| E diele, 06.08.2023, 07:50 PM |
"Kanarina" e matit Feride Kurti...
Nga
Ibrahim Kabili
Me datën 23.07.2023 rrugës për në kthim nga plazhi i Velipojës, me kërkesë të Ajnit bëjmë një devijin dhe nisemi për një vizitë të shkurtër në Ulëz. Ditë e bukur por temperaturat janë përvëluese. Sa më lart ngjiteshim aqë më i bukur bëhej relievi malor. Dhe temperaturat me ngjitjen në lartësi, vinin në ulje. Vinin në ulje pasi freskia e liqenit Shkopetit e zbuste disi flladin e nxehtë të kësaj vere rraskapitëse të ndikuara nga i nxehti afrikan. Me vënien në funksionim të Rrugës së Arbërit, nuk kishte shumë makina dhe lëzja qe e lirë e pa probleme. Meqenëse makina ishte komode dhe temperarura brenda saj ishte normale unë shpesh u gjenda nën "breshërinë" e pyetjeve të Ajnit... Nuk është e lehtë me qenë mësues gjeografie - u them unë kureshtarëve të vegjël që vinin për herë të parë në kanionet e Lumit të Matit në Shkopet dhe Liqenin e Ulzës. Unë ndërkohë që bisedoja për bukuritë e relievit të Pellgut të Matit, në heshtje më shkonte mendja tek puna heroike e rinisë dhe punëtorëve për ndërtimin e dy veprave hidrike të pasçlirimit. Edhe nga zona jonë ka patur shumë punëtor dhe aksionistë atje...Ato qenë vite të varfërisë ekstreme por dhe të vrullit të madh të masave për rindërtimin e vendit, zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin e arsimit dhe kulturës dhe trasfirmimet e mëdha në fushën e industrisë. Ky qe realiteti i asaj kohe... Sot Shkopeti dhe Ulza janë prona të firmës turke"Kurum". Dikur këto ishin të shqiptarëve, sot nuk janë më të tilla!? Kësaj nuk mund t'i thuash "arritje", përveçse punë e pisët. Janë bërë shumë punë të pista në këto 30 vite me privatizimet... Protagonistët e tyre kanë emra dhe mbiemra. Vetëm ndëshkime nuk janë!!! Kjo është fatkeqësi kombëtare! Nuk duhej bërë kurrë privatizimi i veprave të sektorëve strategjike. Ndërmend më vjen Konica i madh i cili, tha: "E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët". Kjo thënje e tij ka përmasa "profetike" për shqiptarët. Këto radhë janë mëse të drejta dhe objektive, por nuk është ky qëllimi i shkrimit...
Pasi
arrijmë në destinacion, sodisim Liqenin dhe Hidrocentralin e Ulzës, bëjmë foto
dhe ulemi për të ngrënë drekë tek Bar Restorant "Shpani". Ulemi jasht
në hijen e një blini dhe mbi kokat tona në kafazin e saj cicëronte një kanarinë
e bukur... Kjo i gëzoj jasht mase Ajnin, Ajslën... Ata filluan të komentojnë
cicërimat e bukura të kanarinës. Ndërsa unë aty për aty u them:- Kjo kanarinë
është e bukur! Ajo bukur po "këndon" këtu mbi liqen, por nuk i këndon
Liqenit. "Kanarina" më e mirë e Matit që i ka kënduar Liqenit të
Ulzës, është Feride Kurti... Asgjë nuk dija më për Të veç repertorit të saj
karakteristik në interpretimin e këngëve matjane dhe jo vetëm. Për t'i njohur
me zërin brilant, unik dhe të papërsëritshëm të Ferides, hap goggle-n dhe
klikoj: "Liqeni i Ulzës". Kënga qe bukur, zëri melodioz, i ëmbël dhe
kumbues. Kënga e kënduar nga Feridja nën shoqërimin e Orkestrës së Matit na
mrekulloi këtu në vedlindjen e saj, në Mat. Pasi mbaroi kënga unë propozoj të
bëjmë një vidio këtu buzë liqenit, ku në sfond do ishte kjo këngë, që mua më ka
bërë përvete dekada më parë... "Kameramanja" si e ndjeshme në grup e
miratoj mendimin tim. Kështu u bë, vidoja doli shumë e mirë. Feriden e dinim të
gjallë... Por jo! Nga klikimi në internet mësova se Feridja kishte ndërruar
jetë një ditë më parë, më 22 korrik 2023 në moshën 87 vjeçare. Një koincidencë
e bukur me këngën e Ferides tek liqeni, për Liqenin, por e dhimbshme kur mësuam
për vdekjen e saj. E tillë është jeta... Ndaj unë nuk mund ta mbyll këtë shkrim
pa disa rreshta në formë "homazhi", për këngëtaren e të
papërsëritshme matjane, Feride Kurti...
Feride
Kurti lindi në Burrel më 15.02.1936. Lindi në një familje që ishin
"qefli" të këngës popullore të Matit dhe veriut. Ajo u angazhua
fillimisht me grupin artistik të shkollës dhe më pas me grupet artistike të
Matit. Feridja është vajza e parë në Rrethin e Matit që ka dalë në skenë në
vitin 1966. Ajo ka qenë "dallëndyshja" e parë që "solli
pranverën" dhe këndoi me grupin artistik të rrethit. Kështu Feridja
shërbeu si model që pas saj të deputojnë në skenë disa këngëtare femra, që sot
janë me peshë në grupin e Matit. Jeta e Feride Kurtit ishte kënga. Ajo nuk e
kuptonte dot veten e saj, jasht këngës. Ajo përgjithësisjt ka kënduar këngë me
motive matjane por edhe të trevave të tjera në veri,etj. Këngët e kënduara prej
saj janë këngë lirike dhe epike. Ajo ka rreth 60 këngë të kënduara dhe të
rregjistruara. Unë si i ri atëherë, jam rritur me këngët e Feride Kurtit. Këto
këngë në vitet '70, dhe më pas na i bënte prezent Radio Tirana, Radio
Prishtina, Radio Shkodra, Radio Kukësi, më vonë edhe Radio Televizioni
Shqiptar, etj. Disa nga këngët e saj, janë: "Liqeni i Ulzës",
"Këngë për Vasil Laçin", "O florini i vogël o", "Më
shkon rrugës posi era", "Cucë e bukur moj matjane", "Rashë
në shartashi", "Lufton Mati për liri", A e mban mend e vogël
o", "Valëzat e liqenit", "Ndalu mbret se k'tu s'asht
Roma", "Ditë korriku 31", "Skuadër komandante", "
Më ka zanë maraku me një cucë matjane", "Laçi, Bruçi dhe Uraka",
"Cucat zenishtare", "Këngë për Isuf Plloçin", "Hej bre
Dibër zemër madhe", "Haxhi Zgjuni", "Zëri i trimave të
Kosovës", "Këngë për ushtrinë", etj. Cilësit e saj të veçanta,
si; zëri brilant që kishte, interpretimi me shpirt e pasion i këngës, ambicja
për të arritur më të mirën e mundshme, dhe shoqërimi mjeshtëror i Orkestrës
Popullore të Matit, e bënë Feriden shumë të njohur dhe të dashur për popullin
dhe spektatorët në vite. Ajo gjatë karierës si këngëtare këndoj në shumë fshatra
të Shqipërisë, në gëzime dhe dasma familjare, në Pallatin e Kulturës së Matit,
në shumë qytete të Shqipërisë dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të
Gjirokastrës, etj. Në gjithë intrepretimet e saj, ajo ka çuar peshë zemrat e
shumë spektatorëve e pjesmarrësve të tjerë. Për interpretimin e saj në festival
ajo është falenderuar nga udhëheqësi i kohës, Enver Hoxha. Nga populli ajo shtë
vlerësuar shumë dhe është cilësuar,si: "Ikonë e muzikës",
"Bilbil i këngës popullore matjane", "Mbretëreshë e këngës
matjane", etj. Për nga zëri melodioz që kishte, mund të them se ajo e
meriton të quhet edhe "Kanarina" me zë të bukur e Matit. Këngëtarja e
mrekullueshme e muzikës popullore, Feride Kurti është vlerësuar për së gjalli
edhe nga institucionet e vendit. Ajo është shpallur "Qytetare Nderi"
nga Bashkia e Matit; ka marrë titullin "Mjeshtri i Madh", nga
Presidenti i Republikës, etj.
Por,
siç ceka edhe më lart vlerësimi i madh për Të kanë qenë duartrokitjet e
vlerësimet e spektatorëve. Më pas rrugën e saj e ndoqën shumë gra dhe vajza të
reja këngërare matjane. Njerëzit vdesin fizikisht por vepra e mirë e tyre
mbetet. Kështu do të ndodhë edhe me Feriden si artiste. Sa më shumë do të kaloj
koha aqë më tepër do të përkujtohet ajo me këngët që la për brezat...
Ulëz, më 23.07.2023