Kulturë
Vlash Prendi: Lis i rritun ndër tufane
E diele, 30.07.2023, 07:58 PM
LIS I RRITUN NDËR TUFANE
=
Në kujtim të poetit Gjokë Beci “Mjeshtër i Madh, me rastin e 84 vjetorit të
lindjes” =
NGA
VLASH PRENDI
Gjokë Beci, ky
korife i këngës shqipe, sot do të mbushte 84 vjet. Lindi në fshatin Zajs të
Mirditës me 30 korrik të vitit 1939. Pasi përfundon shkollën e mesme punon si
mësues në Rrëshen, më pas ka punuar si drejtues kulture në institucione të
ndryshme.Pas vitit 1990, u angazhua në Partinë Republikane dhe ka kryer
funksionin e sekretarit të përgjithshëm në këtë subjekt politik. Ka shkruar
këta libra me poezi dhe këngë:
“Kur zgjohen
bjeshkët” – poezi,Tiranë 1969.
“Zambaku im” –
poezi dhe këngë, Tiranë 1990.
“Qiell dhe dhe” –
poezi dhe këngë, Tiranë 2004.
“Antalogji e
shpirtit” – 1 – poezi dhe këngë, Tiranë 2009.
“Antalogji e
shpirtit” – 2 – poezi dhe këngë, Tiranë 2009.
GJOK? BECI - “Plis në luvër” – poezi, Tiranë 2013.
x x x
E kam njohur Gjokë
Becin, kam diskutuar dhe shkëmbyer mendime, kam bashkëpunuar me të si mik, si
shok, si krijues. Gjithnjë më ka pelqyer menyra e tij e komunikimit, zëëmbël, i
thellë, i matur, kopetent. Gjithmonë i dashur dhe mehumor por i lodhur nga e
kaluara, nga jeta. Njeri me vlera të padiskutueshme njerëzore që në çdo rast
zotëronte bisedën, tavolinën. I vëmëndshëm dhe kritik ndaj fenomeneve negative.
Këshillat e tij në fushën e krijmjtarisë poetike dhe folklorike ishin të
vlefshme.
E kam ndjekur si
krijues të qindra këngëve popullore të grupit Mirdita që së bashku me Viktor
Gjikolën, strukturuan eposin e ri të Mirditës. Por krijimtaria e tij në këngën
folklorike mbante vulën e popullit. Vite më vonë do të shperthente në një firmë
të vetme, Gjokë Beci. Emër i bukur, tingëllon përmallshëm, si kënga e tij
magjepsëse. E pata admiruar pa masë Gjokën – poet, kur para disa vitesh pata
lexuar librin e tij të dytë me poezi “Zambaku im”, botuar në vitin 1990 nga
shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Madje më pati mbetur në kujtesë një vjershë e
thjeshtë, e bukur dhe tepër domethënëse nga cikli “Nën kurorën e lisave” me
titull “Jam lis...” ku thuhej:”...Që më njihni keni mijëra vjet,/Kam mijëra vjet
që ju njoh,/Unë dhe kur digjem vetë,/Juve ju ngroh...”.Sikur ta dinte poeti si
do t’i rriste brezat, do të frymëzontë krijuesit me krijimtarinë e tij të
spikatur poetike. Kështu, binomi Naim - qiri dhe Gjokë - lis, sot frymëzon
brezat për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes.
Fillimet letrare i
pati në rininë e hershme, kur pati botuar në vitin 1969 vëllimin poetik “Kur
zgjohen bjeshkët”, ku pasqyroi jetën e vështirë të fshatit në ato vite të
zymta, punën, njerëzit, problemet dhe shqetësimet e tyre. Ky vëllim shërbeu si
prelud, si kredo për të kaluar më tej tek kënga popullore që autori e pati aq
për zemër. Këtë kalim të butë e vë re edhe studiuesi Ndue Dedaj kur thotë:
“...Duke iu drejtuar atdheut këngës së tij, poeti sikur kërkon të hedhë atë urë
me këngën popullore, që më pas bëhet kredo dhe shqetësim për të...”.Në vitet që
do të vinin emri i Gjokë Becit do të përmendej gjithnjë e më shpesh. Poeti do
të merrte mbi vete barrën e rëndë të pasurimit të folklorit tonë me këngë,
vargje, figura dhe nota të reja. Është Gjokë Beci ai që triufmoi, që vazhdoi
rrugën e bukur të pasurimit të folklorit, duke ecur bindshëm në traditën e
Fishtës, Naimit, Dines, De Radës dhe mjaft krijuesve të tjerë të këngës sonë
folklorike dhe popullore. Kësisoj këngët
e tij do të jehonte dhe do të linte gjurmë në ndërgjegjen kombëtare
shqiptare. Vargjet plot zjarr, ritëm, melodi dhe pathos të mrekullojnë, të
ngrenë shpirtin peshë, të ndezin zemrën zjarr dhe të mbushin me dashuri.
Këto momente
përjetova kur lexova librat e tij të bukur “Qiell dhe dhe” dhe “Antalogji e
shpirtit” në dy vëllime. Punë e bukur më shumë vlera dhe krijimtari e pasur ku
derdhet shpirti i pasur i poetit Gjokë Beci. Gjoka është i veçantë në
krijimtarinë e tij. Thjeshtësia, arti i derdhur në vargje, figurat e goditura
letrare neologjizmat e përdorura lënë
mbresa të veçanta tek lexuesi. Nën penën e artë të poetit mirditor janë
skalitur mjaft figura patriotike dhe atdhetare duke na i sjellë ata më të
plotë, më të saktë, me trima dhe atdhetarë. Shihet kjo tek kënga e bukur dhe
tepër e arrirë “Xhamadani i trimërisë”, sepse në këngë të tilla trimërie
elementi tradicional i lartësimit të virtytit të trimërisë dhe burrërisë
shkrihet me motive të gjëra atdhedashurie dhe merr jetë duke u afruar me epikën
e mirëfilltë historike. Figura të tilla, pena e poetit tonë të madh i kthen në mite, heronj legjendar në shërbim
të lirisë, atdheut dhe popullit të vet, sepse çdo varg i tij është një histori
më vete, është një ngjarje, është një dhimbje apo heroizëm i pashoq. E kështu,
vargu dhe kënga e tij të emocionojnë, të rritin, të japin shpresë.
Ka një jetë të
tërë poeti që krijon. Pena e tij nuk u sos kurrë. Lindi në ditët e vështira të
luftës, pikërisht në vitin 1939. Ishte vetëm katër vjeç kur i çlirua atdheu i
tij i dashur, prandaj e njeh mirë historinë, vuajtjet dhe shqetësimet e
popullit. Dhe këto përjetime ai i ka mishëruar në këngë, prandaj kënga e tij
është e bukur, e ndjeshme, jetësore dhe reale. Prandaj vargjet e tij janë të
goditura dhe na ngrenë zemrën peshë ku i dëgjojmë të këndohen nga zërat tanë më
të njohur dhe brilantë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni etj. Prandaj këngët e
Gjokës këndohen me shumë ndjenjë dhe dashuri nga këngëtarët tanë të njohur Mark
Gjoka, Vaçe Zela, Gaço Çako, Ema Qazimi,
Fran Vorfi, Arif Vladi, Sabri Fejzullahu, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri etj. Kjo
sepse krijimtaria folklorike e Gjokë Becit ka arritur shkallën më të lartë të
shprehjes së karakterit kombëtar dhe popullor, ka çimentuar përvojën dhe
bashkëjetesën tonë etnike dhe heroike, sepse siç thotë edhe prof.Alfred Uçi
“...Tradita folklorike kryen funksione të rëndësishme, duke i bërë të
qëndrueshme tiparet që karakterizojnë krijimtarinë kolektive të popullit tonë
dhe duke siguruar ruajtjen, zgjatjen në kohë dhe riprodhimin e tyre. Ajo bën të
mundur edhe akumulimin e organizuar të përvojës estetike të popullit edhe
proceset e transmetimit dhe trashëgimit të saj nga njëri brez në tjetrin”. Kjo
ka shërbyer ndoshta si apostulat në krijimtarinë e “Mjeshtrit të Madh” Gjokë
Beci.
Krijimtaria e tij
është e shumtë dhe e gjithanshme, me larmi tematike dhe artstike, me qindra
figura, fenomene dhe bukuri të skalitura me mjeshtëri të rrallë. Ndue Dedaj, me
të drejtë vë re se “...Qëndresa proverbale e shqiptarit do të vijë dhe do të
bëhet kryemotiv i vjershërimit të poetit, gjithmonë përmes zbulimesh të reja
përshtatjesh, fryt i një kërkimi të vazhdueshëm dhe i një angazhimi serioz”.
Kështu ka vazhduar poeti edhe në librat e tjerë, pa e ulur ritmin, nivelin
patriotik dhe vlerat. Kush nuk do të entuziamohej dhe ndjehej krenar kur dëgjon
këngë të tilla si “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Xhamadani i trimërisë”,
“Dasma e Kamber Roshit, “Jam Kosova e Shqiptarisë”, “Për liri s’të fal
shqiptari”, “Jam Gjin Pjetri i Kurbinit”, “Dasma kosovare” etj. Në këto këngë
që u bënë hit pë periudha të ndryshme kohore, zotëron rrëfimi epik, përshkrimi
i saktë dhe objektiv, por edhe lirizmi i thellë që shpesh arrin një shkallë të
lartë finese dhe ëmbëlsie tingëlluese, arrin të madhërishmen. E Gjokë Beci, të
befason me ritmin dhe melodinë e vargut me tematikën dhe sfondin shpresëdhënës
poetik. Ka ndjeshmëri të theksuar poetike si në këngët patriotike ashtu në ato
lirike, sepse e sundon mprehtësia e vëzhgimit, interesi dhe shqetësimi poetik.
Tematika, tonet, ngjyrat poetike tregojnë se poetit i bën përshtypje çdo ndodhi
në realitet. Ai mahnitet, entuziazmohet, shtanget, hidhërohet dhe mrekullohet
para një akti trimërie, para një ngjarje të rëndomtë, por edhe përpara një
lisi, një shkëmbi, një luleje, një fluture, një fëmije, një përmendoreje, një
flamuri të cilat i përjetëson në ngjarje dhe i derdh në art. Këtë e vë re edhe
studiuesi i mirënjohur Mark Marku i cili
thekson se “Në pjesën më të madhe të poezive të tij gjallon një vetëdije
historike e vënë në provë nga përvoja praktike e realiteti. Pikërisht për këtë
arsye poeti të ngjan me një këngëtar të heroizmit, të jetës moderne...”.Ky
realitet mund të pasqyrohet vetëm nga mendja dhe dora e këtij njeriu qe shkriu
shpirtin e tij për këngën tonë të bukur.
Pena e Gjokë Becit
nuk heshti,ajo punoi dhe jetoi.Çdo momento, çdo orë, ditë nxori xhevahire të
reja, sepse kurrë nuk heshti. Gjokës, i punonte dora, i punonte mendja, i
punonte shpirti. Kështu do të punonte gjithnjë poeti ynë i madh, sepse dhe
poeti popullor do të shkruante për te: “...Pena jote prej platini, / Si e
Fishtës dhe Naimit, / Ia ka qa hallet Shqipërisë, / Nëpër telat çiftelisë, /
Dhe dy Fanat kur takohen, / Për Gjokë Becin shpesh kujtohen, / Ndalen pak dhe
bisedojnë, / T’fala Gjokës sot po i çojnë, / Kënga jote përgjithmonë, / Ka me
mbet mbi valën tonë, / Për vendlindjen ke një brengë, / T’pushoftë zemra veç me
këngë”. Kjo kengë u krijua me rastin e ndarjes së tij nga jeta, prandaj po e
jap të plotë për lexuesin.
T’PUSHOI ZEMRA, TUJ KËNDUE KANGË
= Poetit Gjokë Beci
“Mjeshtër i Madh” =
Nëpër rreshtat e
folklorit,
Ushton kanga e
mirditorit,
Rrezaton si ylli i
dritës,
Ai Gjokë Beci i
Mirditës,
Nji kushtrim çon
Lefter labit,
Lart mbi malin e
Korabit.
Thërret Kosova me
u dridh toka,
Hallet mija m’i
qau Gjoka,
N’brez gjithmonë
ka mbajt alltinë,
N’dorë ka rrokun
çiftelinë,
Në mes gishtash ka
mbajt penën,
Për Shqipni e ka
shkri zemrën.
E lyeu penën
n’gjak shqiptari,
Shkroi këto kangë
me shkronja ari,
Ia lëshon zanin
Taraboshit,
Krushku i parë i
Kamber Loshit,
N’kulla t’moçme me
frangji,
E ktheu pushkën
n’çifteli.
Kur këndon biri i
mirditorit,
Iso mban mali Tomorrit,
Dridhet fort dhe
palca e gurit,
Kur ia thotë dy
fjalë flamurit,
Lëshon piskam biri
shqiptarit,
Kur po del në buzë
t’Valmorit.
Pena e tij 60
vjeçare,
Ka shëtitë trojet
shqiptare,
Jehon zani e po
dridh tokën,
Kangët e tij
çudisin botën,
Nga Tirana në
Prishtinë,
Ku lulëzon
“Zambaku im”.
Vargje
zemre,gjëmon trolli,
I këndoi dhe Mark
Nikolli,
Ushton Deja,
tundet toka,
Vaçe Zela dhe Mark
Gjoka,
Ka lidh besë, siç
e lidh burri,
Këndon Fran Preçi,
Esad Bicurri.
Vitet ikin, ditët
vinë,
Nëpër vargje
zemrën shkrin,
Në k’to këngë që
tundin djepa,
Këtij Gjokë Becit
i’u sos jeta,
Është kjo jetë me
shumë mundime,
“Rrjedh në këngë e
ligjërime”.
Pena jote prej
platinit,
Si e Fishtës dhe e
Naimit,
Ia ka qa hallet
Shqipërise,
Nëpër telat e
çiftelisë,
Dhe të dy Fanat
kur takohen,
Për Gjokë Becin
shpesh kujtohen.
Ndalen pak dhe
bisedojnë,
Të fala Gjokës sot
po i çojnë,
Kanga jote
përgjithmonë,
Ka me mbet mbi
valën tonë,
Për vendlindjen ke
një brengë,
T’pushoi zemra tuj
këndue këngë.
VLASH PRENDI