E enjte, 25.07.2024, 04:24 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Në vijën e parë të frontit - keksat!

E merkure, 14.06.2023, 07:55 PM


Në vijën e parë të frontit: keksat!

Nga Kimete Berisha

Albin Kurti ka provokuar luftë në Veri, me ymyd se KFOR-i ia realizon dëshirën dhe lufton për të.

Sot e ka kuptuar se në praninë e KFOR-i, hyn ushtria serbe në Kosovë, ditë'm drekë i arreston policët e njësisë speciale të Kosovës dhe bën video me poshtërimin e tyre.

Policia e Kosovës sot ka dëshmuar se nuk mund ta ruaj as vetveten.

Ke lyp luftë, qe lufta...çka ke tash që ankohesh se nuk po t'pëlqen lufta!

Luftë të mirë nuk ka: armiku të hyn në territor, të arreston, të dhunon, të vret.

Pse, çfarë ke pritur ti?

Sot Albin Kurti dhe banda e tij e ministrave agresivë e analfabetë, nga restorantet e Prishtinës kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare - të ndërhyjnë menjëherë!

Pse të ndërhyjnë!

Amerika ju ka lutur si Zotin që ta tërhiqni policinë nga Veriu dhe t'ia lëni në duar KFOR-it!

Amerika dhe BE ju kanë lutur të mos provokoni luftë;

Amerika njëqind herë ju ka lutur të tërhiqeni nga zjarri dhe t'i vendosni kryetarët e komunave të Veriut në ndërtesa të tjera alternative.

Edi Rama shumë i shqetësuar ju ka lutur q? të qetësoni dhe t'u përmbaheni këshillave amerikane.

Askush nuk mundi ta ndal shpirtin tuaj luftarak.

Bota u tërhoq nga thirrja për paqe.

Tash tregoni Ju se si dini të luftoni.

Nuk keni dashur paqe, prandaj e keni humbur paqen.

Keni dashur luftë, luftën e keni te porta.

Albin Kurti ia ka parë perendimit veç muskujt e bombat.

Këshillat e tyre ishin naive për madhështinë e tij.

Dhe tash i këshillon 'naivët' se si duhet të veprojnë.

Qeveria Kurti e ka tallur perendimin, i kanë bullizuar emisarët, i kanë sharë, i kanë kërcënuar, i kanë mallkuar.

Pse? Veç pse kanë kërkuar paqe.

Qeveria Kurti janë shfaqur si super heronjë qiellor që nuk kanë nevojë për askënd në këtë botë!

Çka keni tash që po qani!

Albin Kurtit, më dikushi i duket Lulzim Hetemi (që si lugat e mban të uzurpuar godinën e komunës), se sa Blinkeni.

Nuk ka ku shkon më ulët se kaq!

Albin Kurti është i rrethuar me njerëz të tërbuar: me Fitoren, e cila garon me qiellin dhe nuk ia lëshon udhën as shiut;

i rrethuar me 'analistë' të frustruar që mendjen e kanë veç tek seksi;

me Albulena Haxhiun që kërkon përgjegjësi nga bashkësia ndërkombëtare;

me Sveçlën që e udhëheq luftën psikike të Albin Kurtit...

Me Besnik Bislimin që bën mesele me perendimin.

Presidentja Osmani sot në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian kërkoi Liri, Pavarësi, Demokraci!

Sikur as nuk e kishte informatën se Liria dhe Pavarësia kanë ndodhur.

Presidentja Osmani foli sot në Parlamentin Evropian si komandante e luftës së Ukrainës; si zëdhënëse e Zelenskyt.

E lidhi fatin e Kosovës me fatin e Ukrainës.

Ajo sillej sikur lufta me Serbinë vazhdon dhe se në Kosovë lufta nuk

ka përfunduar më 1999.

Luftoni tash...pres ti prijë luftës njëfarë Vella i Presidencës që sillet si baraba, kryesori i mëhallës.

P.S. Nga lufta me polici u tërhoq në luftë ushqimore.

Në vijën e parë të frontit: keksat.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora