E enjte, 28.03.2024, 07:51 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Vetëvrasja

E diele, 06.08.2023, 06:57 PM


VETËVRASJA

Nga Kalosh Çeliku

Letërsia botërore, por edhe ajo shqiptare njeh plotë vetëvrasje të artistëve: shkrimtarë, piktorë, këngëtarë... Nuk do t’i prmend të gjithë emrat e tyre në këtë shkrim publicistik letrar. Megjithatë, ata e vranë veten, por mbetën të pavdekshëm në Letërsi. I përmend disa emra: Gerard De Neval (1808 - 1855), John Berryman (1914 - 1972), Jack London (1876 - 1916), Stefan Zweig (1881 - 1942), Virginia Woolf (1882 - 1941), Walter Benjamin (1892 - 1940), Sergei Yesenin (1895 - 1925), Vladimir Mayakovski (1893 - 1930), Ernest Hemingway (1899 - 1961), Anne Sexton (1928 - 1974), Cesare Pavese (1908 - 1950), Romain Gary (1914 - 1980), Primo Levi (1919 - 1987), Yukio Mishima (1925 - 1970), Sylvia Plath (1932 - 1963), David Foster Wallace (1962 - 2008), Alush Canaj (1952 - 1972), Fadil Bekteshi (1955 - 1998).

Shumica e poetëve dhe shkrimtarëve bënë vetëvrasje, nga dashuria, “çmenduria”, depresioni, “Liria”, alkooli, droga... Robëria... Presionet policore... Pushteti... Ndonjëri, Ernest Hemingvej, edhe me ?mimin NOBEL, bëri vetëvrasje nga “pasuria”?! E, pabesueshme?! Përkundër, mikut tim Fadil Bekteshi, që e vrau veten nga Pabesia. E, mua do të më vrasë Letërsia. Grua kurtizane, që të vret natën, dhe të qanë ditën mbi varr.

Pas vetëvrasjes të mikut tim Fadil Bekteshi, kulturofagët tirnin parashikime edhe për vetëvrasjen time nëpër redaksi të mjeteve informacionit me vende pune, paga mujore, dhe honorare marramendëse. Radiotelevizione, gazeta, shoqata qeveritare, Klube letrare, kafene, se: edhe, Kalosh ?eliku së shpejti do të bëjë vetëvrasje pas Fadil Bekteshit.

Edhe, kalonin ditë, javë, muaj e vite me helmime, sulme fizike, atentate, vdekje klinike, në Voskopojë dhe Ringjallja në Korçë (2000). Fatkeqësi komunikacioni, në “Qafë - Thanë” (2007), dhe “Bukoç” rrugës për në Kërçovë (2017). Koronavirusi, Pandemia. Masat e ashpëra qeveritare: maskat dhe Karantina. Dënimet. Vaksinat: amerikane, kineze dhe të rusit. Kalosh ?eliku, pavetëdije ishte përpjekur të bëjë vetëvrasje me raki rrushi dhe të dëllinjave.

Përçudi, Kalosh ?eliku, ende nuk bëri vetëvrasje. Shkaku, se: nuk e donte Zonja Vdekje. Përmëkeq, edhe u rebelua: personazhet e tij nëpër shkrimet publicistike dhe libra i bëri të pavdekshëm në letërsi. Nuk e vreu dashuria, miket e tia besnike, “armiqtë”, “çmenduria”, alkooli, droga... Aqmëpak, “Liria”...

Kalosh ?elikun, e vrau Letërsia...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora