E enjte, 25.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Çajit rusit i vinte era raki rrushi

E marte, 20.06.2023, 08:44 PM


ÇAJIT RUSIT I VINTE

ERA RAKI RRUSHI

Nga Kalosh Çeliku

Moti kohë, nuk kisha qenë në Prishtinë. Kryeqytetin e Autonomisë të Kosovës, ish jugosllave të “vëllazërim-bashkimit”. Sot, Republika “Epavarur” Demokratike e Kosovës, me setren e Nastradin Hoxhës, varë në gozhdë pas dere (Mitrovicën e Veriut). Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës, që dhjetë vite, Verë e Dimër me gjithë studime, dhe punë e kisha kaluar një jetë të bujshme si student, në Universitetin e Prishtinës. Edhe, atë: me banesë pranë Hotel “Bozhurit”, në podrumet e restorantit “Harabeska” me shtratin e hekurit në të dytin kat, mes librave dhe disqeve të gramafonit. Pak më vonë, edhe me shtëpi nga druri në breg të përrockës “Prishtevka”. Përrockë, që sistemi komunist e kishte pasur nëpër duar, dhe ka mundur nga Liqeni i Ujëmirit ta shndërrojë në lumë artificial përmes Prishtinës. Ngjalli jetën, Kryeqytetitin e Kosovës. ?ka bëri shteti jugosllav i “vëllazërim-bashkimit”?! “Prishtevkën”, përrockën e vetme me ujëra natyrore shiu dhe bore, e  shndërroi në kanal të ujërave zeza. Kryeqytet i Kosovës, pa lumë, dhe liqe edhe Sotekësajdite?!

“Prishtevkës”, jetë gurgullimi në Prishtinë, sistemi komunist ia mbylli Ditën e Nesërme. Përronin, në vend ta shndërroj në lum artificial, ose Liqe, e shndërroi në kanilazim të ujrërave të zeza. Larg, Liqenit të Ujëmirit, dhe Liqenit të Badocit, nga ku e merrte edhe ujin për pije. E, unë: gjatë stinës verës me vapë e kaloja not nga njëra anë në tjetrën anë. Edhe pse, ishte e ndaluar larja si plazhë publike. Shkaku, se: Prishtina e merrte ujin për pije. Dhe, ishte i rrezikshëm për banorët me rryma nënujore të paparashikushme për notuesit. Liqe, ku edhe u mbytë një bashkëfshatari im Remzi Xhambazi, gazetar i Radio Prishtinës.

Liqeni i Badocit është një liqe i cili ndodhet 2 (dy) km larg vendbanimeve si janë: Hajvalia dhe Graçanica. Dhe, 5 km larg Prishtinës. Ky liqe është rezervuar artificial, i cili furnizohet me ujë nga Lumi i Graçanicës. Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm, dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë për pije.

Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizojë qytetin e Prishtinës me ujë për pije, dhe është 52 m. e lartë, edhe 246 m. e gjerë. Ndodhet në luginën e Badocit, në afërsi të xeherores "Rainwater". Gjatë ndërtimit komunist, fshati Novo Sellë u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badoc, përfundi digës Betonit. Në liqen, ndodhen të fundosura një kishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novo Sellë.

Liqeni Badocit, ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i Kosovës Prishtina. Shumë afër është Hajvalia, që ndodhet pothuajse në breg të liqenit. Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin. Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.

Në kapacitet të plotë, liqeni Badocit është 3.5 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km.2. Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit të thatë. Në fillim të viti 2016, 30 përqind e banorëve të Prishtinës, dhe krejtë Hajvalia, Graçanica, Kishnica e Veterniku u furnizuan me ujë nga ky liqen artificial. Në mars, uji ka arritur nivelin maksimal. Liqeni i Badocit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Vizitohet shpesh nga peshkatarët, dhe gjatë sinës verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.

Kryeqytet i Kosovës është dashur të jetë Prizreni me histori, dhe Lumë. Natyrë. Male. Shkaku, dihet: Qyteti historik, ka qenë në kufi me Shqipërinë. Problem partiak politik jugosllav. Nuk ka problem, Prishtina pa lum pa liqe det, mund të jetë edhe Kryeqytet i Kosovës. Sot, Kryeqendër arsimore, kulturore dhe ekonomike. Prishtina, pa kushte elementare natyrore atmosferike globale politike jugosllave. Qytetet, zakonisht janë ndërtuar afër lumenjëve, liqeneve, detrave, udhëkryqeve. Kushte natyrore për jetesë. Që, edhe Sot, nuk i ka Prishtina, Kryeqyteti i Kosovës: pa lum, pa liqe, dhe Det?!

Viteve të studimeve, dhe punës arsimore si mësues në Drenas të Drenicës Kosovës, kjo ishte Prishtina. Sot, Kryeqyteti i Republikës të “pavarur” Kosovës me Mitrovicën e Veriut nëpër këmbë, dhe mbi shpinë si barrë. Protestat e pakicave serbe për Asocicaionin e komunave serbe (gozhdën e Nastradin Hoxhës pas dere, kur e ka shitur shtëpinë).

Shkaku: “armikut të padukshëm”, Koronavirusit. Pastaj, Pandemisë. Vaksinës rusit. Masave të ashpra qeveritare: mos dilni në rrugë pa maska! Dy metra rrini larg edhe me gratë besnike! Aqmëlarg, pa vaksinë, nuk mund të hyni në restorante, as ta kaloni kufirin politik. Burgun, e zëvendsoi me Karantinën. Protestat “paqesore” të serbëve për Asociacionin e komunave serbe. Gozhdën e Nastradin Hoxhës pas dere, kur e shiti Shtëpinë. I erdhi, te hunda.

Kosova, si Krahinë Autonome në sistemin komunist politik jugosllav, vetëm asaj kohe emrin nuk e kishte republikë, por ajo ishte Republikë Epavarur Shqiptare. I kishte institucionet e veta politike, arsimore dhe kulturore. E kishte edhe policinë e vete krahinore. Shkollat në Gjuhën Shqipe. Universitetin. Poashtu, edhe dy korzot historike para “Bozhurit”: anën shqiptare, dhe atë serbe. Themelet, e një Shteti shqiptar demokratik për Ditën e Nesërme.

Kushti i parë për punësime asaj kohe komuniste në institucionet shtetërore të Kossovës, ishte: njohja e gjuhës shqipe. Që, Sot: ende, nuk e ka Kosova, as Maqedonia e Veriut. Askush, nuk e dinte kur hynte në institucionet e Kosovës, se: çka janë me përkatësi kombëtare të punësuarit për shërbime qytetare. Serbët, në vendet e punës e njihnin gjuhën shqipe më mirë edhe se shqiptarët?! Përdorimi i gjuhës shqipe, nuk ishte përcaktuar si sot në Maqedoninë e Veriut me 20 % -in. Problem, me të cilin unë mezi u adaptova, kur u ktheva në Shkup. Administratorët e institucioneve, ende në shtetin e “përbashkët”, asnjëri nuk e dinte gjuhën shqipe. As kamarierët, dhe kur u drejtohesha unë nga shprehia dhjetëvjeçare e Prishtinës në gjuhën shqipe, ato i rrudhnin krahët. Tashti, e kuptoja, se: jam në një shtet tjetër komunist jugosllav. Edhe, pse në këtë shtet të “përbashkët” jugosllav, si popull shumicë ishte: edhe, “pakica” shqiptare me vite (shumica shqiptare). Ndonjëri, shkonte edhe në burg, përshkak, se: i kishte provokuar “vëllezërit” me gjuhën shqipe në institucionet e shtetit të “përbashkët”.

Vërtetë, një jetë e bujshme studentore në Prishtinë, me: NGB “RILINDJA”, Radio Prishtina, dhe Televizioni i Prishtinës. Një jetë e vrullshme kombëtare-atdhetare për Ditën e Nesërme, me gazetën e përditshme “RILINDJA”, që e mbulonte Maqedoninë, Malin e ZI, edhe botën. Edhe Librari nëpër qytetetet shqiptar. Gazeta e përditshme “RILINDJA”, asaj kohe ishte një institucion informativ - kulturor më vete e Kosovës. Revistën letrare “JETA E RE”. “PLEJADA”. Dhe, revistat për fëmijë: “PIONIERI”, dhe “GAZETA E PIONIERVE”. Shkollë letrare, nga e cila linda edhe unë si shkrimtar. Fatkeqësi, që: nuk e kemi Sot në Lëvizjen kombëtare shqiptare shkollore dhe universitare: as, në Shqipëri, as, në Kosovë, as, në Maqedoninë e Veriut, as, në Mal të Zi. Por, e kishim në ish Jugosllavi?!

Sot, këto qytete shqiptarë, jo vetëm që nuk kanë librari të nivelit “RILINDJA”, por kryeqyteti i Kosovës Prishtina, nuk ka as edhe një gazetë të përditshme?! Nuk e di Sot: a, ka Tirana gazeta të përditshme. E, të mos flasim për revista letrare nëpër kiosçe. Prishtinën, këmbekrye e kishte mbuluar “hallalli”, dhe më pak “harami”. Dorën në zemër, janë mbushur qytetet e Kosovës me xhami dhe restorante “hallall”. E, shumë pak me “haram”. Ferexhe të zeza. Gra, të cilat unë gjatë studimeve dhe punës dhjetëvejçare në Kosovë, nuk i kisha parë me sy në Prishtinë. Që, nuk e kisha njohur asaj kohe këtë Shtetë të Ri në Ballkan me  kisha “serbe” dhe xhami  me dy e katër minare. Që, Sot: m’i qërruan sytë.

Padashtas, i pash sot: në Shkup dhe Prishtinë, “Ndryshimet” politike partiake. Mos, them edhe në Tiranë. Edhe, atë: në stacionin e autobusëve, në Shkup. Dhe, Prishtinë. Nuk pata mundësi të shkoj në Tiranë. Përderisa, pas masave të ashpëra qeveritare vite me radhë, ende jam në luftë me “armikun e padukshëm” Koronavirusin. Pandeminë, dhe Vaksinën ruse.

Më në fund, vendosa ta vizitoj Prishtinën. Shkaku, se: nuk pata mundësi, gjatë sulmeve të “armikut të padukshëm” dhe Pandemisë, nuk mora vaksinë “shërimi” qeveritare “maqedonase”, ruse, as amerikane. I pata të mbyllura të gjitha rrugët për të dal jashtë kufinjëve politik.

Meqenëse, nuk kisha shumë kohë, vrik e vrik e preva buletën e udhëtimit. Koridoreve të stacionit të autobusëve Shkupit për në Prishtinë. E mora edhe një çekan me raki rrushi: armë “hallall” pa leje për rrugë. Burri, pa armë në brez, nuk niset për rrugë. Isë Boletini me dy kobure, hyri në Londër. Pse, unë: mos hyj me një kobure në Prishtinë?! Dhe, në peron e derdha rakinë e rrushit në rradaken time të çantës me portretin e Alaksadrit Madh të Mqedonisë.

Minibusi, veç më erdhi me kohë në peron. Kohë, nuk pata rradaken ta shti në çantë, më mbeti në dorë. Ashtu, me “hallallin” në dorë u nisa drejtë minibusit.

Shoferi “musliman” i Shkupit “ehamdurila me Din e Iman”, posa zbriti nga minibusi më priti në pusi: Edhe, m’i shkrepi tre “ilahi” dudumi para udhëtarëve:

-Për, ku udhton, zotëri?

-Në Prishtinë. - I përgjigjem me rradaken në dorë raki rrushi.

-E, këtu, çka ke në “çuturicë”, në dorë? Siç, i thua ti rradake?!

-“Hallall”. “Haramin”, nuk e dua në rradake!

- ?farë “hallalli”?! Era, të vjen raki tri metra larg?! Nuk marr me vete udhëtarë të dehur.

- E ke gabim, zoti shofer i ndonjë firme private partiake nga Qyteti i Qyqeve. Është raki rrushi “hallall” nga Përmeti i Shqipërisë. E kam dhuratë nga një Poete mike. Përmëkeq, tashti edhe u acarua situata para udhëtarëve për në Prishtinë. Shoferi ishte nga një qytet me funksionarë gjithë jetën si politikanë në sistemin ish komunist. Edhe, spiunë shtetëror pas Luftës Dytë Botërore, në shtetin e “përbashkët” komunist jugosllav. Edhe, atë: Qytetin e qyqeve me male, liqe e banja shëruese dhe lisa, e kishin lënë Zorrë Qorre vendlindjen në Maqedoinë e Veriut?!

Unë, jam shkrimtar. Obligim, nuk e kam të ta jap emrin, dhe mbiemrin personal, por ty po ta jap: Unë jam Kalosh ?eliku. Armiku i shtetit të “përbashkët” Neokomunist. Nuk jam pijanec, por pijetar me Dy Pena në brez. Nuk e pi çajin e rusit “haramin” e Turqisë. E pi rakinë e rrushit, “hallallin” e Përmetit (Shqipërisë). Problemi tjetër, është ai: nëse ti, nuk ke libër shqip në shtëpi?! Zoti (Allahu), të ndihmoftë! Hipë, edhe në minare! Por, kujdes: mos përfundosh nga minarja e xhamisë, si Djali Vejushkës bythekrye në tokë.

- Zotëri, tha: Unë, nuk lexoj libra. Nuk marr udhëtar të dehur në autobus! Nëse, ke ndonjë libër biznesi, ma jep për rrugë.

- Mirë. Nuk ka problem. Merre me vete, një shkrimtar shqiptar të “dehur”! Unë, jam spiun. Thirreni, policinë! Ata, le ta zgjidhin këtë problem antishtetëror udhëtimi për në Prishtinë. Pastaj, pse: nuk keni aparat policor me vete t’i kontrolloni udhëtarët para se të hyjnë në minibus?! Testoni: a kanë pi raki rrushi “hallall”, apo kanë pi çaj rusi “haram”?!

-Amani, zotëri: mos, e thirrni policinë! Ecë, hip në autobus!

-Dihet, pasi unë kam pi raki rrushi Përmeti “hallall”. Nuk, kam pi bozë turku “haram”. Dhe, kam pi çaj rusi “haram”, patjetër do të hip në minibus. Shkaku, se: “hallalli”, dhe “harami” më presin në Prishtinë (Kosovë).

-Nuk, ka problem Zotëri. Ecë, të shkojmë në Prishtinë me “hallallin”! Dhe, me “haramin”.

Përçudi, shoferi “musliman” heshti. Nuk e thirri policinë. E ndezi motorin e minibusit, dhe u nisëm për në Prishtinë. Udhëtova për në Kryeqytetin e Kosovës me “çajin e rusit” në çantë, që i vinte era raki rrushi. Ose, kutadi unë “Haramin”: e a. z. Muhamedit.

“Hallalli”, rakia e rrushit më priste te Taverna “Edi 2”, në Prishtinë. Miqëve të mi poetë me të cilët e kisha kaluar Ditën, edhe Natën gjatë studimeve. Që, nga koha e atyre viteve, përçudi ende: nuk ishte “muslimane”. Duartrokitje, BDI -së si parti politike shqiptare për dorëheqjen nga posti politik i “kryeministrit shqiptar” për Ndryshime kushtetuese! Moti u kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike: Nuk u duhet “Kriministër Shqiptar”, edhe atë: para fushtatave lokale dhe parazgjedhore. Në sistemin komunist jugosllav i kishim shqiptarët në të gjitha postet udhëheqse politike. Sinan Hasanin, edhe kryetar të Jugosllavisë.

Taverna e poetit Madh bohem Mirko Gashit në sistemin komunist jugosllav, Sot: te “Tre sheshirat” në Prishtinë, Dje: “hallall”?! Sot, e kishte gëdhirë ditën “haram me Din e Iman”?!...



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora