| E marte, 20.06.2023, 08:44 PM |
ÇAJIT RUSIT I VINTE
ERA
RAKI RRUSHI
Nga
Kalosh Çeliku
Moti kohë, nuk
kisha qenë në Prishtinë. Kryeqytetin e Autonomisë të Kosovës, ish jugosllave të
“vëllazërim-bashkimit”. Sot, Republika “Epavarur” Demokratike e Kosovës, me
setren e Nastradin Hoxhës, varë në gozhdë pas dere (Mitrovicën e Veriut).
Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës, që dhjetë vite, Verë e Dimër me gjithë
studime, dhe punë e kisha kaluar një jetë të bujshme si student, në
Universitetin e Prishtinës. Edhe, atë: me banesë pranë Hotel “Bozhurit”, në
podrumet e restorantit “Harabeska” me shtratin e hekurit në të dytin kat, mes
librave dhe disqeve të gramafonit. Pak më vonë, edhe me shtëpi nga druri në
breg të përrockës “Prishtevka”. Përrockë, që sistemi komunist e kishte pasur
nëpër duar, dhe ka mundur nga Liqeni i Ujëmirit ta shndërrojë në lumë artificial
përmes Prishtinës. Ngjalli jetën, Kryeqytetitin e Kosovës. ?ka bëri shteti jugosllav i
“vëllazërim-bashkimit”?! “Prishtevkën”, përrockën e vetme me ujëra natyrore
shiu dhe bore, e shndërroi në kanal të
ujërave zeza. Kryeqytet i Kosovës, pa lumë, dhe liqe edhe Sotekësajdite?!
“Prishtevkës”,
jetë gurgullimi në Prishtinë, sistemi komunist ia mbylli Ditën e Nesërme.
Përronin, në vend ta shndërroj në lum artificial, ose Liqe, e shndërroi në
kanilazim të ujrërave të zeza. Larg, Liqenit të Ujëmirit, dhe Liqenit të
Badocit, nga ku e merrte edhe ujin për pije. E, unë: gjatë stinës verës me vapë
e kaloja not nga njëra anë në tjetrën anë. Edhe pse, ishte e ndaluar larja si
plazhë publike. Shkaku, se: Prishtina e merrte ujin për pije. Dhe, ishte i rrezikshëm
për banorët me rryma nënujore të paparashikushme për
notuesit. Liqe, ku edhe u mbytë një bashkëfshatari im Remzi Xhambazi, gazetar i
Radio Prishtinës.
Liqeni
i Badocit është një liqe i cili ndodhet 2 (dy) km larg vendbanimeve si
janë: Hajvalia dhe Graçanica. Dhe,
5 km larg Prishtinës. Ky liqe është rezervuar
artificial, i cili furnizohet me ujë nga Lumi i Graçanicës. Është një prej
akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të
pijshëm, dhe i cili furnizon Prishtinën dhe
rrethinën e saj me ujë për pije.
Diga u
ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizojë qytetin e Prishtinës me
ujë për pije, dhe është 52 m. e lartë, edhe 246 m. e gjerë. Ndodhet në luginën
e Badocit, në afërsi të xeherores "Rainwater". Gjatë ndërtimit
komunist, fshati Novo Sellë u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badoc,
përfundi digës Betonit. Në liqen, ndodhen të fundosura një kishë e vjetër dhe
varrezat e fshatit Novo Sellë.
Liqeni
Badocit, ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i
Kosovës Prishtina. Shumë afër është Hajvalia, që
ndodhet pothuajse në breg të liqenit. Në bregun jugor të rezervuarit përshkon
rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin.
Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.
Në
kapacitet të plotë, liqeni Badocit është 3.5 kilometra i gjatë dhe 100 metra i
gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër
kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km.2. Në shkurt
2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit të thatë. Në
fillim të viti 2016, 30 përqind e banorëve të Prishtinës, dhe
krejtë Hajvalia, Graçanica, Kishnica e
Veterniku u furnizuan me ujë nga ky liqen artificial. Në mars, uji ka arritur
nivelin maksimal. Liqeni i Badocit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e
fshatrave përreth. Vizitohet shpesh nga peshkatarët, dhe
gjatë sinës verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.
Kryeqytet i
Kosovës është dashur të jetë Prizreni me histori, dhe Lumë. Natyrë. Male.
Shkaku, dihet: Qyteti historik, ka qenë në kufi me Shqipërinë. Problem partiak
politik jugosllav. Nuk ka problem, Prishtina pa lum pa liqe det, mund të jetë
edhe Kryeqytet i Kosovës. Sot, Kryeqendër arsimore, kulturore dhe ekonomike.
Prishtina, pa kushte elementare natyrore atmosferike globale politike
jugosllave. Qytetet, zakonisht janë ndërtuar afër lumenjëve, liqeneve, detrave,
udhëkryqeve. Kushte natyrore për jetesë. Që, edhe Sot, nuk i ka Prishtina,
Kryeqyteti i Kosovës: pa lum, pa liqe, dhe Det?!
Viteve të
studimeve, dhe punës arsimore si mësues në Drenas të Drenicës Kosovës, kjo
ishte Prishtina. Sot, Kryeqyteti i Republikës të “pavarur” Kosovës me Mitrovicën
e Veriut nëpër këmbë, dhe mbi shpinë si barrë. Protestat e pakicave serbe për
Asocicaionin e komunave serbe (gozhdën e Nastradin Hoxhës pas dere, kur e ka
shitur shtëpinë).
Shkaku: “armikut
të padukshëm”, Koronavirusit. Pastaj, Pandemisë. Vaksinës rusit. Masave të
ashpra qeveritare: mos dilni në rrugë pa maska! Dy metra rrini larg edhe me
gratë besnike! Aqmëlarg, pa vaksinë, nuk mund të hyni në restorante, as ta
kaloni kufirin politik. Burgun, e zëvendsoi me Karantinën. Protestat “paqesore”
të serbëve për Asociacionin e komunave serbe. Gozhdën e Nastradin Hoxhës pas
dere, kur e shiti Shtëpinë. I erdhi, te hunda.
Kosova, si Krahinë
Autonome në sistemin komunist politik jugosllav, vetëm asaj kohe emrin nuk e
kishte republikë, por ajo ishte Republikë Epavarur Shqiptare. I kishte
institucionet e veta politike, arsimore dhe kulturore. E kishte edhe policinë e
vete krahinore. Shkollat në Gjuhën Shqipe. Universitetin. Poashtu, edhe dy
korzot historike para “Bozhurit”: anën shqiptare, dhe atë serbe. Themelet, e
një Shteti shqiptar demokratik për Ditën e Nesërme.
Kushti i parë për
punësime asaj kohe komuniste në institucionet shtetërore të Kossovës, ishte:
njohja e gjuhës shqipe. Që, Sot: ende, nuk e ka Kosova, as Maqedonia e Veriut.
Askush, nuk e dinte kur hynte në institucionet e Kosovës, se: çka janë me
përkatësi kombëtare të punësuarit për shërbime qytetare. Serbët, në vendet e
punës e njihnin gjuhën shqipe më mirë edhe se shqiptarët?! Përdorimi i gjuhës
shqipe, nuk ishte përcaktuar si sot në Maqedoninë e Veriut me 20 % -in.
Problem, me të cilin unë mezi u adaptova, kur u ktheva në Shkup.
Administratorët e institucioneve, ende në shtetin e “përbashkët”, asnjëri nuk e
dinte gjuhën shqipe. As kamarierët, dhe kur u drejtohesha unë nga shprehia
dhjetëvjeçare e Prishtinës në gjuhën shqipe, ato i rrudhnin krahët. Tashti, e
kuptoja, se: jam në një shtet tjetër komunist jugosllav. Edhe, pse në këtë
shtet të “përbashkët” jugosllav, si popull shumicë ishte: edhe, “pakica”
shqiptare me vite (shumica shqiptare). Ndonjëri, shkonte edhe në burg,
përshkak, se: i kishte provokuar “vëllezërit” me gjuhën shqipe në institucionet
e shtetit të “përbashkët”.
Vërtetë, një jetë
e bujshme studentore në Prishtinë, me: NGB “RILINDJA”, Radio Prishtina, dhe
Televizioni i Prishtinës. Një jetë e vrullshme kombëtare-atdhetare për Ditën e
Nesërme, me gazetën e përditshme “RILINDJA”, që e mbulonte Maqedoninë, Malin e
ZI, edhe botën. Edhe Librari nëpër qytetetet shqiptar. Gazeta e përditshme
“RILINDJA”, asaj kohe ishte një institucion informativ - kulturor më vete e
Kosovës. Revistën letrare “JETA E RE”. “PLEJADA”. Dhe, revistat për fëmijë:
“PIONIERI”, dhe “GAZETA E PIONIERVE”. Shkollë letrare, nga e cila linda edhe
unë si shkrimtar. Fatkeqësi, që: nuk e kemi Sot në Lëvizjen kombëtare shqiptare
shkollore dhe universitare: as, në Shqipëri, as, në Kosovë, as, në Maqedoninë e
Veriut, as, në Mal të Zi. Por, e kishim në ish Jugosllavi?!
Sot, këto qytete
shqiptarë, jo vetëm që nuk kanë librari të nivelit “RILINDJA”, por kryeqyteti i
Kosovës Prishtina, nuk ka as edhe një gazetë të përditshme?! Nuk e di Sot: a,
ka Tirana gazeta të përditshme. E, të mos flasim për revista letrare nëpër
kiosçe. Prishtinën, këmbekrye e kishte mbuluar “hallalli”, dhe më pak “harami”.
Dorën në zemër, janë mbushur qytetet e Kosovës me xhami dhe restorante
“hallall”. E, shumë pak me “haram”. Ferexhe të zeza. Gra, të cilat unë gjatë
studimeve dhe punës dhjetëvejçare në Kosovë, nuk i kisha parë me sy në
Prishtinë. Që, nuk e kisha njohur asaj kohe këtë Shtetë të Ri në Ballkan
me kisha “serbe” dhe xhami me dy e katër minare. Që, Sot: m’i qërruan
sytë.
Padashtas, i pash
sot: në Shkup dhe Prishtinë, “Ndryshimet” politike partiake. Mos, them edhe në
Tiranë. Edhe, atë: në stacionin e autobusëve, në Shkup. Dhe, Prishtinë. Nuk
pata mundësi të shkoj në Tiranë. Përderisa, pas masave të ashpëra qeveritare
vite me radhë, ende jam në luftë me “armikun e padukshëm” Koronavirusin.
Pandeminë, dhe Vaksinën ruse.
Më në fund,
vendosa ta vizitoj Prishtinën. Shkaku, se: nuk pata mundësi, gjatë sulmeve të
“armikut të padukshëm” dhe Pandemisë, nuk mora vaksinë “shërimi” qeveritare
“maqedonase”, ruse, as amerikane. I pata të mbyllura të gjitha rrugët për të
dal jashtë kufinjëve politik.
Meqenëse, nuk
kisha shumë kohë, vrik e vrik e preva buletën e udhëtimit. Koridoreve të
stacionit të autobusëve Shkupit për në Prishtinë. E mora edhe një çekan me raki
rrushi: armë “hallall” pa leje për rrugë. Burri, pa armë në brez, nuk niset për
rrugë. Isë Boletini me dy kobure, hyri në Londër. Pse, unë: mos hyj me një
kobure në Prishtinë?! Dhe, në peron e derdha rakinë e rrushit në rradaken time
të çantës me portretin e Alaksadrit Madh të Mqedonisë.
Minibusi, veç më
erdhi me kohë në peron. Kohë, nuk pata rradaken ta shti në çantë, më mbeti në
dorë. Ashtu, me “hallallin” në dorë u nisa drejtë minibusit.
Shoferi “musliman”
i Shkupit “ehamdurila me Din e Iman”, posa zbriti nga minibusi më priti në
pusi: Edhe, m’i shkrepi tre “ilahi” dudumi para udhëtarëve:
-Për, ku udhton,
zotëri?
-Në Prishtinë. - I
përgjigjem me rradaken në dorë raki rrushi.
-E, këtu, çka ke
në “çuturicë”, në dorë? Siç, i thua ti rradake?!
-“Hallall”.
“Haramin”, nuk e dua në rradake!
- ?farë “hallalli”?! Era, të vjen raki tri
metra larg?! Nuk marr me vete udhëtarë të dehur.
- E ke gabim, zoti
shofer i ndonjë firme private partiake nga Qyteti i Qyqeve. Është raki rrushi
“hallall” nga Përmeti i Shqipërisë. E kam dhuratë nga një Poete mike. Përmëkeq,
tashti edhe u acarua situata para udhëtarëve për në Prishtinë. Shoferi ishte
nga një qytet me funksionarë gjithë jetën si politikanë në sistemin ish
komunist. Edhe, spiunë shtetëror pas Luftës Dytë Botërore, në shtetin e
“përbashkët” komunist jugosllav. Edhe, atë: Qytetin e qyqeve me male, liqe e
banja shëruese dhe lisa, e kishin lënë Zorrë Qorre vendlindjen në Maqedoinë e
Veriut?!
Unë, jam
shkrimtar. Obligim, nuk e kam të ta jap emrin, dhe mbiemrin personal, por ty po
ta jap: Unë jam Kalosh ?eliku. “Armiku” i shtetit të “përbashkët” Neokomunist. Nuk jam pijanec, por pijetar me Dy
Pena në brez. Nuk e pi çajin e rusit “haramin” e Turqisë. E pi rakinë e
rrushit, “hallallin” e Përmetit (Shqipërisë). Problemi tjetër, është ai: nëse
ti, nuk ke libër shqip në shtëpi?! Zoti (Allahu), të ndihmoftë! Hipë, edhe në
minare! Por, kujdes: mos përfundosh nga minarja e xhamisë, si Djali Vejushkës
bythekrye në tokë.
- Zotëri, tha:
Unë, nuk lexoj libra. Nuk marr udhëtar të dehur në autobus! Nëse, ke ndonjë
libër biznesi, ma jep për rrugë.
- Mirë. Nuk ka
problem. Merre me vete, një shkrimtar shqiptar të “dehur”! Unë, jam spiun.
Thirreni, policinë! Ata, le ta zgjidhin këtë problem antishtetëror udhëtimi për
në Prishtinë. Pastaj, pse: nuk keni aparat policor me vete t’i kontrolloni
udhëtarët para se të hyjnë në minibus?! Testoni: a kanë pi raki rrushi
“hallall”, apo kanë pi çaj rusi “haram”?!
-Amani, zotëri:
mos, e thirrni policinë! Ecë, hip në autobus!
-Dihet, pasi unë
kam pi raki rrushi Përmeti “hallall”. Nuk, kam pi bozë turku “haram”. Dhe, kam
pi çaj rusi “haram”, patjetër do të hip në minibus. Shkaku, se: “hallalli”, dhe
“harami” më presin në Prishtinë (Kosovë).
-Nuk, ka problem
Zotëri. Ecë, të shkojmë në Prishtinë me “hallallin”! Dhe, me “haramin”.
Përçudi, shoferi
“musliman” heshti. Nuk e thirri policinë. E ndezi motorin e minibusit, dhe u
nisëm për në Prishtinë. Udhëtova për në Kryeqytetin e Kosovës me “çajin e
rusit” në çantë, që i vinte era raki rrushi. Ose, kutadi unë “Haramin”: e a. z.
Muhamedit.
“Hallalli”, rakia
e rrushit më priste te Taverna “Edi 2”, në Prishtinë. Miqëve të mi poetë me të
cilët e kisha kaluar Ditën, edhe Natën gjatë studimeve. Që, nga koha e atyre
viteve, përçudi ende: nuk ishte “muslimane”. Duartrokitje, BDI -së si parti
politike shqiptare për dorëheqjen nga posti politik i “kryeministrit shqiptar”
për Ndryshime kushtetuese! Moti u kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike:
Nuk u duhet “Kriministër Shqiptar”, edhe atë: para fushtatave lokale dhe
parazgjedhore. Në sistemin komunist jugosllav i kishim shqiptarët në të gjitha
postet udhëheqse politike. Sinan Hasanin, edhe kryetar të Jugosllavisë.
Taverna e poetit
Madh bohem Mirko Gashit në sistemin komunist jugosllav, Sot: te “Tre sheshirat”
në Prishtinë, Dje: “hallall”?! Sot, e kishte gëdhirë ditën “haram me Din e
Iman”?!...