Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Vota e lirë është në rrezik në Shqipëri
E premte, 10.03.2023, 08:05 PM
Vota e lirë është në rrezik në Shqipëri
Nga
Frank Shkreli
Per
Shqiperine e ketyre 30-viteve “post-komunizem”, nuk eshte asgje e re. Vota e
lire dhe zgjedhjet e lira ne Shqiperi kane shume per tu deshiruar gjate tre
dekadave te fundit. Ndryshimi me te kaluaren e zgjedhjeve ne ate vend me
zgjedhjet qe do te mbahen ne Maj, eshte se kesaj radhe duket sikur shteti,
qeveria, partite politike, madje edhe gjyjatat ne Shqiperi si dhe perfaqsues
dilpomatike te caktuar nderkombetare ne Tirane— jane lidhur besa-bese per ti
mohuar voten e lire rrreth 50 per qind te shqiptareve ne zgjedhjet vendore te
14 Majit, 2023.
Neqoftse
dikush e ka paramenduar krijimin e kesaj gjendjeje politike elektorale si nje
eksperiment djallezor per te minuar lirine, demokracine dhe opozitarizmin
politik ne Shqiperi— bravo u qofte, ia kini dale!
Ne
vend qe faktoret e larte- permendur qe jane te perzier me gishtat e tyre te
ndyre ne kete lamsh politik te mire llogaritur, ne pergatitje e siper per disa
vite tani — por te cilit tani nuk i dihet filli — te luftonin kunder
diskriminit ne pjesemarrjen e te gjithe shqiptareve pa dallim ne votime te
lira, entet qeveritare, gjykatat, partite politike shqiptare dhe perfaqsues te
larte nderkombetare, duket se kane rene dakort ne heshtje qe per qellimet e
tyre antishqiptare t’i mohojne voten e lire gjysmes se shqiptareve ne zgjedhjet
vendore te 14 Majit. Dhe ne kete proces
te minojne, njekohesisht dhe ne pergjithesi, edhe lirine e demokracine, ne nje
vend ish-komunist dhe tani anetar i Nato-s. Asnje perparim nuk eshte bere ne
kete fushe nder vite ne Shqiperi, sipas
raportit te posa botuar te Freddom House.
Sot
per sot, fatkeqsisht, ne Shqiperi nuk ekziston e drejta e barbarte per te
gjithe dhe pa dallime politike per te hedhur voten e lire ne zgjedhjet e Majit
qe vjen.Kujt t’i drejtohet votuesi shqiptar per sigurimin e votes se lire per
veten dhe per familjen? Kush e mbron kete te drejte per shqiptarin sot kur te
gjitha entet politike e juridike dhe diplomatet nderkombetare te cilet, me
mbeshtetjen e tyre te hapur ose me heshtjen e tyre per gjendjen anti demokratike
te krijuar ne vend, kane shkelur dhe po
shkelin cdo norme ligjore vendore dhe standardet nderkombetare per mbajtjen e
zgjedhjeve te lira, te drejta e demokratike ne Shqiperi, ashtu si i ka hije nje
shteti anetar te NATO-s.
Ne
cdo vend normal demokratik te botes, entet juridike dhe politike si dhe
nderkombetaret ne Tirane e kane per detyrim moral dhe pergjegjesi politike qe
te perpiqen e te sigurojne me cdo kusht te drejten dhe voten e lire per cdo
votues shqiptar. Pse kjo nuk po ndodhe sot ne Shqiperi?
Dhe
pse pergjegjesve per gjendjen e krijuar politike djallezore dy muaj para
zgjedhjeve, nuk u kerkohet llogari nga votuesit dhe nga shoqeria shqiptare per
mbytjen e opozitarizmit politik ne Shqiperi? A por te gjithe mendojne se duhet
votuar per nje parti dhe kjo tashti
quhet demokraci?
Ne
Shqiperi eshte krjuar vertete nje kaos politik te cilit ne diten e votimeve nuk
do i dihet halli.
Entet
politike, partiake si dhe gjykatat —shteti dhe qeveria shqiprare, pra —para
syve te nderkombetareve ne Tirane dhe me miratimin e tyre po sillen me
mosperfilljen e votes se lire te
shqiptareve, si organizata e dikurshme ku-klux-klan ne Shtetet e Bashkuara, per
tu mohuar te drejten e votes afrikano-amerikaneve.
Disa
dite me pare, Presidenti i Shteteve te Bashkuara ,Joe Biden vizitoi qytetin Selma ne Alabama me rastin e
pervjetorit te “Bloody Sunday”, me qellim per tu riangazhuar - ni nivelin me te
larte qeveritar - ndaj votes se lire na Amerike, si nje gurthemel i demokracise
dhe i te gjithe lirive te tjera te njeriut, te dhena nga i Madhi Zot, per te
gjithe amerikanet dhe te gjithe njerzit kudo ne bote dhe pa dallim partie, feje
a krahine. “Ne kete ure eshte derdhur gjak per te shpetuar shpirtin dhe frymen
demokratike te Amerikes”, eshte shprehur Presidenti Buden ne viziten e tij kete jave ne Selma te
shtetit Alabama—duke folur ne mbrojtje te votes se lire per amerikanet.
Neqoftse
entet qeveritare, politika dhe gjykatat shqiptare nuk veprojne ne mbeshtetje te
votes se lire ne ate vend, kush do i
mbroje lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve ne zgjedhjet e 14 Majit?
Kush do e mbroje demokracine dhe lirine e votes per te gjithe shqiptaret pa
dallime partiake— dhe jo vetem te gjysmes se shqiptareve?!
“Nje
njeri pa te drejte vote eshte nje person i pa mbrojtur”, ka thene ish
presidenti amerikan Lyndon B. Johnson.
“Liria
e votes eshte nje e drejte e cmuar per te cilen, pothuaj per dy shekuj,
Amerikanet kane luftuar dhe kane vdekur per te mbrojtur ate te drejte. Te
gjithe ne le te nderojme sakrificen e tyre ne diten e zgjedhjeve, qofshi ju
republikane, demokrate ose te pavarur — me voten tuaj tregoni se jeni te
interesuar ne te ardhmen e vendit tuaj, Amerikes..Zoti u bekoft!” Fjalet e ish
-Presidentit Reagan drejtuar te gjithe amerikaneve pa dallime politike, per te
marre pjese ne zgjedhje. (18 Tetor, 1986)
“Zgjedhjet
i perkasin popullit”, ka thene (Abraham Lincoln). Jo politikaneve, partive,
gjykatave dhe nderkombetareve te korruptuar!
Kjo gjendje aktuale e krijuar ne Shqiperi sot, dy muaj para zgjedhjeve
vendore te 14 Majit, eshte thellesisht e rrezikshme per Shqiperine dhe per te
gjithe shqiptaret, por mbi te gjitha eshte nje rrezik i madh per lirite baze
dhe per demokracine shqiptare, ne pergjithesi, sot dhe ne te ardhmen.
Sa
me pare qe te kuptojne kete fakt te rende , faktoret e brendeshem politike dhe
juridike te vendit, si dhe
nderkombetaret e prerzier ne kete lamsh politik djallezor,aq me mire do te jete
per Shqiperine, per lirine dhe demokracine e atij vendi te vuajtur per porhuaj
nje shekull tani nga nje prej regjimeve me barbare komuniste qe mohonte votone
e lire, demokracine dhe lirite baze te njeriut.
Mjaft
eshte mjaft! Shqiperia dhe Kombi shqiptar meritojne me shume dhe me mire nga
institucionet shtetetore dhe qeveritare si dhe nga miqet e vertete nderkombetare.
Ne minimum, shqiptaret dhe Shqiperia si pjesetare e nje vendi anetar i Natos,
meritojne - ne minimum - te
drejten
e votes se lire si nje mjet te shprehjes se lire politike se per ke deshirojne
te votojne me 14 Maj.