Kulturë
Sevdail Hyseni: “Përgjimet” në Kuvend
E diele, 30.07.2023, 06:31 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
“Përgjimet”
në Kuvend
Sa
është sherri serb
I
madh midis nesh,
U
shfaq në Kuvend
Hilja
me gjithë vesh!
Pastaj
rendin grushtet
Me
mllef dhe tërbim,
Drejt
e për n’Foltore
Me
gjithë acarim…
Nuk
mbajmë në mend
Për
një kohë të gjatë,
Të
përleshen zgjedhësit
Si
në këtë mandat.
Shkas
u bënë përgjimet
Me
“ZdraVo” në letra,
Ndërsa
në Beograd
-
“S’ka më tungjatjeta!”
Me
kaq nuk përmbyllet
Kjo
mesele këto ditë,
Pasojat
e përleshjes
Kthehen
në traditë.
Jehona
e Kuvendit
Do
të bartet në rrugë,
Dikush
lufton për kolltuk
Disa
për një copë bukë.
Kjo
Kosova e pavarur
Nuk
gjen pak qetësi,
Si
gjatë kohës së luftës
Po
ashtu edhe në liri.
Protestat
rrugore
Që
zhvillohen sot,
Për
pushtetet aktuale
Janë
një dush i ftohtë!