Speciale » Alia
Lutfi Alia: Mirënjohje për dy miqtë e mi, Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu
E diele, 05.02.2023, 08:00 PM
MIRËNJOHJE
PËR
DY MIQTË E MI, Dr. KARMINA BITRI HAXHIU DHE ARTAN HAXHIU
Nga
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Shkrimet historike të kohëve të vjetra, domosdoshmërisht duhet te shoqërohen me dokumenta, që dëshmojnë vërtetësinë e ngjarjeve e të personazheve dhe kur është e mundur, të shoqërohen me fotografi të objekteve të lidhura me jetën dhe aktivitetin e tyre, si dhe me portretet të tyre, të realizuara nga piktorë dhe grafistët e kohës. Në dy shkrimet dedikuar Princeshës Andronika Arianiti, bashkëshortes të Gjergj Kastriotit, botuar në portalin ZemraShqiptare (i pari në mars të vititi 2022 dhe i dyti më 15 janar 2023), prezantova dokumenta dhe fotografi, që lidheshin me jetën e Andronikës, kur shërbente në Napoli damë shoqëruese e nënësmbretëreshë Xhiovana III dhe dama shoqëruese dhe mentore e të bijës Xhiovana IV, ashtu dhe më pas rrëfeva kur u transferua në Valencia, gjithmonë në shërbim të kurorës si dama shoqëruese e të dy Xhiovanave.
Në dy
botimet e mëparëshme, fotografitë me objektet në Valencia, që shoqëronin
shkrimin nuk ishin të plota, andaj iu kërkova disa miqëve të mi, që prej vitesh
jetojnë në Spanjë, në se mund të me ndihmonin me fotografi të kapellës në
Manastirin Triniteti i Shenjtë në Valencia, ku ishin varrosur Andronika
Arianitit Kastriotit dhe nipi i saj Alfonso, i biri i Gjonit II Kastrioti.
Prita shumë nga ata “miqtë” dhe megjithë premtimet entuziaste dhe euforike,
asnjeri prej tyre nuk iu përgjigj kërkesave të mia.
Në
këto rrethana, mikesha ime Dr Ana Lito më sugjeroi t’iu drejtohem për ndihmë
Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe bashkëshortit të saj Artan Haxhiu, banues në
Bilbao, kryeqyteti i Paesi Baschi, të cilëve iu parashtrova kërkesën në se
njihnin ndonjë person në Valencia, që të impenjoheshin të fotografonin dy
kapellat ku ishin varrosur Andronika Arianiti Kastrioti dhe nipi i saj Alfonso.
Karmina
dhe Artani banojnë në Bilbao, më se 800 kilometra larg nga Valencia, megjithatë
duke respektuaar kërkesën tim, kryen një udhëtim të gjatë e mundues dhe shkuan
vetë në Valencia, pikërisht në Manastirin Triniteti i Shenjtë dhe ndonëse
aktualisht ishte kuvend klauzure, murgeshat i ftuan t’i vizitojnë të dy
kapellat, të bëjnë fotografi të cilat m’i dërguan menjëherë. Dr Karmina dhe
Artani nuk kishin asnjë detyrimi të shkonin në Valencia, por të nxitur nga
ndërgjegjia atdhetare, vendosën të kryejnë vetë këtë mision fisnik. Sapo i mora
këto fotografi, vendosa t’i botoj në këtë shkrim dhe çka është më e rëndësishme,
lexuasi duhet të njihet me faktin se bëhen publike për herë të parë në shtypin
shqiptar.
Sinqerisht
u befasova për këtë shërbim fisnik dhe tepër miqësor të Karminës dhe Artanit,
një kontribut me vlera të rralla shoqërore dhe patriotike, që më ndihmoj t’i
pasuroj shkrimet për Kastriotët me fotografi me vlera dokumentare. Për këtë akt
sublim që kryen, e ndjej detyrim moral, t’i falenderoj me mirënjohje dhe me
respekte Dr Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu, për impenjimin e admirueshëm
dhe për këto fotografi-dhurata që m’i dërguan në këtë fillim viti, por dhe t’i
përgëzoj se janë dy shqiptarët e parë, që vizituan dhe njohën këto objekte të
Manastirit Mbretëror Triniteti i Shenjtë, ku ruhet besnikërisht një pjesë e
historisë të Kastriotëve, por dhe e Shqipërisë.
Andronika, kur u
transferua në Valencia, mori dhe nipin 15 vjeçar Alfonso Kastrioti, djali i
Gjoni II Kastrioti dhe i Erina Brankoviç. Alfonsi jetoi pak vite në oborrin
mbretëror të Valencia, sepse vdiq aksidentalisht në vitin 1503 dhe e varrosën
në lokulo (varr) në murin e kapelës të Shen Mikele në Manastirin e Santa
Trinidad në Valencia.
Gjyshja Andronika
e adhuronte nipin Alfonso, i cili shquhej për inteligjencë ndër moshatarët e
oborrit mbretëror të Valencia. Vdekja e Alfonsit e trishtoi shumë Andronikën, e
cila i dedikoi një epigraf në lapiden e varrit, ku thekson: “Këtu pushon Alfonso,
nipi i të famshmit Gjergj Kastrioti, mbreti i Albania, që luftoi kundër turqëve
në mbrojtje të krishtërimit....”
Kapella
e Shen Mikele në Manastirin Mbretëror Triniteti i Shenjtë në Valencia dhe
lapide me epigrafin e Andronika Kastrioti dedikuar nipit Alfanso Kastrioti.
(Fotografi dhuruar nga Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe
Artan Haxhiu).
Në
verën e vitit 1506, Andronika pati probleme shëndetësore dhe megjithë mjekimet
e mjekëve të oborrit aragonez, më 15 shtator 1506, Andronikë ndërroi jetë në
moshë 78 vjeçare.
Korona
mbretërore e Valencia organizoi ceremonitë dhe nderimet për zonjën fisnike
Andronika Arianiti Kastrioti, dama shoqëruese e nënësmbretëreshë Xhiovana III
dhe e të bijës Xhiovana IV Aragona.
Mesha
e organizuar në kishën Shen Nikolla të Manastirit, u drejtua nga ipeshkëvi i
Valencias imzot Pedro Luis De Borja Llançol de Romani. Ne meshë morën pjesë
përfaqësues të koronës mbretërore të Valencias, Maria Zardari Granai me vajzat
dhe vëllai i Andronikës Kostantin Komnen Arianiti, i cili i shoqëruar me një
grup kalorsish stratiotë arbëror, lundruan dhe shkuan në Valencia për t’i bërë
nderimet motrës.
Princeshën
Andronika Arianiti Kastrioti e varrosën provizorisht në kriptën Sant Angelo, në
Manastirin Mbretëror Triniteti i Shenjtë i Valencia, kuvend klauzure i motrave
Klarisa. Varrimi ishte provizor, sepse ishte parashikuar ta transferonin trupin
në Kapellën Mbretërore të Kuvendit San Domingo të Valencia. Në kriptën ishte
varri monumental me mermer të bardhë, me dy engjëj dhe dy skude me shqiponjën
dykrenare të stemës heraldike të Kastriotëve, në ballë ishte vendosur ikona
Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve e Andronika Kastriotit, si shihet në
fotografi. [Daniel Benito Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del
refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod. ArsLonga, Nr. 29.
2020, p. 45 - 60]. [Hebrera, Joseph Antonio de, 1705 (véase nota 58), p. 424].
Ky varrim në
kriptën e Sant Angelo ishte provizor dhe për faktin se nënambretëreshë
Xhiovana III e Napolit, në testamentin e saj kishte lënë porosi, që eshtrat e
mikes së saj të shquar, të transferohen në kapellën që po ndërtohej në
Manastirin e Shen Maria Koncepsion, të murgeshave Klarise të Shën Kiarës në
Napoli, por kjo porosi nuk u realizua. [Daniel Benito Goerlich. La stirpe
albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi
olivadod. ArsLonga, Nr. 29. 2020, p. 45 - 60]. [Parisi R, Catalogo
Scritture. Archiv. Municipale Napoli, III, Napoli, Tipo-grafia Giannini, 1916,
p. 162].
Ikona Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve në
qendër të baldakino (tendë me kolona mermeri) në kriptën Sant Angelo në
Manastirin Shen Triniteti i Valencia. Ikona e Virgjëreshës është e vendosur në
kornizë të artë, me dy engjëj në dy anët e pjesës së poshtme të ikonës.
(Fotografi dhuruar nga Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe
Artan Haxhiu).
Goerlich
dhe studiues të tjerë theksojnë se Andonika Kastrioti, dama e madhe shqiptare,
e vlerësonte shumë atë ikonë. Aktualisht kjo ikonë e rrallë ndodhet në
Manastirin e Shen Trinisë në Valencia e urdhërit Shen Kiara e motrave Klarisse
e vendosur në qendër të baldakinit (tendë me kolona mermeri), me dy engjëj
mbrojtës në të dy anët e ikonës. Përsa i përket rrethanave si kishte mundur
Andronika ta sigurojë këtë ikonë të çmuar dhe të vjetër me stil bizantin, nuk
ka informacion, vetëm mund të hamendësohet. Mbase kërkimet në të ardhëmen, do
të zbulojnë të dhëna dhe dokumenta për origjinën e kësaj ikone. [D. B. Goerlich. El Real monasterio de la
Santísima Trinidad de Valencia. Historia y Arte. Valencia: Consell Valencià de
Cultura, 2008].
Këtë
ikonë të Andronika Kastriotit, e realizuar me stil bizantin e përmend dhe Frati
françeskan Joseph Antonio de Hebrera, në veprën “Chronica serafica de la
Santa Provincia de Aragona. En Zaragoza, aňo MDCCIII - kronikat e Provincës së
shenjtë të Aragonës, të botuara në Saragoza, viti 1703).
Zonja e Rifuxhio e
Mëkatarëve, është pikturuar në një tabletë druri me përmasa 129 x 73 x 3,5 cm,
lehtësisht e plasaritur në formë të germes “V” në pjesën e sipërme, në të dy
anët e fytyrës të Virgjëreshës. Kjo ikonë është e stilit klasik të traditës
bizantine dhe pa mëdyshje është me origjinë arbërore, pa çka se nuk njihet
autori. Kjo ikonë është restauruar në çerekun e parë të shekullit XIX, ku janë
përmirësuar ngjyrat, sidomos kurora hyjnore e Maries dhe Jezu Krishtit, veshja
e poshtëme ngjyrë violet, manteli (tipi maphorion) ngjyrë blu e fortë e Maries
dhe tunika e Jezu Krishtit me ngjyrë të kuqe. [Donadeo María. Iconos de la
Madre de Dios, Madrid, Ed. Paulinas, 1991, p37].
Studiues, kritikë
të artit kishtar dhe historianë, shprehen njëzëri se ikona Zonja e Rifuxhio e
Mëkatarëve në Manastirin e Shen Triniteti i Valencia, ishte pronë e Andronika
Kastrioti – Skenderbega, dama e shquar albaneze. Kjo ikonë që ndodhet në
Manastirin e Trinitetit të Shenjtë, dëshmohet dhe nga testamenti i
nënës-mbretëreshë Xhiovana III, e cila kishte kërkuar që bashkë me eshtrat e
Andronikës, të transferohej dhe ikona e famëshme. [Vigier
Françoise. Cuestion de amor, Introduction, edition et notes, Textes et
documents du Centre de Recherche sur l’Espagne des XVIe y XVIIe siècles, nº IX.
Presses Sorbonne nouvelle, París: 2006].
Ndonëse studiuesit
dhe kritikët e artit kishtar nuk shprehen për origjinën e kësaj ikone të
famëshme, kjo nuk na ndalon të shprehim dhe mendime për prejardhjen e saj. Në
principatën e Kastriotëve ishin shumë kisha të tipologjisë Mariane. Andronika Kastrioti e adhuronte Shen Kiarën, e konfirmuar
në testamentin e Xhiovana III e Napolit, e cila kishte kërkuar, që eshtrat e
mikes së saj të shquar, të transferoheshin në Napoli, në kapellën që po
ndërtohej në Manastirin e Shen Maria Koncepsion, të murgeshave Klarise të Shën
Kiarës. Në testament, Xhiovana III thekson dhe transferimin e ikonës, duke
theksuar se Andonika ishte e pandashme nga Shen Maria e Rifuxhio e Mëkatarëve.
Vullneti i Xhiovana III nuk u zbatua dhe trupi i Princeshës Andronika Kastrioti
ndodhet ende në varrezën monumentale të Manastirit Shën Trinitetit i Valencia,
ashtu si dhe ikona mbeti në këtë manastir. [Daniel B. Goerlich. La stirpe
albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi
olivadod. ArsLonga Nr. 29. 2020, p. 45-64].
Ekziston
dhe një dokument tjetër i vitit 1517, i Xhiovana IV, e cila kur u kthye në
Valencia, prezantoi varjantin definitiv të testamentit të nënës Xhiovana III,
që trajtonte çështjen e transferimit të eshtrave të Andronikë Kastriotit të
cilën e cilëson mentoria, mikia e ngushtë, e devotshëshmja Madama Skenderbega.
Nënambretëreshë
Xhiovana III “urdhëronte”, që eshtrat e Andronikës të dërgoheshin në Manastirin
Shen Maria Koncepsion, i urdhërit françeskan të Klarisave në Napoli, së bashku
me ikonën e saj të preferuar. Rrethanat e atyre kohëve të turbullta, e penguan
transferimin e eshtrave të Andronikës në Napoli. [Perugini Carla; Martínez Gázquez,
José (véase nota 4), 1992, p. 89].
Ky
adhurim i Andronikës për Shen Kiara lidhet me Arbërinë. Në Principatën e
Kastriotëve bënte pjesë dhe dioqeza e Kunavisë, ku ishte dhe kuvendi i Shen
Kiara me murgesha Klarise, i vetmi kuvend me murgesha në trojet Arbërore.
Historiani Andrea di Giuseppe, thekson se manastiri i Shën Kiara u themelua nga
Mamica, e motra e Gjerjgj Kastriotit - Skënderbeut. [Andrea di Giuseppe.
Velaria Picta Albanica, Hylli i dritës, XXXVIII, 2, 2018, pp. 78 - 79].
Manastiri i Shën Kiara frekuentohej nga familja Kastrioti, natyrisht dhe nga
Andronika, e cila e adhuronte Shen Kiarën. Nuk përjashtohet varjanti, që ikona
Zonja Jonë e Rifuxhio e Mëkatarëve, të ishte marrë nga nga ky manastir, ashtu
si mund ta ketë marrë në ndonjë kishë të Shën Maries, të cilat ishin të shumta
në Principatën e Kastriotëve, ashtu si në tërë Arbërinë ishin mbi 300 kisha me
këtë titull.
Nuk ka
dyshime, që kjo ikonë e vjetër është arbërore, si e theksojnë shumë studiues,
kritikë arti dhe klerikë, që e përshkruajnë ikonë cilësore e realizuar me stil
bizantin, por dhe kritikët e artit dhe studiuesit shqiptar, duhet të japin
mendimin e tyre.