Kulturë
Tahir Bezhani: Frymëzim nate me hënë
E merkure, 01.02.2023, 05:42 PM
Tahir BEZHANI: tri
poezi.
E TASH, ÇFARË BËJ...
E
tani ç’të bëj në këto çaste të vona nate
Kur
dhimbja shtrihet skutave të shpirtit
E
lotët mbesin të hutuar bebëzave,
Lidhur
kujtimeve nëpër kohë
Ëndrrave
të natës u vjen era plagë
Pse
ike në pa kthim
E
kujtimet mbajnë lotët si në epruvetë
Për
eksperiment flake deri në hi zjarri...
Udhëtoj gjurmëve të mbetura rrugëve tona
Hijet
përqafohen kudo në ëndrrat e djegura
Dëgjoj
ofshamat tua e dënesjet lotuese ndarjeve
Kuturisjet
si rrjet merimange floknajës bardh e zi
Zjarrin
e mbaj të ndezur si netëve të gjata të dimrit
Kudo
që ishim përmendore ngritëm
I
gjithë ky udhëtim në këtë natë pafund
Më
kafshon si dhimbje pa ngushëllim
Pajtimi
do ishte mrekulli
Sikur
të ishim ndarë në përqafim
Para
Zotit të pastër
U
deshëm aq shumë...
Tani
e di
Edhe
loti ka mbetur i tretur thellësive
Rrugëtimet
flasin pa frenim në etapash kohe
Për
të fundit herë dëshiroj të vij
Tek
varri në përqafim
Të
ta puth atë lapidar dhe të rri
Vetëm
pak sekonda sy me sy
Lot
më lot
E
pate thënë
Do
takohemi atje diku përsëri
Pragun
e derës e patëm dëshmi
Por
koha na dogji në largësi
Kujtimet
mbeten në vargje poezish-dëshmi
Dashuria
nuk vdes as nuk varroset
Por
ato takohen mes vete ëndrrave
Gjithmonë
flakë e pasosur...
FRYMËZIM NATE ME HËNË
Në
mesnatë
Në
dritaren e dhomës së gjumit
Rrezet
e hënës trokitën në vetullën time
Hap
sytë
Buzëqeshje
e ngrirë në dritare
Dritë
hëne e zverdhur shpateve shikoja
Dallgë
gëzimesh ndrydhnin ikjet e ditëve
Gurëzuar
mes plasjeve shkëmbore
Freskia
e natës miklonte poret e regjura
Ofshamat
e helmuara lodrojnë shpateve
Melankolia
tretet ecjeve të heshtura
Si
shpuzë e hirit në harresë
Do
vargje të urta përkundin ëndrrat e fjetura
E
trembshëm zgjohen zogjtë e ngujimit
Në
dritare sodis yjet si vallëzojnë
Pastaj
rrëshqas thellësive të ditës së egër
Dhe
dot nuk futem brenda
Pa
thënë hëna-ik!...
Sa
vështirë
Kërkoj
gjilpërën në kashtën e djegur
Duarkryq
rri në dritare
Si
në lutje Hyjit në ditë festash
Kapërdij
dhembjet e pritjeve të reja...
(Gjakovë, tetor 2022)
SIKUR TË ISHA
Sa
do doja të isha thermi buke
Të
ushqeja harabelat e uritur dimrave
Kur
mërdhijnë nga netët e gjata me acar
Strehëve
të plasaritura të çative
E
mjaullimës së maces çfarë t’i bëja
Nuk
humbet më shumë se thërrmijat
Nga
sofër e fukarasë
Nuk
di
A
do u mjaftonte dhimbja ime të uriturve
Apo
e dëshirojnë edhe lotin e tharë në sy
Psherëtimave
për t’ua ndalë frymën
Edhe
kur dënesja bëhet flakë
Gjakovë, dhjetor 2022