ajo është falenderuar nga udhëheqësi i kohës, Enver Hoxha. Nga populli ajo shtë vlerësuar shumë dhe është cilësuar,si: "Ikonë e muzikës", "Bilbil i këngës popullore matjane", "Mbretëreshë e këngës matjane", etj. Për nga zëri melodioz që kishte, mund të them se ajo e meriton të quhet edhe "Kanarina" me zë të bukur e Matit. Këngëtarja e mrekullueshme e muzikës popullore, Feride Kurti është vlerësuar për së gjalli edhe nga institucionet e vendit. Ajo është shpallur "Qytetare Nderi" nga Bashkia e Matit; ka marrë titullin "Mjeshtri i Madh", nga Presidenti i Republikës, etj.

Por, siç ceka edhe më lart vlerësimi i madh për Të kanë qenë duartrokitjet e vlerësimet e spektatorëve. Më pas rrugën e saj e ndoqën shumë gra dhe vajza të reja këngërare matjane. Njerëzit vdesin fizikisht por vepra e mirë e tyre mbetet. Kështu do të ndodhë edhe me Feriden si artiste. Sa më shumë do të kaloj koha aqë më tepër do të përkujtohet ajo me këngët që la për brezat...

Ulëz, më 23.07.2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora